E premte, 29.03.2024, 09:36 AM (GMT)

Kulturë

Shqiptarja e bukur ne kornize

E merkure, 12.04.2006, 12:05 AM


Nje poet danez dashurohet pas nje vajze te bukur shqiptare. Nje miku i tij piktor, ia perjeteson ne telajo. Vepra, e zbuluar se fundmi nxjerr ne drite gruan. Vec saj edhe nje histori te pathene: ate te nje familje shqiptare ne Rome

Pas shume vitesh hulumtime rreth krijimtarise me teme shqiptare te autoreve te huaj (tashme te paraqitura ne librat Shqiperia ne artin boteror dhe Shqiperia nepermjet artisteve, botuar edhe ne anglisht), eshte bere me e qarte hapesira qe zene tablote e piktoreve evropiane ne pinakoteken shqiptare. Ndonese veprat me te shumta u takojne artisteve angleze, franceze, italiane dhe gjermane, tablo te bukura me teme shqiptare jane realizuar edhe nga piktore te kontinenteve te tjere te botes. Si autor i librave te mesiperm, kohet e fundit i kisha perqendruar kerkimet ne artin e disa vendeve me te largeta, me deshiren per ta zgjeruar hapesiren gjeografike te artisteve te pasionuar pas Shqiperise. Dhe papritur u ndesha me nje nga tablote me te bukura dhe me interesante me teme shqiptare ne artin boteror.

Ne se gjetjet e deritanishme kane qene rezultat i gjurmimeve te gjata neper muze dhe galeri te Europes, informacionet per zbulimin e piktures qe paraqitet ne kete shkrim erdhen nga Kopenhagen, pikerisht nga vendi ku ndodhet tabloja. Ishte kryediplomati i ambasades se Mbreterise se Danimarkes ne Tirane zoti Finn Theilgaard, i cili, me deshiren dhe kenaqesine per te paraqitur nje aspekt te lidhjes midis shqiptareve dhe danezeve, hapi rrugen e zbulimit te nje prej veprave me te bukura kushtuar shqiptareve. Dhe ne kete rast e papritura dhe kenaqesia eshte e dyfishte.

Mbeshtetur ne dy botimet daneze Arti Danez. Njemije vjet Histori Arti (Kopenhagen, 2004) dhe Historia e Letersise Daneze (Kopenhagen, 1976), diplomati Theilgaard zbuloi se nje nga pikturat qe paraqet portretin e nje gruaje te bukur ne Ny Carlsberg Glypotek te Kopenhagen-it i kushtohet nje shqiptareje! Realizuar ne Itali ne vitin 1831 dhe e ekspozuar ne Danimarke disa vite me pas, ne dicituren e saj te muzeut eshte shkruar: Italiania, por ne dy botimet qe sapo permendem, hartuar nga autoret me te njohur te historise se letersise dhe artit danez, jepen te dhena te qarta per shqiptaresine e gruas se pikturuar. Aty shkruhet se poeti i njohur Christian Winther, gjate qendrimit te tij ne Rome (midis viteve 1820-1830), ishte gjithnje i pranishem ne rrethin e piktoreve daneze, te cilet gjithashtu kishin ardhur ne kryeqendren italiane per t'u frymezuar nga trshegimia e pasur e artit italian. Dhe ndersa piktoret gjenin frymezim ne veprat e artit, poeti Winther ishte i frymezuar edhe nga dashuria e gruas shqiptare!

Tekstualisht ne ato librat shkruhet: Christian Winther kishte rene ne dashuri me gruan e mrekullueshme shqiptare dhe i kerkoi Küchler-it ta pikturonte... (Dansk Litteratur Historie, f. 90. Kopenhagen 1976). Disa vite me pare piktori Küchler, me porosi te poetit Christian Winther, i pikturoi te dashuren e tij, nje zonjushe te mekullueshme shqiptare. Ne kete pikture ai arriti te realizoje bukurine dhe hijeshine femrore qe nuk e perseriti me ne veprat e mevoneshme...(Dansk kunst. Tusind ars kunsthistorie, f. 237. Kopenhagen 2004)

Pra tabloja e pikturuar nga Albert Küchler paraqet nje vajze shqiptare dhe pikerisht ate qe ka qene e dashura e poetit danez Christian Winther. Per te qene me te sigurte ne kete informacion, diplomati Theilgaard bisedoi me autorin e librit Arti Danez. Njemije vjet Histori Arti, H.Nielsen per te marre me shume informacion rreth kombesise se te dashures se poetit, pra per vajzen qe pozoi ne pikturen e artistit Küchler. Ne pergjigjen e tij historiani i artit danez, ende i pasigurte per percaktimin e sakte jep tre versione. Sipas tij vajza mund te kete qene arbereshe, shqiptare me banim ne Rome ose italiane nga krahina e kodrave Albani, prane Romes. Ne fund H. Nielsen sugjeron se per kombesine e gruas se paraqitur ne tablone e piktorit Küchler mund te gjykoje me mire nje studiues shqiptar.

Nisur nga te dhenat e mesiperme, mendojme se nga te tre hipotezat qe paraqet H. Neilsen, me i mundshem eshte varianti i dyte. Ne se gruaja e pikturuar do te ishte italiane nga zona e kodrinave Albani, nuk besojme se eshte e sakte qe te thirrej me emertimin e krahines, sic mund te quhet psh nje napolitane, romane apo veneciane etj., pasi duke thene albaneze, ne kete rast, me shume se sa krahinen e banimit kjo fjale merr nuancen e percaktimit te kombesise. Persa i perket arberesheve, ne ate kohe ato ishin te perqendruara ne pjesen jugore te Italise. Kane qene te grupuar ne fshatra dhe qyteza te perbashketa. Nuk perjashtohen edhe rastet qe nje arbereshe mund te gjendej edhe ne pjesen qendrore apo edhe ne ate veriore. Por ne Rome, sidomos midis viteve 1650-1850, ishin me banim te perhershem disa familje shqiptare. Dhe me e njohura prej tyre ka qene familja Albani, qe eshte vleresuar si nje nga me fisniket (famiglie Nobili) e Romes. Pra eshte me e mundeshme qe vajza e pikturuar nga piktori danez te jete pikerisht nje nga femrat e kesaj familjeje te madhe dhe te njohur. Per te argumentuar me mire mendimin e mesiperm, pra per te vertetuar se gruaja e pikturuar ishte shqiptare, po bejme nje paraqitje te shkurter vetem te njerit prej albaneve te Romes, familja e te cilit mendojme se ka lidhje me te besueshme me pikturen qe po analizojme.

Aleksandri dhe vila Albani

Familja Albani e Romes, sic eshte pohuar edhe nga disa burimeve te huaja (italiane, franceze etj.) e ka prejardhjen nga Shqiperia. Te paret e saj, me ne krye Kel Lacin u shperngulen nga veriu i Shqiperise ne vitin 1464 dhe u vendosen ne Urbino. Femijet e Kelit, Gjergji dhe Filipi e nderruan mbiemrin nga Laci ne Albani. Ndersa nje nga pasardhesit me te njohur te femijeve te K. Lacit, Gjoni luajti rol te rendesishem ne vendosjen dhe forcimin e dinastise Albani ne Rome. Gjon Francesk Albani u be Pape (Papa Klementi XI) dhe me figuren e tij filloi seria e kardinaleve dhe personaliteteve te tjera te shquara te kesaj familje qe, per rreth nje shekull, luajti rol te rendesishem ne historine e Romes. Midis kardinaleve, me i njohur u be Aleksandri, nipi i Papa Klementit.

Aleksander Albani (Urbino,1692 - Rome,1779) ka nje veprimtari te gjere politike, fetare dhe shoqerore, por fama e tij me e madhe eshte ne fushen e artit. U shqua si njohes i mire i antikitetit dhe si nje nga koleksionistet me te pasionuar te Romes. Eshte e cmuar veprimtaria e tij qe ne moshe te re per themelimin e nje akademie te antikuariatit. Por kurorezimi i gjithe veprimtarise ne fushen e artit eshte themelimi i Viles Muze. Veprat e shumta te artit qe grumbulloi gjate viteve, kerkonin me shume ambiente per ekspozim dhe per ruajtje. Keshtu gjate viteve 1746-1760, ne rrugen e njohur Salaria, prane qendres se Romes, nen drejtimin e vete Aleksandrit u ndertua Vila Muze. Neper Europe ishin ndertuar edhe me pare vila te tilla. Por vila e Aleksandrit, e cila qe ne fillim u quajt Vila Albani, u vleresua nga bashkekohesit si shembulli me i mire i tipit te ri te muzeve, per konceptimin e perparuar qe nga ndertimi i godines, ekspozimi i objekteve si dhe per koleksionin e pasur dhe te larmishem te veprave te artit.

Per te arritur keto vlera Aleksandri bashkepunoi me disa nga figurat e shquara te kohes se tij. Projektin e viles ia besoi arkitektit dhe skulptorit te njohur Carlo Marchionne (1702-1786). Godina u ngrit ne dy kate, me salla te gjera dhe te larta. Kopshtet e gjelberuara rreth viles u pershtaten per nje ekspozimin sa me te dukshem te skulpturave antike. Fasada u dekorua sipas stilit te kohes dhe per gjithe keto vlera arkitekturore Vila Albani eshte quajtur si nje permendore terheqese dhe madheshtore. Per t'i dhene karakterin e plote te muzeut A. Albani u lidh me artistin e njohur gjerman Rafael Mengs (1728-1779) dhe i porositi disa afreske per te dekoruar sallat. Veprat e piktorit R. Mengs u bene nje tjeter pasuri e cmuar per Albanin, krahas koleksionit qe kishte grumbulluar me pare. Vetem tabloja e titulluar Alegoria e Parnasit, qe vleresohet si nje nga krijimet me te bukura te Mengs-it, thuhet se ka kushtuar 400 000 skude, nje cmim shume i larte per ate kohe. Ne nje nga historite e artit boteror Alegoria e Parnasit eshte vleresuar si vepra me perfaqesuese e piktures neoklasike dhe kjo tablo, sa here qe riprodhohet neper libra dhe revista arti, krahas emrit te autorit, i vihet edhe shenimi: ndodhet ne Vilen Albani. Bashkepunetori tjeter i Albanit per vilen ka qene edhe arkeologu, esteti dhe historiani i njohur i artit John Winckelmann (1717-1768). Ai ka qene si keshilltari dhe miku i tij me i ngushte i dhjete vjeteve te fundit te jetes. Ne kujdesin e Albanit, Winckelmann perfundoi katalogun e Monumenteve Antike, nje nga veprat me te rendesishme per dokumentimin dhe studimin e artit te lashte.

Vila Albani, qender e artisteve evropiane

Me koleksionin e pasur te veprave te artit Vila Albani u be nje nga muzete me te vizitueshem, ndersa per artistet italiane si dhe per artiste dhe intelektuale te shquar nga Evropa qe vinin ne Rome ajo u shnderua ne nje qender takimesh, bisedash dhe ballafaqimi pervojash artistike. Veprimtaria e saj eshte bere objekt studimi nga autore te ndryshem europiane dhe amerikane, te cilet nepermjet artikujve, studimeve dhe librave te ndryshem, kane vleresuar kete muze arti, nga te paret e ketij lloji ne Evrope. Rendesia qe i kushtonte A.Albani bashkepunimit me figurat me te shquara te kohes, ka ndikuar edhe ne shnderrimin e Viles ne nje qender ku grumbulloheshin krahas artisteve italiane edhe nga vendet e tjera. Edhe per veprimtarine e tij me te hereshme, Akademine e Antikuariatit, qe permendem ne fillim, Albani ngarkoi nje nga njohesit me te mire te antikitetit ne Rome, Francesco Bianchini-n (1662-1729). Po ashtu edhe bashkepunetoret per ndertimin, pasurimin dhe funksionimin e Viles, si arkitekti C. Marchionne, piktori R. Mengs, studiuesi J.Winkelman, ishin po aq te shquar.

Sipas studiuesit anglez L. Lewis, Aleksander Albani ka patur lidhje te vazhdueshme me Londren. Ka bashkepunuar ne fushen e antikitetit dhe artit bashkekohor. Nepermjet prezantimeve te Horace Mann-it, A. Albani kontribuoi ne formimin e koleksionisteve angleze me vepra te antikitetit romak. Po ashtu ai hapi dyert e Viles Muze ne mbeshtetje te piktoreve, skulptoreve dhe studiuesve angleze qe vinin ne Rome. Ne mjediset e Viles Albani pasuruan njohurite e tyre per artin Richard Wilson, Joseph Wilton, William Chambres (qe u be njohes i famshem i antikitetit), Robert Ada, Robert Strange dhe James Barry. Ne vitin 1749 A. Albani ndihmoi M. Brettingham per te blere statuja per Kontin Leicester. Ndersa nga viti 1753 deri me 1755 ai mbikqyrte punimet e artisteve P. Costanzi, P. Batoni, A.R. Mengs dhe A. Masucci qe kriojonin vepra arti per duken e Northumberland. Ne vitin 1761 Aleksander Albani u be anetar i Shoqates se Antikuareve te Londres.

Edhe pasi e humbi shkelqimin e saj, Vila Albani vazhdoi te terheqe vemendjen e artisteve europiane. Nje akuarel i vitit 1848, realizuar nga piktori anglez Edward Lear (1812-1888, autor edhe i shume tablove me teme shqiptare), deshmon per jehonen e mevoneshme qe zgjati edhe shume e shume vite me pas.

Artistet daneze ne Rome dhe shqiptarja e mrekullueshme

Nga ky interes i artisteve europiane per Vilen Albani nuk u shmangen as grupet e piktoreve daneze, qe vinin ne Rome. Sipas historise se letersise dhe te artit danez, ne vitet 1820 dhe 1830 nje numer piktoresh, skultoresh, poetesh etj... nga me te njohurit, udhetuan ne Rome, per te provuar nje bote te ndryshme nga Danimarka dhe per t'u frymezuar nga trashegimia artistike e qytetit si dhe permes jetes bashkekohore. Dy artiste te tille ishin dhe Albert Küchler, piktor dhe Christian Winther, poet. Dhe ne Vilen Albani, ashtu si edhe prane monumenteve te tjera te shquara te Romes, ato mund te njiheshin me mire me trashegimine artistike, me veprat e artisteve bashkekohore si dhe me pervojen e jetes se perditeshme. Gjate njohjes se jetes bashkekohore poeti Winther, qe ishte ne grupin e piktoreve daneze, ne Rome u njoh dhe u dashurua edhe me vajzen e mrekullueshme shqiptare, sic e kane cilesuar biografet. Tek ajo vajze poeti gjeti muzen e tij hyjnore qe e frymezoi per disa vite. I ndodhur midis piktoreve, sidomos prane mikut te tij Küchler, Winther kerkoi ta perjetesoje edhe ne pikture imazhin e te dashures. Dhe Küchler duke pikturuar portretin e saj realizoi nje nga tablote me te bukura te gjithe krijimtarise se tij. Ne nje kapitull te vecante te historise se piktures daneze, qe i kushtohet grupit te artisteve qe erdhen ne Rome, nga dy tablote qe e ilustrojne kete pjese, njera eshte portreti ne fjale. Ne pikturimin e Küchler-it ndjehet perkushtimi i artistit per te perjetesuar gruan e mrekullueshme, te dashuren e mikut te tij. Dhe ne tablo shihet me endje fytyra e bukur femerore, me shprehjen e nje adoleshenteje, e rrethuar nga floket e zinj dhe varsja poshte gushes, qe gjithashtu perkufizon portretin. Sipas historianit te artit danez H. Neilsen, qe permendem me lart, pas ketij portreti piktori Küchler nuk mundi me te krijoje me kaq finese hijeshine e nje vajze te bukur. Ndersa poeti Winther ka lene kete perkufizim per portretin e saj: kishte nje gershet te trashe me nje kapse te gjate argjendi. Me syte e saj te zi shikonte e cilter dhe e guximshme.

Tabloja ndonese iu kushtua shqiptares, u porosit nga poeti Winther dhe u pikturua nga artisti Küchler, nuk u be prone e asnjerit prej tyre. Vlerat e saj ishin me te medha se e nje portreti familjar. E ekspozuar vazhdimisht ne Ny Carlsberg Glypotek te Kopenhagen-it ajo paraqet arritje te artit danez, por edhe imazhin e nje vajze fisnike shqiptare te shekullit XIX.

Me kete tablo shtohet numuri i veprave te cmuara me teme shqiptare nga artistet e huaj. Autori i saj Albert Küchler (1803-1886), eshte nje nga perfaqesuesit e njohur te ashtuquajtures Periudhes e Arte ne pikturen daneze. Tabloja qendron e ekspozuar ne nje nga muzete me te pasur te Evropes. Meqenese per artistet e huaj ka qene e veshtire te futeshin apo te pikturonin ne trojet shqiptare gjate kohes se sundimit otoman, disa nga veprat me te bukura me teme shqiptare deri ne shekullin XIX, jane realizuar ne vendet fqinj apo edhe me larg, atje ku kishin merguar shqiptaret. Rreth 30 tablo te bukura ne ngjyra vaji, qe piktori i njohur francez Leon Gerome (1824-1904) ia ka kushtuar shqiptareve, i realizoi gjate udhetimit te tij neper Egjipt, gjate pjeses se pare te shekullit XIX. Edhe piktura me e bukur , tashme e shnderruar si ikona e veprave te huaja me teme shqiptare, Vajza shqiptare e Camille Corot (1796-1876) eshte pikturuar jashte Shqiperise. Madje edhe per realizimin e asaj tabloje, thuhet se autori e mori ngacmimin gjate kohes qe udhetonte neper Itali, ku krahas vezhgimit te veprave te artit, pikturimit te peizazheve, eshte takuar me vajza te bukura shqiptare ne mergim.

Grate e familjes

Familja Albani kishte ne gjirin e saj edhe shume gra e vajza fisnike, te cilat u bene frymezuese dhe mbeshtetese per burrat qe lane gjurme ne historine e Romes. Me siguri ka patur edhe nga ato femra qe bene emer. Por midis kardinaleve, ambasadoreve, artisteve dhe personaliteteve me te shquara te asaj familjeje, fama e te cileve kaperceu edhe hapesirat italiane, deri tani nuk jemi ndeshur me ndonje nga emrat e vajzave apo grave Albani. Aq me teper qe hulumtimet e deritanishme jane perqendruar vetem ne majat e kesaj familje, pa u futur me gjere ku me siguri mund te gjenden me shume figura te tjera te njohura.

Por ate qe nuk e kemi zbuluar deri tani nga gjurmet e shkruara, na e deshmojne dy vepra arti, ku si protaganiste jane femra te kesaj familjeje. Nje skulpture ne mermer, qe paraqet portretin e nje vajze, perdoret sot ne historine e artit si nje nga shembujt me te mire per te shpjeguar se si fryma e antikitet, ne skalitjen e portreteve te femrave, ka vazhduar deri vone, me konkretisht deri ne fillim te shekullit XVIII. Dhe kjo veper qe merret si shembull titullohet: Vajza e viles Albani. Skulptura ne fjale, ndonese eshte trajtuar ne frymen klasike, paraqet njekohesisht tipin e gjalle te kohes, nje vajze me ciltersine dhe feminitetin e moshes se re. Me siguri si model i kesaj vepre mund te kete qene nje nga vajzat me te shquara te familjes, qe terhiqte vemendjen e artisteve, jo vetem per bukurine fizike. Por ende nuk kemi te dhenat per emrin e saj si dhe lidhjen me Aleksander Albanin. Nisur nga koha e krijimit, nga ngjashmeria ne tipare, sidomos ne siluetin e drejte te hundes, gjykojme se te portreti ne skulpture, mund te jete e njejta femer qe u pikturua edhe nga danezi Küchler, e cila gjithashtu eshte vleresuar si nje grua e mrekullueshme. Ne se eshte keshtu atehere mund te themi se ajo femer ka qene me veti te rralla qe eshte perjetesuar ne dy kryevepra te njohura arti.

Ne te kunderten, nepermjet ketyre dy veprave, kemi te bejme me dy nga femrat e shquara te familjes Albani, te cilesuara si gra hyjnore apo te mrekullueshme qe u bene objekt i piktures se danezit Küchler dhe skulptures ne mermer. Por, sic thame edhe me lart, nuk mund te jene vetem dy femra te njohura ne kete familje te madhe.

Nga degezimet me te voneshme njihet kengetarja Emma Albani (1847-1930). E njohur edhe me emrin Marie-Louise-Cécile Lajeunesse, ajo eshte vleresuar si nje nga sopranot dramatike me te njohura te kohes se saj. Pasi studioi per kanto ne Itali u vendos ne Londer ku interpretoi ne kompanine angleze Coven Garden. Ne vitin 1911 botoi kujtimet e jetes se saj nen titullin 40 years of song. Edhe portreti i saj eshte perjetesuar nga artistet angleze apo italiane.

Por per grate e familjes Albani ekzistojne edhe shume vepra te tjera arti. Ne familje te tilla fisnike te shekullit XVII, ne Rome dhe kudo ne Europe, ishte e zakonshme pikturimi i portreteve te familjareve, kryesisht te burrave te shquar si dhe te grave dhe vajzave. Aq me teper kjo eshte e natyreshme ne familjen e nje koleksionisti te shquar, sic ishte Aleksander Albani, ku piktoret dhe skulptoret gjendeshin ne cdo kohe, apo ishin miq te familjes. Po te zbulohen dhe te grumbullohen gjithe ato portrete ne pikture dhe ne skulpture mund te behet nje album i plote per te ilustruar historine e kesaj familjeje fisnike. Vetem per njerin nga pjestaret e saj, Papa Klementi XI, njihen dhjetra portrete, statuja e medalione ne Rome, Urbino etj. Po aq shume vepra arti ekzistojne edhe per figurat e tjera te njohura te kardinaleve, apo per grate dhe vajzat e kesaj familjeje.

Keto qe paraqitem me lart jane vetem dy nga me te shquarat, me vlera te cmuara artistike, qe jane bere me te njohura per vendin e vecante qe zene ne historine e artit boteror.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora