E shtune, 26.11.2022, 07:45 PM (GMT)

Mendime » Fetahu

Adil Fetahu: Dashuria triumfoi, por dasma mungoi për shkak të biografisë!

E enjte, 14.07.2022, 06:17 PM


DASHURIA TRIUMFOI, POR  DASMA MUNGOI PËR SHKAK TË BIOGRAFISË!

(Arben Kondi: “Dashuria e Vikit”,roman, ShB  “Lab”, Tiranë 2022)

Nga Adil FETAHU

Fabula e romanit është dashuria midis dy të rinjëve:  Pirros e Viktorias dhe pengesat e karakterit politik që i shkaktonin telashe Pirros në punën e tij në Radio—Tirana dhe në dashurinë me Vikin.

Pirro Sulioti, një djalosh 26 vjeçar,  ishte një gazetar i suksesshëm i cili udhëheqte “Radio revistën letraro-artistike” në Radio Tirana. Ishte shqua me intervista të suksesshme të realizuara me shkrimtarë dhe artistë të njohur të Shqipërisë. Ishte afirmuar me punën e tij profesionale, sa që e lakmonte edhe Televizioni shqiptar ta kishte në mesin e vet, por nuk do ta lëshonte shefi i Redaksisë së Radios, sepse i pëlqente puna që bënte Pirroja.  Megjithatë, kishte kaluar gadi një vit pune të suksesshme, por nuk e emronin si punonjës të përhershëm, veçse e mbanin dhe paguanin si bashkëpunëtor të jashtëm, me honorar. Shkaku i mosemrimit ishte “biografia e keqe”, pasi njerëzit e familjes së nënës (Fato) kishin ikur nga Shqipëria dhe jetonin në Amerikë, qysh para se Pirro  kishe ardhur në këtë botë!

Rasti është mbreti i botës, thotë një urti. Një ditë të zakonshme,  duke shkuar në punë, te lulishtja e qytetit (Tiranë), Pirro pa një vajzë e cila po mbante në dorë  librezën e notave (indeksin). Ishte e veshur me një trikuarte që ishin në modë asokohe, dhe flokët i mbante si të këngëtares franceze  Mirel Matje. Kur i afrohet, e pyet nëse është studente, nëse kishte provim dhe nëse ishte përgatitur? Pas një heshtje, vajza foli; tregoi se ishte studente e Filologjikut.

-Jo, nuk jam përgatitur sa duhet. Gramatika për mua është e vështirë dhe tok me pedagogun e saj (Latifin) është tmerr i vërtetë.

Për ta vazhduar bisedën, Pirro e pyet vajzën:

-Studjoni frengjishten?

Vajza e befasuar me këtë pyetje,  kthen kokën kah Pirro: - Nga e dini ju këtë?

-Jo, jo, nuk e di veç hamendësova, pasi i mbani flokët si Mirel Matje. Kjo elozhe i pëlqeu vajzës, por heshti. Pas pak kohe, Pirro i tregon për vete se cili ishte: - quhem Pirro Sulioti, jam gazetar në Radio Tirana. Po juve si ju quajnë?

-Më quajnë Viktoria Gjergji (shkurt: Viki).  Në ecjen në vazhdim Pirro e inkurajon vajzën, se do ta jepte provimin. Para se të ndaheshin për të shkua secili në punën e vet, Pirro i propozon Vikit që në mbrëmje ta dëgjojë radio-revistën letrare, në të cilën jepej biseda (intervista) të cilën Pirro e kishte bërë me shkrimtarin Ismail Kadare, në 50-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Pas këtij propozimi, Viki u çel në bisedë, duke shtuar se e adhuron shkrimtarin Kadare, se ka në shtëpi shumë libra të tij, se disa poezi të tij i di përmendësh,   se i ka pëlqyer shumë romani “Kronikë në gur”, dhe se edhe pedagogu francez (Zhan Pol) thotë se Kadareja është shumë i njohur dhe i respektuar në Francë.

Ndarja ishte e vështirë, me pikëpyetje nëse do të takoheshin përsëri, ndonëse të dy u përshëndetën me “mirupafshim”!

Në punën që bënte  Pirro në Radio-Tirana gëzonte respektin e shokëve dhe vlerësimin e shefit të redaksisë, por drejtori i Radios dhe shefja e kuadrit kishin një qëndrim të rezervuar dhe injorues ndaj tij, prandaj nuk e emëronin si punëtor të përhershëm në Radio.

Nëse në punën që bënte në Radio-Tirana ia nxinin jetën drejtori dhe shefja e kuadrit, në lidhjet me Vikin, për të njëjtat “arsye”, për shkak të biografisë familjare, i krijonte telashe Dulla, një kushëri i babait të Vikit. Pasi kishte vdekur babi i Vikit (Skënderi), Dulla, gazetar i gazetës “Puna”, një “beqar i lashtë” me moshë rreth 55 vjeçe, e me pamje si të Enver Hoxhps,  ishte i vetmi mashkull i cili gjoja kujdesej për familjen. Por, Dulla ishte një spiun dhe bashkëpunëtor i Sigurimit, që kishte nuhatur në biografinë e familjes së Pirros  dhe ia kishte mbushur mendjen nënës së Vikit, se vajza e saj nuk bënë kurrësesi të martohej me “një djalë me biografi të keqe”.

Mirëpo, pëlqimi i karaktereve dhe dashuria e sinçertë që ishte krijuar midis Pirros e Vikit ishte i pathyeshëm dhe i pakthyeshëm.Takoheshin rendom, bisedonin për letërsinë dhe artin, shkonin në teatër e kinema, thurnin plane për të ardhmën e tyre. Vikin e kishin pëlqyer shumë edhe prindët dhe gjyshja e Pirros  dhe mezi prisnin ta bënin një dasmë të gëzuar. Vajza ishte prej një familje të mirë: e ëma kishte prejardhje korçare, punëtore e vyer, ndërsa i ati (Skenderi), një aviator i njohur, kishte vdekur një vit më parë, duke nxjerrur studentët e rënë në greminën në Grykat e Llogorasë, dhe ishte shpallur hero i popullit.  Gjyshja e luste Zotin t’i jepte jetë sa ta gëzojë dasmën nipit, që e donte, uronte dhe e bekonte aq shumë, që me Vikin të bënin “një stan fëmijë”! Pirro dhe Viki,  kishin parapëlqyer që dasmën ta mbanin në restorantin e ish-kishës “Shën Prokopi”, te Liqeni.

Por “nuk kishte qenë e shkruar” që dasma të bëhej, pasi e ëma e Vikit, e nxitur nga Dulla, nuk e jepte pëlqimin që vajza e saj të martohej me një “djalë me biografi të keqe”. Prandaj, një ditë maji Viki iku nga shtëpia e nënës dhe shkoi në shtëpinë e prindërve të Pirros, ku u prit me shumë dashuri e respekt. Kështu, nëse dasma mungoi për shkak të biografisë,  martesa u realizua  nga triumfi i dashurisë, që vazhdon edhe sot  me një jetë të lumtur e harmoni të plotë.

* * *

Romani “Dashuria e Vikit” është një  tregim real, është autobiografi e dashurisë dhe martesës së autorit (Arben Kondi, me znj.Mirela). Ai edhe vet e pohon në faqen që i parapinë Prologut: “Pa mohuar trillin letrar, ky roman mbetet real…”.

Unë them se romani ka më tepër karakter social, sesa letrar. Ngjarja është zhvilluar në vitin 1986, në kohën e diktaturës komuniste që mbretëronte në Shqipëri, kur pengoheshin dhe nuk lejoheshin martesat me personat me “biografi të keqe” nga pikëpamja e parties dhe e pushtetit. 

Praktikat e represionit të daktaturës komuniste ishin nga më të ndryshmet. Arratija jashtë vendit konsiderohej tradhti ndaj atdheut, krim i rëndë, për të cilin denohej jo më pak se 10 vjet burg, ose edhe me vdekje, ndësa pjesëtarët e familjes internoheshin. Personat “me biografi të keqe” ishin gjithnjë nën survejimin dhe vigjilencën e organeve të partisë e të pushetit. Regjimi kishte krijuar një sistem persekutimesh për të dyshuarit si  kundërshtarë politik. Një ndër to ishte  moslejimi i martesave me njerëz të dyshimtë për “biografi të keqe”. Jo vetëm se pengoheshin dhe nuk lejoheshin martesa të tilla, por kërkohej të ndaheshin të martuarit edhe pas shumë vjet martese e shumë fëmijëve të lindur. Kështu, edhe iati i Pirros (Tanush Sulioti) ishte përjashtuar prej partie dhe përpak që nuk e kishte humbur punën si mësues, për shkak se vet kishte prejardhje të një familjeje “kullake” dhe nuk kishte pranuar të ndahej nga bashëshortja e tij, e cila “fajsohej” se disa familjarë të saj kishin ikur nga Shqipëria e jetonin në Amerikë. Këtë e shpëtoi vetëm fakti se ka qenë luftëtar i Luftës  nacionalçlirimtare prej ditëve të para e deri në funt dhe pas luftës nuk kishte bërë asnjë veprim të dyshimtë.  Megjithatë,  edhe shoku i tij e luftës (Zylyftar Ziu), që tash ishte shef sigurimi, nuk donte ta shihte me sy as i ndihmoi gjë që Pirro të merrte emërimin në punë që kryente në Rdio-Tirana.

                                                           *

Tërë ngjarja e romanit zhvillohet në harkun kohor janar- maj 1986. Shumica e personazheve pozitive  të romanit janë emra të përveçëm nga jeta reale, sidomos ata të letërsisë, artit e kulturës, të familjes, po edhe personazhet negative, si Dulla, Zylyftar Ziu, drejtori dhe shefja e kuadrit të Radio-Tiranës.

Duke lexuar romanin “Dashuria e Vikit”, lexuesit i duket si një ditar me rrëfime të rrjedhshme dhe interesante,  dhe sikur po i përcjell nga mbrapa ecejaket e protagonistëve kryesorë: Pirros dhe Vikit rrugëve të Tiranës. 

Arben Kondi, autor i shumë romaneve dhe veprave tjera letrare, është shkrimtar i talentuar dhe i pjekur,  shkruan shkurt dhe saktë, me një gjuhë aspak artificiale. Nuk stërhollohet me figurat letrare, as nuk i gjykon ashpër personazhet negative.

Po të lexohet romani “Dashuria e Vikit”, do të mbetet gajtë në kujtesën e lexuesit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora