| E merkure, 13.07.2022, 08:02 PM |
Gjon Gazulli, astronomi i famshëm i kohës së Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Kur
jemi tani tek zbulimet astronomike, dhe risit nga astronomët me teknologjinë e
avancuar, nuk mund të mos na vie në mend se edhe ne si popull e komb, edhe
përkundër pushtuesve të ndryshëm dhe problemeve të mosaftësisë për të ndërtuar,
mbajtur e zhvilluar shtet në kohët moderne,
ne kishim më parë një astronom të njohur ndërkombëtarisht që në kohën e
Gjergj Kastriotit, ky astronom ishte
edhe diplomat, emri i tij i artë ishte
Gjon Gazulli.
Kjo
tregon se ne arbërorët kishim astronom me famë të cilin e ftonin edhe mbretërit
e kohës në simpozume shkencore bashkë me astronomët tjerë të njohur europian.
Arbëria
nuk ishte e bekuar vetëm me Gjergj Kastriotin dhe shumë personalitete tjera
humaniste arëbrore, por edhe me një
figurë të rëndësishme në epokën Kastriotiane,
sikur që ishte astronomi dhe diplomati Gjon Gazulli një nga astronomët
arbëror në zë dhe i njohur ndërkombëtarisht.
Vepra
që ai kishte nëpër duar mbi astronomin si profesion i tij, komunikimet e tij me
astronom tjera europian të kohës, e bënë
atë një astronom të kërkuar, pasi ai vetëm kishte dal me idetë e tij me veprat
e tij me punën e tij kërkimore shkencore mbi fushën që zotëronte, saqë zëri i
tij kishte shkuar edhe tek tryeza e mbretit të Hungarisë e Polonisë Matias
Korvini.
Sikur
që shihet në letërkëmbimet mbreti Matias Korvini i dërgoi kërkesë astronomit
tonë arbëror Gjon Gazulli të cilin e vlerësonte lartë duke e cilësuar si
„astronom me famë“ për fushën e profesionit që ai zotëronte.
Kështu
në letrën e 24 Shkurtit të vitit 1459 për kërkesën e tij, njoftohet Mbreti i
Hungarisë dhe Polonisë Matias Korvini me këto fjalë: Profesionisti apo
„mjeshtri Gjon Gazulli, astronomin me
famë të cilin madhëria juaj e kërkon që t'ua dërgojmë sëbashku me të gjitha
veprat e fushës së profesionit të tij,
ne e kemi ftuar dhe i kemi dhënë kërkesën tuaj me anë të letrës që
dërguat, duke e porositur që të mos përtonte të nisej e t'i bashkohej
astronomëve tjera...“(Lett.et Comm, di Lev.1454, 60, f.73 d.b.m.) Sikur që
mësojmë nga letërkëmbimet, astronomi, diplomati
e humanisti ynë arbëror Gjon Gazulli,
„është në mendime dhe ende nuk ka vendosur, për shkak të gjendjes
shëndetësore dhe moshës së tij.“ Poashtu sikur mësojmë në këto letërkëmbime,
arsyeja tjetër ishte se ai nuk donte të largohej nga vendi i tij, familja dhe
rrethi i tij.
Por,
kërkesës së mbretit Matias Korvinit, astronomi ynë Gjon Gazulli nuk donte t'i
thoshte jo, pra ta refuzonte atë, për
shkak të respektit dhe nderimt ndaj tij dhe raporteve që ai kishte me mbretin
arbëror Gjergj Kastriotin, por i la hapësirë dhe i lutet atij „për mirëkuptim
që kjo kërkesë për udhëtimin e tij tek ai të realizohet më vonë në një kohë më
të favorshme.“
Astronomi
ynë për arsye të tij personale, nuk pati
mundësi t'iu bashkohet astronomëve tjere të ftuar nga mbreti i Hungarisë dhe
Polonisë Matias Korvini, por ai duke vlerësuar lartë këtë dhe duke qenë i hapur
për bashkëpunim shkencorë në fushën e përbashkët, ai dërgoi disa nga shkrimet e tij që i kishte
në dorëshkrim të cilat u trajtuan në atë simpozium dhe u vlerësuan si punë
studimore me interes dhe me shumë vlerë.