E premte, 29.03.2024, 03:48 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Kalaja e Mbretëreshës Teuta mbi qytetin Rhizon

E marte, 05.07.2022, 06:40 PM


Kalaja e Mbretëreshës Teuta mbi qytetin Rhizon (Risan, Mali i Zi i sotëm) sipas fotove nga surveu i Kaltrinës, arkitekte ime vajzë!

Nga Jahja Drançolli

Nuk duhet shumë  të imagjinohet se si duhet të ketë qenë një qytet i pasur për të pasur farkëtorën  e vet të monedhave (230 para erës sonë). Kjo do të thotë se ai kishte një tregti të zhvilluar në rrugët ujore dhe tokësore. Aty ku u ndërtuan rezidencat dhe fortifikimet për mbretërit, atje natyra ishte e mrekullueshme. Dhe ku ka mbretëreshë, ka gurë të çmuar dhe ar.

Teuta (??????, Teuta) nuk ishte një mbretëreshë e zakonshme ilire, e cila mori fronin mbretëror pas vdekjes së burrit të saj, mbretit Agron. Sipas burimeve historike, shfaqet për herë të parë në vitin 230 p. e. s. si aleate e Dhimitrit II mbret i Maqedonisë. Teuta qeverisi një shtet i cili ishte gjithsesi një konglomerat i fiseve ilire që shtriheshin në Adriatik dhe Jon. Në vitin 230, Teuta do të rrethon Finiqin në Epir, duke fituar, përveç thesarit të madh, edhe aleancën e Epirotëve dhe Akarnanëve. Meqenëse, në qytetin e përmendur ishin vrarë disa tregtarë romakë, Senati i Romës dërgoi një ambasadë te Teuta. Në ndërkohë mbretëresha Teuta sulmoi Siçilinë dhe kolonitë bregdetare greke me një pjesë të marinës ilire. Njëkohësisht, ajo antagonizoi Romën, e cila më në fund dërgoi një flotë të madhe në brigjet lindore të Adriatikut (229 p. e. s.). Ndërkohë Dhimitri II mbret i Maqedonisë kishte vdekur. Për të parandaluar çdo dezertim ndaj romakëve të armiqve të saj të Jonit, Teuta e mori Corcira-n dhe mundi koalicionin Etol-Akeas në det në Paxos. Por, dhe për tradhtinë e Dhimitër Fari-t dhe për epërsinë e pamasë të anijeve romake, Teuta u mund. Pasi rezistoi në pjesën e poshtme të Boka Kotorrit (228 p. e. s.), Teuta kërkoi paqe. Dhe ajo e bëri atë, me kusht që të hiqte dorë nga Iliria e Poshtme dhe çdo ndërhyrje, nga toka dhe deti, në jug të Lezhës. Pas kësaj, asgjë nuk dihet më shumë për Teutën. Dhe aty ku nuk ka burime historike, fillon legjenda. Legjenda e Mbretëreshës Teuta zgjat edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se Teuta ishte si zana, më e mençur se një gjarpër dhe më e guximshme se një luan. Ajo kishte zemrën e një burri në gjoksin e një gruaje. Kur ajo trashëgoi fronin, ajo u zhvendos në Rhizon (Risani sotem) dhe ndërtoi një fortesë në kodrën Gradina mbi det. Mbetjet e fertifikatës janë ende të dukshme sot.  Kjo fortifikatë hyri në histori sidomos me rastin e rrethimit të qytetit nga romakët. Atëherë, Teuta me forcat e saj dhe me thesarin gjetën strehim pikërisht në fortesë dhe duruan rrethimin romak për muaj me radhë. Duke parë që armiku do të pushtonte fortesën, Teuta, sipas së njëjtës legjendë, hodhi thesarin e saj poshtë në ujëvarë të lumit nëntokësor, rrjedha e të cilit humbet në gjirin e malit, duke lënë pas një sekret të madh për thesarin të cilin arkeologët janë ende duke kërkuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora