E merkure, 29.03.2023, 08:58 AM (GMT+1)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Fjala ''o bir i dashtun'' i shkruar qysh nga lashtësia në një diplomë ushtarake

E premte, 22.07.2022, 08:00 PM


Fjala ''o bir i dashtun'' i shkruar qysh nga lashtësia në një diplomë ushtarake

Nga Gjon KEKA

Është shkruar e folur dhe ka pas edhe studime serioze nga shumë studiues europian si Gottfried Wilhelm Leibniz ,Johann Georg von Hahn,etj,që e kanë forcuar gjithnjë e më shumë faktin e së vërtetës se gjuha arbërore (shqipe në kohën e sotmë), ka prejardhjen prej gjuhës pellazgo-ilire.

Duhet ditur se këta studiues e autor të shumë ,nuk i kanë hedhë këto teza pa asnjë bazë, por me fakte e të vërteta të prekshme,madje disa nga ta kanë bërë udhpërshkrim të vetë trijeve tona iliro-arbërore për ta dëshmuar me një zë më të madh këtë të vërtetë që bota e civilizuar ta kuptoj e njohë këtë të vërtetë historike të këtij kombi të lashtë si pjesë themeltare dhe e natyrshme e familjes së kombeve të kontinentit europian.

Tani ,kur po shkruaj edhe pse me gjithë arritjet e deritashme ,gjendja e kombit tonë në përgjithësi nuk është e lakmueshme për shkak të krizës së identitetit, mosnjohjes së vetes dhe rrënjëve ,mospërgjegjësisë për gabimet ,pastaj mosaftësia për të bërë dhe ndërtuar shtet të mirëfilltë e të civilizuar ku rendi dhe ligji e mbi të gjitha Kushtetuta do të duhej të ishte Alfa dhe Omega.

Megjithëkëtë ,historia jonë fletë edhe sot dhe na kthen aty në tryezën e lashëtsisë sonë për të na folur tani ne brezave, se prej nga ishim ,kush jemi dhe kah po shkojmë. Kështu edhe gjuha jonë duke ditur se është një gjuhë e lashtë ,ajo nuk e ka humbur kurrë origjinalitetin e saj zanafillor apo të rrënjëve, p.sh., fjala „o bij e dashtun“ ,apo „o bir i dashtun“ ,përdoret edhe sot dhe është shenjë e dashurisë ndaj të ardhmes së brezave bijëve e bijave të kombit tonë.

Por, në lidhje me këtë do ta prezantoj këtu një diplomë ushtarake në të cilën fjala i dashtun ,është përdor që në antikitet si fjalë e gjuhës ilire(arbërore) apo sot gjuhës shqipe.

Nga kjo diplomë e vjetër ushtarake kuptojm këtë gjë se „Scirtari i Ptolemeut dhe i Plinit“ ishte arbërori i epokë së Gjergj Kastriotit dhe „Shqiptari ynë i sotëm, ja dëshmi nga diploma ushtarake në Ilaçe të Sriemit të Kroacisë dalmate.“(o.A.V.1895) „F. Dasto Scirt. ex Dalmat“. sepse Dastus është një emër shqip dhe pjesëza e saktë e foljes glagolitike me „dastun ose dashtun“. Në këtë rast duke parë se fili,dilia përkthehet si bir ,atëherë kjo mund të përkthehet: si „o biri i dastun Scirtar !“ Sikur shohim aty lexohet fjala për fjalë dhe padyshim se i referohet sikur të ishte në mes të babait dhe djalit në atë diplomë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Dokument i rrallë që dëshmon ditën dhe vitin e lindjes të kryeheroit Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Gjergj Kastrioti si diplomat e burrë-shteti Gjon Keka: Gjon Gazulli, astronomi i famshëm i kohës së Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Hartë e rrallë e Arbërisë e vitit 1596 Gjon Keka: Imazh i rrallë, Aristoteli duke këshilluar Aleksandrin e Madh Gjon Keka: Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve Gjon Keka: Tatuazhi dhe simbolikat tek populli shqiptar Gjon Keka: Beteja e Torviollit dhe fitorja historike ishte fryti i parë i unitetit të Lezhës së 2 marsit 1444 Gjon Keka: Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona Gjon Keka: Arbëreshi Anthony Albanese fryt i bekimit që la Gjergj Kastrioti në Barleta më 1461 Gjon Keka: Imazhi i Mirditës, në vitin 1877 Gjon Keka: Skënderbeu dhe Rugova janë dëshmia se arbërorët mund të bëjnë Shtet e të mbajnë Shtet Gjon Keka: Stema e rrallë e Skënderbeut - tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës Gjon Keka: Memoaret e shekullit XVIII: Pas vdekjes së Skenderbeut Arbëria mori teposhtën Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret Gjon Keka: 569 vjet më parë u pushtua Konstantinopoja, Ilirët dhe Europa humbën perlën e saj Gjon Keka: Nikollë Kaçorri gurthemeltari i pavarësisë së Shqipërisë Gjon Keka: Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë Gjon Keka: Bashibozukët i përdorte sulltani kundër shqiptarëve që nuk e donin sundimin turk Gjon Keka: Bashkëbsiedim interesant në mes të Skënderbeut dhe Mehmetit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora