E diele, 02.10.2022, 12:03 PM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Imazh i rrallë, Aristoteli duke këshilluar Aleksandrin e Madh

E diele, 10.07.2022, 07:29 PM


Imazh i rrallë, Aristoteli duke këshilluar Aleksandrin e Madh

Nga Gjon Keka

Nuk është rastësi që Aleksandri i Madh arriti famën universale, sepse përveç se ai kishte talente të lindura të tij ,ajo që më shumë e bëri atë të suksesshëm në arritje e qëllimeve të tij dhe të një qeversije përtej atdheut të tij ishte këshillat dhe mësimet që i mori nga gjeniu antik Aristoteli.

Sikur që dihet Aristoteli është babai i shkencave politike që nga antikiteti, nga ai lindi termi politik i cili u mishërua si ide në kohët mesjetare dhe më pas moderne. Duke qenë se Aleksandri kishte për mësues apo edukator e këshilltar një gjeni të tillë ,ishte e ditur dhe e sigurtë që ai do të arrinte realizimin e porjekteve të tij globale të sundimit dhe të qeversjes apo mbretërimit të tij.

Aleksandri i Madh ishte nxënës i Aristotelit dhe mësoi gjënë e duhur se si duhet mbretëruar, si duhet korrur suksese, cilat janë rrugët e suksesshme ,rrugët sfiduese ,pengesat dhe nyjet ,zgjidhjet e tyre, ,parimet e metodat tjera të rëndësisë pa të cilat nuk mund të ketë udhëheqje vizinare,trimërinë dhe shume e shumë cilësi tjera me të cilat ai u mësua dhe u mishërua.

Por, ajo që është e rëndësishme këtu të nënvizohet, se pasiqë Aristoteli ishte mësues e edukator e këshillëtar i tij, atëhër në çfarë gjuhe e ka mësuar dhe këshilluar Aleksandrin e Madh kur dihet se sipas autorëve antike ai nuk kishte njohuri të gjuhës greke, pra ai ndoshta ka folur në gjuhën e nënës së tij(Olimpia) epirote(arbërore) ,pra gjuhë e atdheut të tij bashkë me Aristotelin.

Ndërkaq ,sa me vlerë e sa bekim është për një mbret ,pushtetar, udhëheqës shteti e qeverie të ketë një mësues edukator apo këshilltar si Aleksandri i Madh që kishte Aristotelin. Sa e dobishme që sot pushtetarët ,udhëheqësit e shtetit tonë të Kosovës dhe Shqipërisë të kenë njerëz të urtë afër vetes për këshilla ,mësime në drejtimin e duhur të vendit e kombit me një të ardhme të suksesshme dhe të sigurtë. Imazhi sikur që shihet është nga një kronik e vitit 1599 ,ku shihet Arsitetoteli duke e këshilluar,mësuar Aleksandrin e Madh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve Gjon Keka: Tatuazhi dhe simbolikat tek populli shqiptar Gjon Keka: Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona Gjon Keka: Arbëreshi Anthony Albanese fryt i bekimit që la Gjergj Kastrioti në Barleta më 1461 Gjon Keka: Imazhi i Mirditës, në vitin 1877 Gjon Keka: Stema e rrallë e Skënderbeut - tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës Gjon Keka: Memoaret e shekullit XVIII: Pas vdekjes së Skenderbeut Arbëria mori teposhtën Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret Gjon Keka: Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë Gjon Keka: Bashibozukët i përdorte sulltani kundër shqiptarëve që nuk e donin sundimin turk Gjon Keka: Bashkëbsiedim interesant në mes të Skënderbeut dhe Mehmetit Gjon Keka: Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror Gjon Keka: Gjenocidi ndaj popullit arbëror dhe armen nga pushtuesit otoman Gjon Keka: Ja pse nuk do të lind më një i ngjashëm me Gjergj Kastriotin! Gjon Keka: Skënderbeu përkrah Hanibalit, Aleksandrit dhe Cezarit Gjon Keka: Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që bashkoi arbërorët Gjon Keka: Çdo institucion dhe familje duhet me i mbajtë portretet e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës Gjon Keka: Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht Gjon Keka: Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora