Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmet Kraja: Për Ali Podrijen dhe Martin Camajn

| E enjte, 21.07.2022, 08:00 PM |


Mehmet Kraja:

PER ALI PODRIMJEN, NE KETE PERVJETOR TRISHTIMI

…Me Ali Podrimjen pimë kafe në oborrin e Radios, nën ca bredha të mëdhenj, me hije halore, që të cimbisnin nëpër trup. Një kohë nuk folëm, pastaj thamë diçka pa rëndësi, pastaj sërish nuk folëm. Ali Podrimja u ngrit dy herë, i shkoi dikujt te tavolina, foli me të dhe u kthye duke turfulluar. Pastaj u ul përballë meje, shikoi qiellin dhe, i pakënaqur me pamjen e tij, iu kthye dritareve të epërme të godinës së Radios. Një grua hollake u ngrit nga tavolina pranë, u kthye nga ne dhe na buzëqeshi. Për mua ishte buzëqeshja e vetme e shumë ditëve të shkuara. Ali Podrimjes nuk i bëri përshtypje. Dukej i përqendruar në inatin e vet, të cilin sikur e kishte pikasur diku matanë dhe ia kishte ngulur sytë me një urrejtje të ligështuar. Bablok, mbramë e kam pa andërr Azem Shkrelin, kish lanë mjekër, për kokë t’Lumit, nuk e njohta, m’tha se i kish botue edhe dy përmbledhje me poezi atje, n’botën tjetër, m’u duk mirë, ma i lumtur se kur ka qenë këtu. Ali Podrimja qeshi, por pastaj u duk sikur u pendua për diçka dhe një pjesë të buzëqeshjes e la pezull. Në aneksin e Radios, andej ku kishte qenë dikur salla e koncerteve, u hap një derë xhami dhe për pak çaste u dëgjua një muzikë e prajshme. Pas pak dera u mbyll, tingujt u shpërbënë dhe ca hije drithëruese e të trazuara u dynden mbi gjelbërimin e nëpërdukshëm, duke kërkuar një peizazh ëndrre ku të preheshin.

(Nga romani “Prishtina”)

PER MARTIN CAMAJN, PER ATA QE ENDE NUK E KANE LEXUAR…

Ne veren e vitit 1990 e kam takuar Martin Camajn ne Prishtine, si pjesemarres ne Seminarin e Gjuhes, Letersise dhe Kultures Shqiptare. Kosoven e kishte shqetesim te madh, ndoshta edhe per arsye se ne Prishtine ishte realizua se pari si poet (“Nji fyell nder male”, 1953; “Kanga e vrrinit”, 1954). Ne shenimet bibliografike per Camajn ne Tirane eshte shkruar edhe kjo genjeshter: “Dy vëllimet e para poetike e kanë parë dritën e botimit qysh në Beograd”. Nderkohe, ne Tirane u botua ne vitet ‘90 vepra e plote e Camajt nga Lili Bare me shume defekte, por duke qene ne Tirane ato vite, une e di fort mire se ai botim nuk beri asnje pershtypje.

Ne kete pervjetor te Camajt dua t’i them dy gjera: e para, si poet Camaj u realizua ne kuader te poezise se Kosoves dhe qendron prane Azem Shkrelit dhe Ali Podrimjes (kot kerkohen piketakime me Ungaretin); dhe e dyta, Camaj ne Shqiperi ka nevoje te lexohet dhe jo t‘i behen elozhe fjalezbrazeta!

https://www.facebook.com/mehmet.kraja