E diele, 02.10.2022, 11:37 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Leximi i veprës së Camajt e Podrimajt si ilaç kundër gjuhës së gjarpnit

E enjte, 21.07.2022, 07:38 PM


Ndue Ukaj:

Në një ditë vere si kjo, 97 vite më parë ka lindë gjeniu i letërsisë shqipe, Martin Camaj, kurse po në një ditë vere si kjo, 10 vite më parë, ka kaluar në amshim poeti Ali Podrimja.

Lidhja mes Camajt dhe Kosovës është e fortë dhe në njëfarë mënyrë, atë që bëri Ernest Koliqi në fushën e arsimit, e bëri Camaj në fushën e poezisë e librit, duke botuar dy librat e tij të parë me poezi në Kosovë, me çka filloi zhvillimi i poezisë në  Kosovë e hapësira tjera shqiptare jashtë Shqipërisë.

Pra, Camaj në Prishtinë, botoi dy librat e parë “Nji fyell ndër male” (1953) dhe “Kanga e vërrinit” (1954), dhe me të zë fill poezia shqipe në Kosovë. Kjo domethënë se ai bëhet shënjues i identitetit letrar e kulturor të Kosovës së mëvonshme.

Poezia e tij ndikoi fuqishëm në konsolidimin e letërsisë shqipe në këto hapësira, ndërkohë që ndikimi e tij pozitiv vërehet në poezinë e Azem Shkrelit, Rrahman Dedajt, Ali Podrimjes dhe një plejade të tërë poetësh të Kosovës. Kjo është shenjë dhe dëshmi e një vepre të madhe dhe me ndikim.

Këto lidhje letrare dhe estetike janë vlerat themelore të kombit tonë, janë oksigjen për të pastruar atë helmin që ndonjëhetë e mbjell politika dhe injoranca.

Leximi i veprës së Camajt e Podrimajt është shumë i dobishëm dhe mund të shërbejë si ilaç kundër gjuhës së gjarpnit.

Vepra e Camjat dhe Podrimjës janë dëshmi të forta sa të thella e sa të natyrshme janë lidhjet ndërmjet shqiptarëve.

Prandaj, të frymëzohemi nga vepra e tyre dhe t' i lexojmë ato, sepse na dëftojnë gjuhën e mirësisë dhe bukurisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora