E enjte, 25.04.2024, 08:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Plepishta e fëmijërisë

E hene, 04.07.2022, 06:44 PM


PLEPISHTA  E  FËMIJËRISË

Nga Meti Rexhepi

ishin plepat që u vezullonin gjethet

vera ua praronte me të bardhën e me të gjelbrën degët

hija e plepave gjeometri e lëvizjes së trekëndëshave

fëshfërimat e gjetheve matnin ritmet e erërave

më ktheu te këta cunga

shtytja fëmijërore t`ua hidhnim gurin tej majave

e nuk e arrinte cakun e paravënë krahu im i butë

dhimbja e krahut pajtohej me disfatën e shpejtë e të shkurtë

pa e diktuar se një krah i fortë tjetër

në dheun nën këmbë frenonte hedhjen

cunga krejt të kalbur dhe të hedhurat e gurit

lartësive të pa-arritshme plepash

ditëlindja ime tejqyrë vegimesh fëmijërie

mëtoi  t`ua zgjaste dorën dhe të njomte përvjetorë pleqërie

ca lot babai tatuazh gurësh mbi toponim Ti-varri

tabloja e det kaltrit mes trupash e plisash murin zbardhi

fëshfërima gjethesh melodi e verës

lisat qytetit u rrinin ndesh rrebeshesh

plepat krenari e dukjes së largu

simbol harlisje e florës cak rrufesh gjumë vertikali

terrinave të shfryrjeve dhe dëftimeve të agut

doemos u thyhej ndonjë gjymtyrë dhe i binte fytit të oxhakut

asnjëherë nuk doja t`i shihja të shtrirë

ata luhateshin këndej por nuk frymojnë më për të rrëfyer

ato  fërkime dimrash  ato vurrata gjymtyrësh

ato çerdhe kanjushash kush e di ku u janë derdhur hiret

në sytë e mi ka pluhur e lot

në qeshjet e asaj kishte enigma plot

një vi dredhake e rrjedhës së zezë të lumit

të vardisej si kundërmim i zi nën këmishë jargavani

shikimet e zhytura të mos i rikthesh

tok me zgjebën përveçëm  aty t`i lësh

elegjia e lumit të tretur

më vjen prore më e etur

ishte pranvera që djerrinën e ujit

e mëshironte  me  hithra e ferra

plepa të prerë dërrasa të kalbura të kulmit të shtëpisë

të atillë vegojnë në një shqisë në arkivin flladitës të fëmijërisë

Gjilan,  më 4 korrik 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora