E marte, 23.04.2024, 10:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Nxehtësi korriku

E diele, 17.07.2022, 03:08 PM


Nxehtësi korriku

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Unë të thash

Unë të thash:- Hajde vetëm!

Ti më erdhe me tët at.

E, kështu, të them të drejtën

Në takim nuk qeshë rehat.

SE m'u  ul ai përballë.

Më tha:-Ç'kemi, Përparim?

Si për mua të kishte mall,

Si të qe i afërmi im?!

Por dhe unë e ktheva "fletën"

Sikur po luaja në skenë,

Kot më kot vazhdoj bisedën

Se nga mendja qeshë ujem.

Dhe në pyetshi si shkoi takimi?

Siç nisi dhe mbaroi

Atë ditëkorriku Përparimi,

Mbeti me gisht në gojë.

2.Kur pashë Engjëllushen

"... unë Tanushën vet e kam pa,

Ftyra e saj kuq si molla në degë"

Visaret e Kombit

Halili e pa Tanushën dhe u mahnit prej saj

Unë e pashë Engjëllushen dhe nuk e kam kollaj.

SE sytë i ka si dy prushe dhe dhëmbët m'i ka si rruaza

Ç'më bëre, moj Engjëllushe?Nuk e di që vuaj nga azma?

Fytyra e bardhë dëborë, duarët me gishta si biluri

Mend po digjem horë dhe lojti nga mendja burri

Doli mendja nga burgjia, sa vjen e shtrëngon vapa

Më mahniti bukuria.Engjëllushe,  për ty plasa.

3.Mos më thoni

Mos më thoni:- Je i mbajtur, edhe fare nuk ke rënë?!!!

SE veç kokën kam të zbardhur, edhe dhëmbët kam të vënë.

Jo veç dhëmbët kam të vënë, por dhe këmbët po më lënë

Por ca zoga më janë vënë:kakarisin dhe s'më lënë.

Sa më shohin që s'kam këmbë dhe proteza kam vënë

Më ngacmojnë e nuk më lënë, duan të më hanë me dhëmbë

E më rroftë që jam i"mbajtur", shih me sy e plas me zemër

Shkove, vajte,  o kokëzbardhur! Pleqëri më je si shemër!

4. Sa e hijshme!

Sa e hijshme ishe! Sa e hijshme!

Si një lule e tëra në luiëzim.

Kur buzëqeshe, krejt e magjishme

Epo vdis, o ashiku Përparim!

Ti kishe shkëlqimin e një bukurie hyjnore

SE dashuroje për herë të parë

E kujtoj atë kohë, kur mendje ma more

Dhe mbushem me ngashërim e me mall.

Qenë, me të vërtet, çaste të veçanta

Se dashuronim me pasion

I kujtoj ato  takime aq të mjalta

Mike e hijshme, Përparimi nuk të harron.

SE atë kohë ne kishim zënë"qiellin e shtatë"

Sado që takimet tona qenë të fshehta

Për mua, moj mike, ti je e mjaltë

Dhe enkas për ty, është vjersha.

5.Dashuria nuk njeh moshë

Vapë e madhe dhe desh"vdiqa"

Nuk po mbushesha dot me frymë

Por më"ngjalli", o miq, mikja

SE desh shkova në vidhimë.

Pa më bëri mua frymarrje

Fut e nxirr të sajën frymë

Vdekja iku në alarme

Iku, shkoi në vidhimë.

Nuk shkruaj e kam me prova

Ndodhi mu në mes korrikut

Këtë radhë vdekjes ia hodha

I besoni ju "ashikut"

Një"ashik" tetëdhjetë vjeçar

Që po sillet si "riosh"

Dashuron si të jetë djalë

Sado që është thinjosh.

Tiranë, 16 korrik 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora