E merkure, 30.09.2020, 09:51 AM (GMT+1)

Komente

Nga Amerika në Tiranë, apel që Edvini të mos pengojë hapjen e dosjeve

E diele, 21.12.2008, 01:51 PM


Nga Gazeta 55
 
Ish-të përndjekurit shqiptarë në SHBA kanë shprehur dje solidarizimin me bashkëvuajtësit e tyre në Shqipëri dhe kërkuan miratimin sa më shpejt të ligjit të dosjeve, për çlirimin e institucioneve nga metastazat e Sigurimit të Shtetit. “Edi Rama dhe PS të heqin dorë nga denigrimi i të përndjekurve politikë” - është apeli publik i diasporës shqiptare në SHBA

NEW YORK CITY (NY) – Ish-të përndjekur politikë, të arratisur para viteve të rënies së regjimit komunistë dhe të larguar nga Shqipëria, pas viteve ‘90, duke u solidarizuar me bashkëvuajtësit e tyre, ish të përndjekurit politik në Shqipëri, i bëjnë edhe ata thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë sa më parë ligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë”. Kjo shtresë e persekutuar, e vendosur në SHBA-së, e cila përbën pothuajse gjysmën e atyre që kanë statusin e të persekutuarve, vihet totalisht në krah të ish-të përndjekurve politikë, të cilët dje, kanë dënuar dje zyrtarisht qëndrimin e kryetarit të Partisë Socialiste, duke përsëritur se origjina komuniste e të majtëve nuk mund të mbajë peng ligjin që do të zbardhë krimet monstruoze të baballarëve të tyre. Inkurajim për mazhorancën, që projekti të shndërrohet në ligj në seancën plenare të së hënës, ofrojnë ata, ndërsa kujtojnë se është kjo shtresë cila për ëndrrën amerikane vuajti për më shumë se gjysmë shekulli nën sundimin komunist, duke u pushkatuar, burgosur e internuar, thuhet midis të tjerave në deklarimet e të persekutuarve shqiptarë në SHBA.

Solidarizimi nga SHBA-të

Na duhet ta bëjmë këtë solidarizim, thonë ata, për të treguar mirë dhe dënuar fuqishëm këtë akt denigrues ndaj nesh nga lideri socialist Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ata shprehen më tej se, jemi edhe ne të sakrifikuarit ndër breza për Amerikën, taksapagues dhe nga ata që edhe jetën e kanë dhënë për SHBA-të, ndërkohë që flamurin e “Dashurisë për Amerikën”, tani e kanë marrë dhe e tundin komunistët e Tiranës.
Në këto vite tragjike tranzicioni, për 8 vjet shtresa jonë kemi provuar vetëm shtetin e drejtuar nga komunistët e vërtet dhe të konvertueshëm. Dhe vetëm në këto tre - katër vitet e fundit Shqipërisë po i vjen pakëz "era" demokraci. Shpresojmë se një ditë, do Zoti vjen shpejt,që edhe Shqipëria të shkëputet përfundimisht nga bataku bolshevik i politikanëve të konvertuar, duke krijuar premisat e një ndryshimi të madh, shprehen më tej, në deklarimet e tyre, të përndjekurit politikë shqiptarë, rezidentë në SHBA.
Argumenti qesharak dhe i djallëzuar i socialistëve i paraqitur në parlament atë ditë, dhe deklaratat sharlatane të kryetarit të socialistëve Edi Rama, që krimet e komunizmit t'i krahasojnë me "Gërdecin ose çështjen Fazlliç",  ofrojnë praktikat Ramiziste, janë po ata që së bashku me liderët e tyre të "transformuar", kanë krijuar një realitet tejet të dhimbshëm, jo vetëm për shtresën e të persekutuarve, por edhe për mbarë shqiptarët që e duan demokracinë me të vërtet.
 
Ka ardhur koha e ndryshimit

Kjo gjendje tragjike duhet ndryshuar domosdoshmërish, sepse vitet që kemi lënë pas kanë dëshmuar se kemi ende prej atyre që janë ulur "këmbë kryq" mu në mes të Tiranës. 
Kësisoj ky realitet absurd duhet ndalur njëherë e mirë, nëse vërtet duam demokracinë, duam Evropën dhe SHBA. Duhet që Edi Rama dhe "kallamoqët" që i shkojnë pas të bëjnë sa më shpejt ndryshimin si mentalitet dhe si praktikë, duke nisur kësisoj një rrugë të ndryshme nga ajo që ka projektuar Ramiz Alia Partia Socialist e dekretuar prej tij, vijojnë më tej të përndjekurit politikë.
Koha e ndryshimit ka ardhur, por bijtë e tyre të paktën  kanë rastin më të mirë të mos humbasim kohë me komunistë apo ish-komunistë, byroistë e ish-ministra, të cilët janë edhe sot në parlament dhe kanë qenë edhe në qeveri për 8 vjet. Shqiptarët duan ndryshimin, por kurrsesi nuk mund të kapërdijnë pseudodemokratë byroistë. Shqipëria duhet të shkëputet nga pseudodemokracia e djajve të kuq, që hiqen sikur janë engjëj. Madje me "lot krokodili" nëpër mikrofona radiosh e televizionesh, edhe po na e qajnë hallin edhe po iu "dhimbsemi" se sipas tyre nuk qenkemi dëmshpërblyer.
Është koha për ndryshim dhe jo për konvertim dështakësh. Logjika e progresit pranon vetëm ide dhe njerëz të painkuadruar nëpër skalione rezervistësh PP-istë apo kameleonësh pa dinjitet, sepse tani e 18-vjet kemi provuar çorbën e gatuar nëpër labirintet kriminale të klaneve të diktaturës marksiste. E, sotmja dhe nesërmja nuk mund të pranojë "kulaçët e kërbaçët" e atyre, që na e sollën këtë tragjedi, vazhdojnë me argumentet e tyre për hapjen e dosjeve të përndjekurit politikë shqiptarë që punojnë e jetojnë në SHBA.
 
Bataqet komuniste dhe antishqiptare

Shqipëria për në Evropë, NATO dhe mike me SHBA-së, kërkon identitete të reja, të pa përlyera nëpër bataqet komuniste dhe antishqiptare. Kërkohen njerëz të pa indoktrinuar me ideologjizma antinjerëzore dhe antiprogresive, të pa konvertueshëm lehtazi sipas realiteteve të përftuara. Kësisoj mund të themi pa droje se shqiptarët kanë nevojë më tepër për demokracinë ende të pajetuar se sa për "demokracinë" që na ofron Edi Rama, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruci, dhe tarafi i tyre i zhgyrrysur me krimin 50-vjeçar, kërkojnë të përndjekurit politikë shqiptarë në SHBA.
Më këtë rast ia vlen të përmendet, e të ngrihen disa pyetje!, “Se përse socialistët zgjodhën nga parlamenti t'i kundërvihen me çështje ordinere, një çështje të pastër politike?”, “Përse, është injoruar dhe deri tani nuk merr një pjesë , shtresa që e vuajti këtë persekutim dhe shtresa për të cilën fletë ligji i ri?”, “Përse u shmang komunikimi i lirë i shqiptaro - amerikanëve, për të ngritur ashtu siç i njohin e i dinë të mirat e të këqijat e qeverisë së Shqipërisë?”, “Përse nuk flitet asnjëherë për pronat, për persekutimin 50 vjeçar?”, “Përse të persekutuarit mbeten gjithë jetën të persekutuar nga shpura Enveriste, edhe sot kur shpresojnë se kanë Amerikën me vete?”.
Së fundi kujtojmë atë çfarë ka thënë ish ambasadori amerikan në Tiranë, James Franklin Jeffrey
“Shqipëria, do të ketë sukses në se sheh potencialet të cilat ka Shqipëria, njerëzit të cilët e duan shumë Shqipërinë dhe pozita gjeo-politike në rajon. Shqiptarët, janë krenar se janë shqiptarë por edhe duan shumë Amerikën, ndërsa vlerësojnë diasporën si të suksesshëm në një ambient kaq konkurrues”, ka deklaruar ish  ambasadori Amerikan në Tiranë James Franklin Jeffrey, në një takim promovues me diasporën shqiptare në SHBA-së, përfundojnë reagimin e tyre, të përndjekurit politikë shqiptarë, rezidentë në SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora