Editorial
Ryzhdi Baloku: Gënjeshtrat serbe për Skënderbeun dhe familjen Kastrioti
E merkure, 06.07.2022, 07:55 PM
TENTIMET SERBE PËR TA SHËRUAR KOMPLEKSIN E PËRKATËSISË NACIONALE PËRMES GËNJESHTRAVE PËR SKËNDERBEUN DHE FAMILJEN KASTRIOTI
Nga
Ryzhdi Baloku
Për
ta kuptuar më mirë mentalitetin serb lidhur me gënjeshtrat e tyre për
Skënderbeun dhe familjen Kastrioti, fillimisht do t'i analizojmë disa të dhëna
që flasin për vetitë e tyre.
Për
metaforën e çudirave të shumta serbe, na shpjegon edhe romani "Ne?ista
krv" që shqip përkthehet "Gjaku i papastër" i shkrimtarit serb
Borisav Stankoviq, botuar me 1910, respektivisht 33 vite pas luftës ruso-turke
dhe dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.
Asokohe
ky roman qe botuar në Zagreb të Kroacisë, nën patronazhin e autorit, ngase
s'kishte pranuar që t'i bëhej asnjë ndryshim dorëshkrimit të veprës së tij, për
çfarë pretendonin botuesit në Serbi.
Jo
vetëm në këtë roman, për çudirat serbe kemi shumë tregime që e pasqyrojnë të
kaluarën e tyre, e që rezoni i njeriut normal nuk mund t'i kuptojë.
Një
nga ato ngjarje është edhe tregimi për një zakon mizor të traditës së vjetër
serbe të quajtur "Tajna lapota", që në shqip përkthehet "Sekreti
i lapotit", i cili ishte një ritual i vrasjes së prindërve të moshuar nga
fëmijët e tyre, që bëhej me tokmak, çekan apo me sakicë. Kryesisht, ekzekutimi
i tyre bëhej në mënyrë publike, pas moshës 60 vjeçare të prindit, andaj në
popullatën serbe ka mbetur shprehja "zreo za sekir?e", që në shqip
përkthehet "i pjekur për sëpatë".
Zakonisht,
sipas traditës së përmendur, djali e merr babanë apo nënën, e çon në mal pranë
ndonjë përroi apo përroske, ia vë pogaçen mbi kokë, që ndryshe e quajnë
"pogaçja e vdekjes" dhe e godet me tokmak me sa fuqi që ka, për t'ia
çarë e shtypur kokën për vdekje.
Pogaçja
mbi kokën e tyre e simbolizonte arsyen, se ai apo ajo nuk e meritonte më të
hajë bukë kot.
Lidhur
me këtë traditë serbe, e cila ka ekzistuar deri në mbarim të shekullit XIX,
kanë shkruar disa autorë serbë në gjuhën serbe, si: Tihomir Xhorgjeviq me 1918
në librin “Jeta e jonë popullore", pastaj shkencëtari i madh serb
Vojisllav Radovanoviq me 1929 në librin "Legjendat popullore për vrasjen e
të moshuarve", antropologu Bojan Jovanoviq në librin "Sekreti i lapotës",
Drazhen Gudiq në vitin 2017 ka shkruar për këtë traditë serbe, Mihajlo Medenica
e ka shkruar tregimin në trajtë reportazhi në "Nedeljnik"nr.40, me
titull "Ja si e kam mbytur babën tim duke respektuar zakonin serb",
sipas shënimeve nga intervista me familjen Stojnin të fshatit Zjapina, familje
kjo që deri vonë i ka vrarë baballarët e vet sipas traditës serbe.
Për
shkak të skenave trishtuese, tregimin e përmendur do ta prezantoj në trajtën e
një inserti të shkurtër, ku në mes tjerash Medenica shkruan: ... prej gjyshes
80 vjeçe s'ka hair, vetëm rri e ha djathë... andaj familjarët bien dakord për
ta masakruar dhe një ditë i thonë: "Gjyshe, po shkojmë në varosh !"
... Kur mbërrijnë atje, ata e ulin gjyshen në një karrige, e puthin tri herë
sipas adetit serb dhe më pas e godasin, e shkelmojnë, e shtypin, therin, ia
rrjepin lëkurën, ia presin krahët dhe këmbët me sëpatë, .... Pastaj të gjithë
shkojnë në shtëpi të lumtur e të kënaqur, veçanërisht familjarët e gjyshes...
Definimin
më real të deritashëm lidhur me mentalitetin e serbëve e ka përkufizuar
dijetari i madh austriak me origjinë hebreje Leo Frajndlih (Leo Freundlich), me
thënien: "Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e rrezikon
ekzistencën e tyre".
Sipas
mendimit tim, një definim i tillë i këtij dijetari paraqet një testament të
pakundërshtueshëm që na ka lënë ai, për ta kuptuar mentalitetin kolektiv të
serbëve si popull.
Arsyeja
pse serbët nuk e duan të vërtetën, qëndron në faktin se çdo gjë që figuron si e
tyre, është ndërtuar mbi gënjeshtrën. Gjeneza, gjuha, feja, kishat dhe e tërë
historia serbe është përplot me gënjeshtra. Pra, nga ky aspekt vetvetiu na del
konstatimi se e vërteta për to e rrezikon qenien e tyre si kolektivitet.
Meqë
në këtë shkrim prezantuam të dhëna për vetitë e serbëve si popull, të njëjtën
gjë do ta bëjmë edhe për shqiptarët.
Sipas
dijetarit dhe diplomatit të karrierës Gjorgj Fred Villiams (George Fred
Williams ;1852 – 1932), i cili ishte ambasador i SHBA-së në Greqi e Mal të Zi,
si dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë,
në vitin 1914 ai mes tjerash shkruan: "Po të kthehemi në parahistori, para
se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të
shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.
Shqiptarët
janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme
parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë
ilirët e lashtë… Këta, ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen
ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskanë,
etruskë"...
Kur
është fjala për serbët, vlen për të cekur se mungesën e virtyteve të tyre
kombëtare, ata përpiqen ta zëvendësojnë me trillime e gënjeshtra, madje duke
tentuar që ta përvetësojnë edhe historinë e tjerëve, sikurse sivëllezërit e
tyre sllavo-maqedonas, të cilët në kohën e fundit e kanë mbushur qytetin e
Shkupit me shtatoret e personaliteteve historike iliro-maqedonase nga koha e
antikitetit, e që në realitet ato figura të ekspozuara s'kanë fare të bëjnë me
ta si popull, si nga aspekti gjenetik ashtu edhe ai historik. Mirëpo, qëllimi i
tyre dihet!
Në
këtë kuptim, njëjtë po veprojnë edhe serbët, por jo me ngritje të shtatoreve
sikurse ato në Shkup. Serbët po botojnë shkrime, libra dhe po përgatisin dokumentarë,
për ta bindur veten dhe botën se që nga lashtësia janë popull autokton në
trojet e Gadishullit Ballkanik-Ilirik.
Një
nga ato gënjeshtra është edhe përpjekja e tyre për ta prezantuar Skënderbeun si
serb, pra dhe familjen Kastrioti.
Sipas
një publikimi në "youtube" të përgatitur nga ta, Skënderbeu na qenka
"serb", si nga nëna ashtu edhe nga babai !
(www.youtube.com/watch?v=rtbHyBLvJTk&ab_channel=??????????????????)
Përkundër
gënjeshtrave të paskrupullta dhe falsifikimeve të cekura serbe në përvetësimin
e figurave historike shqiptare, institucionet shkencore përkatëse të Shqipërisë
dhe Kosovës, si për çudi nuk po iu kundërvihen këtyre pafytyrësive!
Meqë
pos reagimeve e kundërshtimeve individuale, institucionet shqiptare heshtin,
atëherë vetvetiu del konstatimi se ne vetë po ua mundësojmë serbëve që të
vazhdojnë me avazin e vjetër dhe të ndihen komodë para botës me gënjeshtrat e
sajuara.
Pra,
stadi i trillimeve të paraqitura në këtë dokumentar ka arritur në atë shkallë,
saqë Gjergj Kastriotin e quajnë Xhuraq Kastriotiq, nënën e tij Vojsava
Tribaldën e quajnë Voisllava - vajzë e familjes Brankoviq, ndërsa babën e tij
Gjon Kastriotin e quajnë Jovan, emërtime këto që i përgjigjen etimologjisë së
gjuhës sllave.
Sipas
përrallave të sajuara me qëllim të ngritjes së imazhit kombëtar serb, martesa
asokohe e "Jovanit" me "Voisllaven" na paska qenë një
kurorëzim "pravosllav", që i ka lidhë dy "principata
serbe", thuhet në dokumentar.
Pos
dokumenteve dhe kronikave që flasin për përkatësinë arbërore të Kastriotëve,
flet edhe vetë fakti i shpërnguljes së tyre dhe popullatës arbëreshe për në
Sicili e Kalabri, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe pushtimit të
tokave arbërore nga turqit, ngjarje këto të një fakti notor dhe të një argumenti
të fortë për përkatësinë etnike arbërore të Skënderbeut dhe vetë popullatës së
atyre trojeve.
Pra,
në atë kohë nuk u larguan serbët përtej Adriatikut, por arbëroro-shqiptarët.
Madje, në atë periudhë historike as që i njihte dikush serbët si etnitet, ngase
në kuadër të sllavëve të ardhur prej Karpateve, ata ishin numerikisht pak, të
përqendruar kryesisht te Rashka, të cilët kishin ardhur në këto troje si
hyzmeqarë të osmanëve.
Në
këtë dokumentar propagandues të tipit gebelsian, serbët nuk ndalojnë së
reshturi me politikën e tyre trilluese dhe tentim-përçarëse ndaj shqiptarëve,
duke e ndarë kombin shqiptar në "Šiptari" (Shiptari), emërtim
pezhorativ - poshtërues dhe "Albanci" (Allbanci).
Sipas
tyre, në të kaluarën "Šiptari" (Shiptari) na paskan qenë popull pa
posedim të territorit, të cilët na qenkan vendosur në trojet ekzistuese dhe
Epir pas luftërave pushtuese turke, të cilat, gjithnjë sipas tyre, paskan qenë
territore serbe, ndërsa "Albanci" (Allbanci) na qenkan serbë të
asimiluar në shqiptarë. Jo vetëm kaq, në dokumentarin e përmendur ata shkojnë
edhe më tutje me trillime. Sipas tyre, përkatësia e popullatës toskë na qenkan
tjetër në raport me popullatën gegë, trillim ky i një intrige sllavo-bizantine,
që sot s'iu pi ujë te shqiptarët, e as te të tjerët.
Edhe
vetë serbët si vasalë të turqve që ishin, nuk e kundërshtojnë faktin se nën
Perandorinë Osmane atyre iu mundësua krijimi i Pashallëkut të Beogradit, ngase
gratë e haremit të disa sulltanëve osmanë të asaj kohe ishin sllave.
Në
aspektin demografik, numri i popullatës serbe u rrit me ndihmën e Rusisë, tek
pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, sidomos, përmes asimilimit të popujve
tjerë të fesë krishtere në tokat e pushtuara, ku bënin pjesë vllehtë dhe
shqiptarët ortodoksë.
Në
tokat ku sot jetojnë serbët, apo edhe gjetiu, deri me tash s'është gjetur asnjë
gjurmë që dokumenton ardhjen e tyre para pushtimeve osmane.
S'duhet
harruar faktin, se urrejtja patologjike e serbëve për shqiptarët e ka gjenezën
që nga koha e krijimit të Pashallëkut të Beogradi, ku edhe nis pastrimi i
territorit nga elementi jo-sllav, respektivisht nga elementi shqiptar. Arsyeja
është e qartë. Përmes Rusisë, serbët e ndërtuan shtetin e tyre në tokat
shqiptare.
Përkundër
urrejtjes patologjike për shqiptarët, të përhapur përmes propagandës gebelsiane
të nacional-shovinistëve serbë, se kinse me ardhjen e turqve, shqiptarët i
paskan popullzuar tokat serbe, kjo tezë e trilluar nuk ka mbështetje shkencore,
ngase të gjitha faktet historike dhe arkeologjike tregojnë kontinuitetin
autokton të pellazgo-iliro-arbroro-shqiptarëve në hapësirën e Gadishullit
Ilirik-Ballkanik.