E enjte, 28.03.2024, 12:35 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Një fillim i mbarë me një hap të mbrapshtë!

E enjte, 21.07.2022, 07:34 PM


NJË FILLIM I MBARË ME NJË HAP TË MBRAPSHTË!

Nga Frank Shkreli

Kjo klasë politike shqiptare është aq e pa shpresë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar sa që edhe po të duam të gëzohemi për një rast të gëzueshëm, këta nuk të lenë as të gëzohemi si shqiptarë kudo që jemi. E kam fjalën për hapjen, zyrtarisht, të bisedimeve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, megjithse ky proces, sipas zyrtarëve të BE-së, është një rrugë shumë e gjatë. Megjithkëtë, nuk na lenë të festojmë as për një ditë, të pakën derisa të këtheheshin në Tiranë, që ta na bindnin se asgjë nuk ka ndryshuar.

Shqipëria dhe shqiptarët kudo, kishim nevojë të dëgjonin një lajm të mirë për Kombin tonë, përball grindjeve dhe konflikteve, përballë korrupsionit që është jashtë kontrollit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të shoqërisë, përball drogës dhe vrasjeve të përditëshme midis grupeve kriminale, çmimeve të larta, papunësisë dhe zbrasjes së vendit nga rinia. Të gjithë u gëzuam kur morëm lajmin se Bashkimi Evropian ka vendosur të çel, zyrtarisht, negociatat me Shqipërinë, pa marrë parasysh se kush sundon sot në Tiranë dhe megjithë rrugën e gjatë përpara.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Z. Oliver Varhelyi gjatë fjalës së hapjes zyrtare të procesit të negociatave me Shqipërinë u shpreh gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Shqipërisë Z. Rama se në këtë rrugë të gjatë nevojitet një “konsensus mbarë-ndërkombëtar” dhe se për të dalur me sukses na “duhen të gjithë në Shqipëri”.  Pyetjes së një gazetari se pse në delegacionin e Shqipërsië nuk kishte asnjë përfaqsues të opozitës, Kryeministri -- të pakën në letër i të gjithë shqiptarëve -- u përgjigj me ironi: nuk dimë kushë është opozita, “Nuk e dimë se kush është në krye të partisë”, tha ai.

Z. Varhelyi u shpreh se procesi kërkon dhe nevojitë gjithpërfshirje, duke shtuar se, “Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge”, ka thenë ai.  Duket se Z. Rama nuk është në të njëjtat valë me Bashkimin Evropian sa i përket gjithpërfshirjes në procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE, pozitë, opozitë, shoqëri civile, e tjera grupe të interesit.

Kjo dukuri në Bruksel dje më solli në kujtesë nënshkrimin e Memorandumit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara më 15 mars 1991.  Kur për këtë qëllim në SHBA kishte ardhur delegacioni shqiptar me në krye Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të asaj kohe, Z. Muhamet Kapllani, komuniteti shqiptaro-amerikan vuri re se në atë delegacion nuk kishte anëtarë të opozotës së re të posa themeluar në Shqipëri. Si përfundim, komuniteti nguli këmbë që Memorandumi të mos nënshkruhej për derisa të mos ketë në atë ceremoni edhe përfaqsues të opozitës shqiptare, të posa formuar. Me fjalë tjera, që ceremonia në Departmentin e Shtetit të ishte një akt mbarë kombëtar, gjithëpërfshirës shqiptar. Ashtu edhe ndodhi, kërkesa e komunitetit tonë këtu u pranua nga Departmenti i Shtetit dhe pak më vonë edhe  Ministri Kapllani ra dakort se kërkesa e komunitetit shqiptaro-amerikan ishte e justifikuar.   Ceremonia e nenshkrimit u vonua derisa në Washington arrijtën përfaqsuesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të posa themeluar, zotërinjtë Dr Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

Arsyetimi i komunitetit shqiptaro-amerikan ishte se Washingtoni nuk duhej të rivendoste marrëdhëniet me një regjim komunist i cili për 50-vite vetëm urrejtje shprehte ndaj Amerikës, por duhej të përfshinte në delegacionin shqiptar edhe përfaqsues të segmenteve të tjera të shoqërisë shqiptare, që në atë kohë ishin të paka ose jo-ekzistuese.  Sepse -- në prak të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri me shembjen e Murit të Berlinit -- këto nuk ishin marrëdhënie të Amerikës vetëm me një regjim diktatorial në Tiranë, por ishte një ceremony për ri-vendosjen e marrëdhënieve historike, popull-me- popull, pa marrë parasysh se kush sundonte në Tiranë, në atë kohë.

Mungesa e opozitës shqiptare në Bruksel të martën nuk mund të bindi askënd dhe më pak vet BE-ën, se Kryeministri Rama është vërtetë serioz për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sepse Bashkimi Evropian nuk pranon vende mono-partiake, siç është Shqipëria. Për këtë arsye, rruga  e antarësimit të Shqipërisë në BE -- edhe nëqoftse ndodhë eventualisht -- do të jetë shumë më e gjatë se ç’pritet normalisht.

Fatkeqsisht, mos përfshirja qyshë tani e opozitës shqiptare në këtë proces është një fillim i mbrapsht i këtij procesi të gjatë gjatë.  I para-destinuar të dështojë dhe i cili nuk premton shumë për antarësimin eventual të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është vështirë të thuhet nëse -- çelja zyrtare e negociatave të BE-së me Shqipërinë pardje në Bruksel -- është “fillimi i fundit apo fundi i fillimit”, i nuk di se çkaje. Fatkeqsisht, të martën Zoti Rama ishte në Bruksel për propagandën e radhës, por sytë e mendjen i ka gjithnjë të drejtuar kah nisma “Ballkani i hapur”, ruso-serbe, e shpinën ia ka këthyer Bashkimit Evropian me kohë! Mungesa e cilëve do përfaqsues të opozitës shqiptare në Bruksel, të martën që kaloi, nuk është një shenjë pozitive as nuk tregon vullnet të mirë nga autoritetet e Tiranës që negocitatat midis Shqipërisë dhe BE-së në të ardhmen, do të dalin me sukses. Mos ftesa e përfaqsuesve të opozitës politike shqiptare në Bruksel, ishte një hap tepër i gabuar, sido që ta shikosh. Një mentalitet ky i një republike bananash, i padenjë për Kombin shqiptar! Si gjithmonë, edhe punët e mbara – siç është nënshkrimi i hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian – politika shqiptare i fillon për mbrapshti.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Lek Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës Frank Shkreli: Apostulli i lirisë fetare - Dom Simon Jubani Frank Shkreli: Morali i Protestës Frank Shkreli: Fuqia e të pafuqishëmve Frank Shkreli: NATO, Rama dhe Liria e Shtypit në Shqipëri Frank Shkreli: Me rastin e 15-vjetorit të vizitës së Presidentit George Bush në Tiranë Frank Shkreli: Presidenti John F. Kennedy - Unë jam qytetar i Berlinit Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës, apel për ndihmë! Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë! Frank Shkreli: Gëzuar 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane Frank Shkreli: 60 vjet nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane në New York Frank Shkreli: Amerikanizma në shërbim të shqiptarizmës - Peter Çikos, shëmbull i përbashkimit të shqiptarëve Frank Shkreli: Takimi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Richard Cheney Frank Shkreli: Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri, 1991 Frank Shkreli: 'Rasti Simon Mirakaj' - Pasqyrë e një politike të pamoralshme dhe të korruptuar Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti me një rrugë të tijën në New York Frank Shkreli: Lamtumirë nga Amerika e largët! Frank Shkreli: Prishtina përqafon të madhin Ernest Koliqi Frank Shkreli: Dalip Greca ndërroi jetë, humbje e madhe për gazetarinë Frank Shkreli: Një fotografi vlen më shumë se 1000-fjalë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora