Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (3)

| E marte, 05.07.2022, 08:44 PM |


Nuhi Veselaj:

Nga Jetëpërshkrimi   (3)

-Përjetime nga Qendra shkollore teknike    (3)

5) Viti shkollor 1970/71

Së këtejmi, mbas afro 8 muaj punë efektive në postin e zëvendësdrejtorit të Qendrës shkollore “19 Nëndori”.të Prishtinës, arrita, si me thënë, një thagmë mrekullie suksesi të paimagjinueshëm, Kështu, që në fillim të vitit të ri shkollor 1969/70, u kurorëzua suksesi për të parën here edhe me drejtor të rinj shqiptar, i cili e kishte qilimin e shtruar për të vazhduar të udhëhequrit me sukses pasi i kishte të oganizuar dhe kompletuar mirë, si personelin arsimor entuziastë, ashtu edhe atë administrativ, ndërsa mua pas suksesit të arrirë me punë të palodhur, m’u plotësua edhe kjo dëshir: kthimi në bazë, mësues-profesor dhe i mora orët obliguese të lëndës gjuhë e letërsi shqipe, pikërisht në paralelet e nënsektorit të ri elektro rryma e dobët, punë kjo çka me të vërtetë më jepte kënaqësi dhe njëherazi vazhdoja lektor honorar në Radio-Prishtina. Me sa di zv-drejtor i Qendrës u avancua shefi i Seksionit të ndërimtarisë një serb vendali, inxh. i diplomuar, tip i urtë, i dëgjueshëm, i cili nuk i përzihej në kompetencë drejtorit të Qendrës shkollore teknike. Së këndejmi kishte mbetur pa u kompletuar sipas propozimit tonë vetëm vendi i punës të një andro-pedagogu në cilësinë e zëvendëdrejtorit. njohës i dygjuhëve mësimore.

Në Radio Prishtina si lektor i lajmeve disa muaj më parë kisha filluar të punoja honorar Aty kaloja mirë me drejtor Kemajl Devën dhe me shokë, redaktorë-përkthyes profesionistë secili më i mirë e më shok se tjetri, si: Gani Hoxha e Nazmi Rrahmani, Hasan Shala, Fitim Domi, Rexhepi, i nderuari Bala, e spikerët si: Gjakush Qapari, , Pranvera Veliu, Vera Gjevori e me gazetarë kryesisht të talentuar që konsultoheshin me mua për gjuhën letrare të njëzuar. Si lektor-korrigjues nuk kisha problem, pasi e kisha në specializim edhe shqipen edhe gjuhën serbokroate. Madje aty kisha dhe mundësi avansimi si redaktor në emisionin për gjuhën, dhe lidhur me këtë po e përmend me respekt të veçantë z. Nebil Dino, i cili më cyste dhe më joshte ta zëvendësoja rreth përgatitjes së emisioneve të tilla gjuhësore, meqë sipas tij, e zotëroja shqipen letrare kombëtare dhe posedoja të gjitha paradispozitat për ta zëvendësuar. Në poststudime isha orientuar në degën e gjuhësisë, prandaj në atë vend pune kisha perspektivë vërtet ideale, prandaj ai më njihte me procesin, përkatësisht procedurën si hartohen me lehtësi ato emisione. Me zotin Nebil Dino na lidhnin edhe dy raste të tjera: e para, një kohë e kam pasur professor në Normale të Gjakovës dhe e dyta, kur Gestapo e burgos një simixhën tim Muhamet Reçani për një ndihmë bujare bërë një komunisti, por atë gabim e shpëtojnë Ilaz Agushi, Tahir Kolgjini e Zotnijtë e Prizrenit (Xhemajl Aga), ky kur lirohet shtrojë e mbulojë, postajë e gëzof si dhe këmishë e veshë tjetër ia lë për sevap një të burgosuri nga Shqipëria që quhej Nebil Dino, i cili nuk kishte askënd të vetin këndej, mbase ishte i vetmi intelektual mësues me ngjyrë (ziosh) shqiptar i kohës së Zogut. Sido që të ketë qenë, edhe nga ky këndvështrim Nebili kishte simpati për familjen tone dhe donte të më ndihmonte.

Unë, megjithatë zgjodha mësimdhënien. Nuk mund ta fsheh më shumë më motivonte puna, kontakti me nxënës, sepse më mirë se askush nxënësi ta çmon mundin dhe ta imiton të mirën gjuhën, por edhe për arsye krijimtarie, ngase kisha në dorëshkrim disa krijime për fëmijë e të rinj që do ta shohin dritën e shtypit më vonë, ndonëse jo të gjitha. Për një zgjidhje-këshillë të tillë në të vërtetë ishte edhe një zë i brendshëm që më grishte dhe qortonte:

Pse po e tradhton vetveten. A di sa herë ka luftuar regjimi ma ta heq ditarin, ndërsa ti idealisht ke qëndruar në arsimimin prodhimtar. Stoikisht ke rezistua, madje ke pasur posoja të rënda. Tashti vetë po largohesh prej nxënësve!

Vërtet, puna me të rinj me nxënës me jepnin dhe sottakimi me të rinj më japin frymëzim në krijimtari, kjo ishte dhe është poenta e dashurisë për gjuhën e edukimin e brezave në frymën shqiptarishte, që politika jugosllave përpiqej ta zëvendësonte me patriotizmin socialist jugosllav (!).

Mirëpo megjithë ndihmat tona anësore e direkte drejtori i rinj, si duket i papërvojë dhe aq më keq pa invencion, ashtu si edhe zëvendësi, paluskë joenergjik, që priste vetëm urdhura e këshilla nga dejtori i çorientuar, shkolla pësoi degradim organizativisht e disiplinisht. Nuk kishte koordinim të veprimtarive të rëndomta si b.f. në mes të Pleqësisë e të Këshillit të arsimtarëve me organizata politiko-shoqërore të Qendrës si OTHLKJ-së, Organizata e Rinisë, Organizata e Sindikatit, madje aktivitete e lira arsimtarë/nxënës që këtë vit, në të dyja gjuhët mësimore, nuk ishte inicuar fare, punë këto që nuk shkojnë me urdhëra as me lënie në dorë stihisë, Ato punë bëhen me zemër e mirëkuptim, me rregull e displinë, me stimuls njerëzor. Dhe si rrjedhojë, që në muajt e parë punët në Qendër nuk shkëqyen, drejtori hasi në vështirësi me vetveten rreth njohjes dhe çasjes së zgjidhjes së problemeve që ishin specifike për një shkollë profesionale si kjo dhe se sugjerimet apo udhëzimet që merrte nga baza prej nga kishte ardhur, nga drejtorët e fushave të tjera nuk ishin të drejta.

Kështu që pasi drejtori edhe pse shqiptar u tregua plotësisht i paaftë për të drejtuar këtë Qendër shkollore ndër më të mëdhatë, aso kohe, jo vetëm në Kosovë, por me sa di edhe në Jugosllavi, dhe për mos me dale të dështuar para opinionit të gjerë për shkak të udhëheqjes së dobët, disa shokë si Sadri Fetiu, Ramadan Seferaj, Ibrahim Ahmeti, Jusuf Venhari e disa më të rinj madje edhe disa kolegë serbë, po sidomos Metush Krasniqi, i cili pa marrë mendimin tim e kishte shkruar kërkesën në emrin tim, kërkuan me konkurue, përkatësisht me pranue postin e zëvendrejtorit të profilit andro-pedagogo-psikologut shkollor. Unë hezitoja, edhe pse mbi bazë shoqërore jo rastësisht më këshilluan edhe Osman Dumoshi, Muhamet Pirraku e të tjerë, megjithatë unë hemendesha me arsye që të pritet profesionisti i merituar, por kur nuk kishte konkurrues, dhe ndihmën time e kërkoi edhe vetë zëvendësi (serbi i urtë), pastaj edhe drejtor Hamiti, duke besuar se ai sigurisht kishte marrë pëlqimin nga eprorët e tij në Komunë e Komitet, seriozisht e analizova çështjen. Kështu për hir të interesit të përgjihshëm shoqëror, për mos me dështue udhëheqja për shkak të paaftësisë së drejtorit shqiptar, në muajin dhjetor pranova postin e zëvendësdrejtorit të Qendrës, duke sakrifikuar shërbimin e lektorit në Radio-Prishtina dhe kënaqësinë që ndjeja si mësues - profesor i gjuhës shqipe. Dhe vërtet kur fillova punën si ndihmës drejtori, pothuaj menjëherë mrekullisht u normalizua situata, ngase e dija se ku kujt çka i po mungon. Kështu mbarë kolektivi: kolegët, nxënësit e prindër serbë e shqiptarë kishin besim në mua. Është çështje më vete se si u fitua ky kult besimi, seps autoriteti nuk arrihet pa punë. Kam shumë shembuj konkretë, por këtë po e ilustroj vetëm nja dy raste që ndikuan autoritarivisht në stabilizimin e gjendjes dhe autoritetin e një andro-pedagogu praktik.

E para, disa nxënës serbë ishin rebeluar me arsimtarët e tyre për shkaqe kryesisht socio-politike, dhe ofendimet e përtej tyre ishin aq të rënda sa që përjashtimi i nxënësve të tillë, shikuar sipas rrgullave shkollore ishte mase e drejtë, por njëherazi unë shihja se linte hije të zezë politike për shkollën tonë. Kështum assesi nuk isha për përjshtimin e tyre, sepse problemet e të rinjve serbë i mirëkuptoja në atë periudhë, dhe e dija se cilat forca të errëta po i cytnin drejt viktimizimit. Andaj në bisedë me ndonjë prindë e arsimtarë, me një nxënës udhëheqës i rinisë në shkollë arrita me u njoftë me problemin e vërtetë. Kështu më fort individualisht, sepse vetë kërkoja që ekspozimi im mos me u pa si primar, po gjithsesi me angazhimin tim u zgjidh çështja me tolerancë e mirëkuptim. Unë edhe këtë rast, vërtet, kisha qendrim të sinqertë dhe i respektoja njerëzisht: arsimtarë, prindë e nxënës, duke e shftyzuar deri ndikimin e të rrëfyerit individual pa ua zbuluar intimitetet u gjet edhe zgjidhja fatlume. Unë mbroja devizën se kur fiton shqiptari, fiton edhe serbi, kudo njerëzit në botë kombësitë bashkëjetojnë, Pse jo edhe serbët vendas me shqiptarë, ngase jo vetëm nga gjuha, po shumë më tepër nga edukata familjare e psikologjia dallojnë nga serbët e Serbisë, edukata e tyre ka ngjashmëri me atë familjare shqiptare. Kështu fituam respekt e besim që do të reflektojë kjo mirësi e mirëkuptim në njëfarë mënyre edhe nga ana e tyre për të mire në ngjarjet e kurdisura nga UDB-a që do të pasojnë.

E dyta, më njoftuan që dy nxënës, bajraktarë grupesh të një klasë të fundit, para diplomimit, në vrullin e moshës ishin zënë ndër veti, po thuaj për hiç gjë. I byryteshin njëri tjetri si tareq, cili është mi i forte se tjetri. Kështu acarohen me fjalë. Kalojnë në fyerje gjithnjë e më të rënda, madje edhe në kanosje, por për të rame, për me provue forcën e demave, meqë nën nënvetidije e dinin se shkollën e mbronte kulti i zotshpillëkut, atëherë si arenë përleshjeje, caktojnë një hapësirë te një pikë karburanti jo larg nga shkolla. Dhe posa mora informatën, nuk informova Milici dhe askënd tjetër, po shpejt e shpejt arrita atje, për fat i zura pa u kacafytur. Nuk ishin pa shokë dhe pa pajisje me mjete të forta të fshehta, shumë të rrezikshme, Dikush sapo më pa alarmoi: Profesor Nuhiu! Aktorët, ngrinë në vend, I thirra, Më dëgjuan, Ua dhash nga një shapullë të nxehtë, duke shoqërue me fjalë: -Më mire unë se mililicia serbe! Më mire unë se Ju me gjymtue njeri-tjetrin. Më mire unë se me i shti familje në bela! Menjëherë po kthehemi bashkë në shkollë!

Natyrisht, unë përkrah tyre me shokë u gjenden në klasë. Edhe sot kujtoj diçka nga çka u thashë si shokë, si fëmijëve nxënës, si fëmijëve të mi:

Adoleshenti (axhamia) ma zi se i trenti. Këto janë momente kur i riu gufon. Hajde ju?! Po ju shokët ku ishit?! …Qysh keni lejue këtë marri! Fjala e urtë, thonë, çel dyertë e hekurta, e jo më zemrat e mendjet e të rinjve tanë… Ne kemi arena të tjera ku mund ta provojmë forcën. Forca e mendjes është shumë më me vlerë se forca e demave. Forcën që e keni mos e shprazni kundër njëri tjetrit, po në punë. Në punët e verës... Sa mire që u pajtuat dhe nuk i futët familjet në bela. Belaja për shqiptarin është denimi më fatkeq ka rjedhojë hamarrjen… Për shplakat mos u tregoni prindëve. Për to nuk kam ndërmend me kërkue falje…Thonë se Shaban Palluzha, kur e thërret Mehmet Gradicën me i pri ushtrisë, Mehmeti i paska pasë thënë, po pranoj, por për do nguca të mëparshme, mbes ndër faj, se askujt nuk kam lypë besëpaqe?! Hajde i thotë Shabani, unë e di, po tash nuk është koha e ngatërresave tona…

Megjithatë prindërit kishin marrë vesh. Më falenderuan. Raste të tilla më ka ndodhur me pajtue pa flakaresha deri arsimtarë shqiptarë mesvete e serbë mesvete, por jetës nuk i dihet….

Dhe vërtet, rikthimi im në drejtori stabilizoi pothuaj çdo gjë. Veç tjerash vazhdova me hospitime, ndihmë kjo arsimtarëve të rinj serbë e shqiptarë. U gjallëruan aktivitet e lira të nxënësve.

Dhe kështu, puthuaj, pasi gjithçka relativisht u normalizua më shkoj mendja për një risim: me botue një fletushkë të shkollës. Mendova. Bisedova. Propozova. Mora pëlqimin. E pagëzova: Flaka e nëndorit/Buktinja novembra, emërtim domethënës që i shkonte gjuhës shqipe, historisë shqiptare dhe aktualitetit, ashtu si edhe serbokroatishtes, Jugosllavisë së AVNOJ-it. Më erdhi shumë mirë që edhe drejtori pëlqeu, sepse kam pasur bindjen që atij asgjë nuk i shpëtonte pa i informuar eprorët në Komunë e Komitet. Kjo nismë rreth fletushkës u zyrtarizua në Këshillin e arsimtarëve më 29.04.71 dhe veçmas nga drejtues-udhëheqësit e të gjitha organizatave politiko-shoqërore të Qendës në fund, po atë muaj, vulosi lejimi i Pleqësië së Qendrës shkollore. U vendos që koordinimin e kësaj pune dhe ndonjë përkthim ta bëja unë. Dhe fill pas formimit të Këshillit redaktues u hartua programi në të dyja gjuhët. Fillova me tubue material me ndihmën e kolegëve dhe kështu pas botimit të numrit parë në të dyja gjuhët, më dukej se misioni im rreth udhëheqjes konstruktive të Qendrës me këtë kishte përfunduar, ngase kisha preokupime dhe ambicie të tjera më me interes, siç ishte, veç krijimtarisë edhe thellimi në procesin ditunor për arritjen e grades magjisër i shkencave filologjike dhe mbase edhe doktor shkence.

Kështu pas 5-6 muaj shërbimi në postin e zëvendesdrejtorit i zgjedhur në mënyrë të rregullt vendosa me u lirue nga shtatori dhe për këtë më parë e informova drejtorin, pastaj Pleqësinë e Këshillin e arsimtarëve dhe në shtator përsëri u ktheva profesor i gjuhës shqipe, pikërisht në paralelet e nënseksionit ektro-intalime të rrymave të dobëta, profilizim elektronikan poste e të ngjashëm, të cilin e solla në Kosovë nga shkollat e Serbi-Jugosllavisë.

Një veprim, i tillë i dorëheqjes u prit mirë nga drejtori, mbase ai mendonte se do të shpëtonte nga kult-autoriteti im, vetëm pse i dilja si më i familjarizuar në kuadër të kolektivit dhe vërtet, pothuaj të gjitha punët i kryeja, në raport: prindë/nxënës/kolegë, ndërsa ai mbante vetëm titullin dhe lidhjet me organet e pushtetit, si, nga Komuna ashtu edhe nga Komiteti.

6) Viti shkollor 1971/72

Magjia e mësimdhënieses, biseda shoqintime dhe gafë-mania karrieriste, pretekst rishfaqja e fantazmës udbo-albanofobe

Hyrje

Meqë për mendimin tonë, edhe kësaj here e kisha kryer misionin për normalizimin e konsolidimin e gjendjes në Qendrën shkollore teknike dhe për mos me lënë vend me dyshue se po më mbetet merak posti i zëvendës-drejtorit, apo edhe i drejtorit, në këtë pjesë do të rrah këto katër tema:

a) Mësimdhënia e gjuhës shqipe ideal i magjishëm i vetëdijesimit kombëtar;

b) Karriera si barrë e manisë që mund të shndërrohet në patologji;

c) Nga biseda shoqintime, njoftime e këshilla mbi bazë shoqërore;

ç) Aktivizimi i fantazmës udbo-albanofobe kundër meje, pretekst gafat patologjike të drejtor Hamitit.

1) Mësimdhënia e gjuhës shqipe si ideal i magjishëm i vetëdijesimit kombëtar

Që në fillim e shoh të nevojshme që në disa pika të shpreh arsye e entuziazëm pse më joshte magjia e mësimdhënies:

E para, është nder me gëzue emrin mësues e në veçanti mësues i gjuhës dhe dhe letërsisë shqipe, sidomos në shkollë të mesme për hir të moshës së mësimmarrësve, moshë kjo kur nxënësi formëzohet me vetëdijësim kombëtar.

E dyta, së këndejmi kisha arsye e entuziazëm me u rikthye në bazë të mësimdhënies, sepse pa qenë drejtpërdrejt me nxënës humb edhe njomësia e frymëzimit të shprehjeve në stilin që e do situata, përshtat pjekurisë djaloshare e vashërore, faze-moment ky që të rikthen e të shton forcën e njomësisë së frymëzimit hyjnor, përjetësisht poetik.

E treta, konkretisht i zgjuar nga ëndërrimi, e sprovoja veten a mos kam ndryshuar nga ky largim i përkohshëm a do të më respektojnë sa i respektoj bashkëmësimtarët, sa do të jem në gjndje të vazhdoj të mësoj prej tyre e sa do të përpiqen ata të mësojnë prej meje, ngase secili di për vete, secili ecën rrugës së vet dhe fundja rruga ideale intelektuale në ecje e sipër përbashkon masën.

