Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadik Bejko: Dhunuesit komumistë i thonë të persekutuarit: qepe gojën!

| E premte, 22.07.2022, 08:36 PM |


Sadik Bejko:

Pas ngjarjeve të sivjetme të datës 17 korrik 2022, kur në të njëjtin vend, në fshatin Bërzeshtë u përkujtua në dy drejtime, në dy kahe diametralisht të kundërta, 45 vjetori i ekzekutimit me plumb të dy poetëve Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, ka pasur dhe reagime në blogje, portale, tv, në shtyp e më shumë.

Të majtët shqiptarë pas 30 vjetësh u kujtuan ta "festonin" ekzekutimin me plumb të dy poetëve në një simpozium të quajtur mbarëkombëtar, në një festë te Rrapi dhe te Ylli partizan...

Të djathtët atë ditë përzishëm u mblodhën dhe ndezën një qiri vajtimi te kulla e braktisur e BLLOSHMËVE...

Secila palë i kujtoi me simbolet e veta..

Nuk e kuptoj se si një gazetare e njohur, një krijuese në gazetari, një emër si Nadire Buzo, përfshihet në një përballje midis dy Bloshmëve. Midis dy përkujtimeve që u mbajtën në Bërzeshtë në të njëjtën ditë, më 17 korrik 2022.

Bardh Musai nga nëna ashtu si Bedriu, është Blloshmë (por komunist). Bardh Musai, gramshiot nga babai, është familje që gjatë luftës nçl ka strehuar Enver Hoxhën.

Si duket, edhe Nadirja ështe në rrënjët e saj një referencë e mbrapshtë komuniste.

Punë e saj ...por....

Si guxon kjo pjellë komuniste, t'i kanoset ashpër Bedri Blloshmit, ti thotë: Bedri, qepe gojën.

Pra, realitetet sot janë përmbysur. Dhunuesit komumistë i thonë të persekutuarit: qepe gojën!

Me çfarë guximi, me ç' sy e faqe kjo rrënjë e keqe komuniste kërcënon?

Turp e faqja e zezë për ata si Nadirja!

Bedriu ka bërë 13 burg. Nadirja, farë komuniste, ende atë e kërcënon: Mbyll gojën!

Pra Nadirja është me mbylljen, është edhe sot kundër fjalës së lirë?

Bedriut i kanë pushkatuar kushëriun, të vëllanë...Nadirja prapë e kërcënon... Mbyll gojën..

Bedriut, nëna, babai, 4 xhaxhallarët edhe familjet e tyre, edhe fëmijët e mitur, i janë kalbur në internim deri më 1991, por Nadirja komuniste ka guximin t'i thotë: Bedri, mbylle gojën!

Bedriut xhaxha Hajdari Blloshmi i vdiq në burg, në Spaç..por Nadirja e përkëdhelura e komunizmit i thotë: qepe gojën!

NADIRJA duhet të ketë fakte të forta, më të forta sesa vrasja , sesa vdekja, se interimi, se burgimi që i vuajtën Blloshmët që të shqiptojë me kaq arrogancë : Bedri, mbylle gojën..

Unë them: turp për ty, Nadire, për ty, mbeturinë komuniste !

Pa botuar fakte dokumentare kundër Bedriut, ti je një vazhduese e krimit komunist që dikur akuzonte e vriste pa fakte..

Je një shpifësirë!

Dokumento fakte për akuzat...ose je shpifësirë e neveritshme.

Unë kaq them.

Bedriu duhet të përballet me ty në gjyq.

https://www.facebook.com/sadik.bejko.3