Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Lulet e bregdetit

| E diele, 24.07.2022, 05:58 PM |


Blerim Rrecaj

LULET E BREGDETIT

Lule nën hije palme

Në plazhin e Durrësit

Lule të purpurta

Nën hije palme

Anijeve që shkojnë

U dëshirojnë rrugë të mbarë

Anijeve që vijnë

U dëshirojnë mirëseardhje

Zambakët e Ranës së Hedhun

Zambakët te Rana e Hedhun

Zambakët e bardhë

Duan të afrohen

Të kryshyten nën valë

Lule në plazh

Lule e verdhë në plazh

Duron nxehtësinë e madhe të diellit

Digjet si shputat e këmbëve mbi rërën e valë

Sheh me mall valët e retë e bardha

Shijon përkëdhelje puhize e ere

Dhe petalet i bien

Sado lehtë po t’i prekësh