E diele, 02.10.2022, 11:47 AM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve

E premte, 08.07.2022, 08:06 PM


Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve

Nga Gjon Keka

Dëmin më të madhë Gjergj Kastriotit ia bënë lëvdatat e Papëve ,sidomos Papa Piu II i cili e këshilloj t'i prish traktatet e paqes me perandorinë otomane.

Duhet ditur një gjë se Gjergj Kastrioti kishte vendos stabilitet pas forcimit që i bëri shtetit të tij ,dhe një paqe me Perandorinë otomane ai e bëri për të ruajtur ato pjesë të Arbërisë së tij që i kishte rimarrë me gjak e djersë. Por ishte këshilla e gabuar e Papës Piut II i cili e udhëzoj atë të prish traktatin e paqes me sulltanin. Një gabim ky që i kushtoj më pas Gjergj Kastriotit ,sidomos pas vdekjes së Papa Piut në Ankona. Si duket as vetë Papa nuk e kishte llogarit këtë se një prishje e marrëveshjes së tillë do t'i bënte tepër dëm Gjergj Kastriotit dhe shtetit të Arbërit të ndërtuar me sakrificë ,gjak e me djersë të madhe.

Prandaj ,pas prishjes së traktatit të vitit 1462 ,askush më nuk u interesua për Arbërinë, as vetë Papa Pali i Ii edhe si të tjerët me fjalë e lëvdata e ngopën Gjergjin ,por nuk kishte vepra mbrojtëse e as ndihma në përballje e gjithë asaj makinerie të Perandorisë otomane të asaj kohe.

Këshillat e gabuara të papëve i kushtuan Gjergj Kastriotit tepër shumë, pastaj Arbërisë e cila u bë qengji në therrtore i Europës , gjaku i arbërorëve të pafajshëm e mbrojti Europanë dhe civilizimin europian, gjaku i pafajshëm i cili u derdh për shkak të këshillave të gabuara të papëve.Pas vdekjes së Papa Piut II ,dhe dështimin të projektit të tij të cilën e pruri deri në Ankona kur edhe mbeti vetëm projekt në letër, Arbëria mbeti e vetme,Gjergj Kastrioti tanimë kishte prish traktatin e paqes me sulltanin me këshillën e papës, ndërsa sulltani tani kishte një urrejtje edhe më të madhe pas prishjes së traktatit edhe pse edhe vetë sulltani nuk mbante traktatet ,por i prishte sipas interesave të tij.Por në këtë rast prishja e traktatit të paqes së vitit 1462 nga Gjergj Kastrioti me këshillën e papës i kushtoi Arbërisë me gjak.

Ishte tepër vonë edhe për vetë Gjergjin tonë të madh i cili e kuptoi se prishja e asaj marrëveshje të paqes ishte një gabim sepse Arbëria dhe ai vetë u bënë si qengjat ne therrtore, dhe e gjithë kjo therrtore ndodhi për fajin e Papa Piut II dhe princav e mbretëve tjera të europës që nuk i dolën në ndihmë Gjergj Kastriotit për ta ndalë këtë të keqe të madhe për fatin e Arbërisë dhe Europësn në përgjithësi.

Nisur nga kjo në shtratin e vdekjes Gjergj Kastrioti i la një testament të mrekullueshëm birit të tij Gjonit, duke e këshilluar të rrij sa më larg Papëve , t'i respektoj ,por të mos i dëgjoj këshillat e tyre, as të mos lejoj t'i përzihen në punët e tij e të shtetit apo mbretërisë së tij.Këtë për shkak se e kishte kuptuar se sa me pasoja ishte që ai e dëgjoj këshillën e Papëve e sidomos Papës Piut II i cili nuk arriti ta realizonte planin e tij dhe as nuk la më pas vetes ta qonte dikush në fund sëbashku me Gjergjin tonë të Madh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Tatuazhi dhe simbolikat tek populli shqiptar Gjon Keka: Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona Gjon Keka: Arbëreshi Anthony Albanese fryt i bekimit që la Gjergj Kastrioti në Barleta më 1461 Gjon Keka: Imazhi i Mirditës, në vitin 1877 Gjon Keka: Stema e rrallë e Skënderbeut - tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës Gjon Keka: Memoaret e shekullit XVIII: Pas vdekjes së Skenderbeut Arbëria mori teposhtën Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret Gjon Keka: Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë Gjon Keka: Bashibozukët i përdorte sulltani kundër shqiptarëve që nuk e donin sundimin turk Gjon Keka: Bashkëbsiedim interesant në mes të Skënderbeut dhe Mehmetit Gjon Keka: Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror Gjon Keka: Gjenocidi ndaj popullit arbëror dhe armen nga pushtuesit otoman Gjon Keka: Ja pse nuk do të lind më një i ngjashëm me Gjergj Kastriotin! Gjon Keka: Skënderbeu përkrah Hanibalit, Aleksandrit dhe Cezarit Gjon Keka: Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që bashkoi arbërorët Gjon Keka: Çdo institucion dhe familje duhet me i mbajtë portretet e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës Gjon Keka: Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht Gjon Keka: Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja Gjon Keka: Kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti mbante edhe veshje prej armature

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora