E premte, 29.03.2024, 03:43 PM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Çfarë e bën të pabesueshme non-gratën kundër Berishës?!

E diele, 24.07.2022, 06:50 PM


Çfarë e bën të pabesueshme non-gratën kundër Berishës?!

Nga Enver Bytyçi

Në teorinë e matjes dhe vlerësmit të fenomeve, performancës së personazheve dhe figurave të mëdha, të statistikave, të raporteve, të të dhënave dhe eksperimenteve shkenca niset nga analiza e tipizimit, operacionalizimit, variableve, empirizmit dhe të analizës së numrave relativë e kështu me radhë. Në përfundim shkenca thotë se matja e të dhënave dhe fakteve realizohet përmes empirizmit dhe numerizmit relativ për një masë ose model të caktuar të ngjajshëm.

Metodikisht kjo skemë nuk diskutohet. Ndërsa rregulli i metodës empirike të studimit dhe vlerësimit kërkon që të përdoret përshkallëzimi. Përshkallëzimi nominativ përdoret për të dhëna matematike, numërore. Por ka edhe përshkallësim normativ të renditjes, të intervaleve, të sjelljes, si dhe vlerësim absolut. Në rastin e Sali Berishës dhe të çdo njeriu tjetër absolutja nuk ekziston. Pra, asnjë studiues në botë nuk mundet që sjelljen e presidentit amerikan apo dikujt tjetër të marrë e ta krahasojë me absoluten, me të përkryerën, me perfeksionin, thënë ndryshe me Zotin!

Nuk ka ndodhur që studimet empirike të sjellin cilësitë njerëzore në krahasueshmëri me perfeksionin! As nuk mund të ndodhë. Absolutja në këto studime lidhet me shifrat, me objektet e numrine tyre, por jo me karakterin, sjelljen dhe raportet njerëzore, shpirtërore, sociale, politike apo filozofike. Metoda krahasuese është e vetmja që mat dhe vendos në pozicionin që u takon njerëzve. Këtë bën edhe Barometri politik, p.sh në vendet më të zhvilluara demokratike si në SHBA, në Britaninë e Madhe, në Gjermani e kudo. Vetëm në Shqipëri barometrin politik e bën qeveria! Madje shumë më subjektivisht sesa diktaturat!

Trajtova pjesën teorike të studimerve dhe vlerësimeve të sjelljes njerëzore për ta konkretizuar me non-gratën e Sali Berishës si nga SHBA edhe nga Britania e Madhe. Përcaktimet dhe kriteret shkencore nuk bëjnë asnjë përjashtim në rregullin e vet. Nuk thonë se nëse një superfuqi, ose një fuqi e madhe merr një vendim të sajin, ky vendim është i studiuar shkencërisht, me qartësi, saktësi e domethënie teorike e praktike të pakontestuar. Të dy këto vende e shpallën Sali Berishën non-grata. Thonë se vendimi është politik e presupozohet se në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë studim krahasues empirik!

Ndërsa në teorinë shkencore të studimeve, ato kryehen me qëllim të vendimmarrjes së drejtë e të pagabuar! Ndërkohë që nëse e studiojmë rastin Berisha në mënyrë të krahasuar, atëherë do të duhet që të provojmë hipotëzën, nëse ai është kampioni i korrupsionit dhe rrënimit të demokracisë në Ballkan e në Shqipëri, apo ka të tjerë kampionë, të cilët "nuk shihen", preken e nuk trajtohen. Një studim empirik i bazuar në të dhënat e DASH, DEA, Interpol, Europol, OKB-së, BE-së dhe vetë Komisionit Europian si dhe agjencive të shumta në botë, na çon në zbulimin e pakundërshtueshëm se Sali Berisha është diku nga fundi në radhën e rreth 1000 ish dhe aktual politikanëve me më pak gabime e korrupsion në rajon.

Vendimi britanik i thotë Berishës se "ju nuk mund të shkelni në Britaninë e Madhe, sepse jeni i lidhur me grupe kriminale, me ndihmën e të cilave dëshironi të riktheheni në politikë"! Le të përdorim metodën krahasuese për ta sqaruar sado pak këtë moment. Letra që komunikon masën e non-gratës britanike nuk jep asnjë fakt, asnjë provë, asnjë emër! Nëse dikush akuzohet se "bashkëpunon me kriminelë", atëherë duhet të bëhen të ditur kriminelët përkatës. Nëse dikush akuzohet për korrupsion, atëherë duhet të bëhet i ditur personi me të cilin ka bashkëpunuar në korrupsion dhe masa e dëmit të shkaktuar. Përmendet Damir Fazlliç. Ndërkohë ai është shtetas britanik i pa hetuar dhe dënuar kurrë për korrupsion ose kriminalitet në Britaninë e Madhe.

Por duke përdorur krahasimin empirik, atëherë shqiptarët kanë mundësinë që të provojnë shkallën e korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar nga ana e qeverisë së sotme në Shqipëri, të Edi Ramës. Nëse bëjmë këtë krahasim, rezulton se në periudhën e qeverisjes së Berishës nuk pati asnjë rast, kur në parlament ose administratën e lartë të shtetit të vendoseshin njerëz që kishin trafikuar drogë e qenie të gjalla, që kishin përdhunuar në grup, që kishin vjedhur e grabitur etj. Në rastin e qeverisjes së Edi Ramës numërohen së paku një tre dyzina emrash! Krahasimi nxjerr Edi Ramën të inkriminuar. Këtë e ka pohuar edhe Juri Kim në prag të zgjedhjeve të prillit 2021, kur tha "Nëse doni kriminelët, zgjidhni kriminelët"! Këta kriminelë ishin fuqishëm të angazhuar në fushatat elektorale të edi Ramës. Kjo është e provuar së paku në dy inçizime bisedash të dosjeve 339 e 384.

Të gjitha rastet nga fillimi deri në fund i njeh qeveria britanike, amerikane, gjermane e me radhë. Shërbimet e tyre sekrete nuk merren me shkrimet e mia, sepse ato lexohen edhe nga njerëz ordinerë. Nuk ka nevojë të jesh i specializuar për të kuptuar p.sh ato që shkruaj unë. Këto shërbime kanë kilometra inçizime që dëshmojnë për inkriminimin e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me bandat e trafiqeve. Për Sali Berishën nuk ekziston asnjë centimetër inçizim i tillë, përveç artikujve të medias qeveritare e të Sorosit. Po të kishte, do ta kishin publikuar me shumë entusiazëm amerikanët, britanikët e kushdo tjetër. Por inçizimet e Ramës nuk dalin, nuk i publikojnë ata, sepse Rama u duhet për projektet e Sorosit.

E njëjta gjë ndodh edhe po të krahasosh korrupsionin e qeverisë Berisha me korrupsionin e qeverisë Rama. Rama ka harxhuar miliona euro për të hetuar ministrat dhe kryeministrin Berisha, si dhe familjen e tij. Ka gjetur vetëm se Spiro Ksera kishte shpërdoruar detyrën me 200 milion lekë të vjetra për një koncert me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë! Asgjë më shumë! A ka patur korrupsion më të madh se kaq? Edhe unë them se po. Por fajtor të bëjnë faktet, nuk të bëjnë përceptimet. Fakt është se vetëm korrupsioni i inceneratorëve të Edi Ramës shkon në gjysëm miliardi euro. Fakt është se shumica dërmuese e tendereve bëhen pa konkurim nga ana e Ramës. Fakt është se është tri-katërfishuar çmimi i ndërtimit të një km rruge! Fakt është se të huajt nuk investojnë në Shqipëri, sepse Arben Ahmeti është sekseri i tmerrshëm i parave të ryshfetit! Fakt është se edhe trashëgimia kultutore e ruajtur nga UNESCO shkon në duart e kushërinjve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste! Lista e fakteve nuk mbaron kurrë!

Atëherë njerëzit kanë të drejtë të bëjnë diferencën. Sepse njeriu nuk matet e nuk krahasohet me Zotin! Duke bërë diferencën, qytetarët shqiptarë dallojnë se vendimet për shpalljen non grata të Sali Bershës nuk kanë të bëjnë as me korrupsionin e tij, as me "bashkëpunimin me grupe kriminale"! Nëse për këto arsye do të duheshin marrë vendime për shpallje non-grata, atëherë kjo do të vlente më së pari për Edi Ramën, për Aleksandër Vuçiq, për Gruevskin, për Hashim Thaçin, Adem Grabovcin e për shumë politikanë të tjerë në Ballkan e në Shqipëri! Madje non-grata kundër Berishës është më izoluese se non-grata kundër Dodik, i cili dëshiron të nisë luftë të re në Ballkan. Sepse Dodikun e takojnë vazhdimisht edhe amerikanët, edhe britanikët.

Në këto kushte krahasuese njeriu racional dhe me logjikë të shëndoshë kërkon sqarime, sepse është mosbesues. Ose ka diçka që nuk e dimë dhe nuk e thonë, ose Sali Berishës nuk i lejohet të jetë patriot, siç i lejohet Vuçiqit, Daçiqit, Dodikut, Mickovcit, Gjukanoviçit! Pra, ose duhet thënë e vërteta me fakte e prova, ose njerëzit duhet të jenë të lirë të besojnë se "shqiptarëve nuk iu lejohet të jenë patriotë e nacionalistë", sepse po të jenë të tillë edhe shqiptarët, atëherë shtohet rreziku i konflikteve në Ballkan. Në pamundësi për të përmbajtur serbët, duhen izoluar shqiptarët. Në këtë skemë është Sorosi instrumenti kryesor. Ai prej 27 vitesh ka përgatitur në Shqipëri rracën e politikanë anti-shqiptarë dhe këta janë kontigjenti me të cilët duhet të punojnë amerikanët, britanikët e të tjerë!

Kjo është arsyeja pse non-gratat kundër Sali Berishës nuk janë të besueshme! Kjo është edhe arsyeja pse shqiptarët po zgjohen! Padrejtësisë po i thonë me emrin që ka "padrejtësia"! Dhe rrisin mbështetjen për Sali Berishën. Nëse duhet që shqiptarët të mos mbështesin një "non-grata", atëherë vendimmarrësit e kësaj mase duhet t'i çojnë provat që kanë në gjykatë dhe ajo të japë masën e dënimit. Por britanikët e thonë troç. "Ju zoti Berisha do t'i përdorni grupet kriminale për t'u rikthyer në politikë"! D.m.th "ne britanikët, njësoj si amerikanët, nuk ju duam ju në politikë, nuk duam opozitë në Shqipëri"! Nuk ka logjikë tjetër kjo! Ndërkohë Rama i përdor kriminelët dhe bëmat e Ramës ia veshin Berishës! Edhe në këtë rast kryeministri i Shqipërisë i ka kursyer vendimmarrësit në Uashington e në Londër të lodhin trurin për të formuluar diçka të tillë. Kanë parë lidhjet e Ramës dhe thjesht kanë ndëruar emrin nga Rama në Berisha!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora