Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (2)

| E diele, 03.07.2022, 07:54 PM |


Nuhi Veselaj:

Nga jetëshkrimi

-Përjetime nga Qendra shkollore teknike    (2)

Gjysmë vjetori i dyti i viti shkollor 1978/79

- Zv-drejtor i përkohshëm në punë i palodhshëm-

Sidoqoftë, këtë ndihmësudhëheqje të Qendrës e mora si edhe e kuptova si shumë serioze, aspak nuk ishte lakmuese. Ishte pozitë sibashibuzukçe, në kohë të përmjegullt, ngase e dija fort mire se për çdo post-pozitë në sistemin komunist paraprakisht lypsej domosdo pëlqimi i organeve të pushtetit (sigurimi-partia) e dihet se pushtet ishin kuadrot e mëparshme që momentalisht disa ishin çorientuar. E dija fort mire se për mua posti ishte obligim i përkohshëm, as hoc, që duhet ta shfrytëzoja sa më shumë në këtë situate të turbull politiko-shoqërore për t’i kryer ato punë që i konsideroja shumë të domosshme, që fati m’i kishte mundësuar rastësisht, sipas asaj që: njëherë vjen vera kah dera, prandaj duhet shfrytëzuar kohën, jo për mirëqenie po për me kontribue për interes shoqëror e kombëtar, edhe pse nuk e dija sa do që zgjatë kjo verë që na erdhi në muajt e dimrit (!).

Sido që të ketë qenë, ashtu siç e lypte puna, së pari me drejtoren u morëm vesh që ajo të jetë e lidhur me zyren (drejtorinë) në orarin zyrtar, ndërsa unë do të përqëndrohesha rreth procesit mësimor, rreth raportit nxënës/arsimtarë në përgjithsesi, por për të gjitha çështjet do të konsultohem me të. Pastaj e pyeta bacin Shaban, pse pa pritë e pa kujtue, në këtë kohë të përmjegullt, m’i lëshoi këmbët e arushës në dorë. Ai më tha: -Sepse ishe më i kualifikuari për këtë punë. Madje kjo, sipas tij:

Ishte një nga detyrat më të lehtat në botë. Si drejtor e aq më tepër si zëvendës, veç duhet në orarin e caktuar të gjendesh në zyre. Vjen pala ta tregon hallin, çka mundesh ia zgjidh apo e këshillon. Ndërsa ato që nuk mundesh a nuk janë për ty i përcjell në Komunë, në Komitet. Kështu, vëtëm pret e përcjell.

Ndërkaq, pasi buxhetin e politikën caktonte komuna e komiteti, unë punën e drejtuesit të shkollës e kuptoja ndryshe: jo me ndejë në zyre e me pritë, por puna më kryesore për drejtorin është të konstatojë dhe të zgjidhë çështjet nga fusha e cilësisë së mësim-arsimimit, prandaj drejtori duhet të jetë vetë i mësuar, i arsimusr dhe i edukuar, të jetë i shkolluar e me përvojë, ngase ka obligim të njohë detyrat dhe ta drejtojë e udhëheqë si duhet Këshillin e arsimtarëv, të bashkëpunojë me çdo arsimtar veç e veç. Të bashkëpunojë me Pleqësinë dhe me secilin anëtar të saj në përbërje të ngushte dhe në atë të zgjeruar. Të koordinojë punët e detyrat me organet politiko-shoqërore e pedagogjike në kuadër të shkollës, komunës dhe jashtë. Domosdo duhet të organizojë aktivitetet e lira të nxënësve siç theksohet në tekstet programore pedogogjike, psikologjike e metodologjike. Pra profilin e drejtuesit të shkollës e shihja përherë në aksion, e shihja si shembëlltyrë për zgjidhjen e problemeve të shumta që paraqiten në këtë kontekst nga vetë natyra e ndryshim-zhvillimit në kohëhapësirë. E shihja si punë të një zotshpie të mirë. Pastaj për mos me gabue iu drejtova për konsultim dy nënpunëse më të moshuar të drejtorisë, që i respektoja, që të më ndihmonin për mos me lajthitë, së pari, iu drejtova sekretarit të shkollës juristit Hilmi Muçolli, që ishte njëherazi edhe përgjegjës partie dhe së dyti, arkatarit Miftar Juniku, i cili ma çonte mallin e burrave të vaktit, që kanë besë e burrni, dhe dinë me fitue e me ruajtë miq. Kishte lidhje me një shok partizan nga vendlindja, udhëheqës i lartë në grupin e fadilistëve.

Në të vërtetë, unë implikimin në këtë post e ndjeja veten jo si argat i qeverisë titiste, por si një pishtar i arsimimit të popullit që i takoj, si një dalzotës i një pune morale e mendore që rastësisht m’u kishte ofruar si sprovë nga fati, si detyrë që duhet me krye me nder dhe me u tregue pesimistëve dhe atyre që përçmonin se shqiptarit edhe po t’i japësh pushtet ai nuk di me mbajtë, pa e pasë serbin mbi krye si udhëzues, Nuk di me drejtue një shkollë fillore e jo më një Qendër kaq të madhe të mesme teknike që është ndër më të mëdhatë e më të ndërlikuarat me dy gjuhë mësimore në Jugosllavi. Po gjithsesi si model gjakftohtësie të një udhëheqësi shkolle, nuk e fsheh, e kisha qëndrimin rigoroz të Dushan Pavloviqit. Ishte dinak, po kishte qendrim korrekt dhe në çdo situate e ruante gjakftohtësinë.

Pa humbur kohë, bazuar në premisen, që çdo punë që merr përsipër me krye duhet ta njohësh, sepse pa njohur çështjen, as mikun, as armikun, nuk di as si me dashtë, as qysh me ruejtë apo me luftue. Kështu pasi vizitova 2 ndërtesat e shkollës me padrume (përdheckat) deri edhe tavanat, pastaj lexova planprogramet përkatëse në global për me precizue destinimin e Qendrës si shkollë. Pa humbur kohë lexova një broshurë kushtuar profilit të një udhëheqësi në institutin edukativo-mësimor, arrita të pajisem në këto katër grupe konstatimesh, ku mund të kontribuoja, ku edhe sipas mundësive e përpjekjeve të mia edhe si do t[shihet do ta jap kontributin në këto katër fusha:

a) Rreth funksionalizimit të ndërtesave;

b) Mbi riorganizimin e rendit shtëpiak, të procesit mësimor dhe raportit shkollë /familje;

c) Rreth përmirësimit të marrëdhënieve shoqërore ndërnacionale të bashkësisë punonjëse si dhe të raporteve shkollë/organe të pushtetit komunal e krahinor e më gjerë dhe

ç) Përjetim-implikime vetjake për pesë ngjarje të veçanta lidhur me shkollën.

a) Rreth funksionalizimit të ndërtesave

Këtë kontrubut po e shpreh në disa pika:

1. Ndërtesa e vjetër kundërmonte, dhe e mësova arsyen. Para 10 vitesh kur kishte filluar së ndërtuari ndërtesa e re me ndërtimin e kanalizimit të rinj ia kishin pasë mbyllur asaj. U gjet vendgabimi dhe u mora vesh me arsimtarët e praktikës në seksionin e ndërtimtarisë, Kërstën dhe Zenelin, dhe kështu pothuaj pas 10 vjet kundërmimi ata vullnetarisht jo pa djers e mund e zgjidhen çështjen.

2. Dhashë idenë për zgjerimin e sallës së arsimtarëve dhe propozimi filloi së zbatuari menjëherë, gjatë pushimit shkollor dimëror.

3. U pranua edhe propozimi tjetër, zgjerimi i rrjetit radiofonik në të gjitha katet e ndërtesës së re, po kjo u la me u punue gjatë pushimit shkollor të verës.

4, Propozova të blehet materiali për rregullimin e binës në sallën solemne, dhe këtë po ashtu morën për sipër ta regullonin vullnetarisht Kërsta e Zeneli, të cilët kishin nxituar. E kishin rregulluar binën në anëntjetër, jo kah është dashur, siç mendoja unë: më afër derës hyrëse, përkatësisht ngjitas me derës ndihmëse që ndërlidhej me dhomën tjetër, por gjithsesi më premtuan se do ta bëjnë përmirësimin po ashtu vullnetarisht me lëvizjen e materialit, po kjo duhej pritur.

5. U kujdesëm për pajisjen e bibliotekës me literaturë të re dhe me tekste teknike të domosdoshme dhe sa më parë të konstatohen titujt e librave profesionale që u duhen seksioneve profesionale të shkollës dhe të përcaktohet shuma e nevojshme buxhetore për tekstet e tilla.

6, E aftësuam me veglëri të nevojshme një dhomë-kabinet për vizatim teknik e arte figurative.

7. U bë, si me thënë, ma një adaptim të vogël aftësimi i barrakës në oborr si sallë fizkulture, siç thuhej për verë e dimën. Njëherazi në marrëveshtje me patrullën e milicisë së natës dhe me sa vizita që i bëja po ashtu natën e pas mesnate u larguan hulihanët e huliganizmi nga oborri, në barrakë, rreth barrakës e përgjithësisht rreth shkollës.

8. U sistemua më mirë materiali hekurpunues e elektromontues i destinuar për punë praktike të nxënësve sipas seksioneve e profileve përkatëse profesionale në podrumin e ndërtesës së re.

9. Kuptohet u përcaktua në katin e dyti, zyra (lokali) për shefat e seksioneve.

10. U caktua lokali (përdhes) për pastruesit e mirëmbajtësin e banesës si dhe të rojtarit të natës.

11. U caktua po në përdhes zyra e kafebërësit

12. U caktua gjithashtu zyra e referentit të nxënësve, ku u vendos edhe gershtetneri me matrica (fletë dylli) e rise letrash reserve sim jet konkfretizimi për shumëzim materiali shkrimor të arsimtarëve si dhe aty u vendos një aparat dhuratë nga Zvicra, ende i pashfrytëzuar për mungesë eksperti.

b) Rreth riogranizimit të rendit shtëpiak dhe organizimit të brendshëm mësimor

Edhe rreth riorganizimit dhe organizimit të brendshëm dhashë frymë paksa të re, si:

1. Hartuam Orarin shtëpiak të Qendrës shkollore për të parën here, shkruar në të dyja gjuhët. Kështu në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 1969 Qendra pësoi disiplinim të brendshëm me rishkrim (simarketing) tabelash e formularësh.

2. U bë ridefinimi i detyrave të shefave të seksioneve, duke u mbështetur në plan-programet përkatëse, një kopje e të cilave veç në zyrën e shefave të seksioneve dorëzohej edhe në drejtori,

3. U përcaktua si obligim verifikimi i realizimit të planprogrameve të shkoqitura për çdo lëndë mbi bazë të planprogramit global për të gjitha lëndët e në veçanti të punës praktike në kuadër të seksionit përkatës si dhe mundësia e shërbimeve përkatëse prodhuese fitimprurëse për Qendrën,

4. Secili mësimdhënës paralajmërohej që duhet ta ketë planin e shkoqitur për çdo orë mësimi dhe të përpiqet ta realizojë si dhe detyrimisht ta prezentojë në çdo çast në rast hospitimi apo kur i kërkohet.

5. Arsimtari kujdestar pëveç caktimit të kryetarit e kujdestarit të klasës (paralelelës) nga nxënësit duhet të planifikojë orarin e kontaktit me prindër.

6. Për të parën herë u realizua futja në veprim e librit të shënim-vërejtjeve, ku në formë ditari shënohen çështje të veçanta ose problemore gjatë apo pas kryerjes së ndërresës, qoftë nga arsimtari-kujdestar i katit pëkatës, qoftë nga mirëmbajtësi apo roja e objektit, libër ky që duhet të mbetet si provë në drejtori.

7. U inicua funksionimi i aktivave të arsimtarëve të lëndëve të caktuara dhe të organizaohen aktivitete të lira të nxënësve sipas lëndëve apo profesionit përkatës, ku da dallohen e stimulohen talentët eventualë, po gjithsesi stimulohet në ndonjë mënyrë edhe arsimtari përgjegjës përkatësi i sukseshëm që vlerësohet si i tillë nga drejtoria e Këshilli i arsimtarëve.

8. Gjithashtu duhet hartuar Plani i mbledhjeve të prindërve si në kuadër të klasës (arsimtarit ose arsimtarëve kujdestarë) në kuadër të seksionit (drejtuar nga shefi) dhe në kadër të drejtorisë së shkollës detyrimisht nga drejtoria e shkollës.

9. Gjithsesi në përputhje dhe në harmoni me programin e OTHLKJ dhe Organizatës sindikale ose Bashkësisë punonjëse hartohet plani i organizimeve të solemniteteve përkatëse, me rastin e ngjarjeve të veçanta, si festat shtetërore, kombëtare, mbrëmja e matures, shëtitje-ekskursione, vizita kolektive, vizita në teatër, filmëtore ose tubime eventuale.

10. Duhet aplikuar edhe hospitimi pilot të orëve nga drejtoria (inspektoria) me qëllim të rritjes së efektit përmbajtësor dhe metodologjik të mësimdhënies për të gjitha lëndët dhe mësimdhënësit.

11, Parashihej nga nxënësit organizimi dhe stimulime garash (kuize): matematikanësh, letrarësh, risimtarësh, fiskulturistësh e të ngjashëm.

12. Gjithsesi duhen riaktivizuar aktivat e arsimtarëve sipas lëndëve profesionale me qëllim profesionalizimi, rreth përvetësimit të shqipes standarde, për të reja tekniko-teknologjike e të ngjashme.

13. Për disiplinim të përgjithshëm kërkohej aplikimi i uniformës me emblemën e shkollës (seksionit) për nxënësit bluzat dhe për arsimtarët mantelat.

14. Për të gjithë të punësuarit të aplikohet drejtësisht ndarja e pjesës së rregullt variabile por të ndahet edhe një pjesë e veçantë stimuluese për arritje të veçanta.

15. Të aplikohen dhurata për nxënësit shembullor dhe për punëtorët kur dalin në pension, shpërngulen ose dhuratë-ndihma për njerëzit në nevojë.

c) Disa aktivitete shoqërore të rëndësishme, të përjetuara personalisht, ndërlidhur me shkollën

Këtu po i përmend nja tri raste vetjake ndodhur si përfaqësues i Qendrës shkollore teknike të Prishtinës:

Së pari, në dy raste kam marrë pjesë si përfaqësues në Shoqatën e shkollave teknike të Serbisë me qendër në Beograd, ku ishte anëtare edhe Qendra jonë, njëherë në Beograd e një here në Vërnjaçkabanjë, ku në të dyja rastet kam shkuar i përgatitur, siç kërkohej, me të dhëna mbi gjendjen e kësaj shkolle me mësim në dy gjuhë mësimore, shqip e serbokroatisht dhe mbi harmoninë mbizotëruese ndërnacionale. Si e veçanta e këtyre takimeve ishte se nga përfaqësuesit e shkollave të ndryshme për hir përvoje kërkoja të më jepnin ose dërgonin nga një kopje te tekst rregulloreve të administrimit të brendshëm të shkollave përkatëse, me theks numrin përkatësisht shumëllojshmerinë e seksioneve me profesionet e specifikuara, ndërlidhur me nevojat e ekonomisë dhe të prodhimeve vendëse konkretisht.

E veçanta tjetër ishte se unë fill pas përfundimit të takimit zyrtar kthehesha menjëherë me tren në Prishtinë dhe kështu të nesërmen paraqitja referim me shkrim para drejtorisë e Pleqësisë. Arkatari çuditej pse nuk paraqitja për kompensim asnjëherë dëshmi për meditje, dreke a darke, madje as fjetje hoteli, apo biletë treni a autobusi

Së dyti, po e cek një rast kur e përfaqësova shkollën në një takim në Komitetin komnal të LKJ të Prishtinës, ku sekretar ishte Jusuf Këlmendi, tema ishte informim direktivat nga KQ LK të Republikës së Serbisë mbi gjendjen në Kosovë, ku Latinka Peroviq dhe Marko Nikeziq, jepnin direktivë-këshilla se si çështja e Kosovës duhet të ketë zgjidhje sa më të natyrshme, madje veç tjerash siç e kuptova unë kishin sugjeruar kontakte të rinjsh shqiptarë e serbë, ku të mos mungojnë as vajzat serbe… Gjithsesi LKJ i duheshin më shumë të rinj shqiptarë të organizuar në kudër të Partisë. Dhe vërtetë në këtë drejtim unë sidomos në OTHLKJ të shkollës bashkë me sekretarin e partisë Ramadan Seferaj kam ndikuar për anëtarësim të një numri të konsiderueshëm të nxënësve të mire shqiptarë e serbë, duke i këshilluar që në këtë mënyrë mund të kryenin detyra patriotike,  do të fitojnë karrierë e të ardhme më të mire dhe mund të kontribuonin që pjesëtarët e komunitetit që i përkisnin mund të gëzonin të drejta të plota, siç u takojnë, sepse vëllazërim bashkimi bekon të drejta të barabarta të kombëve e kombësive edhe në kuadër të Krahinës, Republikës e Federatës.

Së treti, po e përmend edhe një rast, ku si delegat i shkollës mora pjesë në një Komision komunal, ku veç tjerash duhej ndarë një shumë të konsiderueshme të hollash nga buxheti i Prishtinës si ndihmë një asosiacioni të ashtuquajtur: Srpsko lekarsko drustvo-Beograd (Shoqatë e mjekëve serbë) nga Beogradi, ngase sipas propozuesit kishin aq shumë nevojë. Pasi të gjithë anëtarët veteranë heshtën, siç vepronin zakonisht edhe më përpara, unë, pasi i thash fjalët në shqip: Turp e marre, borxhlia te dera, sadakë për dritare! Në serbisht u shpreha që nuk dua të dyshoj, por po më shkon mendja që dikush tjetër po i kërkon këto pare për koketim jo mjekët, sepse nuk besoj që mjekët e Beogradit qenkan aq ngusht për pare të fukarave si Prishtina që kanë aq shumë halle. Nuk po flas për Shoqatën e mjekëve tanë të Kosovës. (E ktheva shqip). Mesa po shoh që të gjithë qenkët më të moshuar se unë, a nuk është gjynah me derdhë pare ngjeti kur ne e kemi rrugën e vorreve pa shtrue, as me zhavorr. Nëse dikush po vdes jo vetëm e kemi vështirë prej lloçit me çue xhenazen, poedhe na si si xhematë me përcjellë a me dërgue një kunorë. Prandaj propozoj që urgjentisht këtë shumë të paraparë si ndihmë mjekëve të Beogradit ta destinojmë menjëherë për shtrimin e rrugës së vorreve të Prishtinës.

Edhe pse vetëm mora kritikë të menjëhershme nga propozuesi se gjoja kundërshtimin e bëra nga alergjia vetëm për shkak të atributit srpsko? Dhe dhe pikërisht kështu e kishte shkruar në procesverbal romi procesmbajtës, megjithatë shumica morën guxim dhe u votua propozimi im.

Vallë a mund t’i shkojë dikuj ndërmend që unë jam sebeptar që kam kontribuar për të shtruarit me zhavorr dhe asfaltimin e rrugës së vorreve të muslimanëve të Prishtinës?!

ç) Po i përmend edhe nja pesë përjetim-implikime të veçanta lidhur me shkollën, që ia vlejnë mos me u harrue

E para, pas brioneve u aktualizua kërkesa që nxënësit shqiptarë të konkurronin në akademitë ushtarake të APJ. Për një propagandim të tillë erdhën në shkollën tone dy oficerë të lartë të APJ nga Kroacia, të cilët i shoqëronte Mehmet Maliqi, në emër SPB dhe të Mbrojtjes popullore të Kosovës. Pas përfundimit të paraqitjes nga oficerët e lartë, disa nga nxënësit guximtarisht u shprehën në detaje që ishin paraqitur për këto akademi, por komisionet në Nish po u gjejnë behane shëndetësore, jo syni, jo veshi, jo zemra, edhe pse për doktorët tanë ishin shëndosh e mirë, prandaj, u bë kërkesë që Komisionet e tilla të organizohen këtu dhe pa hile, mos me qenë në vlerësime vetëm mjekë serbë të Nishit.

Z. Mehmet Maliqi, pasi më njihte që nga burgu hetues i Prizrenit më 1952-54, kur ai atje ishte shef UDB dhe nuk ishte sjellë keq, m’u afrue dhe ma tregoi këtë shembull:

“Pas Çlirimit, për një solemnitet rasti shoku Fadil më porositi për defilim të përgatisja disa sportistë atletë. Zgjodha disa më të pashëm e muskulozë. I vesha vetëm me brekusha. Ishte ftohët. Shoku Fadil vërejti se po nirthnin. Më tha: O more Mehmet, pse i solle kështu kaq cullak?!

Unë i thashë, nuk i kam pëgatitur unë, por këta po thonë të vërtetën.

E dyta, gjatë konstatimeve të dhomave përdhecke në ndërtesën e re të kësa Qendre, vura re që kishte hekurishta: armatura e copa metalesh të ndryshme që arsimtarët e punëve praktike i përdornin si mjete konkretizimi me nxënësit në ekonomi (saldime). Ishin dy arsimtarë mjeshtër të këtij profesionii, një shqiptar e tjetri serb. Sa me i provue e bëra këtë pyetje: A bën me porositë te ju, dyer oborri? Heshtën, Është interesant se pas dy ditësh i\ kishin shkarkuan dyert në oborrin tim. I tregova Miftarit le të pyesë për çmimim. Ai pas verifikimit më tha se dyert i paskan pasur të gatshme në punëtoritë e veta private. Merret vesh privatisht. Nuk ishte vështirë me kuptue se në këtë mënyrë paskan pasur mundësi abuzimi, edhe me mjete të shkollës (?) me ndihmue edhe ishdrejtorin apo jo?! Njëherazi kuptova se paskan mundësi me prodhue me fitim për shkollën si i bie fjala korniza raftash për libra të bibliotekës etj. U interesova se çka po ndodhte me mbeturinat metalike, si po i pastrojnë, Më informuan që ato po i pastronte një fabrikant nga Janjeva, një i afërm i një arsimtari tanë. Bisedova me të shtruar. Ai e spastronte shkollën nga ato hedhurina të cilat i shkrinte po kishte fare pak levërdi, fitonte vetëm sa për një qerasje! Në bisedë e sipër më tregoi se kishte një biznesh nga jashtë (Rumania), po nuk po ka mjaft punëtorë për montim, prandaj a mund me i sjellë kato copa që axhustimin e montimin e mjetit (apaatit) ta bëjnë nxënësit e shkollës në ekonomi nën mbikëqyrjen e arsimtarëve gjatë orarit të regullt mësimor. Arsimtarët më thane se kjo është në përputhje me planprogram e paraparë si punë praktike dhe për këtë fabrikanti paguante. Këtë e lamë nën kompetencën e shefit të seksionit në marrëveshje me drejtoren dhe nën komptencën e Pleqësisë.

Për mua kjo ishte arritje shumë, shumë e madhe për vetë faktin se siç kisha lexuar shkollat profesionale europiane po arrinin kulmin e suksesit kur po fillonin me funnksionue si një minifabrikë prodhuese (montuese). Me fjalë të tjera, nëse gjurmohet më tej në këtë drejtim mund të shfaqen edhe mundësi të tjera, përveç axhustim-montimit edhe veprime të tjera tekniko- teknologjike, por edhe ndonjë prodhim fitimprurës, mirë për mësim e fitim zanati për nxënës, por edhe edhe fitim përplotësim për buxhetin e shkollës, kuptohet plus buxhetit shtetëror. Sidoqoftë, kjo marrëveshje axhustim-montimi, mesa di u krye me sukses. Me ato mjete plus stimulonim veprimtari e aktiviteteve të lira shkollore. Mirëpo pasi erdhi drejtori i rinj nuk di sa është shfrytëzuar e vazhduar një mundësi e tillë e ngjashme prodhuese.

E treta, gjatë kontaktit me kolegë të shkollave të tjera të Serbisë dhe sidomos pas konsultimit të një broshure mbi rrjetin e shkollave të mesme profesionale teknike në Serbi, mësova se në të gjitha shkollat teknike të Serbisë, madje edhe në të gjitha qytetet rreth Kosovës si në Vrajë, Rashkë, Kurshuml e Pazari i Ri, kishte seksione për elektroinstalues të rrymës së dobët, ku bëjnë pjesë shërbime-instalimet postare, ndërsa në tërë Kosovën nuk kishte shkollë të tillë. Mora vesh që postierët tanë po i jepnin provimet ku mundnin në qytete të Serbisë, kuptohet me pagesa të majme, me ryshfete dhe në gjuhën serbe. I vura vetes për detyrë me nismue një ndëmarrje të tillë.

Më së pari, në kolektiv fola me kolegët serbë, të cilët i josha se me hapjen e një nënseksioni (shkolle) të tillë ne do të fitonim të drejtën që punëtorët e postave të Kosovë, po edhe të vendit të jepnin provimet te ne në të dyja gjuhët dhe kështu do të fitonim honorare të majme nga të gjitha ketogoritë e provimeve private e të rregullta (shtetërore, gjysmëtëkualifikuar, të kualifikuara, me kualifim të lartë nga tërë Kosova e vendi. Ata e pëlqyen dhe e futëm në planprogram të shkollës pa njoftuar me shkrim Komunën, sepse kur i njoftova me gojë më thanë shumë po përzihesh. Sidomos Qehaja që e kishte shok pune ish drejtorin tonë më kundërshtoi me kanosje se nuk do të ketë buxhet për këtë nënseksion etj. Mirëpo ne me Pleqësi (Gjoroviqi) fatmirësisht e shokët serbë autoritativë unanimë nuk hoqëm dorë. Shpallëm konkursin, numri i paraleve me marrëveshje arsyetuar prej meje: 3 me 1, d.mth. tri paralele me mësim në gjuhën shqipe e vetëm 1 në serbokroatishte, i cili nuk u anulua. Rreth kritikës që më bënë pse 3 me 1 u arsyetova që në republikën tonë (Serbi) kudo ka shkolla të tilla serbisht, duke theksuar faktin që në gjuhën mësimore shqipe në Kosovë nuk kishte fare. Edhe këtë vepër dikush e kishte shënuar si veprim nacionalist dhe mëzi “priste ditën me ma zënë priten” për t’u hakmarrë, siç edhe do të ndodhë (?!).

Sidoqoftë, edhe sot jam krenar që e bëmë të mundshme që postat e Kosovës të flisnin shqip. E kam pritur atë kënaqësi si të bëme me rëndësi, sepse anëembanë Kosovës u dhanë bursa nxënësve tanë, sidomos vajzave dhe disa kandidatë ende, pa diplomuar caktoheshin në vende kyqe pune ngase zotëronin edhe dygjuhësinë.

E katërta, në vitin 1970 pas një ligjërate Prof. Shaban Demirajn të shoqëruar nga Mazllum Hasimja sapo dolën në rrugë, i përshëndeta, dhe të dyve u hapa dyert të hynin në veturën time. Dhe pasi u prezentova me profesorin, sepse me Mazllumin (sifamiljar i Xhevdet Hamzës) njiheshim që nga Ekonomikja e Prishtinës. U thash se ju kidnapova për një çast. Kam dëshirë me Ju shetitë deri në Gërmi, ku ka pi kafe edhe Bajram Curri. U pajtuan. Rrugës unë shoferi nga entuziazmi i befasova jo vetëm me këngë të Rilindjes por edhe të tjera. E vërteta, pa përmendur Shkodrën, Elbasanin e Korçën, për çdo qytetet të Shqiprisë atëhërë e sot di së paku nga një këngë, por këtu po e shënoj një strofë sapak të adaptuar ku përmendet Qameria:

Dhe Flamuri Kuq e Zi

Do të valojë përsëri,

Si n’Kosovë dhe n’ Qameri

Plot në gaz, me gaz në liri|

Profesori në motel nuk deshi kafe, po lëng JUPI dhe na tregoi se e ka shok shkodranin Jup Kastrati, që ne ende nuk e kishim parë. I tregova se jam mësues rastësisht drejtoj një Qendër shkollore teknike dhe veç shfaqjeve me recitale për sulemnitete organozoj rregullisht edhe orë letrare me nxënës, një të tillë e kemi të caktuar për sonte, prandaj jeni të ftuar me marrë pjesë. Mazllumi e pëlqei profesori tha nuk bën nuk është në protokoll. Sidoqoftë, me profesorin biseduam për përmbajtjen e ligjeratave vlerëshume me shumë risime që po na interesojnë patjetër, por kam libra të botuar e më shumë në dorëshkrim kam prozë e poezi. Ai më tha edhe prof. Çabej si dhe edhe prof, Besimi këndej që më parë janë marrë me shkrime letrare, por kanë specializuar në gjuhësi. Këto fjalë qenë vendimtare (si dhe ato të Sadri Fetiut) që unë në studimet pasuniversitare që sa po u hapën në Prishtinë, të orientohem në gjuhësi, pa iu nda vjershërimeve. Në të vërtetë tregova se shkollën që e drejtoj në orët letrare që i organizojmë rregullisht ftojmë edhe shkrimtarë, si Rexchep Hoxha, I cili nuk përton, po ftojmë letrarë të rinj nga të gjitha shkollat e mesme të Prishtinës, kurse unë për stimulim kam siguruar një buxhet për ndonjë dhuratë libër a stilolaps.

Në të kthyer u ndala para shkollës për orë letrare. Mazllumi doli nga vetura. Prof. Demiraj me lot ndër sy më tha:

-Më kuptoni nuk guxoj as të hy në shkollë, se po të merret vesh e pësoj.

Sidoqoftë edhe këtë ngjarje e quaj të veçantë që nuk duhet harruar, apo jo?!

E pesta është e vërtetë se kur u largua drejtori Pavlloviq është pritur që drejtori i ri të jetë shqiptar e zëvendësdrejtori serb, pandaj edhe nga kjo logjikë mezi pritja që sa më shpejt të kryhet zgjedhja apo instalimi i drejtorit shqiptar të Qendrës shkollore dhe unë të jem i lirë me u rikthye triumfalisht profesor, Nuk di pse e zvarritën aq shumë, por më në fund mësuam se po e sjellin një kandidat shqiptar, quhej Hamit Maloku, i cili në vitin e ri shkollor ‘69/70 do ta marrë drejtimin e kësaj Qendre shkollore. Mëzi pritja, ngase për frejtorin shqiptar kisha kontribuar jopak. Më në fund erdhi dita sipas rregullit pritnim një apo dypërfaqësues nga organet komunale (Komiteti e Komuna), mirëpo, na befasuan. Erdhën një grup prej 5-6 vetësh dhe të gjithë jo shqiptarë, të cilët deklaruan se janë të autorizuar si anëtarë-mandatarë me të drejtë vote për vendimmarrje në kuadër të Pleqësisë së Qendrës. Po e pyes sekretarin e shkollës, pse kaq shumë përfaqësues e mandatarë në vend një apo dy, sipas rregullores, mos kanë ndërmend me kthy ish-drejtorin që nuk do të duhej ta kundërshtonim, pasi tash kishin ndërruar raportet.

-Jo -më tha sekretari - po frikohen që Pleqësia po të zgjedhë ty, nga ushtrues datyre zëvendës-drejtori që ishe në drejtor.

U çudita. Mua as që më kishte shkuar mendja. Mezi pritja me u zgjedhë drejtori dhe unë me qenë i lire si mësimdhënës, krenar që detyrën e drejtuesit e kreva me sukses të plotë, duke e realizuar edhe dëshirën e fundit: zgjedhjen e drejtorit tonë. Ndërsa në vend timin sipas rokadës kërkohe që zlvendës-drejtori me qenë i komunitetit serb. Kur të deleguarit në fjalë panë se nuk kandidoja as unë as dikush tjetër, u ndanë të kënaqur. As që patën nevojë me votue, por vetëm me konstatue. Por, për mua ishte një sinjal që gjithsesi nuk duhet të sillesha nga ndonjë post. Po përsëris, sinqerisht emërimin e drejtorit Hamit Maloku e kam pritur me gëzim.

(vijon)