Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Dahri: Një datë përkujtimore

| E diele, 24.07.2022, 06:30 PM |


NJË DATË PËRKUJTIMORE

Nga Fahri Dahri

Miq të nderuar! Me datë 22 /korrik/1944, ditën e premte, plot 78 vjet më parë, familja ime, bashkë me familjet e fshatit Rrëzanj të prefekturës Gumenicë, mbasi u errësua, të detyruar nga raprezaljet e kishës dhe shtetit ortodoks grek, u larguan nga shtëpitë e tyre. Janë 78 vite, pikërisht si sot që është ditë e premte e 22/korrikut/2022, miqtë e mi që jam larg vendlindjes time. E vërteta e gjenocidit grek ndaj nesh është: "Spastrimi etnik e fetar, dhe ankthi i shtetit, sidomos kishës ortodokse, se rajoni i Çamërisë është territor i vazhdimësisë së Shqipërisë etnike". Si sot, ditën e premte, kur u larguam nga shtëpia, ishim 9 veta, tre prindërit (gjyshja, babai, nëna), 4 motrat, vëllai dhe unë. Koha ecën. Motra e vogël u largua nga jeta në Kllogjer (Delvinë), njeri-pas tjetrit, një e nga një u larguan nga kjo jetë dhe 7 të tjerët. Aktualisht nga ato frymë, vetëm unë jetoj. Sot, ky shkrim u dedikohet atyre banorëve, atyre njerëzve që sakrifikuan jetën dhe nuk i u nënështruan presionit kishtaro-ortodoks, që ai rajon të identifikohej territor grek. Ata banorë, treguan se mbi Atdheun nuk vendoset as ortodoksia, as ndonjë besim tjetër. Veprimi hyjnor i tyre ruan identitetin e Çamërisë që ka qenë dhe mbetet "Etnikisht Shqiptare"

Duke u lutur për të gjithë ata, që të prehen të qetë; ndryshe nga sa qëndruan të marazosur, me mall dhe vuajtje në këtë jetë. Vështirësi që u a krijoi një kishë ortodokse dhe një shtet vrasës, për qëllime të shtrirjes së helenizmit. Sa padrejtësi ka në këtë jetë. Shpresojmë se një ditë antikrishti do të tretet. Paqja, drejtësia hyjnore dhe ligjore do mbizotërojë.

Akti sublim i martirëve të Çamërisë, në ruajtjen i identitetit të saj, do të kujtohet me respekt dhe nderim gjatë gjithë historisë.

Shpirtërat e tyre, dihet vërtiten sipër, në hapësirën qiellore të Çamërisë. Toka dhe shpirtërat nuk i ndan dot asnjë besim fetar apo egërsi shtetërore, sepse Shpirtërat dhe Toka janë produkt mbi Natyror. Respekte dhe nderime për gjithë prindërit tanë, viktima të masakrave ç'njerëzore.

I kam dëgjuar vetë, me veshët e mi, kur babai im me disa nga kryefamiljarët e fshatrave Dramës, Dhërmicë, Bedelen, Varfanj dhe Peshtan, bisedë mbas bisedash arritën në këtë përfundim: "Nëse ne do drrojmë fenë, të bënemi orthodhoksë grekë, ishtë njëhesap sikur t’u lëmë vendin tënë  grekëve, t'u a lëmë në dorë atire kombësinë, gluhën e zakonet tona, shkurt të helqim dorë kaha  ajo që ishtë më e shtrënjtë për ne.” Jo, thanë ata, kjo nuk bënet".

Euro-antalantikët, duhet të ndalen për të vendosur me parime demokratike, drejtësinë që aq zellshëm deklarohet.

Stugjues i trevës së Çamërisë, Fahri Dahri

E premte, 22 Korrik 2022.-