| E premte, 22.07.2022, 07:53 PM |
Sabile Keçmezi-Basha
DRUAJ...
Druaj se një ditë dot më bien flokët
Të zeza futë si kujtimet që çaraveshen
E më qanë në prehër dita në të sosur
Dhe, ende frikohem se një ditë
Udhët do më bëhen tërkuzë
E nuk i zgjidhë as fati i pafat
Më ngjanë
Se me terr jemi mësuar
E kokalet e leximit nuk i kemi nevojë
Se të shkruajmë
Kaherë kemi harruar
Druaj se do na thahen gishtat
Për të të dërgua vetëm një haber
Druaj...
Se kur të vijë liria e përnjëmend
Hije-dritat do na përqeshin
Për kujtesën e peshkut në xhepat e arnuar
Që në tymnajë do shlyhen edhe betejat
Pa lënë shenj e nishan