E premte, 29.03.2024, 04:02 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: 'Kosovarizmi islamik'

E merkure, 06.07.2022, 06:54 PM


“Kosovarizmi islamik”

Janë dy fenomene të shëmtuar që përpiqen të ndërhyjnë në qenësinë e shqiptarëve të Kosovës: islamizimi i dytë në frymën e skajshmërisë vehabiste e erdoganiste dhe konvertimi në një komb që nuk ekziston. Të gjithë ithtarët e islamizmit erdoganistë e vehabistë, ashtu si të gjithë propagandistët e kombit kosovar (janë të njëjtët), që i shohim në medie e i lexojmë nëpër gazeta, nuk janë shqiptarë, por aziatikë shqipfolës, që erdhën së bashku më pushtuesin turk dhe mbetën këtu. Ideja e tyre është kosovarizmi islamik, shëmti që nuk arritën ta realizojnë as projektet e Qubrillloviqit e Milosheviqit

Nga Gani Mehmetaj

Pas vitit 1999 një grup mercenarësh shqipfolës filluan të bëjnë zhurmë të madhe për krijimin e kombit të ri, kombit “kosovar”. Model e kishin – kombin jugosllav. Propaganda integraliste e ish-Jugosllavisë arriti të sajojë surrogatin serb të “jugosllavistëve” nga martesat e përziera, nga joshja që u bënte joserbëve për karrierë politike dhe nga presionet e tjera. Paralelisht me ta u sajua edhe kombi mysliman dhe kombi maqedonas, pjellë e imagjinatës së Titos dhe titistëve. Të gjithë këta flisnin serbisht, i takonin në pjesën më të madhe kulturës serbe ose kroate (me përjashtim të “maqedonasve” sllavë që ishin diku në mes të bullgarëve, serbëve dhe vllehve të sllavizuar ). Megjithatë, kombi “jugosllav” dhe “mysliman” ishin sajesa politike, prandaj dështuan për faqe të zezë: myslimanët pësuan tragjikisht nga mungesa e identitetit dhe bredhja herë nga Lindja, herë nga Perëndimi; jugosllavët me shpartallimin e Jugosllavisë u fshehën skutave nga frika e kombeve reale që dolën në sipërfaqe me identitet të sforcuar, apo jugosllavët në pjesën më të madhe u bënë serbë militantë. “Maqedonasit” sllavë ende përpëliten në mes të bullgarëve, vllehve dhe serbëve, por që të përbashkët e kishin dhe e kanë urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve.

Përderisa dy sajesat e para i takojnë historisë, sajesa e tretë, “maqedonasit” sllavë, ende qëndrojnë në mes të Shiles e Harribdes, por zor se do t’i përballojnë historisë: kombet nuk sajohen në shekullin XX dhe nuk bëhen me dekret.

Sikur nuk mjaftoi dështimi i sajesave myslimane e jugosllave, disa mercenarë, apo minoritete me prejardhje aziatike po përpiqen të krijojnë një frankeshtajn gjuhe; kosovarishten dhe kosovarët. Po kombi i ri “kosovar” cilën do ta ketë gjuhë zyrtare? “Kosovarishten” që nuk do të jetë gjuha standarde shqipe, ndërsa nuk do të jetë as dialekti puro gegë, por një trajtë e së folmes lokale të periferisë me sllavizma e turqizma të bollshme, apo e së folmes së pakodifikuar, ku secili do të sjellë në medie e në institucione publike gjuhën e pagdhendur të katundit të vet me pasthirrma e klithma malësorësh, me gjysmën e shkronjave të ngrëna. Ndërsa “kosovaristët” e kryeqytetit të Kosovës flisnin një shqipe të zvetënuar, në pjesën më të madhe të përkthyer nga serbishtja, me sintaksë të çoroditur sa sllavisht, aq edhe anglishten e çalë si të Tarzanit të xhunglës, ku dëshirorja është fshirë nga përdorimi. Asnjëri prej këtyre kosovaristëve nuk të thotë “kalofsh mirë!”, sikurse gjyshja e tyre dikur, por të urdhërojnë: kalo mirë! Shtresa urbane, bijë të “elitës jugosllave” apo të shtresave të socializmit vetëqeverisës, kanë nostalgji të ndjeshme ndaj serbokroatishtes. Ata duan ta përjashtojnë shqipen letrare jo vetëm nga e folmja e përditshme, por edhe nga mediat. Çdo shprehje a togfjalësh që e përdorin në zhargonin e përditshëm, e kanë përkthyer nga ish- metropoli i tyre ideologjik-Beogradi.

Kush qëndron prapa kësaj propagande? Është vështirtë të thuhet, sepse në mjedisin prej nga vijnë nuk kanë mbështetje, por megjithatë kanë ca fonde. Disa shenja tregojnë se kryesisht nisma është e ish-integralistëve jugosllavë, pastaj e majtistëve dhe mercenarëve të të gjitha ngjyrave që i shfrytëzojnë fondet e ndryshme ndërkombëtare, me burime të dyshimta. Mjafton të thuash se do të angazhohesh për propagandimin e gjuhës lokale, të ndryshme nga gjuha që flitet në Shqipëri dhe fondet i ke të garantuara, në qarqet politike ndërkombëtare, që duan të krijojnë hendek të madh në mes të Kosovës e Shqipërisë, në propagandistët të cilët dikur ishin të zhurmshëm në luftën kundër nacionalizmit e irredentizmit shqiptar etj. Por një pjesë e tyre këtë gjë e bëjnë edhe nga ekscentrizmi, përkatësisht nga kompleksi i inferioritetit: “përtej Alpeve bashkëkombësit tanë nuk na duan, na shpërfillin, na nënçmojnë, prandaj o burra ta bëjmë “gjuhën tonë” , lëshojnë kushtrimin ata, që flasim e ta shkruajmë pa rregulla, pa shenja pikësimi, të kënaqemi duke ia bërë qejfin vetes se jemi më të mirët, më të mençurit dhe më të bukurit. “Kosovaristët” mbështetjen më të madhe e patën nga disa medie elektronike të majta në Tiranë e në Prishtinë. Këto medie a duan të nxisin debate apo kuriozitet mediatik, është vështirë të thuhet. Mbase edhe ndonjë fond të dyshimtë nuk bënë të përjashtohet. Mediat tona marrin gjithandej fonde dhe askush nuk e di se nga vijnë.

Elementi joshqiptar i integruar në mjedisin shqiptar të Kosovës (disa shqiptarë gjakpërzier me prejardhje jevge e aziatike) janë më të zhurmshmit për kombin “kosovar’, ashtu sikurse që të kësaj përkatësie janë edhe ata që e propagandojnë më së shumti ideologjinë e beduinëve të shkretëtirës në emër të fesë.

Të përpiqesh të sajosh komb në shekullin XXI, përkatësisht të përpiqesh ta ndash kombin e konsoliduar, është më shumë se veprim prej Donkishoti, është përpjekje të bësh punën e Beogradit. Të përpiqesh të rekrutosh njerëz për kombin e ri nga pjesëtarët të cilët ndjenjën kombëtare e kanë më të theksuar se asnjë komb tjetër në Ballkan, është veprim i joshqiptarëve që nuk na e duan të mirën. Natyrisht ata ndërkombëtarë që e mbështesin këtë nismë, veprojnë nga prizmi pragmatik: duan të zbusin ca mllefin e Serbisë, mbase duan të integrojnë serbët në shtetin e ri, por mbi të gjitha duan ta largojnë vëmendjen e shqiptarëve nga gjakimi për bashkim kombëtar. Ndërkaq orientalët duan që në këtë mënyrë të shprishin gjakun shqiptar, ashtu sikurse po përpiqen që ta shprishin përmes përpjekjes për nxitje të përçarjeve fetare. Fondet antishqiptare nuk prajnë se derdhuri nëpër xhepat e shqipfolësve.

Përpjekja e sajimit të kombit “kosovar” është përpjekje e pakuptim, shpenzim i panevojshëm i energjive dhe sakrificë e madhe: për hir të 2-3 për qind të serbëve, të cilët megjithatë nuk do ta pranonin këtë sajesë dhe nuk do ta flisnin kurrë as gjuhën “kosovarishte”. Është më e drejtë që ne ta flasim gjuhën tonë dhe ata gjuhën e tyre, sesa të bëjmë eksperimente kot së koti që na kushtojnë.

Euforia e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë pata përshtypjen se do të këndellte edhe një herë përgjumjen e asaj shtrese të shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë që sikur iu bë zhguall breshke përkatësia kombëtare. Të topitur nga varfëria pesëdhjetëvjeçare, të molepsur nga ca ndihma humanitare me hurma e sheqerka, të vënë nën presionin e fqinjëve agresivë e shovinistë, një pjesë e tyre turpëroheshin apo e fshihnin të qenët shqiptar. Të tjerët sikur po harrojnë kë e patëm mik e ke armik, kush na gjymtoi dhe kush ishte shkaktar i këtij gjymtimi. Të tretët iu kanë qepur internacionalizmit dhe kozmopolitizmit, pikërisht sepse e kanë ngarkesë të qenët shqiptar.

Euforia e theksimit të 100 –vjetorit të Pavarësisë duhet të përsëritet çdo vit. Nuk mjafton vetëm tundja e flamujve, as vetëm fjalimet patetike, por lypet ringjallje e frymës së rilindësve, vënia në pah e vlerave kombëtare, e heronjve tanë, e luftës që bëmë gjatë historisë kundër pushtuesve dhe e përpjekjeve që duhet të bëjmë tash dhe në të ardhmen në forcimin e kombit tonë të bashkuar me përkatësi e mirëqenie evropiane.

Nuk është turp të jesh nacionalist, është turp ta mohosh kombin tënd e të shpikësh kombe të paqena, është jonjerëzore të shtypësh të tjerët.

dardaniapress.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora