Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Një fletë nga ditari i Vilson Blloshmit

| E diele, 17.07.2022, 05:19 PM |


Kastriot Dervishi:

45 vjet më parë, diktatura komuniste, një zinxhir kriminal parti-sigurim-hetuesi, në të cilin gërshetoheshin lufta e klasave, zilia, smira, ligësia, poshtërsia, përfundoi vrasjen e poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Eshtrat e tyre u gjetën pas vite kërkimi nga Bedri Blloshmi (plumbi i gjetur në foto). Bedriu ishte një nga personat e dënuar të procesit dhe vuajti 15 vjet burgim. Bashkëlidhur edhe një fletë nga ditari i Vilson Blloshmit.

"Unë jetova. Unë nuk kam asgjë, sepse u përkas të gjithëve, prandaj jam i lumtur...prandaj vlerësoj më tepër se çdo gjë, të kundërtën!".