E marte, 29.11.2022, 05:59 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Pse duhet ta kthejmë si një kujtim?

E hene, 11.07.2022, 05:30 PM


Pse duhet ta kthejmë si një kujtim?

Tregim

Nga Përparim Hysi

Pyetja ime sado pak retorike,mes nesh,ka një përgjigje të drejtpërdrejtë: dashurinë. Pra,dashurinë nuk kemi pse ta kthejmë si një kujtim. Dashuria,kur është reciproke,siç ndodhi mes nesh,është si një kurë shërimi se dashuria i shëron njerëzit,si ata që e japin,por dhe ata që e marrin. Sikur të dëgjosh rrahjet e zemrës sime,ato janë në sinkron me rrahjet në zemrën tuaj. Çlirohet kështu një ndjenjë gëzimi dhe kënaqësi njëherësh. Është një si uri hedonike mes nesh dhe kjo"uri",nëse mund të shprehem kështu, shuhet vetëm kur kurorëzohet  me puthje të nxehta që,kur arrijnë apogjeun e tyre me aktin seksual, ringjallërohet dhe rri si domosdoshmëri. Ndodh si me obsestët që,ngaqë nuk ngopen kurrë,bëhen kërcënues,kur i afrohen derës së frigoriferit. Jo vetëm e hapin atë derë, por rrëmbejnë ushqimin e parë që u zë dora. KJo e obsestëve është një kënaqësi fiziologjike dhe,në fund të fundit,u dëmton shëndetin.

Kurse "uria hedonike" na jep vetëm kënaqësi shpirtërore dhe është aq relaksuese për shëndetin,sa përzë çdo stres dhe,të dashuruarit rrojnë si në një"botë tjetër".Mos  kujto se e teproj,po të them: të dashuruarit nuk janë me këmbë mbi tokë. Dashuria ta humbë  gjykimin racional dhe,pavarësisht nga mosha, bëhesh pak axhami dhe,shpesh, bën dhe veprime donkishoteske,aq sa dhe detit pretendon se mund ta kalosh me këmbë. Je si i dehur, pa pirë asnjë gotë.

Pyetjes pse ndodh kështu,askush deri më sot nuk i ka dhënë një përgjigje ekzakte. O ZOT,pse po ndodh kështu?

*       *     *

Por si mos të ndodhë,me të vërtetë? Unë të pashë...Sytë hyjnëzonin, me qerpikë të gjatë e me bisht. Një bukuri e brishtë,me flokë të artë dhe me dy vetulla të harkuara si të një zogu,kur merr fluturim. Dhe unë jo vetëm sytë i kam në ballë,por ndiej zemrën të hidhet. I shoh dy gjiret nën fustan dhe bota mjegullohet,se e humbas fare toruan.Për një çast,kindat e fustanit t'i ngre era dhe më duket se ka hapur krahët një shpend i trembur. E rrok këtë çast dhe bëhem krejt si i lënur. Është çast i magjishëm,por ja që mua"kjo magji" më zë.Gjiret sikur marrin ca dridhje fluture dhe,mua,gati më mbyten gjemitë.Epo natyra nuk ka zemër njerëzore,se,po të kishte, nuk kishte pse më vë para kësaj bukurie? Tani është pranverë dhe siç bleron natyra,çelë dhe bleron dhe shpirti i njeriut, Pemët zënë e ngarkohen me lule dhe ndihet një simfoni cicërimash nga zogjtë mbi pemë.Shëndeti yt është i harlisur:je,tamam si një lule në shpërthim. Unë harroj moshën dhe kthehem në vite e vite më parë.

*     *     *

Erdha dhe të gjeta me një fustan me veref nga poshtë dhe dy rripëza mbi kurriz. Përpara dy gjiret që me thithkat e tyre sikur më"kërcënonin". Më kujtohet VICTOR HYGOI (vallë,kush dashuroi si ai?)që thoshte:" Një femër e zhveshur,është e armatosur" dhe,ngaqë"kredencialet" i kemi nënëshkruar paraprakisht,unë të tërhoqa me të dy duarët dhe humbëm mes detit të puthjeve reciproke. Mandej, ne e çuam më tutje këtë kënaqësi dhe,secili prej nesh, përjetoj një delir kënaqësie. Në dashuri nuk ka moral dhe as ndershmëri. Vërtet nuk kish moral në dashurinë tonë (të dy ne kishim familjet tona),por,o ZOT,kujt po i bënim dëm? Veç ziliqarëve. Ziliqarët,po a ka qenie njerëzore më të liga? DANTE (epo GJENITË ndaj paraprijnë!!!),ua qepte  sytë me tel ziliqarëve,kur i dërgoi në FERR.Dhe ziliqarët(ata shfaqen si krimbat e plehut) e përfolën dashurinë tonë. Ligësia është përverse dhe kthehet në një grerëz që kënaqet duke ta ngulur thumbin helmues. Kështu ndodhi dhe me dashurinë tonë që nuk mund t'u bënte ballë pragjykimeve të kohës.

Kanë kaluar dekada dhe ka ardhur pleqëria,por unë prapë bëhem si i"dehur pa pirë" dhe them:-Pse duhet ta kthejmë si kujtim,kur askënd nuk dëmtojmë? E di që moralistët do tundin kambanat e puritanizmit. Por unë jam i ndërgjegjshëm:-Nuk ka moral në dashuri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora