E premte, 29.03.2024, 02:49 PM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Ballkanit Perëndimor në BE apo nen influencen ruso-kineze???

E shtune, 16.07.2022, 05:02 PM


Ballkanit Perëndimor në BE apo nen influencen ruso-kineze???

Nga Zenel Çeliku

Shumë herë është thënë e stërthënë se Ballkani Perëndimor (BP) rrezikohet ngai influenca ruse dhe kineze, që do të thotë se nëse BE-ja nuk vepron shpejt, brënda Europes do të ketë një vrimë të zezë që Europa plakë nuk do të mund ta zgjidh më këtë problem I cili do të ngelet në duart dhe planet ogurzeza ruso-kineze. Tani Shqipëria dhe Republika e Maqedonise së Veriut (RMV) janë në prag të hapjes të negociatave me BE-në, por nga ana tjeter vërejmë opozitën maqedonase me qëndrime të forta kundra propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-RMV. Kjo situate kuptohet hapur fare se qëndrimet e opozitës maqedonase kanë ndikim rus. Duhet të kuptojmë se rreziku rus është tek pragu I derës, ndaj BE-ja po humb koh duke i lënë terren rusisë dhe investimeve kinezë. Meqënëse hapja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV është konsideruar në blok njëherazi për të dyja vëndet, këtu Shqipëria po penalizohet mjaft keq.

Për të qënë të qartë lidhur me influencën ruse në BP, le të shikojmë ditët e fundit në RMV ku po bëhet një zurmë e madhe për miratimin e planit francez që të hapen negociatat BE – RMV. Për ta besuar influencën ruse në Rajon, vërejmë protestat e maqëdonasve jashte parlamentit, protesta të agravuar aq sa ka rrezik të destabilizojnë këtë vënd të BP. Mbas kësaj zhurme plot rreziqe, thuhet që janë partnerët e Rusisë brënda opozitës në RMV. Popujt e këtij rajoni e vërejnë rëndësinë dhe rolin e BE-së për ndryshim dhe jetë më të mirë, por ata gjithashtu nuk janë të kënaqur me përparimin e vendeve të tyre në rrugën drejt BE-së. Tashmë pyetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor është, BE-ja e ka seriozisht apo do e zvarris pa fund integrimin e këtij Rajoni në BE? A do të vazhdoi BE-ja me premtime boshe, asgjë konkrete, apo do e lerë topin në fushën ruse ???

Në gjykimin tim, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces interesash reciproke, një lloj transaksionesh ku përfiton shumë BE & Ballkani Perëndimor në shumë aspekte. Pa diskutim, BE-ja kur t’a integroi BP, këtë Rajon shumë të rëndësishëm, do të përfitojë mjaft sepse kështu BE-ja do të marrë formatimin e saj përfundimtar dhe do të bëhet një aktor dhe faktor i fuqishëm gjeopolitik. BP do të ofrojë siguri dhe bashkëpunim ekonomik, por gjithashtu zgjidhje dhe ide për sektorin biznesit i cili është në rritje. Shumë ekspertë kanë thënë se e ardhmja e Europës është e lidhur edhe me integrimin e Ballkanit Perëndimor, thënë kjo, se gjeopolitika e BE-së është shumë e lidhur me integrimin e BP në familjen europiane. Nëse BE-ja vonon me premtimet e saj boshe për integrimin e këtij Rajoni, nëse BE dëshiron që të përfundojë proçesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, gjë që ka filluar në vitin 2003, nëse do të tregojë se është një lojtar i fuqishëm gjeopolitik, duhet të realizojë atë pa humbur kohë, ndryshë mozaiku I këtij Rajoni do të ngelet peng dhe ngërç I madh gjeopolitik por jo në interesin e Europës. Dikutimet dhe mendimet e shoqërisë rajonale në BP janë fokusuar në mënyrat e përmirësimit të procesit të zgjerimit dhe integrimin e BP në BE. Shtetet e e këtij Rajoni duhet të rrisin kapacitetet e tyre, ndërsa BE-ja nga ana e saj duhet të bëjë të njëjtën gjë, Vëndet e BP mund të ndihmojë në arritjen e synimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe se kompanitë e ndyshme të madhaja nga Rajoni, mund të ofrojnë mundësi të mira partneriteti me kompanitë europiane. Kjo strategji nuk mund të arrihen nga shtetet individuale, ndaj këto probleme mund të zgjidhen vetëm globalisht.

BE duhet të rrisë kapacitetet e saj absorbuese duke diversifikuar portofolin e saj në të cilët trajtohen shtetet e BP në nivel evropian. Rajoni ynë (BP) duhet të përfishet në mekanizmat tashmë ekzistuese të BE-së, në reformat e guximshme siç është në aspektin e gjyqësorit, raportet e sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe gjithshka që këto vende të dijnë se çfarë të përmirësojnë. Mirpo edhe brënda BP ka problem të ndryshme që shfaqen herë pas here qëndrimer rradikale të urrejtjes ndëretnike, kjo e bën shumë të vështirë bashkëjetesën midis popujve të BP, ndaj ndërhyrja potenciale e BE në BP do të jetë efikase dhe historike pikërisht në këto drejtime e pastaj në integrimin e tyre ne Europë. Që këto problem të ofrohen pranë zgjidhjes, BE duhet të theksojë tolerancë zero ndaj gjuhës të urrejtjes dhe fushatave për njollosje. Mendoj se është shumë e rëndësishme që BE-ja të ofrojë mbështetje të qëndrueshme, këmbëngulëse dhe serioze pikërisht në këto drejtime. Një shëmbull I mirë është ti referohemi Kongresit Rinor Kombëtar në Shqipëri, i cili është fokusuar në perspektivën e të rinjve në vënd dhe në Rajon, duke theksuar se shetet e BP kanë humbje kolosale për shkak të ikjes të trurit nga moshat e reja. Këtu janë shumë arësye për të qëndruar, por një punë shumë këmbëngulëse për integrimin e të rinjve, sigurisht edhe me ndihmën dhe investimin e BE-së, do të ishte shpëtimtare për këtë plage rajonale.

Në këtë këndvështrim ka shumë rëndësi në përmirësimit të mekanizmave për bashkëpunim intra-rajonal, duke mirëkuptuar nevojave e të rinjve në BP. Duhet ta kuptojmë migrimin e fuqisë punëtore dhe ikja e trurit nga BP që bëhet për një jetë më të mirë. Me politika efikase të gjithanshme nga qeveritë e BP edhe me ndihmën e BE-së, fare mirë mundet të shfrytëzohet të gjitha mundësitë që ndalojnë këtë emoragji largimi nga të rinjt e BP, por nga ana tjetër mundet të inkurajojmë migrimin qarkullues gjë e cila do të ketë përfitime nga të gjitha palët.

Në përfundim mendoj se, nëse do të merren parasyshë këto variante për integrimin e BP në BE, me siguri Rajoni ynë kurrsesi nuk do të jetë nën influencën ruso-kineze, përkundrazi do të largohen edhe ata që sot në mënyrë të kamufluar janë pro rus edhe pro investimeve kineze të cilat më pas do të evidentojnë varësi nga Kina. BE-ja duhet të nxitoi dhe me vepra konkrete të integroi BP brënda familjes së saj, kështu do ti thuhet-STOP ruseve dhe kinezëve në Ballkanin Perëndimor.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 16 Korrik 2022



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora