E diele, 02.10.2022, 09:33 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Datëlindjet e mëdha të kombit - Shtjefën Gjeçovi

E merkure, 13.07.2022, 08:44 PM


Blerim Latifi:

Datëlindjet e mëdha të kombit

Me 12 korrik 1874, në mes të Kosovës, u lind Shtjefën Gjeçovi, shqiptari i parë në histori që mori titullin “doctor honoris causa”, nga njëri prej universiteteve më të vjetëra në botë, Universiteti i Leipzig-ut në Gjermani

Kur Faik Konica e vizitoi në famullinë e tij në Gomsiqe të Mirditës mbeti i mahnitur me atë që pa. Famullinë ku shërbente, Gjeçovi e kishte kthyer në një muze të vërtetë të antikave të mbledhura prej vetë atij nëpër trevat shqiptare. Aty kishte zënë rrënjë etnologjia dhe arkeologjia shqiptare.

Emri dhe fama e tij ndërkombëtare, e sintetizuar me atdhedashurinë e vendosur mbi çdo vlerë tjetër, nuk mund t’i linte të qetë pushtuesit serbë të Kosovës, të cilët edhe e vranë në vjeshtën e vitit 1929 në Zym të Hasit. E vranë, sepse e dinin që Gjeçovi jetonte e punonte duke e pasur fatin e kombit të tij si qëllim mbi të gjitha qëllimet e tjera.

Kështu ka ndodhur gjithmonë : Serbia na i ka vra klerikët nacionalistë dhe na i ka shpërbly ata që kanë punu kundër kombit të tyre.

__________

Bahri Sejdiu, i thotë vetes imam, por nuk e ka hiç për dert që e gënjen hapur publikun në një studio televizive duke thënë se une "qëllimisht i mbaj provimet me studentë ditën e premte", gjoja për t'i penguar ata që duan të shkojnë në faljen e të premtes në xhami.

E para e punës, ne nuk kemi studentë me interesime të tilla, sepse tek ne studiohet mendimi kritik dhe pikëpamjet shkencore mbi botën, e jo dogmat dhe mitet e lashta të këtij injorantit Bahri Sejdiu.

E dyta, sa për informatë, ditët e mia të punës me studentë janë e marta, e mërkurja dhe e enjtja. Të premten gjithmonë e kam të lirë, sepse më duhet për përgatitjen e ligjëratave për javën e radhës. Ky është ritmi i punës time.

E treta, Kosova është vend europian, shtet sekular, dhe e premtja është ditë pune, ndërsa Prishtina nuk është Raka e Sirisë dhe kurrë s'ka për të qenë, edhe përkundër faktit se ashtu e duan injorantë dhe gënjeshtarë të tillë si ky Bahri Sejdiu.

__________

Njerëzit, të cilët gjatë jetës kurrë nuk kanë dalë nga katundi i tyre, me kohë e zhvillojnë iluzionin se pikërisht katundi i tyre është qendra e botës, se nuk ka asgjë të rëndësishme matanë kodrave, e se gjithçka rrotullohet dhe merr kuptim nga ngjarjet që ndodhin brenda katundit të tyre.

Me shekuj njerëzimi e ka pasur një iluzion të tillë për shtëpinë e tij, planetin tokë, sepse njeriu nuk ishte në gjendje të shkëputej nga toka, të dilte jashtë perspektivës së ngushtë të saj. Dituritë paramoderne dhe besimet religjioze e kanë mirëmbajtur këtë iluzion. Shpesh edhe me forcën e armëve.

Prej Kopernikut e tutje filozofia dhe shkenca moderne e kanë rrëzuar këtë iluzion. Toka jo që nuk është qendra e universit, por nuk është kurfarë qendre. Universi është i pafundëm dhe planeti ynë në të është thjesht një grimcë e parëndësishme dhe, me gjasë, vetë jeta në të një aksident biokimik.

Tash NASA, me teknologjinë e saj të avancuar, po na e mundëson ta shohim dhe ndjejmë pafundësinë e Universit. Kjo nuk shkakton vetëm mahnitje, por edhe frikë e pasiguri tek njerëzit. Ata që ndihen të frikësuar e të pasigurtë nga kjo pafundësi gjithmonë priren për t'u kthyer pas në sigurinë dhe besimin e vjetër të katundit të tyre. Prandaj, megjithë përparimet e njohurive shkencore, besimet e vjetëra do të vazhdojnë të jetojnë mes njerëzve. Nevoja themelore e qenies njerëzore është nevoja për siguri, thotë Hobsi. Dhe kjo nevojë duhet plotësuar qoftë edhe në mënyrë iluzore.

__________

Po thonë se Kurti nuk është kthyer ende nga Greqia, edhe pas shumë ditësh të qëndrimit atje. Na e kemi kryeministrin të dashuruar në filozofinë, e kush dashurohet në filozofinë, e ka pasion të veçantë edhe atdheun e saj, Greqinë, gërmadhat antike të saj, nga Partenoni i Athinës tek Orakulli i Delfit.Prandaj është rrezik që një pjesë të caktuar të vitit kryeministri ynë ta kalojë në Greqi.🤣

__________

Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet!

Kështu shkruajnë mediat përditë.

Që t'i mbash njerëzit në vend, duhet t'u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t'u ofrojnë fe, tregime t'bukura për botën pas vdekjes.

Tash rrini e shikoni, sepse s'keni parë gjë akoma!

__________

"Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione".

Kështu paska thënë Dritan Abazoviqi, pasi partia e presidentit Gjukanoviq ia hoqi mbështetjen qeverisë së tij.

Çfarë kontradikte: këndej thotë se është kundër nacionalizmit, andej nënshkruan marrëveshje që njeh interesat hegjemoniste në Mal të Zi të Kishës Ortodokse Serbe, e cila, parasegjithash, është institucion i nacionalizmit serb. Madje i formës më të keqe të tij.

__________

Kontributi im në kultivimin e këtij gruri është i barabartë me zero. E gjitha është rezultat i punës së plakut tim. Krejt çfarë mund të bëj unë në këtë rast është të moralizoj rreth dobisë së punimit të tokës, ose edhe të them diçka mbi etimologjinë e fjalës "grurë" dhe historinë e kultivimit të kësaj bime, e cila, siç mendojnë shkencëtarët, nisi diku rreth 11 mijë vjet më parë në Azi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora