E shtune, 04.02.2023, 06:19 AM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Kryeministri Rama kerkon falje!

E merkure, 20.07.2022, 06:41 PM


Kryeministri Rama kerkon falje!

Nga Enver Bytyçi

- Me falni per kanabizimin e Shqiperise! Ne fund te fundit e dorezova ministrin dhe e mbylla ate faj!

- Me falni se u talla me kushtetuten, me kushtetuesen, me opoziten, me presidencen, me te gjitha institucionet e shtetit! Ne fund te fundit ky jam une! Nuk e dua institucionalizmin! Mund te drejtoj me akte normative!

- Me falni se kooptova ne parlament, ne administrate e ne qeveri mafien, tafikantet, vrasesit, perdhunuesit, hadutet e shtepive dhe te makinave! E bera se isha i painformuar! Nuk ka mundesi qe si kryeminister t'i di bemat e gjithesecilit!

- Me falni qe bera ligje te posacme per t'u dhene prona oligarkeve! Ata e kane fajin, sepse me joshen me nje pjese te majme parashe!

- Me falni qe e dhashe Shqiperine dhe qeverisjen me Partneritet Publik Privat! Ne fund te fundit keshtu mendova - Shteti nuk eshte i afte sa privati!

- Me falni se me urdhera verbale e akte-normative, ne kundershtim me ligjin e kushtetuten, prisha me mijera shtepi banimi, me qellim qe t'u jap disa mundesi per fitim sipermarresve afer meje! Ishte gabim, por ama nje gabim i domozdoshem!

- Me falni se nuk e di qe Serbia eshte armiku i Kosoves. Ne fund te fundit i besova presidentit te Serbise, kur ai me thoshte se problemi nuk eshte Serbia, problemi eshte Kosova!

- Me falni se punova per ndarjen e Kosoves! Doja qe te zgjidhja konfliktin me Serbine. Per mua ishte me mire qe te jepnim territore e te mos grindeshim vazhdimisht!

- Me falni qe nuk kam reaguar kur gjate darkave me sipermarres te huaj zevendesi im ka kerkuar pjesen e "tortes" ne investim! Mendoja se bente shaka!

- Me falni qe nuk shkoj asnjehere ne zyre, vetem kur pres Merkelin, Ursulen, apo ndonje personalitet te huaj! E kam bezdi zyren. I kam bezdi dhe mbledhjet e qeverise. Nuk shkoj se me dhemb koka! Me me qejf shkoj n'cenef, sesa ne zyre!

- Me falni qe shaj, bertas, fyej, shqyej dhe ndeshkoj kedo qe me del perpara e me kritikon, opoziten, gazetaret, etj. Nuk do te perseritet me! Por vetem nese ata nuk me kritikojne me!

- Me falni se ju kam genjyer per cdo gje 20 vjet radhazi, si kryetar bashkie, si kryetar opozite e si kryeminister i vendit! Por kete shkolle kam bere te Sorosi! Nuk di te them te verteta!

-Me falni se ju kam vjedhur me e pa patronazhiste! Une e kam ves vjedhjen, sidomos ate te votes! Nuk me del shpirti po nuk vodha!

- Me falni se ju percave e ju bera pike e pese! Jo vetem ju ketu ne Tirane, por edhe ata ne Kosove, ne Maqedonine e Veriut, ne Mal te Zi, ne diaspore, kudo ku ka shqiptare! Ju percava me Open Balkanin e me lloj iniciativash pro-serbe e pro-ruse! Por keshtu mendonte edhe Aleksander Vuciq. Pra nuk eshte vetem faji im! Eshte edhe faji i presidentit te Serbise!

- Me falni se bashkepunova me Dalinen e Sorosin per ta shpallur Sali Berishen non-grata! Nuk e dija se po ringjallet e po ngrihet si feniksi per ta rikthyer opoziten! Ne fund te fundit vetes ia futa me kete gabim qe kam bere!

- Me falni qe 600 mije shqiptare i perzura nga vendi dhe e zbraza Shqiperine nga forca me aktive e punes! Por do ta zgjidh ne te ardhmen. Do t'i zevendesoj me indiane, afrikane dhe bangladeshas!

Me falini, me falni per njemilion te zeza qe ia kam bere ketij vendi e ketij popullit! Aman me falni, vetem nga pushteti mos me rrezoni! Se pushteti me jep para dhe me para rikuperoj pushtet! Prandaj dhe kerkoj falje, nuk jap doreheqje!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora