E premte, 19.04.2024, 06:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (X)

E shtune, 20.12.2008, 06:21 PM


TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

 

FRYMA ANTI-SHQIPTARE E PANSLLAVIZMIT NË DEKLARATAT E NJI ESPONENTI KOMUNIST JUGOSLLAV (1)

 

Ndokush mundet me na ba ndonji vrëjtje e me na qortue se qendrimi i ynë ka frymë të teprueme anti-sllave, sikurse asht njilloj edhe fryma anti-shqiptare e Jugosllavëvet dhe e Pansllavizmit përgjithësisht. E drejta m'u mbrojtë nga kundreshtari qi kërkon me të mbytë dhe mo të zhdukë fare nga faqja e dheut a nuk asht nji gja njerzore ? E tue i vue në dukje kr'met dhe aktët e dhunimit, siedhe shkeljet e pajustifikueshme kundër liris dhe të drejtatavet njerzore të qeverris jugosllave ndaj popullit Shqiptar të Kosovës, na kemi kërkue kurdoherë me ndriçue rinin intelektuale dhe klasen puntore serbe, me shpresë se sadopak ata do të reaksjonojnë kundër kësaj politike ekstremiste të pashpirtë të Blagradit, ashtu sikurse bani nji ish drejtues i ndërgjegjshëm i Partis komunisto jugosllave, Millovan Gjilas, dhe kështu me hapë nji fazë të rc kuptimi reciprok dhe pajtimi midis dy popujvet fqij. E për me vertetue e justifikue veprimtarin e Lidhjes s'II-të të Prizrenit se lufta e Kosovës gjatë vjetve 1942-1945 nuk ka qënë nji aksjon i vullnetshëm agresiv, po sjellim si dishmi të thanunat dokumentuese të ish eksponentit komunist të sipërpërmendun, në takimet personale qi aj ka pasë me drejtuesat e Klemlinit. Si mbas librit të tij sensasjonal nen titullin « Bashkfjalime me Stalinin », ky i fundit me gojen e vet ka urdhnue qi Shqip- nija dhe populli Shpiptarë të likvidohej e të përbihej (= të gjelltitej) nga Jugosllavija. Që këtu poshtë disa pjesë të librit në fjalë, në lidhje me fatin e Shqipnis : Libri i Millovan Gilasit «Bashkfjalime me Stalinin » dhe Shqipnija. Me rasën e denimit të rië të Millovan Gjilasit, sikurse shum fletore të botës, edhe gazeta turke CUMHURIYET (= Republika) dhe nen titullin : « Libri që ka shkaktue burgosjen e Gilasit « Bashkfjalime me Stalinin », ka botue përkëthimin e vepres s'bujëshme t'eksponentit jugeslav të Partis komuniste, shok i vjetër dhe krahu i djathët i Titos, icili me nji mjeshtri të hollë dhe me ngjyra të gjalla ka përshkrue përmbajtjen e bisedimevet dhe kontakteve të tij me Stalinin dhe me eksponentat tjerë të Kremlinit tue zbulue njiherit edhe shum sekrete me randësi mbi planet imperialistikie-pansllamste të drejtuesave të Rusis sovjetike, sekrete të cilat kanë shkaktue nji ushtim sensacjonale n'opinjonin publik të botës, arsye për të cilën natyrisht asht edhe denue rishtas me 12 vjet burgim auktori i pafat i këtyne zbulimevet. Në fillim të vjetit 1942 me qellim të kërkoj ndihëm për ushtrin nacjonal-shlirimtare jugosllave, nji misjon ushtarak dërgohet në Moskë dhe pjestari i këtij misjoni Gilasi porositët prej Tito-s qi të kërkoj nga Moska edhe njohjen e Komitetit kombtar për shlirimin e vendit, si qeverri legale e Jugosllavis. I pritun shum mirë nga diktatori i kuq, Gilasi ka ditë me penetrue shum thëllë në mbrendinat e Kremlinit dhe, në shum raste të bisedimeve të tij, me zbulue mshehtësinat e politikës qi kanë ndjekë dhe shestojnë me zbatue në botë planet e tyne imperialistike. Në përshkrimin e tij shum intresant mbi jeten e diktatorit komunist dhe të bashkpuntorve të tij, Gilasi ban fjalë gjanë e gjatë edhe mbi veçorinat e jetës së tyne private dhe disa zakone të çuditëshme që kishin ata me kalue kohen shpesh herë tue bisedue e tue rrahë problemet me randësi politike e ushtarake në tryezat e bukës, tue ngranë e tue pi votka, vënë e pije gjithafarësh, deri në orët e mëngjezit. Njiherë Stalini, mbas shum pyetjesh q'i bani mbi gjendjen e Jugosllavis dhe mbi organizimin e fuqivet ushtarake, e sjellë f jalen ke Shqiptarët: — Po ç'ngjanë dhe si venë punët atje në Shqipnië ? e pyet Gilasin, — dhe ç'far lloj njerëz janë Shqiptarët ? Delegati i Tito-s shpjegon : — Ato që ngjajnë në Shqipni — thot aj — janë të njillojta me ato qi ndollin edhe në Jugosllavië. Shqiptarët — shton Gilasi — janë populli ma i vjetër i Ballkanit, ma të vjetër se Sllavët ; madje edhe ma të vjetër se Grekët e moçën, Stalini prap pyet : — Atëherë, pra, si bahet që institutët dhe vendët e tyne kanë marrë emna sllavisht ?, — A nuk kanë ndopak lidhje me Sllavët ? Un ia shpjegova, thot Gilasi : — Ndër kohna shum të vjetra, shton aj, — Sllavët qënë shtri ndër fusha, prej kah kanë marrë shum emna sllavishte edhe vendet, por në kohë të turqvet, Shqiptarët i kanë përzanë prap s'andejmi (= sllavët). Stalini luen pak synin dhe me nji buzqëshje dinake-ironike shton : « — un shpresojshëm se Shqiptarët, sadopak, janë Sllav ! » Mandaj ndërmjet bisedimeve të tjera intime me Stalinin, auktori në fjalë përshkruen holl'e imtas jeten private dhe karakteret e këtij dhe të bashkpuntorve të tij si : Molotof, Bulganin, Zhukof, Krushçev e të tjerë eksponent të Kremlinit, të cilët për nji kohë kaqë të gjatë kanë luejtë jo vetëm me fatët e popujvet rus e sllavë, por çka ma zi : kanë pasë ndikësë të madhe katastrofale edhe mbi të gjithë kontinentët dhe mbarë njerzimin !... Në përfundim të këtyne bisedimevet dhe pjekjevet direkte me drejtuesat o Rusis sovjetike, Gilasi ka mbërri me zbulue se nën masken e ideologjis marxiste-komuniste q'e kanë përdorë vetëm për me genjye boten, sidomos Stalini, në realitet ka zhvillue nji politikë nacjonaliste e imperialiste pernjiherit, dhe aspiratat e tij pansllaviste lëshin në hije ato të Pjetrit të Madh dhe të Carrve tjerë të Rusis, të cilët — pohon dhe thëkson Stalini vet — kishin nji horizont politik shum të ngusht për idenë pansllaviste ! — Po tc bashkohen Sllavët —, i thoshte Gilasit, askush në botë s'e lot ma gishtin (= domethanë : s'lot për së gjallit) ! Në të treten pjekje qi ka pasë me Carrin e kuq, Millovan Gilasi, thot se hjo u-shkaktue ma tepër nga fakti qi marrëdhanjet Ruso-Jugosllave kishin fillue t'acarrohen për çashtjen e Shqipnis dho kjo ngau fillë mbas vet-vrasjes së Nako Spiros icili — si antar i komitetit qendruer të Partis komuniste të Shqipnis — ishto i vetmi qi kundreshtonte bashkimin e Shqipnis me Jugosllavi dhe bash nj'atëherë qi akordi midis dy palvet ishte arritë për kët qellim dhe kurë Stalini kërkon nga Belgradi që të dërgohet në Moskë nji delegasjon jugosllav apostafat për kët punë, rekomandohet drejtë për së drejti Gilasi, si njeri ma i përshtatshëm për me fashitë e zbutë kët mos-marrëveshtje dhe me harmonizue e akordue politiken e dy shtevet vllazen, punë për të cilën me 3 Kallnuer 1948 niset për kryeqytetin sovjetik. E porsa mbërrinë atje, ënde pau shlodhun mirë nga udhtimi i gjatë me njiherë thërritët... dhe pritët n'audjencë atë mbramje prej Stalinit, pranë të cilit ndodhëshin edhe Molotofi dhe Idanofi. Mbas përshëndetjës s'zakonëshme Stalini me'j herë e hapë biseden : — Po ç'ngjanë atje në Shqipni, or Gilas, ku antarët e komitetit qëndruer po vrasin vedin ? — A nuk asht kjo nji punë e keqe dh'e merzitëshme ? Pillove me njiherë — thot Gilasi — me ia shqjegue çashtjen : — Nako Spiro, i thaç, ishte i vetmi antar 'i komitetit qëndruer të Shqipnis qi kundreshtente kët bashkin me Jugosllavin. E Stalini, ënde pa mbarue un shpjegimin, m'a preu f jalen me kët vrëjtje qi mue m'habiti fare : — Mue nuk m'intreson aspak Shqipnija, tha, jam i mendimit qi Jugosllavija t'a gjelltisi fare Shqipnin !.... E për t'a sqarue e tregue se si asht gjelltitja, çon dy gishtat e dorës s'djathët te goja për të ba shëj, gja q'e vret dh'e çuditë shum bashkfjaluesin e tij jugosllav ! — Aqë fort ishëm habitë, thot Gilasi, që zue të më merrej goja, por tue mendue se Stalini e kishte zakon të tallet me të tilla mënyra të të folonit të tij, i thëksova kështu : — Asht puna m'e bashkue nji vend... dhe jo m'e përbië Shqipnin ! Mbas kësaj fjale u-hodh Molotofi : — E mirë, pra, — tha aj — puna prap nga ajo portë del ! » M'anë tjetër edhe Stalini, bisha e ëgër e Klemlinit, pa u shqetsue dhe pa u trishtue aspak qi me atë fjalë po denonte jeten e tre miljon Shqiptarvet dhe p'a drashtë denimin dhe mallkimin qi do të napë gjyqi i historis së njerzimit, tue ba prap të njajtin shëj me dorë përfundoj : «— Ashtu, pra, si thaç edhe ma parë : jemi d'akord qi Shqipnin t'a përbini... dhe nji or'e m'a parë ! » Me kët fjalë të Stalinit bashkfjalimi merr fund dhe Gilasi, si nji psikolog i hollë, në përshkrimin e këtyne bisedimevet intime, zbulon mshëftësinat ma të thëlla të shpirtit të diktatorit të kuq, icili me gjithse ka pasë kaqë suksese n'artin e politikës, sa asnji shtetar tjetër i kohës së tij, ka qenë njikohsisht edhe despoti ma i tmerrshëm i shekullit dhe krimineli ma i madh qi ka njoftë e rregjistrue Historija e njerzimet!

 (1) Nxjerrë e përkëthye shqip prej nji seri artikujsh të botuem në gazeten turqe « CUMHURIYET » (-Republika) të Stambollit.

 

XII

 

HYMNI I KOSOVËS

 

I kushtohet Djelmnis revolucjonare

 

M'kambë Djelmni, për Ty sod dita

Ia ka mbërri, vrapo perpara !

Si mos kurr ague ka drita :

Për liri, për fate t'mbara.

 

Djelm'e burra te vrapojmë,

Kush asht gjallë, i ri, a plak

A Kosoven t'a shlirojmë,

A t'a lajmë token me gjak !

 

Shqaun s'e lamë ma t'na sundojë,

E tri-ngjyrshin nVende t'ona,

Nuk e duem, jo, qi t'valojë ;

Shqip kah flitet asht e jona.

 

Djelm'e burra…

 

Nuk durojmë ma kurr për s'gjallit,

Skllav e t'damun vlla-me-vlla !

Kosovarë, sokola t'malit,

S'na ka hije t'rrijmë nën shqa !

 

Djelm'e burra…

 

Edhe shqipja me dy krëna,

Tuj flutrue me ndihëm t'Zotit

Do t'mbretnojë prap mbi kta dhëna,

Si dikurë mbretnue pat motit.

 

Djelm'e burra…

 

DISA SQARIME TE NEVOJESHME

 

1. Në parathanje asht thanë : « forca madhore e disa rrethanave ndërkombtare të luftës s'dytë botnore » qi ka për qellim me dhanë të nenkuptohet se : prezensa e ushtrivet ruse në Balkan dhe aviavjoni aleat iciii, për t'i ardhë në ndih.m forcavet partizane të jugosllavis, pat fillue me bombardue qytetët e Kosovës, f jala vjen Pejen, ku me 14 Gusht 1944 në glysëm ore e sipër humben jeten 1970 qytetarë të pafajëshëm dhe në Mitrovicë që psoj të njajtin katastrof, e bajshin jo vetëm të padobishme, por edhe të pamundëshme rrezistencën e Shqiptarve të Kosovës.

 

2. Nji radhuer (=notës i vogël) mjaft i pasun me shenime qi do të përbajshin landen kryesore të këtij përskrimi si me thanë : përmbledhja në formë syntetike e raporteve të Komandës s'Operacjoneve ndër ballnat e luftës me datat e sakta të zhvillimeve luftarake në mënyrë kronologjike, siedhe emnat e deshmorve me shpjegime e hollësina të tjera, në rasë nji plaçkitjeje qi na që ba në nji hotel të Milanos në Majë të vjetit 1945 Ali Dragës, Rrok Malokut, mue dhe Xhelal Mitrovicës, m'ka qenë marrë prej komunistavet italjanë me gjithë gjanat tjera të vlefëshme qi kishim për sipër.

 

3. Jam përpjekë mjaft m'e përtri e nderue kujtimin e deshmorve të Kosovës tue pajisë faqet e këtij libri edhe me fotografit e Komitetit të Kosovës, të Bedri Pejës, Musa Shehut, Aqif Blutës, e tjerë të cilët kanë qenë drejtues aktiv të Lidhjes s'II° të Prizrenit dhe sidomos të Kolonel Fuat Dibres, komandant 'i operacjoneve të luftës, të Shaban Palluzhës e Mulla Idriz Gjilanit q'e vazhduen luften e rrezistencës deri në vdekjen e tyne heroike, por mjerisht nuk kam muejtë me i gjetë.

 

4. Bibliografija :

 

a) pjesen e statistikavet jugosllave dhe citatat dokumentare që përmbajnë dishmin dhe vertetimet e të huejve mbi Shqipni dhe mbi Shqiptarët i kam marrë prej librit « KOSOVA » shkrue shqip e frengjisht prej atdhetarit të madh Hamit Kokalarit.

b) Gjithashtu kam perfitue edhe nga broshura qi përmbanë nji konferencë t'Imzot Bumçit, mbajtun vjetin 1919 n'Universitetin katholik të Parisit, me titullin : « Shqiptarët dhe të drejtat e tyne.

c) Në kaptinen : gjendja demografike me titullin «Edhe disa statistika jugosllave dhe të hueja » nji shkëncëtarë shqiptar m'ka dhanë bujarisht disa njoftime të vlefëshme nga studimet e tij rreth kësaj lande, për çka i jam tepër mirënjoftes.

 

 Fund



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora