E marte, 27.09.2022, 02:10 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Nga Torontoja e Kanadasë në Kuç të Vlorës dhe në burg

E marte, 05.07.2022, 06:49 PM


Nga Torontoja e Kanadasë në Kuç të Vlorës dhe në burg

Nga Kastriot Dervishi

Mustafa Maliq Bylyshaj, i vitlindjes 1910, nga Nivica e Tepelenës u arratis nga Shqipëria në Greqi në vitin 1952. Dy vjet më vonë, me ndihmën e një bashkëfshatari u vendos në Toronto të Kanadasë. Punonte në një restorant atje. I yshtur nga propaganda e kohës, se gjoja Shqipëria kish ndryshuar dhe malli për familjen, në vitin 1961 bëri gabimin e jetës, riatdhesohet në Shqipëri. Nga Toronto vendoset blegtor në Kuç të Vlorës. Tre vjet më vonë tentoi të arratisej, por u kap nga forcat e kufirit në Çatistër të Gjirokastrës. Me dënuan me 18 vjet heqje lirie. Doli nga burgu në shtator 1982, duke e kryer gati 100% dënimin. Tre muaj më pas, orvatet sërish të arratiset në moshën 72 vjeçare, por kapet në fshatin Mavrojer të Gjirokastrës, nga populli i zonës. Gjykata e dënon me 23 vjet heqje lirie. Gjithsej, në dy dënime vuajti: 24 vjet, 10 muaj, 17 ditë, burgim. Në komunizëm, gabimet e jetës paguheshin shtrenjtë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora