E enjte, 28.03.2024, 12:13 PM (GMT)

Mendime

Aristidh Kola merr titullin e lartë 'Nderi i Kombit'

E marte, 19.07.2022, 07:30 PM


ARISTIDH P. KOLA MERR TITULLIN E LARTË "NDERI I KOMBIT"

Kemi kënaqësinë të njoftojmë opinionin publik, tërë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, popullin e Kosovës dhe veçanërisht bashkëkombësit arvanitas - arbërorë në Greqi dhe në Itali, se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me Nr. Dekreti 13816 datë 18.07.2022 i akordoi Aristidh P. Kolës (pas vdekjes) titullin e lartë "Nderi Kombit".

Përcjellim dedikimin shoqërues të këtij dekorimi të merituar:

"Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm, si personaliteti më i madh arvanitas i shekullit të XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë, mbrojtës i zjarrtë i rrënjëve të lashta të identitetit arvanitas dhe arbëror.

Me mirënjohje për vullnetin, këmbënguljen, sakrificën dhe kurajën e lartë, duke u bërë model i intelektualit të pashembullt kurajoz, thënës unik i të vërtetave, luftëtar dhe mbrojtës i kulturës, gjuhës, prejardhjes dhe historisë shqiptare."

Në emër të grupimit "Miqtë e Aristidh P. Kolës"

Albert Zholi

Aristidh Kola, vepra e një shqiptari që koha e lartëson Janë 21 vjet që nuk e kemi më Aristidh Kolën, shqiptarin me gen dhe atdhetari, që kur ndërroi jetë më 11 tetor 2000. Ishte një ditë e trishtë ajo kur u përhap lajmi jo thjesht të një vdekjeje, por të një ikjeje nga skena arvanitase e një njeriu që mbrojti si askush të drejtat e tyre të origjinës shqiptare. Ai ishte edhe studiuesi, edhe atdhetari, edhe arvanitasi i shquar dhe vepra e tij do të jetë modeli i mbrojtjes së të drejtave të arvanitasve në Greqi. Aristidh Kola, lindi më 8 korrik 1944 ne Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga arvanitas. Studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ne 1983 përfundoi librin e tij të famshëm, "Arvanitasit dhe origjina e grekëve", që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit. Aristidh Kola botoi revistën tashmë të njohur, "Besa", si dhe revistën tjetër periodike "Arvanon". Ketu ai  botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri "Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit", i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët Korsikës. Ne vitin 1999 Aristidh Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së. Ai iu kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje Aristidh Kola u sëmur krejt papritur më 24 maj 2000 dhe të mërkurën e 11 tetorit 2000, jeta e tij u shua duke lënë pas gruan Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano si dhe veprat që shkroi dhe e bëjnë emrin e tij të pavdekshëm në historinë e arvanitasve që është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Për kontributin e tij të veçante për çështjen shqiptare ai është dekoruar nga Presidentet Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani. Në vitin 2004  kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i  dorëzoi  zonjës  Nansi Kola (gruas së Aristidhit), një  fletë  mirënjohje    Qeverisë së Kosovës  për veprën dhe aktivitetin e  bashkëshortit të  saj, Aristidh Kola, në  mbrojtje të të  drejtave    popullit të Kosovës. Pas kësaj, Kuvendi  Komunal i qytetit të Skënderajt, i akordoi  arvanitasit Aristidh Kola, titullin "Qytetar Nderi i Skënderajt". Ka pasur një tendencë të vazhdueshme për ta rivrarë herë pas herë Aristidh Kolën. Vrasja e dytë e Aristidh Koles po vazhdon intensivisht  pas 11 tetorit 2000, për të varrosur bashkë me trupin edhe veprën e tij. Por ndërsa politika dhe media me vetëdije apo jo  po lejojnë vrasjen e dytë të Aristidh Kolës, ne nuk duhet të rrimë duarkryq. Diskutimi për veprën e tij në internet dhe disa video të atdhetarëve shqiptarë në "Youtube" janë të  lavdërueshme, por te pamjaftueshme për të ndaluar vrasjen e dytë që po i behët veprës së tij. Duhet bërë më shumë se kaq nga shteti shqiptar dhe miqtë dhe të njohurit e tij që ia lexuan veprën, që ia dinë angazhimet e mëdha, se në të kundërt nuk do të mundemi ta ndalim vrasjen e dytë të Aristidh Kolës. Shpallja "Nder i Kombit" i Aristidh Kolës nga atdheu i tij dhe presidenti Ilir Meta do të ishte një ndalesë e rëndësishme e vrastarëve të kësaj figure potenciale shqiptare mes arvanitasve në Greqi. Por edhe një shtatore e madhe në nderim të këtij personaliteti virtuoz që diti të mbrojë dhe sensibilizojë të drejtat e arvanitasve do të ishte në nderin e çdo shqiptari. Ndoshta është bërë pak në këto 20 vjet kur ai mbylli sytë, por figura e Aristidh Kolës zë një vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare që do të duhej të studiohej nga akademikët tanë dhe të ishte një program për nxënësit e shkollës parauniversitare që brezat të kuptojnë se atdhetarizmi i arvanitasve kanë si përfaqësues në kohët moderne Aristidh Kolën. Por më shumë se kaq, Aristidh Kola ka një qëndrim të tijin për Çamët dhe Çamërinë si shqiptarë të Thesprotisë së sotme, kur ka pohuar se : "Shumica e shkrimtarëve grekë e të huaj e konsiderojnë emrin e tyre (në greqisht) "ciamidhes " si një keqshqiptim të "thiamidhes" , që do të thotë banorë të lumit Thiamidhos ( Kallamasi i sotëm). (Nga vepra: "Arvanitasi dhe prejardhja e grekëve") (Aristidh Kola) I nderuar z. President, Duke patur parasysh vlerën e madhe të figurës së studiuesit dhe veprimtarit të madh arvanitas Aristidh Kola, ju propozojmë dekorimin e tij me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Cilësitë dhe tiparet themelore që e kanë kthyer atë një tribun të madh të arvanitëve, të cilat mendojmë se e bëjnë të meritueshme këtë titull janë: 1-Krenaria e tij si shqiptar, e cila e shoqëroi deri në fund të jetës e prej të cilës nuk hezitoi e nuk hoqi dorë kurrë sado presion dhe luftë që i bënin. 2-Guximi për të thënë të vërtetën, për të mbrojtur kulturën gjuhën e traditat shqiptare ndër arvanitët e Greqisë. 3- Dashuria e madhe për atdheun e të parëve dhe popullin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ku ata ndodheshin në botë. 4-Udhëheqës i madh i arvanitasve, veprimtar i palodhur në gjithçka që i shërbente indentitetit arvanitas; organizator i veprimtarive për mbajtjen gjallë të kulturës e traditave të popullit të vet. 5-Përkushtimi i jashtëzakonshëm për ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve të Greqisë për të cilën la cdo gjë, dhe profesionin e avokatit, dhe u mor tërësisht me kërkime e studime në fushën e kulturës popullore dhe historisë. 6-Studiues që solli vepra voluminoze që bëjnë histori, mjaftojmë të kujtojmë "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve", që ka njohur mbi 14 botime dhe që konsiderohet si bibla e arvanitasve, vepër që ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare dhe me fakte historike të ngjall krenarinë e të qenit shqiptar. Edhe "Gjuha e perëndive" është një vepër studimore që sjell argument që gjuha shqipe është vazhdimësi e gjuhës ilire dhe si një gjuhë të cilën e flisnin perënditë e Olimpit, çfarë e bën krenar çdo shqiptar në botë. 7- Publicist i madh, mbrojtës i patundur i kauzës së shqiptarëve në Ballkan, mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, për të cilën shkroi dhe veprën "Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit" Athinë 1995, përkthyer edhe në shqip. 8-Njeriu i paqes, megjithëse luftëtar i madh i kauzës së kulturës dhe dinjitetit të popullit të vet, ai dëshironte që në mes të dy popujve më të vjetër në Ballkan të kishte miqësi e mirëkuptim, sepse vetë popujt kurrë nuk janë burime luftrash ata më së shumti e pësojne prej politikës së mbrapshtë të kastave e qarqeve ekstremiste. 9- Sakrifikoi gjithçka për kauzën në të cilën besonte, pa kursyer asgjë, madje edhe jetën e tij, sepse gjithmonë jetoi nën kërcënime deri me vdekje, por kurrë nuk u zmbraps e kurrë nuk u mposht. 10- Figura e tij madhore, krenaria e tij për prejardhjen shqiptare, është sot një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët e Greqisë, por edhe më tej



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora