Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (4)

| E hene, 11.07.2022, 07:54 PM |


Nuhi Veselaj:

NGA JETËSHKRIMI  (4)

PËRJETIME NGA QENDRA SHKOLLORE TEKNIKE   (4)

7) Viti shkollor 1972/73

Pa qenë fare i njoftuar se Dushan Ristiqi me Komitetin e tij, më 11.08.72 kishte rikërkuar me shkrim nga OTHLKJ e Qendrës përjashtimin tim nga LKJ dhe njëherazi nga Bashkësia punonjëse, përkatësisht nga procesi mësimor, ndërsa OTHLK, me Ramadan Seferajn në krye, më 29, 08.1972, e kishte pasë refuzuar si plotësisht të pa bazë atë vendim, unë në vitin e ri shkollor ’72/73 si zakonisht fillova me dhënë mësim normalisht sipas orarit. Ndërkaq Komiteti i revoltuar më 17.09.72 i drejtohet me shkrim drejtorisë së shkollës për zbatimin e urdhër-përjashtim-suspendimit nga marrëdhënia e punës, sipas Urdhërit të Komitetit në mënyrë allaudboristiqe.

Drejtori i Qendrës Hamit Maloku, pas dyditësh konsultimesh e zierjendërvete harton tekstin e suspenndim-përjashtimit, duke dhënë urdhër një Komisioni të paformuar (!), i cili kur të formohet duhet, jo t‘i verifikojë të dhënat e akuzës, por t’i përdorë ato si të vërteta dhe ta përjashtojë punëtorin Nuhi Veselaj nga Bashkësia punonjëse. Kështu drejtor, Hamit Maloku, më 18 shtator 1972, e harton vendim-suspendimin e shkruar prej tij. I cili m’u dorëzua, po atë datë, posa dola nga ora e mësimit.

Kjo ishte befasi çasti për mua, po jo diçka e jashtëzakonshme. Në të vërtetë gjatë këtyre 9 ditëve, vëreja që në orët e mësimit në klasë me nxënës qëndronte edhe dikush tjetër. Kujtoja se ishte ndonjë i interesuar nga jashtë, gjë që më ka ndodhur edhe më përpara, që diksuh nga kërshëria donte t’i dëgjonte orët e mia që vërtet përpiqesha t’i përgatitja si më së miri. Nuk e dija që plusdëgjuesit e tashëm paska qenë agjentë sigurimi dhe paskan pasur për detyrë me lajmërue bazën se si po sillem ndaj nxënësve e ku ta di.

Sido që të ketë qenë vendimi i suspendimit shkruar nga Hamit Maloku kishte këtë përmbajtje:

I. Nuhi Veselaj shkarkohet nga detyra menjëherë në këtë Qendër, sepse ka bërë shkelje të rëndë të detyrave në punë dhe ngarkohet Komisioni përkatës nga Qendra, i cili ka për detyrë që urgjentisht të konstatojë dhe arsyetojë shkeljet siç janë:

Së pari, si kryredaktor i revistës shkollore Flaka e nëndorit” ka keqpëdorë pozitns së tij si profesor e edukator i brezit të rij në këtë shkollë, të cilën si hap të parë e ndau revistën e shkollës në gjuhën shqipe dhe në atë serbokroate, pastaj i ndërroi emrin 19 nëntoriFlaka e nëndorit, dhe filloi të shkruajë e botoi artikuj me përmbajtje nacionaliste që janë në kundërshtim dhe me parimet LKJ, siç janë vjershat Dritën e duam ne dhe Atë buzë mrëmje, me çka ngjallet urrejtje ndaj politikës së LKJ, Revista ka edhe raste të tjera të cilat Komisioni i emëruar do t’i cekë.

Së dyti, në vitin 1971 për 29 nëntorin festën e Jugosllavis nuk ka shkrue kurrgja. Të gjitha këto KK e LKJ e Prishitnës mbajtur me 11 shtator 72 ka konstatuar dhe autorin e ka përjashtuar nga LKJ pasi LK e OTHLKJ me 29 gusht 72 ka refuzue urdhnin e Komitetit komunal.

Së treti, veç tjerash me ardhjen e tij në këtë shkollë Nuhiu është mundue me deskreditue udhëhëqësin e shkollës gjoja drejtori nuk di dhe kështu udhëheqësit e shkollës nuk mund të zhvillojnë punë normale.

II. Kështu Nuhiu vetdishëm e me paramendim ka vepruar dhe për këtë edhe më parë ka qenë i larguar nga shkolla të ndryshme. Andaj aktiviteti i tij i fundit është kulminacioni i veprimeve dhe qëllimeve të tij kundër brezit të rinj, prandaj i propozohet Komisionit që ky punëtor të përjashtohet nga Bashkësia punuese

III. Gjithashtu u kumtua që deri sa Komisioni ta kryejë punon e vet, d.m th., pa marrë letërthirrje Nuhiu nuk duhej të paraqitet në shkollë dhe sa të zgjatë suspendimi atij i pranohet stazhi dhe takon 80%-shi i rrogës.

Siç po shihet në klauzulë ku zakonisht shënohet mbështja në ndonjë nen e paragraf ligji, këtu si arsye citohet se Komiteti komunal i LKJ të Prishtinës, pa qenë unë në dijeni fare më kishte përjashtuar nga anëtarësia e Partisë më 11. 08.72, dhe njëherazi paska propozuar përjashtim nga BP dhe mbasi atë vendim e paska refuzuar OTHLKJ e Qendrës më 29.9.’72, atëherë Komiteti komunal me Dushko Ristiqin në krye, i mllefosur në OTHLKJ me në krye Ramadan Seferajn për refuzimin e urdhërit për përjashtim, atëherë më 17.09.72, i dërgon shkresën Drejtorisë së Qendrës me urdhër të prerë për përjashtimin tim nga BP, kurse drejtor Hamit Maloku më 18 shtator1972e shkroi përjashtim-suspendimin, si më lart, gjithsesi jashtëligjor, pa pritur vendimin e Komisionit, i cili sipas Rregullores më parë duhej me marrë në pyetje të akuzuarin dhe të konstatojë fajet penale apo jo dhe t’i propozoj organit vetëqeverisës Pleqësisë për marrjen e vendimit për përjashtim ose jo.

Në të vërtetë,nga drejtori u emnuan disa komisione herë me kryesues serb e herë shqiptar, por asnjë komision nuk kompletohej, sepse nuk pranonin me zbatue urdhërin e Komitetit dhe të drejtorit që ishte krejtësisht i padrejtë, deri pa mbështetje logjike, madje nu pranin as me kontaktue mw mua.

Në të vërtetë Pleqësia e Qendrës shkollore, në bazë të kërkesës së drejtorit u mblodh më 19.10,72, evidentuar nr. 3808, pastaj më 23,11.1972 ev. nr. 2684 dhe më 7.02. 1973, nr, 185 dhe në të gjitha rastet ka konstatuar që të gjitha akuzat ishin sajuar me të pavërteta e me sherr të Hamitit që për paaftësitë e veta në drejtimin e Qendrës, kishte shpifur kundër Nuhiut, me motiv që vetë Hamiti me mbetë drejtor. Mjerisht ato shpifje i kishte përvetësuar Komiteti, i cili nuk hiqte dorë nga propozim-përjashtimi që e kishte sajuar më përpara për çka kishte dështuar, ngase kolektivi nuk e zbatonte. Atëherë Komiteti për me ia arritë qëllimit këtë rast e implikoi çështjen me një Letër të Titos, e cila pothuaj çdo 10 vjet përsëritej allapartiashe për shqiptarët dhe zbatohej sidomos në Kosovë e vise ku baninin shqiptarët dhe vetëm për shqiptarë, ndaj të cilëve lejohej që nga organet e sigurimit të merren masa të jashtëligjshme për të spastruar arsimin e përgjithësisht nga ata njerëz që SPB, vetë UDB-ja jepte mendimin për papërshtatshmërinë politike të tyre, vetëm pse nuk bashkëpunonin me të. Kështu, pa pritmas në gazetën Rilindja të Prishtinës më 07. 07 1972 lexova:

Nga Qendra shkollore teknike “19 Nëndori” e Prishtinës, sipas direktivës partiake të Komitetit të LKJ-së, gjoja me votat e shumicës së kolektivit shpallen të përjashtuar nga ajo Qendër këta punëtorë: Nuhi Veselaj, Isa Demaj, Mehmet Rukiqi, profesorë të gjuhës shqipe dhe Metush Krasniqi, referent i nxënësve.

Kur të nesërmen pyeta sekretarin e shkollës, cili më përjashtoi pa qenë i pranishëm, dhe pa ndonjë proces paraprak dhe a ka fare vendimi me shkrim? Më tha:

-Këtë paligjshmëri e ka udhëhequr vetë kryetari i Komunës, Nazmi Mustafa, i cili në mbledhje të kolektivit ku nuk ka ekzistuar as kuorumi, vetëm ka konstatuar përjashtimin sipas direktivës së Komitetit komunal me në krye Dushan Ristiq, madje pro përjashtimit nuk ka votuar as çereku i të pranishmëve në tubim, por kryetari i Komunës qenka zotuar se të përjashtuarve të përmendur ka me u gjetë punësim adekuat gjetiu.

Unë, jo edhe aq i befasuar, për fushatën hakmarrëse kundër meje nga Dushko, po më fortisha i çuditur me udheheqësit tanë pse Ristiqi, si mos me pasë ndodhë brionet, aq lehtë po i ngreh për hunde, si këtë rast konkretisht kryetarin e komunës së Prishtinës, Nazmi Mustafa, e fadilistë të tjerë, udhëheqës të njohur me emër shqiptarë, të cilët po i detyron me veprue jashtëligjshëm kundër intelektualëve të dalluar shqiptarë, bile edhe më haptas e brutalisht se në kohë të Rankoviçit (!).

Sidoqoftë, meqë vendimi i përjashtimit pohohej në gazetë, që për mua në realitet ishte në fuqi suspendimi i shkruar nag Hamiti, por si do që të ketë qenë, kjo ishte vërtetë çështje serioze. Unë pas tri ditësh, më 10.7. 72, ia dorëzova një shkrim Protestë- sipëgënjeshtrim redaktorit përkatës të Rilindjes z. Anton Pashku, i cili më tha se gazeta është nën cenzurim, Këtu ka gisht UDB-ja e Partisë, shkrimi nuk guxon me u botue, por dorëzoje se mund të shqyrtohet nën hije nga organet.

Përveç kësaj, është e vërtetë që në fillim të suspendimit pata kërkuar të mbahet një mbledhje e kolektivit, përkatësisht e Këshillit të arsimtarëve nën drejtimin e OTHLKJ, ku do të shqyrtoheshin akuzat që drejtori i kishte shënuar në vendim-suspendim dhe nëse dikush kishte ndonjë vërejtje në punën time të shtohen. Tubimi u mbajt dhe askush nuk pati asnjë vërejtje kundër meje. Përkundrazi pati falenderime dhe njëherazi u demantuan si të pavërteta të gjitha akuzat si:

E para, fletushka nuk ka pasur tjetër emër, pos Flaka e Nëntorit – Buktinja novembra, të propozuar prej meje, përvetësuar nga Këshilli redaktues, miratuar në Këshillin e Arsimtarëve dhe nga Pleqësia e Qendrës dhe nga vetë drejtor Hamiti.

E dyta, ndarja në dy gjuhët si më funksionale është miratuar po nga këto organe e nga Këshilli redaktues dhe vetë drejtori, ndërsa artikujt me vlerë tani përkthehen në të dyja versionet dhe fletushkat u jepen falas nxënësve e arsimtarëve, kushdo që ishte i interesuar.

E treta, vjershat e cituara, nuk janë aspak shoveno-nacionaliste, ato si vjersha të nxënësve, janë vlerësuar e zgjedhur për botim së pari nga nga profesorët e klasës përkatëse, jo nga Nuhiu, i cili as që u ka dhënë mësim mxënësve të tillë. Nuhiu vetëm ka ndihmuar më fort koordinimin e anës teknike të fletushkës dhe për ndonjë përkthim teksti në të dyja gjuihët..

E katërta, mbi bazë të dokumentacionit, Nuhiu nuk ka ndëprerje në stash pune në arsim mbi 10 vjet dhe posedon dy certifikata nga SPB Prizren dhe SPB Prishtinë, me të cilat  vërtetohet që i përmenduri nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime.

E pesta, Nuhi Veselaj dyhere ka ushtruar postin e zëvendësdrejtorit të kësaj   Qendre shkollore dhe ka qenë shumë dinjitoz e korrekt në qëndrime dhe ka pasur sukses të dalluar në punë të udhëheqjes, dhe mirësjellje e qëndrim shembullor në raport me kolegët serbë e shqiptarë.

E gjashta, vargjet nga recitalit ku për Revolucionin popullor socialist përmenden bashkë Herojt e Vigut (shqiptarë), ata të Sutjeskës (jugosllavë) dhe ata të Stalingradit (sovjetikë) duhet pranuar si krejt normale, ngase ishin heroj në luftën e përbashkët kundër nazifashizmit, apo jo?!

E shtata, cili paska shkruar për Revolucionin e Jugosllavisë që nuk ia ka botuar Nuhiu, atëherë për çka mund të fajësohet ky punëtor?!

Dhe kështu u demantuan katërcipërisht të gjitha të dhënat e gabuara që drejtori i kishte shënuar në mbështje të urdhërit të Komiteti komunal të LKJ me udbashin Dushan Ristiq në krye, madje Hamiti alergjikisht kishte shtuar e fryrë disa gjëra të pacekura nga Komiteti. Por megjithatë, Komiteti nuk i mori parasysh ankesat sipas vijës partiake si dhe as konstatimet kaq bindëse për pafajsinë time të dëshmuara nga kolektivi dhe të OTHLLKJ të Qendrës shkollore.

Së këndejmi, me të drejtë kërkoja rikthim në vendin e punës: profesor i gjuhësdhe letërsisë shqip, por sa kisha të drejtë dhe sa ishte e mundur le të vlerësohet, kur thuhet se edhe Komiteti kishte formuar një grup hetimor.

Si do që të ketë qenë , në vijim po rikthej kujtimin rreth çështjes ose përmbajtjes së të gjithë numrave Fletushkës së shkollës, FLaka e nëntorit/ Buktinja novemra, e cila, pa të drejtë, u gjet si provë-pretekst për përjashtimin tonë, që në të vërtetë vetë përmbajtja përgenjeshtron çdo trillim të tillë, siç ishte komentuar nga dikush nga anëtorët e lukunisë së Dushkokomiteit të Prishtinës.

2. FLETUSHKA “FLAKA E NËNDORIT (BUKTINJA NOVEMBRA)” 1971/72 SI FAKT KULTURO-HISTORIK ME VLERË

E QENDRËS SHKOLLORE TEKNIKE “19 NËNTORI” TË PRISHTINËS

Meqë në akuzë ceket si faj botimi i fletushkës “Flaka e Nëntorit”/”Buktinja Novembra”,  me qëllim që të gjykohet e vërteta, çfarë të keqe i paska sjellë shkollës dhe marrëdhënieve ndërnacionale kolektivit të Qendrës e më gjerë, siç u kualifikua pa të drejtë, nga vetë drejtor Hamiti dhe që u mor si pretekst nga Komiteti komu,al i LKJ-së për përjashtimin tim për jetë nga arsimi dhe organet administrative-shtetërore në kuadër të Jugosllavisë federale socialiste, në vijim do të njihemi paksa me rrjedhën e kësaj ngjarjeje dhe me përmbajtjen e fletushkës.

Është e vërtetë se nisma, emri “Flaka e nëntorit/Buktina norvembra” dhe puna organizimi për fletushkën ishin të mia, por kjo si vepër u përqafua dhe u përkrah njëzëri pothuaj nga të gjithë. Kështu përvç Kishillit redaktues, u miratua nga Këshilli i arsimtarëve u bë më 29.04.71, nga Pleqësia më 21.05 71, kur edhe jam caktuar përgjegjës për fletushkën. Programi u hartua më 26.05.71, ku parashihej botimi veçmas sipas versionit gjuhësor, dhe si i tillë u miratua nga Pleqësia e Qendrës shkollore teknike “19 Nëndori” – Prishtinë.

Në vijim që të vërtetohet normaliteti i përmbajtjes, ngase siç dihet në çdo punë e sidomos në letërsi kërkohet një e ardhme më e mire, por në përgjithësi lënda ishte në harmoni me planprogramin arsimor-shkollor dhe të drejtën e njeriut dhe nuk ishte kundër ligjeve të shtetit normal. Së këndejmi, për t’u vlerësuar si duhet, po i paraqit përmbajtjet (titujt) e numrave të publikuar me radhë: një në serbokroatisht, ndërsa tre numra në gjuhën shqipe.

A) NË GJUHËN SERBOKROATE:

Buktinja Novembra, BUKTINJA NOVEMBRA br. 1, juni 1971 god.

(list školskog centra “19 Novembar” u Prishtini)

Sadržaj

/Redni broj ozna?ava broj stranice lista/

1. /Emblem i naslov/

2. Re? redakcije (n)

3. Slobodne aktivnosi u?enika naše škole (n)

4. Izjavili povodom izlazka prvog broja “Buktinja novembra” (n), Pesma o Prištini (S. Redzi? G13)

5. Reci mi majko (Šehide Biljali M14), Mi (Lesi Zuhra M24), Zora, Mila (Mihajlovi? Zoran M14).

6. Stihovi slavnih pesnika: Strašna prica (Boris Pasternak), Pesma mladosti (Milos Gjergj Nikola).

7. Regulatori mašina (Stanislavjevic? Nebojša G13).

8. Domovina (Dragovi? Petar EI1), Lutanje (Snežana Redži? G 13).

9. Kozmi?ka biologija danas (Mitrivi? Zoran M14).

10. Podvu?eno (Šopi? Slobodanka).

11. Nedostaci izlivenih delova i njihove opravke (Mitrovi? Milomir M34).

12. Mržnja (Snežana Redžic G13).

13. Humor… humor; Rebusi (Bojani? Ranko M14).

14. Redakcioni odbor: Rajovi? Dušanka, Šopi? Slobodanka, Risti? Ilija, Bojani? Bane i Nuhi Veselaj. Odg. urednik: Nuhi Veselaj. Glavni urednik: Rajovi? Dušanka.

B) NË GJUHËN SHQIPENË GJUHËN SHQIPE:

a) Flaka e Nëndorit nr. 1, maj-qershor 1971

Përmbajtja

(Numri rendor tregon numrin e faqes së fletushkës)

1. Emblema dhe titulli.

2. Fjala e redaksisë (n)

3. Aktivitete të lira të nxënësve të shkollës sonë (Ramadan Seferaj).

4. Deklaruan me rastin e botimit të numrit të parë të fletushkës Flaka e Nëndorit.

5. Atë mbrëmje (shokut të vrarë) (Fehmi Ademi M41), Dritën e duam ne (Bajram Limani M41), Mbi valet e jetës (Sh. Sejdiu M41).

6. Unaza si kujtim (Bajram LImani M41), Këngë e tretur (R Shala M41), Pas ikjes (M. Statovci).

7. Vrasja për një pëllëmb tokë e dy pika ujë (Sebahate Zejneli N41), Besëlidhjes së 28 Qershorit (Jakup Gjokaj M41).

8. Naim Frashëri -Me rastine përvjetorit të lindjes (Sadri Fetiu).

10. Kritikë letrare, Shqiptari, pushka, mali (A. Kallulli).

11. Kosova (I. Kadare), Kosova heq valle (B. Kurti).

12-13. Tregimi ynë Mësimi i përgjakur (Faik Ballanca).

14. Nga biologjia kozmike, Sistemi ekologjik (Mitrovic Zoran M14).

15. Terminologji shkencore-teknike Nga detalet e makinave (Inxh. Zaim Kurti).

16. Nënvizuam (Z. Neziri).

17. Faqja humoro-satirike: Nxënësi me veturë, Apsolventi i shkollës së mesme (n).

18. Këshilli redaktues: Sadri Fetiu, Zymer Neziri, Ramadan Seferaj, Xhemile Zeka e Nuhi Veselaj.  R. përgjegjës Nuhi Veselaj.

b) Flaka e nëndorit nr. 2, nëntor 1971

Përmbajtja

1. Emblema dhe titulli

2. Lexues të nderuar, nxënës të dashur (n).

3.Tridhjetë vite, flake e dritë… (Fragnente nga recitali kushtuar 30 vjetorit të Revolicionit popullor, Ditës së Çlirimit të Prishitnës “19 Nëndor” dhe 10 vjetori që këtë emër e bart shkolla jonë (n).

4. Nga aktiviteti i organizatës së rinisë (n). Rritu vendi im (R. Hoxha).

5. Emin Qëndresa (Ali Caka E41). Shqiptari (Sabri Krasniqi E41), Heroinës dibrane Ibe Palikuça (Shaip Jonuzi E41).

6. Trëndafilet e kuqe çelën - shokëve që dhanë gjak kur isha në agoni (H.B. E42), Tradhtarin s‘e duam … (Agim Rukovci E41), Kur të pashë (R. Shala E33), Në rrugën e dritës (M. Salihu E41),

7. Si t‘u këput kënga – motërzës sime që mbeti pa vazhduar shkollën që aqë shumë e dëshiroi (Mustafa Statovci E33), Një natë hidhërimi (Emrullah Ademi E42), Barka mbi det (Hilmi Kastrati E42) Ne rrojmë …( L. Qehaja E41).

8-9. Nga e kaluara - Nëndori i vitit 1912 (Sadri Fetiu).

10-11. Në gjurmat e historisë së Qendrës sonë shkollore -Shkolla e parë teknike në Kosovë (Slobodan Jovanovi?).

13 -15. Ç’është televizioni me ngjyra? (inxh. Enver Xharra).

16. Radiomarrësi i dedektorit - dedektori (Fehmi Havolli E41).

17. Diçka mbi rastet e fatkeqësive nga rryma elektrike (Nuredin Burani inxh.).

18. Terminologji shkencore-teknike - Leksion i shkurtër terminologjik i teknikës së rrymës së dobët (Enver Xharra inxh.).

19. Nënvizuam (Ramiz Misini E41).

20. Faqja humoro-satirike: Hobi i një “akademiku”, Rrugëdalja e një mendjeholli, Dietë frizeri (n).

21. Këshilli redaktues: Sadri Fetiu, Ramadan Seferaj, Enver Xharra e Nuhi Veselaj, red. përgjegjës  Nuhi Veselaj.

c) Flaka e nëndorit nr. 3, mars 1972

Përmbajtja

Emblema dhe titulli

1. T’i përvishemi punës për ta përmirësuar suksesin (Hamit Maloku, drejtor i Qendrës)

2. Ju informojmë (n)

3. Kosovarja trime (E. Ademi E41), Në një shkollë të fshatit (Ismet Xhema M13), Bajram Curri (Arif Hashani E41), Burrë i forte trim legjendar -Skënderbeut (Ymer Neziri E 42).

4. Tri vjersha: Erë pranverore, Larg teje…, Flamujt e dijes (Hilmi Kastrati E42); Tri vjersha: O

Penë…, Poeti, Pa titull (Emrullah Ademi E 42) Ti (Ismet Xhema M13).

5. Pika e bima e keqe (Mehmet Salihu E41), Migjenit (Sabri Krasniqi E41), Loja e agimit

(H.K.42).

6. Kortezhi i përcjellur (Ramiz Shala E33), Pa titull (Tyrkane Ymeri E21). Pa nënë… (Fejzullah Krasniqi M41), O bjeshkë… (Hilmi Kastrati E 42).

7-8. Rrëfim i shkëputur Kob montruoz (n).

9. Aleks Stavre Drenova –Asdreni – me rastin e përvjetorit të lindjes (S. Fetiu)

10. Përpara, Lulekuqeja, Të rinjve, Krerëve tradhëtarë (Asdreni).

11-12. Elektronika në mjekësinë moderne (Enver Xharra).

13-14. Zhvillimi i telefonisë (Skënder Vërsheci).

15. Tri detyra (kuriozitete) nga fusha e matematikës (S. Vërsheci).

16. Teknika dhe jeta bashkëkohore: Televizioni në shkollë. Mikroskopi elektronik, Llogaritjet elektronike për nevojat e policisl kriminalistike, Makina për selektimin e adresave që janë shkruar me dorë (E Xharra).

17. Terminoolgji shkencore-teknike (EXharra).

18. Nënvizuam (Ylber Xharra E 31).

19. Shkencëtarët në botën e anekdotave (E Xharra).

20. Faqja humoro-satirike: Brucoshi boshkohor (n)

E redaktuan: Sadri Fetiu, Nebi Caka, Ramadan Seferaj e Nuhi Veselaj. R. përgjegjës Nuhi Veselaj.

Në përmbyllje

Unë ndjej lehtësim dhe falenderoj portalin “Zemra shqiptare!që ma bëri të mundur me botue përmbajtjen e të gjithë numrave të fletushkës. Sigurisht, do të jetë e mirëpritur nga të gjithë dhe me interes për historikun e shkollës dhe përgjithësisht e sidomos: për të gjithë autorët nxënës e mësimdhënës tash të moshuar. Pastaj, mund të shërbejë si material ndihmën edhe për biografinë e ndonjë autori, sot të afirmuar apo jo, si Sadri Fetiu, Nuhi Veselaj, E. Xharra, Ramadan Seferaj, Slobodan Jovanoviq, Zaim Kurti e për cilin jo, të cilët për të parën herë rastisën me i botue punimet e tyre në këtë fletushkë. Përveç kësaj ndonjë shkrim ka rëndësi të veçantë historike, siç është ai i Sllobodan Jovanoviqit, për shkollën e parë teknike në Kosovë, nismuar nga H. Sulejmani, pastaj nga N. Veselaj te krijimi Kob monstruz, ku për të parën here sinjalizohet varja (vdekja e dyshimtë e ushtarit shqiptar Musli Shkodra në ushtri më 1955 në Valevë) dhe mbytja me turturë e Jetë Mushtishtit në Suharekë, gjatë të ashtuaquajturit: Aksioni për mbledhjen së armëve më 1955/56,

Gjithashtu, ndër poezitë që bëri më shumë jehonë ishte ajo Atë buzë mrëmje (Shokut të vrarë), ngase u kuptua që i kushtohej Murat Mehmetit, nxënësit dëshmor të kësaj shkolle, i cili u vra në Demonstatën e vitit 1968, për çka edhe u përdor si pretekst i forte pë përjashtimin nga arsimi i redaktorit përgjegjës të fletushkës, prof. Nuhi Veselaj.

Kur analizohet sot përmbajtja vërtet ishte dëm i madh dhe mëkat i pafalshëm ndalimi i vazhdimit të botimit të asaj vepre kulturo-mësimore. Sidoqoftë edhe sot fletushka Flaka e Nëntorit (Buktinja novembra) ruan rëndësinë historike, prandaj pasi ekzistojnë ekzemplarët origjinalë me dokumentacionin përcjellës nuk e meriton vetëm arkivimi saj, por edhet bëhet si përmbledhje me fotokopjim dhe aq më tepër del e dëshirueshme që ndonjë stdiues-analitikan ta analizojë e vlerësojë e si punim ta dixhitlibërtojë. Ku kemi të bëjmë me rëndësinë e letërlibërtimit të kësaj pune që lindi në një rkohë të pa dritë e mundësi, më mban shpresa që nuk do të mungojë ndonjë shpirtbardhë (sponzori apo redaktori) që ta bëjë edh këtë punë të mire. Ndërsa për vetë titullin Flaka e nëndorit, kur dihet se rinia shqiptare atëherë e tash ishte dhe është e etur për realizimin e idealit e pashuar të flakës të Flamurit të Nëntorit, mund të them vetëm kaq se kjo rini e ka titullin e gatshëm për kurorëzimin e fryteve të idealeve të përbashkuara të frymëzimeve të veta me një dëshirë për një qëllim. Ne shumë utopi-ëndërrime tona të rinisë me punë të palodhshme në kohëhapësirën e deritashme po i gëzojmë si realitet.