Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

| E marte, 12.07.2022, 07:50 PM |


Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Nga Kastriot Dervishi

Sot, ora 19.00, në kuadër të javës përkujtimore të 45-vjetorit të ekzekutimit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, çel një ekspozitë fotografike. Në të do ekspozohen foto nga jeta e dy poetëve, faksimile dokumentesh dhe plumbi i gjetur gjatë procesit të zhvarrosjes së tyre. Gjithë këto vite, kujtimi i tyre ka qenë i gjallë, falë këmbënguljes sistematike të Bedri Blloshmit, i cili ka kontribuar për ekspozitën me foto familjare. Eshtrat e martirëve u gjetën në vitin 1994 falë punës së palodhur të Bedriut dhe prehen në varrezat e qytetit të Librazhdit.

Genc Leka dhe nxënësit e tij. Kjo është një nga fotot e ekspozitës e cila do qëndrojë e hapur deri më 16 korrik 2022.

Mësuesi Genc Leka dhe nxënësit në një shkollë të Çermenikës në Librazhd. Vini re veshjen e nxënësve në socializëm. Fotoja është pjesë e ekspozitës që u çel tani në ISKK për nder të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të ekzekutuar nga diktatura komuniste më 17.7.1977 në Librazhd.