E katërta, dikush përpiqet vegimish, dikush më realisht, po secili i synon që me punë-dëshirën e vet t’i kapë rrezet ylberore t’i tejkalojë ato pasi t’i mbushë me dashuri dhe t’i lë trashëgim.

E pesta, është e vërtetë, unë me vetëdëshirë nga posti i epranit u ktheva në cilësinë e një mësuesi të thjeshtë. Mirëpo “PSEJA” si pyetje, asnjë vetëdëshire nuk i lë pëgjigje të thjeshtë, madje tek individët e caktuar e lë zvar atë pëgjigje, as plotësisht të mirëkuptuar as tërësisht të keqkuptuar, ku mes tyre dyshimi strukur rri. , ku mund të kontribuojë

E gjashta, edhe në këtë rikthim si mësues i shqipes, në fillim të vitit shkollor ‘70/’71, si edhe atë një vit më parë‘69/70, vërtet ndjeja lehtësim e pushim shpirtërorë siç e ndjen e përjeton çdo njeri, kur ta ketë kryer me sukses një mision të shenjtë, një punë të madhe me interes shoqëror që përputhej me një pjesë të dëshirë-idealit të tij, siç ishte drejtimi apo krah-ndihma drejtorit të rinj, shokut punëshoqërues që most ë bnjkrotojë investimi.

E shtata, fundi i fundi pse mos të isha krenar, kur i kujtoja vetes, zot shyqyr, që m’u kishin plotësuar objektivat: adaptimet dhe sistemimi i brendshëm i godinave shkollore, risistemimi i rendit shtëpiak dhe kompletimi me kuadër entuziastë për mësimdhënie efektive, funksionimi i këshillit të arsimtarëve dhe i pleqësisë në nivelin e duhur dhe në veçanti ripërtëritja e kuadrit drejtues e administrativ të Qendrës: të gjithë të rinj: drejtori, zëvendësi, sekretari, referenti i nxënësve, deri edhe mirëmbajtësi i objektit, Por ajo më kryesorja përcjllja e brezit të radhës së  nxënës-punëtorëve të diplimuar në prodhim.

E teta, më gëzonte pa masë klima e krijuar politiko-shoqërore, që unë sebep, ishte bërë edhe përplotësimi i Seksionit elektro, rryma e fortë energjetike me nënseksionin elektro-rryma e dobët me perspektivë elektronike.

E nënta, po e cek si pikë të veçantë, më në fund të dalët në dritë edhe fletushka e shkollës Flaka e nëntorit /Buktinja novembra, e cila ende ka vështirësitë e foshnjërisë, po ka mundësi  të mvishet me sprova force intelektualësh të secilit mësimdhënës dhe të secilit nxënës e kushdo qëi shkon mendja në çpikje- krijimtari.

E dhjeta, me risinë e fletushkës jepet mundësia  që forcat inteletuale të Qendrës shkollore, mund tlë japin shembëll edhe për shkolla të tjera në Jugosllave, por edhe për shkollat e mesme teknike motra në Shqipëri. Ky fakt, së paku mund të jetë mjeti i parë i njohjes dhe i bashkëpunimit me të gjithë. Dhe kjo nuk ishte utopi, po një realitet qëmund të arrihej jo me shumë mund e kosto të lartë dhe që vërtet kontribuon shumë për të mirë.

E njëmbëdhjeta, është e vërtetë, se për dikënd, quhej degradim kalimi im nga drejtues i Qendrës mësues i thjeshtë i një lënde, por për mua, si e shpreha më sipër jo, aspak, ngase tashti kisha svida e ambicie të tjera që preknin në shkallë-hapësira të tjera më të larta, më cilësore dhe më frytdhënëse, siç do të rrëfehem edhe tash fill.

2) Karriera si magji e lakmisë që mund të shndërrohet si barrë e manisë patologjike

Edhe objektivin e kësaj pjese po e ilustroj në disa pika:

E para, nga ambiciet konkurruese madhore ndikuese nga ideali im, ishte jo arrijë karrierë në poste, po gradim në mësimdhënie, në punë të mbarë, prandaj rikthimi në punën me nxënës si mësues gjuhe që vërtet më sillte lehtësim dhe qetësim shpirtëror, ishte motiv-dëshirë e ambicieve të mia të kahershme jo të thjeshta po të qarta. Dhe vërtet punën me nxënës tashmë e kam shtëpi   mendimore relaksuese, që kur e shihja se fjala ime kishte afekte mësimi e edukimi te brezi mësimmarrë, zemra më bëhej mal e kopsht me lule e fryta, sepse për suksesin e punës së mësuesit idealist shqipfolës askush nuk guxon të dyshojë, as ta mohojë, sepse ai sukses shihet në sytë e nxënësve, në çdo sjellje imitimi të tyre, në çdo tingull të gjuhës, në çdo ëndërrim imagjinar të tyre.

E dyta, puna, mundi i mësuesit ashtu edhe i prindit idealist kurr nuk shkon kot, ai shkrihet trashëgimisht në shëndetin e mësim-edukimit tek brezat.

E treta, ç’është vërteta, afro dyvite edhe pse me shkëputje shërbeva në këtë Qendër në postin e drejtuesit, zëvendësdrejtorit. Për mua nuk kishte rëndësi si thirrej vendi im i punës. Në punë isha i pavarur, nuk ka pasur nevojë me marrë leje apo me pranue urdhër nga drejtori. Më tepër unë kam sugjeruar asaj ose atij, veç përfaqësimit, çfarë duhet të bëje drejtori për të mirën e shkollës e të nxënësve dhe personelin mësimdhënës e administrativ.

E katërta, në të vëretë, si në rastin e parë (1970) dhe në rastin e dytë (1971), drejtori nuk kishte nevojë me më caktue detyra, ngase vetëm i tregoja për punën që kisha kryer ose kisha në radhë me krye. Vetëm kur ishte një punë nënshkrimi e përfaqësimi kam respektuar kompetencën e benificiet e drejtorit. Përherë auoriteti i drejtorit e ka psurur ndhmën time, me të cilën ua kam mundësuar e lehtësuar përfaqësimin në mënyrë sa më të denjë.

E pesta, në këtë do të tregoj si unë gati dyvite shkollore më 1969/70-70/71, shpëtova pa u familjarizuar me kënaqësitë apo patologjitë që mund t’i japë karriera në poiltikë apo administratë. Këtë po e ilustroj me faktin, siç e pata dëgjuar nga një politikan jugosllav titist (Tempo), i cili në një intervistë qe rrëfyer se pas fitores së Revolucionit komunist (LNÇl) vetëm dy vjet kishte punuar për ideal, kurse pas dy vitesh, kishte bërë luftë për karrige e mirëqenie personale Prandaj unë si duket për pak kam shpëtuar nga ajo sëmundja e foteles, d.m.th., nga kënaqësia politike që të dhënka pozita eprane, e cila të mundësuaka mirëqenie, por ta ndotka e ta damkuaka karakaterin dhe ta shuaka idealin apo ta gjymtuaka përpjekjen për liri e bashkim kombëtar. Kështu nga hiri për mos me harrue idealin e shenjtë, bëra mire, apo jo, që zgjodha vetëtërheqjen nga posti e perspektiva karrieriste në atë drejtim, ku donin të më futnin e të më sprovonin sigurimcat e shtetit jugosllav.

E gjashta, po përseris, edhe pse vetëkuptohet se për një abdikim të tillë nuk e pata vështirë, sepse në këtë pozitë, në asnjërin rast, nuk hyra me motiv përfitimi politik pushtetor, as për mirëqënie ekonomike, por vetëm me shpëtue shkollën tonë, kolegët e nxënësit, nga telashet që mund të pësonin ata nga kthetrat UDB-politikës, si mendonte t’i dorëzonte ish-drejtori Pavloviq, përkatësisht së dyti pranova vetëm e vetëm, për të shpëtuar kolektivin nga udhëheqja e dobët, për mos me ra shkolla në anarki. Së këndejmi, kur u dorëhoqa shkollës e lashë të stabilizuar.  Dhe për për me pasë kujdes që të ruhet ai stabilitet pata biseduar shtruara mbi bazë shoqërore me shokun drejtor.

3) Nga biseda, njoftime e këshilla mbi bazë shoqërore

Ndër biseadat, njoftimet e këshillat mbi bazë shoqëror, në fund edhe më ngjyrim sizyrtar, mes nesh, meje dhe Hamitit, si më të veçanta që mendoj se janë me interes të dihen, po i dalloj këto:

E para, si pike më vete e njoftova se duhet ta dijë Hamiti, se unë nuk kam pasur ambicie me dale në udhëheqje të kësaj Qendre as kur e kam kritikuar Dushan Pavlloviqin. Isha kundër rikthimit të tij thjesht për dobësitë e tij në udhëheqje dhe për motive se donte ta riduskutonte çështjen e atmosferës politike pas zhvillimit të Demontratës 1968, prandaj si komunist jam angazhuar me mish e shpirt që të zgjidhet drejtori i komunitet shqipta që njeh punë.

E dyta, konkretisht, tash mëse gjysmë viti u bëra krah i djathtë i tij, aq sa kam ditur e kam mundur, i kam ndihmua, sepse nuk kishe përvojë. Tash ka fituar përvojë dhe e njeh kolektivin, andaj i urova sukses dhe kërkova që sa më parë ta bëjë zëvendësimin tim me një andro-pedagog të vërtetë, sepse unë kam preokupime të tjera

E treta është e vërtetë që drejtor Hamitit për mos me dyshue që tërheqja ime nuk kishte motiv tjetër, pos vetëdëshirës me kalue mësimdhënës, sepse po kam më pak kokëçamje e përgjegjësi, por nëse dëshiron apo lejon Hamiti, unë u zotova se do vazhdoj të angazhohem në dy aktivitete delikate:

Së pari, për organizimin e recitaleve e shfaqjeve solemne me nxënës serbë e shqiptarë dhe

Së dyti, si më parë, do të vijoj si përgjegjës rreth përgatitjes së fletushkës Flaka e nëndorit/Buktinja novembra – në të dyja gjuhët shqip e serbokroatisht.

Pikërisht, rreth fletushkës kemi biseduar më në hollësi, që drejtori përveç përmërësimit të anës teknike e estetike të përkujdeset edhe për gjëra të tjera si:

a) që për hir të rëndësisë së saj që ka në nxitjen e ngritjen profesionale të çdo arsimtari të kujdeset mos të shuhet botimi. Por të insistohet që secili mësimdhënës të thellohet serozisht në lëndën e vet, të përcjellë risitë shkencore e të shënojë e publikojë më të veçantat, ndërsa ndihma e i fletushkës për nxënësve, sidomoa ndaj të talentuarve është tejet e madhe kolosale,

b) Natyrish në fletushkë nuk duhet pasur lajthitje, por tekstet letraro-artistike kërkojnë vlerësim e tretman të veçantë, ngase duhet të ketë interepretim të drejtë çdo shpreje metaforike, sepse ndonjë fjalë e shrehjeve mund të ketë interpretime të ndryshme në gjuhët pëkatëse. Kjo duhet mirëkuptuar.

c) Kemi vërejtur se pala serbe, arsimtarët, më tepër nga mongesa e motivit (vullnetit) nuk po tregojnë aq interes, ngase nuk e kanë motivimin tonë, por dikush edhe nga përtacia a moszotësia subjective nuk po ktivizohet. E kam cekur në bisedë me drejtorin e zëvendësin (serb) se gjatë hospitimit të orëve të mësimit kam vërejtur që profesoreshat e gjuhës serbokroate, nuk ishin punëtore të dalluara, madej nuk po e zotronin sa duhet as metodikën as programin, prandaj duhet ë nxiten rreth përgatitjes së fletushkës. edhe po hezitojnë me u angazhue rreth fletushkës.

ç) Sidoqoftë kërkoja që drejtor e zëvendësi të marrin nën patronazh dhe të ndihmojnë punën tonë rreth fletushkave. Pse kryeredaktorja e versionit serbishtr   edhe pse e ka materialin e gatshëm nuk po bën publikimin Buktinja novemra nr 2?

d) Madje unë kam material të grumbulluar në shqip për njumër 4 dhe madje edhe në serbokroatisht për nr 3. I kam të gatshme përkthimet.

dh) I tregova drejtorit edhe për rastin e Dushan Pavlloviqit, të cilin një muaj më parë e pata vizituar në Komunë me qëllim që t’i merrja intervistë për fletushkën e shkollës, Buktinja novemmbra/Flaka e Nëndorit. Atëherë më priti shumë mire, pranoi pyetjet dhe u zotua, që për hir të së vërtetës historike me kënaqësi do të përgatiste intervistën mbi bazë të pyetjeve. Mirëpo, ditë më parë, ku shkova me marrë tekstin më pranoi ftohët. Më tha se nuk e ka përgatitur dhe nuk më caktoi afat.

E katërta, e njoftova Hamitit se vjershat nga Flaka e nëndorit, shkrimtari ynë dalluar Beqir Musliu, redaktor i revistës Zëri, i ka vlerësuar dhe më ka premtuar se do t’i botojë së shpejti në një faqe të veçantë të asaj reviste.

E pesta, Hamitit i tregova edhe për rastet që kur ka vdekur ndonjë nxënës apo anëtar i kolektivi ne në emër të shkollës kemi dërguar kurorë dhe kam mbajtur fjalë mortore, madje kam shkuar edhe në ndonjë të pame, megjithatë vetëm një varri, e një të pame a përkujtim kjo shkollë i ka mbetur borxh për jetë, madje më shumë se aq. E kisha fjalën për nxënësin Murat Mehmeti, i vrarë në Demonstratën e vitit 1968, kur pas një errësire të tmerrshme rankoviçiane të rinjtë tanë kërkonin më shumë flakëngrohëse e dritëlirie…

E gjashta, si arsye tjetër pse bëra mirë që kalova mësues gjuhe dhe ishte në të mire të autoritetit të vetë drejtorit ishte se, ç’është e vërteta, mbase për hir paranjohjeje, shumica e vizituesve, sidomos nxënës, prindë e arsimtarë, për halle që kishin apo jo, serbë e shqiptarë, më përpara më këkonin e paraqiteshin tek unë se tek ai.

E shtata, po e përmend edhe një sipikë më vete, shoq-intime, që disa here ia tërhiqja  vërejtjen sinqerisht që mos tabëjë zakon me mbyllë derën e drejtorisë nga brenda, prandaj tash pas tërheqjes sime mund ta plotësonte atë dëshirë, por nuk duhet ta bënte. Ai zyren përherë donte ta kishte të lirë, jo për tjetër gjë, por për ndonjë “takim të rëndësishëm (!). Mani kjo, për mua idioteske, për të cilën përherë më kritikonte pse e këshilloja si prift katolik. Unë me këmbëngulje i thoja këto vargje të një vjershe time satirike që të ketë këshillë: “vëth në vesh”:

Janë do kushe si askushe

që ndonjëra ka pasion

edhe aspak nuk përton

që me dhelka të të josh

dhe pastaj si hiç kokëbosh/

si një lolo të hedh në kosh.

Prandaj si drejtor shkolle duhet ta dijë se edhe

Qiellit i është përbetuar toka - të gjitha sklluçat t’i sheh bota!”

Fundi i fundit kujt mund t’i jepja mësim unë, kur atë njeri drejtor e kishte sjellë pushteti, apo jo?! Ai si duke nuk e dinte se shtet-pushteti dhe pa i prekur në tel interesi. Kur dikush i duhet viktimë, përdor lukuninë dhe kështu e ha pjellën e vet.

Në të vërtetë, më sipër bëmë fjalë pothuaj intimisht për arsyet pse hoqa dorë nga posti drejtues në Qendër dhe tani më poshtë do të tregoj se si më zuri belaja nga dështimet e drejtorit Hamit, të cilat u përdoren si pretekt kundër meje.

4) Aktivizimi i fantazmës albanofobe kundër meje ringjallur si pretekst mbi gafat patologjike të drejtor Hamitit

Sidoqoftë, Hamiti në vend që ushqehej inventivisht me ujin e burimit me mësim të mbarë e përvojë udheheqësie serioze ai si duket i kishte vënë brirë vetes, duke i humbur veshët e arsye sipas pikës së fundit (7) që u cek më sipër prej nesh dhe aq më keq bën edhe lajthitje të tjera dhe për këto merr kritika shoqërore nga OTHLKJ e Qendrës shkollore me Ramadan Seferajn në klrye, dhe në vend që të jetë i arsyeshëm e të pranojë përgjegjësi ky acaron punë. Si duket Hamitin për telashe të tilla e kishin përgatitur ata që e sollën drejtor dhe ia bënë punën që si lolo i baltosur të jetë i nënshtruar, të bëhet vegl e tyre, dhe ashtu si i tillë duhet t’u shërbente çfarë t’i thonë, duke i poshtëruar dinjitetin vetvetes dhe dëmtuar shokët. Kështu ai në vend që të ruajë gjakftohtësinë në këto djallëzi, krekoset e fyen e ofendon punëtorët, e kur merr vërejtje edhe nga Pleqësia i nevozuar në afekt e sipër kanoset me dorëheqje me fjalë, madje as më keq dorëhiqet me shkrim. Pleqësia ia pranon dorëheqjen dhe në prani të tij merr vendim ad hoc që përkohësisht deri sa të sqarohet gjendja ushtrues i detyrës së drejtorit caktohet ish zëvendësdrejtori Nuhi Veselaj.

Ishte me hile kjo apo jo nuk mund ta di, kur e kishin zëvendësdrejtor, serbin e urtë, mirëpo kur mora vesh kërkova nga Hamiti ta tërheqë dorëheqjen dhe njëherazi shokëve serbë e shqiptarë anëtarë të Pleqësisë u tërhoqa vërejtje që askush mos të manipulojë me emrin tim, ngase fundi i fundit unë tani kam preokupime e ambicie të tjera rreth krijimarisë e ngritjes profesionale. Hamiti tërhoqi dorëheqjen. Mirëpo edhe pas rikthimit, gjendja drejtor në njerën anë dhe organiazat politike shoqërore e Pleqësi në anën tjetër, vjen duke u fryrë e përkeqësuar, sa ndodhin të pamira të tjera, për shkak të paaftësisë në udhëheqje, deri sjellje jo normale e drejtorit (deri edhe grushtim me arsimtarë), Sërish përsëritet dorëheqja, përsëri, del emri im si zëvendësues i përkohshëm (mbase edhe me sherr me na shtue hasmërinë). Kur mora vesh, sërisht nuk pranova, por këshillova, që sipas rregullit për situatën abnormale në udhëheqje Pleqësia duhet ta informojë Komunën, ndërsa OTHLKJ Komitetin komunal të LKJ, sepse ata e kanë sjellë Hamitin në këtë post. Ashtu edhe bënë. Komiteti, pasi edhe atje kishte pasur ndryshime kuadrore, jo menjëherë, po pas një kohe vendos ta diskutojë kët  gjendje  në një mbledhje të përbashkët me OTHLKJ të Qendrës, ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga arsimtarët e aktivistë më të autoritetshëm ku do të trajtohet kjo çështje.

Koha e takimit: Komitet/OTHLK e Qendrës u zvarrit më shumë se dy javë, ndërkohë Hamiti, siç më tregoi një shoku i tij i ngushtë Hajdin Gashi, gjatë kësaj kohe në prapasqenë paska arritur me i ndreqë punët: ta kthejë besimin në Komunë, Sekretariat të punëve të brendshme dhe sidomos në Komitet, me sekretarin e rinj Dushan Ristiq, dhe kështu në Mbledhjen e përbashkët, që do të bëhej së shpejti, patjetër duhet të asistoja edhe unë, por kërkonte prej meje që assesi nuk bën me kritikue Hamitin, por fajtor duhen me nxjerrë të tjerët, ndër ta sekretarin e OTHLK të Qendrës Ramadan Seferaj me shokë dhe kryetarin i Pleqësisë etj, dhe kështu ta ndihmoj Hamitin që të gjithë këta me i rrëzue në kokërr të shpinës (!).

Unë i thashë Hajdinit pse Hamiti, nuk erdhi vetë me bisedue me mua, këtu paska sherr të madh. Si përgjigje, nëse kërkohet mendimi im, unë do të jem konstruktiv. Por si po duket për këtë fitore, Hamitin e paskan zhytur shumë keq në ujra të zeza, kundër vetvetes në radhë të parë, druaj se do të koritet duke i marrë në qafë të tjerët pa faj.

Në të vërtetë, për këtë fitore të Hamitit nuk u befasova shumë. Këtë e kam pasur të qartë tukse e kam parë duke u këshilluar me ish drejtorin e tij Gërkoviq nga Posta, vëllain e heroit Trajko Gërkoviq (Ferizaj) dhe me ish drejtorin Dushan Pavlloviq, që kundër këtyre të dyve kam pasur ballafaqim kontestimor të sukseshëm, prandaj pres që ata kanë gjetë ditën të hakmerren kundër meje, duke e manipuluar me Hamitin. Kështu edhe do të ndodhë. Në të vërtetë, këtë nuk iapata treguar Hamitit, që kur e pata vizituar ish drejtorin Pavloviq për intervistën, pata vënë re që, në të dalë, më shikoi si me urrejtje dhe ndërsa isha duke e mbyllur derën, si ndërvete, ndjeva kur tha: Nismo te upoznali (Nuk të kemi njohur).

Për mua ky ishte sinjal i mjafueshëm që gjithsesi duhet t’i pastroja gjurmët e këmbëve nga disa skuta që kisha kaluar.

Dhe vërtet atë ditë kur u mbajt mbledhja e përbashkët (Komitet komunal / OTHLKJ e Qendrës) pas konstatimeve të paraqitura nga OTHLKJ e të tjerë për disa probleme në Qendër të shkaktuara nga gabimet e drejtor Hamit Malokut, ai nuk qe në gjendje me u shfajësue për asnjë pikë. Kur m’u dha mua fjala vërtet u përpoqa me qenë konstruktiv. Kryesisht mbështeta të vërtetën:

Më duket që lëshimet e tilla janë të fryra, ngase mesa di shkolla po funksionon normalisht. Megjithatë, këto konstatime si lajthitje subjektive ndaj drejtorit që u thane nga komisioni i OTHLKJ janë të sakta, sepse, vërtet, pa hy në hollësi është e vërtetë se mbledhjet e Këshillit të arsimtarëve po mbahen ashtu si edhe ato të Pleqësisë pa vizion. Gjatë kësaj periudhe asnjë mbledhje e Pleqësisë nuk është mbajtur në përbërje të gjerë, me ç’rast anëtarët e jashtëm të deleguar nga Komuna, Komiteti apo nga Këshilli i prindëve, Sindikata, do të ndihmonin që raportet drejtor/organe vetëqeverisëse të gjenin zgjidhje me mirëkuptim si dhe Komuna e Komiteti do ta kishin situatën më të qartët që si po duket nga diskutimet nuk e kanë. Sigurisht edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore e koordinimi i punëve dhe të detyrave do të ishin më në nivelin e duhur, po për mendimin tonë, edhe Komuna e Shoqëria duhet ta dijë se nuk është lehtë me u drejtue kjo Qendër, e cila në realitet përbëbehet prej katër-pesë shkollave në dy gjuhë mësimore, shqip e serbokroatisht, që secila ka specifikat e veta. Ka mbi 2500 nxënës, mbi 150 personel të punësuar (arsimtarë, punëtorë administrate e shërbyes)... Me fjalë të tjera Drejtori pa përvojë ka hasur në vështirësi koordinimi e harmonizimi të punëve, madje kanë akzistuar edhe raste që mund të cilësohen si gabime subjektive nga drejtori, të cekura me vend nga OTHLKJ, shefat e arsimtarët, e në veçanti nga anëtarët e Pleqësisë, por një ndihmë e duhur nga Komuna e Komiteti ka munguar deri tashti edhe për faktin pse shkolla nuk është kompletuar me zvdrejtor andro-pedagog, personel ky që për këtë qendër shkollore del i domosdoshëm.

Pasi kreva fjalën, Hamiti që kishte qenë i kurdisur nga Komiteti (personalisht nga sekretari Dushko Ristiq) për një mision krejt tjetër, përplasi kopjet e fletushkës Flaka e nëntorit dhe tha:

Këtu qëndron gabimi që gjendja në Qendër nuk është normale, pse kjo fletushkë është botuar e ndarë veç shqip veçmas serbisht. Fajtor kryesor është redaktori përgjegjës Nuhi Veselaj. Madje këtu ka gjëra të papranueshme.

Hamitin i doli sikrah dikush nga Komiteti, Nagavci, zv sekretari i Komitetit komunal, pyeti kush janë Herojt e Vigut përmendur në fletushkë përzier me ata të Sutjeskës!!!? Dhe gjithsesi u kërkua që të vlerësohet përmbajtja e fletushkës nga një Komision i posaçëm. Që gjendja duhet të normalizohet u shpreh edhe sekretari i shkollës Lekë Vuksani, i cili pas kësaj u avancua politikisht edhe jashtë shkollës. Përmbajtjen e fletushkës e mbrojti Sadri Fetiu.

Unë kryesisht theksova:

Kjo akuzë është farsë. Ndarja, në dy gjuhët veç e veç është bërë për hir funksionaliteti, për punë fimlsionaliteti, ka qenë vendim i Këshillit të arsimtarëve e nga Pleqësai dhe ishte kompetencë e Këshillit redaktues, por që është edhe më e rendësishme atë e ka miratuar më parë edhe vetë Hamit drejtori. Veçmas botohen Rilindja e Jedinstvo. Për që nuk ka kurrnjë rast kundër vijës së kërkuar do të bindet gjithkush që e analizon drejt dhe jo njëanshëm dhe jo në mënyrë sharllatane e tendencioze. Ne artikujt cilësor i botojmë të përkthyer të dy versionet e fletushkës. Nga ato që ka konstatuar OTHLKJ në referimin e saj, po dalin të vërteta, prandaj në pamundësi të pëgjigjet Hamiti rreth tyre ka shpikur Fletushkën në dy versione që nuk ka të bëjë fare me çëshjtjen!! Po shihet qartë se nuk qenka halli te zgjidhja e problemeve të shkollës, po krejt jashtë logjike që unë qenkam fajtor pse dikush nuk e ka kuptuar përmbajtjes e fletushkës dhe nuk ka ditur me udhëheq kolektivin. Herojt e Revolucionit popullor kundër nazo-fazhizmit ishin të përbashkët, jo vetëm këta të Lindjes, por edhe ata të Perëndimit. Këtë e di mire Partia dhe mbare bota.

Kolektivi mbeti i befasuar. Kurrkush tjetër nuk foli keq për mua as për fletushkën, as serbë as shqiptarë. Bile u çuditen, më shumë se unë, pse për faje të Hamitit doli kjo akuzë kundër meje që nuk isha i cekur në referatin kundër Hamitit nga OTHLK e Qendrës që ishte në rend shqyrtimi.

Për që ishte mbledhja montim kundër meje e jo për zgjidhjen e problemeve shkaktuar nga Hamiti u bindën të gjithë.

Dushko Ristiqi, kryeudbash tash i konvertuar politikan i dërguar nga Beogradi, në cilësi sekretar I Komitetit të LKJ të Prishtinës që ishte i pranishëm nuk foli fare, por në drejtori të shkollës, mblodhi një grup komunistësh e aktivistësh të shkollës dhe gazetarë e ku ta di. Aty pasi dera ishte jo e mbyllur mire, ndjeva kur u tha:

Në mbledhjen tjetër duhet ta përjashtoni Nuhiun, ai është fajtori kryesor, mos e mbroni atë peder, se ai është armik i rrezikshëm, ka dorë në këtë tollovi kundër Hamitit se po do me u bë drejtor. Ai ka qenë në burg kundër shtetit dhe popullit si Nezir Gashi, Destan Bajraktari e të tjerë që nuk janë rehabilituar, prandaj pa diskutim duhet të përjashtohet …

E pashë se pa pritë e pakujtue kështu më zuri belaja. Një kërkesë –urdhër i tillë për përjshtimin tonëa do nga arsimi, e plasuar nga UDB-a është në fuqi e që nga viti 1954. Është zbatuar në Suharekë e Ferizaj por meqë ishte vendim kundërligjor unë i kam ikur zbatimit duke ndërruar terren kladestinisht dhe nuk i jam ndarë mësuesisë e arsimit edhe para brioneve mbi 10 vjet, por tash pas brioneve a do ta kem ma vështië apo jo, do ta shohimpëtriu. Këtë kërkesë e riu Dushko Ristiqi, i cili e si kryeudbash e tash si kryepastiash ka fuqi ta ekzkutojë ndoshta menjëherë. Mirëpo ndodhi diçka e papritur për mua. Vërtet nuk vonoi u mbajt një mbledhje e OTHLKJ të Qendrës, ku si pikë e vetme u paraqit propozimi i Dushko Ristiqit, por nga anëtarët e organizatës themelore të LKJ-së u kërkuan fakte. U prezentua dosja e dokumentave të punësimit ku ishin dy certifikata, një nga SPB i Prizrenit dhe tjetra nga SPB e Prishtinës që dëshmonin që nuk jam nën hetime dhe as që kam qenë i dënuar. Madje nuk u tha asnjë fjalë që për ndonjë kiks në kolektiv, përkundrazi pati vetëm falenderime nga serbë e shqiptar. Përkunrazi pati krtitika për dobësitë e drejtorit që ishte fajtori kryesor, i cili fajsoi tjetërkënd me gënjeshtra për me i mbulue gabimet e veta.

Së këndejmi, me që askush në kolektivi as serbë as shqiptarë nuk folën keq për mua, vazhdova punën si profesor i rregullt. Gjendja drejtor /organet vetëqeverisëse vazhdoi gjithsesi e acaruar, po megjithatë formalisht Hamiti edhe pse pësoi edhe më shumë rënie autoriteti, vazhdoi të jetë drejtor nën mbrojtje e survejim loloje nga Komiteti e Komuna.

Kështu OTHLKJ me në krye Ramadan Seferajn dhe mbarë kolektivi, serbë e shqiptarë, duke mos më përjashtuar, bënë mbrojtje të shkëlqyeshme, dhe kjo ishte arsyeja që nuk u realizuan konkluzionet e Komitetit komunal me në krye Dushan Ristiq. Ky ishte rast i jashtëzakonshëm që duhet përmendur si dështim i një Komiteti partiak (i LKJ) në veçanti te ne në Kosovë që një organizatë themelore në hiearkinë e LKJ pati guxim mos me i zbatue urdhërat partiake të Komitetit komunal. Dhe si rezultat unë pa kurrfarë pengese përfundova atë vit shkollor 1971 /72.

Kështu arritëm deri në fillim të vitit të ri shkollor ‘72/73. Atëherë duke parë këtë dështim vet Komiteti merr vendim për përjashtimin tim. Mirëpo OTHLKJ e Qendrës me në krye Ramadan Seferajn më 29.08 1972 përsëri e kishte refuzuar vendimin e Komiteti komunal me në krye Dushan Ristiq, por diskriminimi kundër kuadrit shqiptar nuk pushon dot.

(Vijon)