Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (5)

| E merkure, 20.07.2022, 09:07 PM |


NUHI VESELAJ:

NGA JETËPËRSHKRIMI   (5)

PËRJETIME NGA QENDRA SHKOLLORE TEKNIKE   (5)

3. RRETH EFEKTIT KONKRET TË SUSPENDIMIT ALLAHAMITO-RISTIQE, ANKTHPRITJA DHE TAKIM-vizita Dushko RistiqiT

Parasqarim

S’do mend se ndër masat diskriminuese kundër shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste të Titos, menjëherë pas LDB-së ishte edhe etiketimi i disa mësuesve moralopolikisht të papërshtatshëm në arsim dhe përjashtimi i tyre edhe nga organet e organizatat e pushtetit, etiketime këto, që e bënin zakonisht udbashët në marrëveshje me përgjegjësit e Komiteteve komunale të LKJ të Kosovës gjiththkund në viset e banuara me shqiptarë. Gjithsesi, ky fakt kundërligjor dhe me pëmbajtje antinjerëzore, si kriter kishte mendimin subjektiv të udbashëve apo funksionarëve partiashë që sprovohej me bashkëpunimin me ta e për ta, të cilët për lojalitet kërkonin prova besnikie, përndryshe i përjashtonin apo i denonconin sipas një procesi të shkurtë. Çka kuptojmë me proces a procedurë të shkurtër për lexuesin e nderuar do të bëj njëfarë krahasimi me rastin që është zhvilluar kundër meje, konkretisht, në vitet e ’70-a kur Kosova fiton statusin: njësi federate, por pa u shkëputur nga Republika e Serbisë.

Mbaj mend nga ai fillimsundimi komunist monist që nga viti 1944 që funksionari, përkatësisht oznisti që ndërkohë quhej udbash për ndonjë person që nuk i shkonte sipas qejfit, ose guxonte të reagonte në të padejta ordinere, e dononconte te gjykaci me fjalët:

Slušaj ?ato, za ovoga nadji ta?ku, nadji ?lan pa osudi 6 meseca (zatvora, odnosno prinudnog rada). /Dëgjo qatip, për këtë, gjeje pikën, gjeje nenin (bëj formulimin mbi bazë ligji) dhe denoje 6 muaj (burg ose punë detyruese). / E kur dikush pyeste Da li je to pravo? /A është kjo e drejtë?/ -përgjigjja ishte:

-Vezi konja gde ti gazda kaže. /Lidhe kalin ku të thotë zotnia. /

Para se ta rikujtojmë rastin tonë konkret po rrëfehem, që mesa di te ne përherë një veprim i tillë etiketimi e përjashtimi kundërligjshëm e kundërnjerëzor që binte në kundërshtim edhe me sistemin juridik jugosllav që mbronte të drejtat vetëqeverisëse të punëtorit në republikat përkatëse, mund të zbatohej çdoherë kudo kundër intelektualëve shqiptarë, por për çdo dhjetë vjet ndërmerrej fushatë për pastrimin e arsimit nga kuadro të tillë, duke e ndërlidhur në kontekst me një letër të Titos. Tre herë, çdo dhjetëvjetësh ai fat si pretekst m’i ka prekur keqas të drejtat e mia në raport me mësimdhënien (Suharekë 1952, Ferizaj1962 e tash në Prishtinë 1972). Edhe pse një veprim i tillë që kryesisht zbatohej vetëm kundër mësuesve shqiptarë i jepte hije të zezë autoritetit jugosllav, e cila para botës propagandisht trumbetonte si shembull atë sistem vetëqeverisës në të mirë të punëtorëve, por që te ne, në provincën shqiptare (koloni) ngjante e kundërta, Kjo para botës arsyetohej si masë e nevojshme për sigurimin paqes në vend nga rebelët separatistë shqiptarë. Me fjalë të tjera, edhe pse në shtetin jugosllav pati reforma liberalizimi, për ne ishin vetëm fjalë, sepse, ç’është e drejta, me këqyrë më në thellësi, për ne shqiptarët autoktonë në tri republikat karakteristikat themelore të shtetit komunsist mbeten përherë në fuqi. Pikërisht kjo masë apo ndërmarrje sigurie që ishte trashëguar po thuaj e pandryshuar që nga nga fillimi i regjimit Komunist pas LDB dëshmohet qartë në rastin tonë, kur Dushan Ristiqi, sekretari i rinj i KK të LKJ të Prishtinës, pas Mbledhjes së përbashkët OTHKJ e Qendrës / Komiteti komunal i LKJ i Prishitinës, në zyrën e drejtorit të Qendrës verbalisht urdhëroi:

-Nuhiju, nemojte braniti, isklju?ite odmah iz SKJ, predavanja i kolektiva!

/Nuhiun, mos e mbroni, përjashtonie menjëherë nga LKJ, mësimdhënia dhe kolektivi!/

Kështu e drejtë dhe fakt-provë denoncimi ishte fjala e gazdës edhe pikë.

Këtë rast unë vë theksin te fjala e këtij kryeudbashi i konvertuar si politikan i lartë nga Serbia dhe ishte dërguar në Kosovë, për me ndreqë punë që Kosova assesi mos me u nda nga Serbia dhe t’i disiplinojë udhëheqësit shqiptarë, andaj siç po shihet ishte i autorizuar me blu pa rend allapartizançe, si para afro 30 vitesh dhe nuk donte të dinte se tash ishte koha pas Plenumit të Brioneve dhe vërtet fjala i eci vetëm te drejtor Hamiti, por nuk do t’i ecën si në vaj me të tjerët. Kështu themi se fjala e tij ligj i dështoi nga zbatimi plot një vit e tutje, sepse brezi i ri anëtarë të OTHLKJ të Qendrës (serbë e shqiptarë), me në krye Ramadan Seferajn kërkuan prova për atë urdhër verbal dhe për mungesë të tyre hodhën poshtë atë propozim të sajuar me gënjeshtra, atëherë GazdaRistiqi i mllefosur, tentoi disa here me gojë me zbatue të njëjtën kërkesë dhe kur përsëri i refuzohet nga OTHLKJ e kolektivi i Qendrës, aëherë GazdaRistiqi me lukoninë e vet, duke mos u pajtuar me dështimin nga vija e autoritetit partiak, sipas rrugës zyrtare allatitopartizançe diktatoriale me forcë-pushteti, pa të drejtë morale e ligjore, në emër të Komitetit, urdhëroi, pra, drejtorin e Qendrës që në mënyrë allapartiasho-udboristiqe, si para 30 viteshe të gjejë nen e pikë (ta?ku i ?lan): Nuhija, odmah isklju?iti od predavanja i kolektiva! /Nuhiun me përjashtue menjëherë nga mësimdhënia dhe kolektivi. /

Kështu drejtori, Hamit Maloku, i cili për disa zënka e gabime që ishte në kontest verbal me udhëheqësit e organeve dhe organizatave politike të Qendrës si me Pleqësinë, Këshillin e arsimtarëve e në veçanti me OTHLK, me akuza dhe jo aq të rënda por që i lëkundnin postin kërkon ndihmë nga SPB-UDB-ja e Komiteti komunal i LDK–së dhe për këtë riforcim besimi pranon kushtin: Ta përjashtojë prof. Nuhi Veselajn nga kolektivi, të cilin e kishin në evidence si moralopolitikisht të papërshtatshëm në arsim që nga viti 1952-1954 kur paska qenë në burg i akuzuar për faje të rënda kundër popullit dhe shtetit, pa marrë parasysh fakin se nuk ishte i denuar apo jo, sipas asaj akuze?! Gjithsesi kundër tij duhet gjetur nen e paragraf (ta?ku i ?lan), andaj u gjet pretekst një vjershë e një nxënësi në fletushkën e shkollës dhe kështu allahamitoristiqe u bë përjashtim-suspendimi i tij nga mësimdhënia. Së këndejmi, siç e pamë, për të ruajtur postin me ndihmën e udbokomitetit Hamiti u detyrua me përdor si nen e paragraf ligjor vetëm fjalën e Gazda-Ristiqit, por që e ilustron me disa proçka të veta.   .

Tash, pas këtij parasqarimi, do të rrahim dy tema: e para, rreth efektit të atij Suspendimi në faktorët e caktuar të Qendrës dhe e dyta, rreth takim-vizitës problemore prej nesh Dushko Ristiqit në zyrën e tij.

1) Rreth efektit konkret të këtij Suspendimi jashtëligjor e kundërnjerëzor

lidhur me faktorët e brendshëm të Qendrës

Të shohin tani çfarë efekti pati ai suspendim: lidhur faktorët e brendshëm të Qendrës, së pari, me ne, së dyti, me vetë Hamitin, së treti me kolektivin dhe së katërti si status quo i patolerushëm.

a) Suspendimi kundër nesh si “fat në fatkeqësi”

Siç e pamë me suspendimin allahamitoristiqe përveç përjashtimit nga mësimdhënia që u realizua menjëhershmërisht, ishte paraparë edhe përjashtimi nga bashkësia punonjëse sipas procedures së rregullt dhe sa më shpejt,/ Dihet që si kusht i parë ishte mendim-propozimi i komisionit, që te ne quhej Komision disiplinor. Pa u plotësua paraprakisht ai kusht nuk mund të bëhej përjashtimi nga Pleqësia e Qendrës. Komisioni i tillë, në të vërtetë, sipas rregullit me të marrë të urdhëresës paraprakisht kishte detyrim t’i kishte parasysh argumentet mbrojtëse të palës fajngarkuese ashtu si edhe edhe të denimpropozuesit, t’i shqyrtojë rrethanat, ta marrë në pyetje të evidentojë deklaratat, të mbajë procesverbale, të konsultohet me ekspertë dhe në fund ta formulojë mendim-propozimin që mund të ishte i pranueshëm për shqyrtim apo jo nga organi kompetent vendimmarrës. Sa i përket rastit tonë, pasi drejtori, si dhe lukunia allaristiqe, duke menduar që formimi i Komisionit dhe procedura do të kryhej shpejt e shpejt dhe me qëllim që mos të kem, kurrfarë pranie në kolektiv që mos të ndikoj në vendimmarrje në pikën III të vendim-suspendimit urdhëruan:

E para, assesi mos të paraqitem në shkollë pa letërthirja nga Komioni disiplinor dhe

E dyta, gjatë kësaj kohe nuk më ndërpritej stazhi i punës dhe më takonte 80%-shi i të ardhurave personale.

Mirëpo meqë paraprakisht dihej nga anëtarët e kolektivit që akuzat nga suspendimi ishin sajuar tërësisht mbi bazë të të pavërtetave, kushti marrjes në pyetje nga Komisioni displinor nuk u krye sipas planifikimit alahamitoristiq menjëherë, po ai nuk u bë fare dhe ky bojkotim zgjati më shumë se një vit, andaj unë e quajta këtë rast “fat në fatkeqësi”. Fatkeqësi për mua ishte pse m’u ndërpre mësim-edukimi me nxënës, që e kisha profesion dhe e ushtroja me kënaqësi të veçntë, madje për këtë kënaqësi, për rikthim në mësimdhënie sakrifikova postin e zëvendësdrejtorit të kësaj Qendre si dhe vendin e punës lektor, përkatësisht redaktor të emisoneve “gjuhë shqipe” në Radia-Prishtina. Ndërsa fat e quaj atë që këto tri kushte (mosparaqitja në vendin e punës, ecja e stazhit dhe 80%-shi i pagës), afo dy vite më mundësuan që ta shfrytëzoja maksimalissht këtë kohë për ngritje e specializim professional në Fakultet, si student pasuniversitar në poststudime për gradën magjistër i shkencave filologjike, Dega e gjuhës shqipe, që sapo ishte hapur në Prishtinë. Pra falenderoj Fatin e vullnetin që falë këtij suspendimi, ngase duke shfrytëzuar këtë vacuum dhe 80 përqinshin e rrogës m’i lehtësuan studimet, lehtësim ky, të cilin kryesisht e gëzonin vetëm ata partiashë që dërgoheahin në shkollën e Partisë.

Është e vërtetë, që për mua ishte fatkeqësi marrja e ditarit, ndalimi i kontaktit me nxënës,   por atë fatkeqësi e ktheva në fatlumni, se përveç traro-artistike, kompletova 11 libra në shenjë nostalgjie për shkollarë filloristë, pështatur sipas gupmoshave të 8 klasave të fillorës, duke filluar nga Miklime (1967) deri Ther me pupël (2000), ashtu fillova ta kompenzoj nostalgjinë ndaj mësimdhënies. qoftë me disa shkrime letrare e vjershërime për nxënësit e shkollave të mesme, qoftë edhe me shkrime shkencore gjuhësore për studentë e përgjithësisht, siç do të dalin sadokudo suksesshëm, pëkundër ndalesës zyrtare, pas fitimit të grades magjistër, madje edhe doktor i shkencave filologjike, edhe pse nuk do të më jepej mundësia me pasë kontakt mësimdhëniejeje me të rinjë, as me nxënës, as me studentë. Vlera apo niveli shkencor e letrar i e punimeve dhe krjimeve të tilla pritet të vlerësohet, apo jo?!

b) Suspendimi si tërthorëzim shtesë në gabim-lajthitjet vetjake të Hamitit

Hamiti me këtë suspendim i bëri tërthorëzime apo kurthime lajthitjesh shtesë vetvetes, që do t‘i shpreh në këto pesë pika:

E para, nuk kam besuar që Hamiti, duke më njohur si njeri të besës, do të mbajë distancë e nuk të konsultohet me mua:

së pari për zënkat që ka pasur me pëgjegjësit e organeve dhe të organizatave politike të Qendrës, për të cilat merrja vesh vetëm kur jepte dorëheqje apo shtonte ndonjë gafë tjetër, mbase për një konsultim të tillë shoqëror e pengonte krenaria primitive pse drejtori nuk duhet konsultuar me vartësin e tij, apo pse i dolën fjalët e mia për dikushe kërkushet dhe

së dyti, do të shkëpusë kështu bashkëpunimin me mua, të bijë aq poshtë saqë të mos më informojë si në besë lidhur me presionin që paka pasur për suspendimin tim si kusht për përkrahje nga udbashët, madje edhe rreth fletushkës pse të mos më informonte, ngase ai që e ka bërë  vegshin do të dijë di t’ia vëjë edhe vegën, sepse po ta dija më përpara do të dija më mirë sesi ta mbroja veten, Hamitin dhe si do ta bëja më lehtë shpëtimin e asaj ene, atij vegshi që sa filloi të mbushej me mjaltën e krijimtarisë të nxënësve dhe arsimtarëve. Ajo fundja nuk ishte e regjitsruar, si e tillë mund të konsiderohej vetëm si mjet konkretizimi me përhapje të kufizuar, andaj nuk paraqiste kurrfarë faji.

E dyta, sido që të ketë qenë ai me largimin tonë nga mësimdhënia lëndoi mësimin cilësor të gjuhës shqipe (ngase me përvojën time kisha ndikim në aktivin e arsimtarëve të gjuhës amtare) po ai lejoi atentat rreth dy aktiviteteve që e rrisnin autoritetin e tij e lavdinë e shkollës, siç ishin:

a) Organizimi i recitaleve e shfaqjeve solemne dhe

b) Botimi i fletushkës Flaka e nëntorit, ndërpreja e së cilës ishte degradim i autoritetit ti tij dhe shkollës.

Njerisht këto dyveprimtari u shuan.

E treta, ndodhi e keqja tjetër, jo vtëm nuk u përmirësua gjendja e brendshme në raportin konfliktuoz mes tij dhe organeve të Qendrës, po kjo u përkëqësua edhe më tej, siç ishte rasti pranimit të dy shokëve në vend timin zëvendës të paftë, pa konkurs, madje edhe pa pëlqimin e Pleqësisë. Madje pagesa e tyre u bë allahamitçe, e një sërë lëshimesh të tjera. Kështu Hamiti humbi çdo respekt. Nuk qe i zoti me ndreq punë edhe pse kishte përkrahjen nga Komiteti e sigurimcat e SPB, përkundrazi kishte acaruar raportet me forcat intelektuale të kolektivit, serbë e shqiptarë.

E katërta, kurthëroi punët me të dyja palët, me Qendrën që nuk e dëgjonte kush dhe në anën tjetër edhe me Komitetin, pasi urdhëri i përjashtimit tonë nga BP nuk mundi me u realizue, prandaj humbi besimin e mashës apo të argatit të mirë edhe nga Komiteti.

E pesta, si rezultat e pasojë e këtij supendimi Komiteti tashti nuk e kishte pengesë Nuhi Veselajn, atij tashmë i ishte marrë ditari, por problem ishte vetë Hamiti dhe OTHLKJ e Qendrës me në krye Ramadan Seferajn dhe krejt kolektivi.

c) Suspendimi ankth shtesë në raportin e pazgjidhur mes

OTHLKJ kolektiv /hamitoallaristiq

Natyrisht kolektivi i Qendrës këtë ballafaqim me Komitetin e quajti fatal dhe ishte nën ankth, ngase Komiteti ka forcën partiake e shtetërore, ndërsa kolektivi për rastin tim kishte vetëm forcën e të drejtës dhe të së vërtetës, ashtu siç i kishte denoncimet e mëparshme kundër drejtorit, të cilin e mori në mbrojtje komiteti me kusht që ta përjashtojë Nuhiun nga BP-ja, prandaj rreth këtij ankthi po konstatojmë se Hamiti, shkas suspendim hasmoi Komitetin me Kolektivin e Qendrës, në veçanti me anëtarët të OTHLKJ (serbë e shqiptarë) me Ramadan Seferajn në krye.

Në të vërtetë Ramadan Seferaj ishte komunist aktiv tipik siç kërkohej pas Plenumit të Brioneve, guximtar, kundërshtar kundër të së padrejtës. Së këtejmi lidhur me ngjarjen ishte kombëngulës që Hamiti duhet të pranojë gabimet dhe të kërkojë falje, të kërkojë të përmirësohet ose të largohet nga posti, gjithsesi të veprojë sipas ligjit e rregullores, prandaj me vetëdije të plotë kundërshtoi akuzat hamitoudboristiqe kundër meje. Kështu përkundër respektit që kishte sipas kiearkisë në organizimin e brendshim partiak, ai pa dëshirë u konfrontua kundër Ristiqit që e mbronte Hamitin, fajtorin kryesor për të gjithaçrregullimet. Kështu, Ramadan Seferaj e shokët e tij, nuk u konfrontuan me Komitetin për shkak timin apo nga ndikimi im, por si komunistë të denjë guximtarisht luftonin për të drejtën që po shkilej në mënyrë arrogante, kundër një punëtori që aq shumë kishte dhënë për të mirën e Qendrës shkollore, prandaj këta komunistë serbë e shqiptarë kishin mbështetje edhe tërë kolektivin dhe opinionin e gjerë.

Kjo ishte diçka e jashtëzakonshme për kohën, prandaj nuk dihej reagimi i ashpër ose zbutja e qëndrimit të Dushko-Komitetit kundër OTHLKJ dhe kolektivit të Qendrës.

Së këndejmi disa mendje të esëlluara shfaqen mendimin që Nuhiu pasi ka respektin e kolektivit dhe si njeri, të cilit i është shkelur e drejta duhet të paraqitet te Dushku dhe kështu edhe Dushku të veprojë si politikan, të bëhet më i arsyeshëm të zgjidhet çështja sa më drejtë dhe lehtë me komprimis dhe në të mirë për Nuhiun e etiketuar dhe njëherazi edhe për Hamitin e njollosur me faje. Dhe kështu do të ankt për askend, ngase konfrontimi Komitet /Qendër nuk do të jetë i nevojshom.

ç) Rreth kërkim zgjidhjes së status quo-së abnormale pas implikimit shtesë

nga suspendimi hamitoudboristiq kundërnuhi

Kishte kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga propozim-urdhëri me gojë i Dushko Ristiqit për përjashtimin, pëkatësisht mbi 7 muaj pas suspendimit dhe asgjë nuk ishte përmirësuar as rreth problemit konfrontues Hamit drejtori në njerën anë Kolektivi i përfaqësuar nga Pleqësia e OTHLKJ e Qendrës shkollore, në anën tjetër dhe as rreth përjashtimit tonë që ishte kërkesë energjike e Komitetit.

Në të vërtetë, Komiteti me Dushko Ristiqin në krye që kishte kompetencë e detyrim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, të cilën vetë e kishte nisur e komplikuar,kishte para vetes këto tri propozimalternativa:

E para, kërkesa e kolektivit të Qendrësm përfaqësuar nga OTHLKJ që nënkuptohej: Komiteti komunal i LKJ të Prishtinës të ndihmojë në shqyrtimin e problemeve që kishte krijuar drejtori i Qendrës Hamit Maloku shkaktuar me disa gabime e moszotësi të tij, të japë llogari, t’i pranojë gabimet e të përmirësohet, apo të largohet nga posti i drejtorit. Nuhi Veselaj i suspenduar pa kurrfarë faji të kthehet si punëtor i rregullt dhe deri sa të zgjidhet drejtori i ri të ngarkohet si dy herë më përpara ushtrues i përkohshëm i postit të drejtorit deri sa të normalizohet gjendja me zgjedhjen e drejtorit të rinj.

E dyta, Komiteti, veç kishte në fuqi alternativë tjetër: Hamit Maloku të mbetet drejtor, Nuhi Veselaj të pëjashtohet nga BP, nëse ende vazhdon bojkotimi vazhdon  Qendra shkollore të  vendoset në administrim të dhunshëm, me detyrë që të spastrohet kolektivi, jo vetëm nga Nuhiu, por edhe nga të gjithë ata që iu kanë kundërvënë propozim-vendimit të Komitetit.

E treta, në opinion ekzistonte edhe një alternativë tjetër. Me që gjendjae stutus quo është e patolerueshme, zgjidhja është e mundshme të zgjidhet pa konfrontim Komitet/ Qendër (OTHLKJ-kolektiv): Hamit Maloku të tranferohet në një vend pune që i përgjet, ndërsa Nuhi Veselajt, he për he mbetet i larguar nga procesi mësimor, por të shfrytëzohet për përmirësiminn e gjendjes brendapërbrenda kolektivit, dhe obligohet të bashkëpunojë me Komitetin, si edhe Komiteti obligohet t’i sigurojë pënësim adekuat.

Kështu, sipas alternativës së tretë unë gjithsesi duhet ta ndihmoja në zgjidhjen e status quosë apo të kontestit Komitet / Qendër (OTHLK e kolektiv), duke kontaktuar drejtpërrejtë me Dushko Ristiqin.

Sidoqoftë, unë duhet të paraqitem te Dushko Ristiqi, i cili jo si më parë po tashti mund të jetë i informuar më mirë për mua, nga disa burime, edhe nga serbë e shqiptarë nga Qendra e nga të tjerë dhe ndoshta nuk do të jetë energjik për përjashtimin tim nga BP sim ë parë.

2) Vizitë -takimi dhe biseda me Dushan Ristiqin në zyrën e tij

në Komitetin komunal të LKJ -Prishtinë

Këtu pas meditim- sihyrjes do të bëj fjalë, së pari çka dija për Dushko Ristiqi, së dyti si u zhvillua biseda boblemore në zyrën e dhe  së treti, pse ndodhi refuzimi i propozimitë Dushkut

Meditime-sihyrje

Deri këtu konstatuam se Suspendimi kurrnjë të mirë askusjt nuk i solli, vetëm unë e cilësova për vete “fat në fatkeqësi”, pasi këtë vacuum, mbi një vit, e shfrytëzova për studime pasuniversitare, por këtu po prërmend edhe një rrugë tjetër ngushëllimi apo si e kam prërjetuar e shfrytëzuar po për papërshtatshmëri politike ndarjen me dhunë nga mësimi me filloristët. Atë ndjesi nostalgjike e kam shprehur në krjimtari letrare në vjersha e tregime kushtuar grupmoshave të caktuara sipas 8 klasave të shkollëa fillore, si dëshmi veprimi kam dy vepra atkohë të sapo botuara, Miklime dhe Rrezet e Ylberta, të cilat edhe u vlerësuan edhe si literaturë. Kisha në dorëshkrim të skicuara edhe gjashtë vepra të tjera përshtatur sipas klasave të fillores, d.m.th., sipas grupmoshave. Prandaj edhe kënaqësinë e këputur që sapo e ndjej nga mësimdhënia me nxënësit e shkollës së mesme do të përpiqem ta kompensoj me ndonjë shkrim si përkujtim nostalgjik kushtuar po kësaj grupmoshe adoleshente. Kuptohet mësimdhënia e drejtpërdrejtë nuk mund të krahasohet me efektine krjim,tarisë letrarwe, sepse një vjershë cilësore nuk shijohet vetëm nga një klasë, po ajo shtrihet më gjerë, siç ndodhi me disa tekste të vjershave të mia që i shfrytëzuan kompozitorët për këngë për fëmijë. Me fjalë të tjera mësimdhënia m’u ndalua, por krijimtaria nuk mund të më ndalet dot, por edhe në krijimtari ndikojnë rrethanat. Në të vërtetë, pasi po thonë takoje patjetër Ristiqin dhe kërko me ta kthye të drejtën e mësimdhënies. Një mendje tjetër më hotë se nuk ishte aq e domosdoshme, sepse fundi i fundit njeriu i pushtetit udbashi përherë mbetet me logjikë dominuese ndaj vartësit dhe si mjet ka dhunën, andaj çka ka mendjen me bë në atë drejtim do ta bëjë. Po nëse është pajisur me veti politikani profesionist, atëherë ka fituar veçori merimange dhe është drojë që me fjalë të lidhë në rrjetin e vet. Dhe së andejmë mund të të hajë si mizën e lidhur kur të dojë. Një përvojë të tillë djem të lidhur si në rrjet marimange e kam të vërtetuar me dy të rinj, si daja të mi, në Suharekë, të cilët nuk jeojnë më. Po edhe në Ferizaj, kujtoj dy shokë të mi që pranuan bashkëpunim me merimangën udbashopolitikane (i kosharsi dhe tumiqinsi), të cilët ikën para kohe në botën tjetër. Megjithatë vendosa ta takoj për hir të kolektivit, jo ta shpëtoj vetveten, sepse unë isha përgatitur për goditje breshëri, sepse e di se breshëri e thyen vapën dhe pas tij mbetet freski e fllad dhe nga atokokrra breshëri menjëherë bëhen ujë., i cili ripërtërinë jetën. Jam i vetëdishëm se breshëri shkatërron, por megjithat është më fitimsjellës se vapa që thanë gjithçka, edhe shpresën.

Fundi i fundit kisha bindjen se Dushku momentalisht më shumë mëni kishte ndaj Hamitit si argat i keq, i pazoti dhe ndaj Ramadan Seferajt e shokëve të tij të padëgjueshëm, të cilët guxuan ta refuzonin. Në anën tjetër ai ndaj meje ishte me fitim, pasi më kishte larguar nga nga kontakti me nxënës e shokë, por mbase ai nuk e dinte që unë atë fatkeqësi e shfrytëzoja si fat.

Po thonë,se Dushko Ristiqi paska në dorë fatin tonë. Atë nuk e kam mik, sepse ai si armik urdhëroi Suspendimin, po jashtë dëshirës së tij Zoti me shokët e mi më ndihmoi që atë fatkeqësi ta shndërroj në fat. Jeta është vetë mister. Fatit nuk i dihet. Vërtet, në bisedë me të nuk di si do t’i ndihmoj vetes dhe shokëve në këtë luftë për me shpëtue nga kthetrat e këtij regjimi që ky po e përfaqëso, pa i pasur kurrfarë borxhi. Misteri mbetet çfarë mund të bëj unë për mos me na mbetë shpresa vetëm te ndihma e Zotit, i cili të meson: Më mirë e ruan dinjitetin tend, kur t’i njohësh mirë, si mikun si armikun.

1. Çka dija për Ristiqin

Është me vend këshilla që që gjatë punës më së miri njihet edhe miku edhe armiku. Unë Ristiqin nuk e njoh ose fare pak e njoh dhe si e sa e njoh dhe atë me të dëgjuar do ta shpreh më poshtë në disa pika:

Së pari, në opinion po flitet se momentalisht Dushan Ristiqi si ishudbash tash paska dale në skenë si politikan, madje më i preferuari i Beogradit dhe me ndihmën e autorizimin nga Qendra republikane qenka dërguar në Kosovë, andaj shumë lehtë po e ngrehka për hundësh cilindo nga udhheheqësit tanë që nuk i bindet. Po si do që të jetë ai si politikan do të ketë punë me fadilistë e ë tjerë, legalë e ilegalë që e thyen paksa kulaçin, kur lejuan me u kërkua botërisht Kosova republikë që u mjaftuan prej zorit Kosova me Kushtetutë. Pra Dushku nëse është politikan i kalibrit të madh ka punë me politikan të mëdhenj me ngjitë atë Kulaç, jo me mua, sespe unë nuk jam udhëheqës, jam shumë i vogël, madje siç thuhet nuk jam as mizë as plesht që ta bezdis, trupin e politikës serbo-jugosllave, jam vetëm një buburrec punëtor, që punoj për familjen time, po natyrisht i urrej përbindëshit që ma nëpërkëmbin jetën dhe nuk më lejojnë ta gëzoj në shtëpinë time as kokrrën e grunit që më takon sipas të së Drejtës hyjnore. Këtë kërkesë e kam për bisedë me këtë politikan, i cili tash si profesionist nuk duhet me humbë kohë në punë buburrecash, mizash e pleshtash, ngase ka punë vërtet më të mëdha. Ai mllefin më të madh duhet ta ketë për ndonjë “kiks” ndaj politikanëve të lartë, jo kundër meje, si qe shprehur në zyrën e drejtorit të Qendrës para dy vitesh. Ajo ishte më fort punë pa mend të një politikani, apo jo?!

Së dyti, solla në kujtesë konkretisht atë që shkretoi për mua në drejtorinë e Qendrës para një viti, kur më quajti, pa moral, peder pa më njoftë fare. Kush e paska dhënë këtë pasaktësi, këtë dezinformatë? Për këtë bisedova një shok fadilist që di e punon prap e mbarë. Ai më tha se ndoshta ai ishte autori. Sepse sa isha në pupa, zëvendës drejtor e lektor në Radio Prishtina, Një kushe bukuroshe si gejshë profesioniste (Jasna) që paskan pasë marrë detyrë me më përvetësue, duke ma dhurue kënaqësinë që vetëm ajo ditka me ia dhënë parnerit, unë as që e paskam “fermatë”, nuk e pakam përfillur fare, andaj ajo për që nuk ka mujtë me krye detyrën qenka arsyetuar në bazë se Nuhiu ishte nacionalist ekstrem, urren çdo gjë serbe. Ndërsa ky shoku për me më mbrojtë nga etiketimi armiqësor “nacionalist, paska hënë: Nuhi nuk është aspak anmik nacionalist po është pedofil, (peder). Prandaj mund jetë shënuar ajo nofkë plus në dosjen që e kanë organet, prej të cilave qenka informuar Dushku. Sidoqoftë, Dushku, me këtë të thënë para shokëve që më njihnin poshtëroi autoritetin e vet. por s’kishte kush ta çorientonte nga objektivi për përjashtimin tim nga arsimi, siç doli edhe në gazetën Rilindja si akt i përfunduar qënë fakt i kishte mbetur UDB-së pa realizuar përfundimisht, nisur që para dhjeta vitesh, sidoqoftë, diçka ndjeja se do të ndodhë.

Së treti, për Dushko Ristiqin nuk e di nga është, por rastësisht vite më parë pata dëgjuar nga një opojas që i tregonte një shokut të vet me eufori se një udbash, Dushko Ristiq ishte merakli i mishit të viçit të pjekur më hell dhe këtë e kishte vërejtë në një rast gostie me rastin e pranimit të disa të rinjve në LKJ, kuptohet agjentë në zonat kufitare me Shqipërinë, që sipas këtij fakti kuptohet se ai kishte pasë në dorë situatën në zonat kufitare të Prizrenit dhe të Gjakovës.

Së katërti, nga kolegu im i degës, prof. Fadil Raka, kam dëgjuar që ky sa ishte kryetar komune në Kaçanik, Dushko Ristiqi e kishte vizituar jo rrallë dhe përherë e paska pas përshëndetur shqip: Qush je shoku kryetar, kurse ky ia paska kthyer mirëseardhjen serbisht. Kuptohet të dytë për politikë e kanë përdorur gjuhën e njeri-tjetrit, ai me qëllim të sigurojë qetësinë politike të terrenit në shtetin e vet, ky ta gëzojë paqen në popull dhe karrierën.

Së pesti, në 20 vjetorin e maturës sonë në Shkollës normale të Gjakovës 1952/1972 pata nderin që me veturën time nga Prishtina t’i bartë atje tre profesorët tanë: Beqir Kastrati, drejtor e mësimdhënës, Ramadan Jusufi, profesor i gjeografisë dhe gjirokastritin e nderuar Nexhib Habibaj, ligjërues i filozofisë marksiste. Në udhëtim e sipër më kujtohet që z. Nexhip e lavdoi një sekretar të rij të Komitetit komunal të LKJ të Prishtinës që sa ishte kthyer nga Beogradi, i quajtur, Dushko Ristiq, i cili në lagjen ku banonte ky, ua paska mbyllur gojën disa serbëve, nacionalistë të dalluar që kundërshtonin haptas rrëzimin e Rankoviqit dhe ishin kundër lirive të tepërta që u kishin dhënë e po u jepnin shqiptarëve. Kështu ua tërhoqi vërejtjen që të jenë të qetë se partia e ka në dorë serbët e shqiptarët dhe krejt Jugosllavinë unike.

Së gjashti, kisha njohuri se pikërisht ky Dushko Ristiq, mbase ndër të vetmit nga serbët si udhëheqës i dalluar nga Kosova ishte nënshkrues i Momerandumit që kishte përgatitur Beogradi kundër avancimit të autonomisë së Kosovës, i cili nga ky kryeudbash që ishte konvertuar në politikan dhe ishte njeri ndër koordinuesit e punëve politike në Serbi: Beograd–Prishtinë-Novisad, i cili konsiderohej dorë e forte e politikës beogradase në Kosovë.

Së shtati, mesa e kuptoja, ndërlidhur me pikën e mësipërme, pikërisht këtij kryeudbashi Serbia i paska dhënë kompetenca që me të kthyer në Prishtinë (Kosovë) si politikanë të qetësojë serbët e revoltuar dhe nj[ëherazi ka për detyrë me i urtësuar fadilistët që assesi mos të guxojnë me kërkue ndarje nga Serbia.

Së teti, isha në dijeni se dikush nga hetuesit me mbiemrin Shushka, qënka dërguar zyrtarisht nga shokët e Dushkut, me marrë hetime për fletushkën dhe me marrë vesh asyen pse më mbronin në Qendër shokët serbë e shqiptarë dhe sigurisht në atë vijë hetuesie ai nuk paska gjetur fakte që të shërbenin për denoncim penal, prandaj isha i sigurt se Dushku do ta ketë kuptuar se adhuruesit e sistemit vetëqeverisës tash pas atmosferës post brioniane, sidomos intelektualët tanë të rinj do të jenë më vetvetja më të guximshëm dhe do të kenë më shumë mbështetje në ligjshmëri dhe nuk do të shërbejnë e veprojnë verbërisht si përpara sipas direktivës alapartiudbashe, siç ishte fjalë-urdhëri gjykacit: Gjeje nenin, pragrafin dhe denoje sa të them unë, ngase në atë kohë ashtu ndahej drejtësia për shqiptarët e padëgjueshëm, por që mjerisht ende ka mbetje serbofilësh në vende kyçe te ne, prandaj, pork a edhe nmdryshime, së këtejmi mbase Ristiqi do të ketë ndryshuar mendim, apo jo, gjë që  do të shohim nga ky takim.

2. Nga biseda me Ristiqin në zyrën e tij

Kështu me këso mendimesh, nuk po më kujtohet data, por ishte nga mesi i shkurtit të viti 1973, para orës 11, arrita në ndërtesën e Komitetit komunal të LKJ të Prishtinës. Në zyrën e pritjes nëpunësi ma mori emrin dhe bëri njoftimin. Më tha se ky sekretar është ndër sekretarët më pedantë, më i rregullt, më punëtori se të tjerët që ka pasë ky Komitet. Dhe vërtet fiks pas pesë minutave doli vet Dushani më përshëndeti shqip me emër e mbiemër, si me pas qenë i informuar për vizitën time dhe më shoqëroi në zyrën e tij.

Unë menjëherë kalova në temë pa u ulur në karrige: “Unë jam Nuhi Veselaj, shoku Dushko që më keni goditur pa hak. Unë jam njeri punëtor, nuk merrem me grupacione, nuk luftoj për pozita. Ju lutem më ndihmoni që të jem i lirë me hallet e mia familjare dhe të kthehem në punë si profesor. Nuk dua të jetoj si parazit. Unë tash 10 vjet asgjë nuk kam punuar jashtë vijës së LKJ dhe hijes së drejtorit që më akuzoi pa hak. Nëse ke gjetur ndonjë gabim në punën time ju lutem ma thuani”

Nuk di a më kuptoi apo jo, pasi fola shqip, por ndërkohë më fort flisnim serbisht. Pas pak ai filloi me më testue. Po dhe unë me kujdes atë. Nuk di ku e kishte cakun. Më pyeti ndër të tjera për Sadri Fetiun. I thashë se ai si djalë i partizanit të vrarë në Dalmaci, si jetim me sa di është shkolluar në Prizren me ndihmën e Shoqatës së luftëtarëve. Më pyeti për Ramadan Seferajn, i thashë, tash gati një vjet nuk e kam takuar, por sa kam punuar me të e njoh që është treguar komunist i devotshëm i vetëqeverishes, qan Jugosllavia e LKJ për luftëtar të tillë të guximshëm besnikë. Më pyeti edhe për profesorët Mehmet Rukiqi e Isa Demaj. I thashë se nuk i njoh, sepse ata janë pranuar kur unë kam qenë i suspenduar. Më pyeti edhe për Hajdin Gashin, i thashë për të pyete Hamitin se mesa di janë shokë të një dege –gjeografë. Më pyeti edhe për Nezir Gashin. E njoh - i thashë,- që nga fillorja deri tri vjet të Normales së Gjakovës ishim shokë shkolle. Ai nuk e pati krye Normalen. Para meje pati dale mësues. Më 1952 të dyve na kanë burgosur për një ditë. Nuk jam takuar më me të, sepse mua më liroi gjykata si nevin, të pafajshëm, ndërsa atë e denuan. Unë Dushko, vërtet nuk kam pasur asnjë gabim… Kao mladiq burne mašte, mozhda sam brbljao nešto bez veze, ne promišljeno, to je vrlina svakog pesnika. (Si djalšsh me fantazi të bujshme, ndoshta kam llomotitë pa lidhje, pa menduar, kjo është veti e çdo poeti) Po ju pyes, më thuani, çfarë gabimi kam bërë tash mbi 10 vjet që më përjashtove nga LKJ?! Ai më dëgjonte vëmendshëm. Nga fundi i bisedës doli te Hamit Maloku. I thashë Hamiti s’ka bë mirë që më ka akuzue pa kurrfarë të drejte për me i mshehë dobësitë nga pazotësia e vet. Ai më shumë ka pasë përgjegjësi, por edhe lavdërime për fletushkën e shkollës. Unë kam pasur vetëm mund, punë. Ai gënjeu për mua.

Dushku më tha: Hamitin vërtet doli nesposoban i varalica (i paaftë e mashtrues) - dhe duke më shikuar në sy, më pyeti: A po bëhesh direktor!? Ostranimo Hamita i celi ološ neposlušnih (Po e largojmë Hamitin dhe krejt llumin e të padëgjuesve). Mbase duke menduar se kishte qëlluar shenjën, m’u afrua edhe më tepër, si me dashtë me më falë diçka. Ishte në pritje, duke menduar se do ta falenderoja që Hamitin e quajti si edhe unë: të paaftë e mashtrues. Gjoja se nuk e dija se Hamitin kundër meje e kishin kurdisur e përlyer ai, dhe tash po do me më përlye edhe mua kundër tij e krejt llumit të padëgjueshmëve, që dihet se cilët ishin kundështarët e Hamitit edhe të Dushkut

Në sekond, m’u kujtua tërë ajo histori dhe lufta jonë kundër ish drejtorit Dushan Pavlloviq, i cili pengonte për diçka tjetër, jo për ulje cilësie e mosorganizim si ky i tashmi i quajtur Hamit Maloku. Me fjalë të tjera tash kishin ndryshuar raportet. Shkollës vërtet i duhej një drejtues më i autoritetshëm e kreativ dhe gjithsesi më me invension e dije se Hamiti, i cili u bë përçarës i kolektivit, dhe kështu për faj të tij më zuri taksrati jo vetëm mua, po druaj që do të përjashtohen  nga shkolla e tërë ajo ajka e punëtorëve entuiziastë që Dushku i quajti llum (ološ), andaj tani duke e përdor fjalën time si armë po pa krismë - i thashë:

- Jo, Dushko, unë nuk jam për drejtor. Jam poet i fëmijëve, kam gjeste fëmijnore.

Ai përsëri insistonte. U mundua me ma mbushë mendjen se do të kem kompetenca, do të kem shans të rehabilitohem, do të jem nën mbrojtje, por lypset një bashkëpunim i sinqertë. Unë mbrohesha. Më në fund i thashë. Gati 20 vjet kam mësue e kam punue për mësues e kam më lehtë mësues se drejtor. Edhe ti Dushko, ke punue shumë në UDB do ta keshë shumë vështirësi tash në politikë.

Ai nuk e priti këtë përgjigje, shprehje me kuptim metaforik sankrastik, që doja ta kuptonte si shprehje naïve, të një njeriu pa sherr, po ai e kuptoj ashtu siç ishte me të vërtetë. Ishte një provokim, që për një njeri që ishte në dilemë kishte kuptim therrës, ishte pjesë e luftës që vret më shumë se pushka, sepse mjell dyshime e parademoralizim të njeriu që e ka zgjedhur ose i kanë caktuar detyra në fushën e vështirë të politikës, qetësimin apo vazhdimin e mbajtjes si rob të një populli, siç ishin shqiptarët në Kosovën, koloni e Serbisë, po së pari për t’ia arritur qëllimit, forcimit të status kuos të asaj kolonie lypsej gjunjëzuar politikisht udhëheqësit e saj, që më së miri arrihej duke gjetur njerëz, të rinj po edhe të moshuar, njerëz servilë të atij populli, karreristë e paralakmues, fitim pa mundim, siç më kishte shenjëzuar mua, njohës i rrethaneve në Serbi-Jugosllavi dhe Shqipëri (e cila për mendimin tim aso kohe ishte virgjine karshi politikës serbojugosllave). Po kur e pa se nuk po i nënshtrohesha ai menjëherë reagoi me nervozizëm, duke e ngritur zërin në serbishte me fjalët:

- Nuhija, ti igraš vatrom! Ti ne?eš da saradjuješ snama! Igraš vatrom! Ti si zaista strašan i opasan neprijatelj! To ?es da o/setiš! To ?eš da vidiš (Nuhija, Po luan me zjarrin, Ti nuk po do me bashkëpunue me ne, Ti po luan me zjarr! Vërtet je armik i madh, i hatashëm dhe shumë i rrezikhëm. Ke me ndje. Ke me pa!).

-Jo bre Dushko unë nuk mundem me qenë neprijatejl. Ja sam de?ji pesnik Neman ni trunke neprijateljstvka ni mržnje u sebi, a pogotovu protiv srba sa kojima sam se rastao! (…nuk jam armik, unë jam poet i fëmijëve. Nuk kam asnjë shibël armiqësie e urrjetje sidomos ndaj serbëve me të cilët jam rritur!). Kakvu saradnju ho?eš, Evo dokaza: Deset godina služio sam bez nijednog kiksa. (Çfarë bashkëpunimi po do. Ja dëshmia: mbi dhjetë vjet i kam shërbye këtij pushteti pa asnjë “kiks”) - dhe u ngrita me dale jashtë. -Ti odbijaš saradnju sa mnom. (Ti po refuzon bashkpunimin me mua) - m’u duk se e ndjeva kah e mbylla derën.

3. Pse e refuzova postin e drejtorit të Qendrës, propozim i Ristiqit

Pra, pa kërkuar leje, as falje, pa e arsyetuar keqkuptimin si e kuptoi ai, pa e pritur as fjalën e fundit, mbase edhe kushtin: nëse do të pranoja bashkëpunimin, çka do të fitoja tjetër, pos postit të Hamit nesposobanit, dola në rrugë, duke e lënë shumë të nervozuar. Në vetvete këtë e quaja sukses lufte, bashkangjitur faktit qe mbi një vit ai u përpoq pa sukses me më përjashtue nga BP dhe nuk mundi, pikërisht nuk mundi në saje të shokëve të kolektivit si Sadri Fetiu, Ramadan Seferaj e të tjerë që i quajti ološ, neposlušni (llum të pandëgjueshëm) dhe sot e pati edhe një dëshprim tjetër, që nuk mundi me më bë vegël për me i shkatërrue ata dhe me iu hakmarrë dhe Hamitit për tradhëtinë ndaj meje, ku e kishte futur vetë Dushku me lukuninë e tij.

Po edhe tash në ecje e sipër, në çaste nuk e arsyetoja plotësisht  si mizën veten, propozimi i tij ishte në të mirë të mirëqenis së familjes sime, dhe si të ishin kushte normale, siç thuhet, duhej ta falenderoja, duke i puthur duar e këmbë, ndërsa unë bukëshkali nuk e fermata, e refuzova duke e lënë zemërplasur. Është e vërtetë, se Dushku nuk u paraqit si udbash as si politikan autoritar, por si përgjegjës që kërkonte ndihmë. Donte ta zgjidhte çështjen në mënyrë të qetë dhe njerëzishëm. Ai vetëm pas këtij refuzimi fjalën time e quajti luftë, lojë me zjarr, d.m.th., veprim i rrezikshëm imi, që është e vërtetë, por do të dëshiroja të jetë gangrenë për tërë përkrahësit e regjimit sadist serbosllav. Unë nuk mund të sillesha ndryshe. Kur them kështu kam parasysh faktin si thuhet: hec e besoj qenit të huaj se nuk të han apo merimangës që nuk të mbështjell të rrjetin e vetsi mizën!, madje a do të më lejonte karakteri me pranue verbërisht ofertën që jepte me u kuptue që unë gjoja paskam luftuar e intriguar për me i zënë postin e drejtorit shokut me të cilin kemi punuar bashkë një vit, synim ky, të cilin tash po e arrij me ndihmën e Dushko Ristiqit!!??

Në të vërtetë, Dushku, nga nervozizmi e tha një të vërtetë të madhe që mund ta ketë hasur të shënuar më parë në dosjen time nga hetuesia, ngase vërtet në shumë raste ai shërbim titorankoviçist, ka tentuar me më bë për vete, për me i shërbye atij regjimi, por siç e pohon apo më mire e verifikoi Ristiqi me fjalët “Ti nuk po do me me bashkëpunue me ne (Ti ne?eš da saradjuješ sa nama), del shumë e vërtetë, ngase unë ashtu kam vepruar me bindje të plotë, sepse ashtu jam edukuar nga rrethi familjar dhe qysh në shkollë të mesme 1951, kam qenë i betuar me shpirt dhe organizativisht për mos me i shërbye armikut shekullor, po me luftue rëgjimin e tij në çdo rast, por kjo nuk do të thotë që mos të bashkëpunosh në të mirë të shkollës shqipe që ta ka lejuar ai regjim. Pas kësaj avarie bashkëbisedimi isha i vetëdijshëm se do të jem më keq i sulmuar se deri tani dhe parapritja goditjet, të cilat edhe i përjetova, sa me vuajtje jezui, e sa me paepje luftëtari, le të vlerësohet.

(vijon)