Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Pushkatimi i opozitës së parë

| E diele, 03.07.2022, 06:30 PM |


Pushkatimi i opozitës së parë

Nga Kastriot Dervishi

Më 3.7.1946 u ekzekutuan anëtarët e Koalicionit Demokratik (emrat në foton bashkëlidhur), opozitës së parë shqiptare që përbëhej nga grupet monarkiste, të rezistencës dhe ai socialdemokrat. Të ekzekutuarit u përkisnin dy grupeve të para. Në procesin e madh të zhvilluar në Tiranë bënin pjesë edhe opozitarë të tjerë që morën dënime të gjata me burgim si: Musine Kokalari, Anton Dukagjini (i vjetri), Enver Hasa, Prof Çoka, Abdulla Muça, Gjergj Kokoshi, Nefail Skikuli, Kolë Rodhe, Reis Hasho, Qemal Biçakçiu, etj. Disa prej të dënuarve vdiqën në burg. Përgjithësisht opozitarët ishin nëpunës dhe ushtarakë që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi komunist.

Fjala e fundit e tyre ishte pothuajse e njëjtë në thelb: Rroftë Shqipëria me Kosovën. Dënimi i tyre erdhi se kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve dhe organizim të rregullt të tyre.

Ndaj këtij grupi është përdorur kombinacioni i parë agjenturor nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, nën udhëzimet jugosllave. Ky veprim nisi rreth pranverës së vitit 1945 me agjentin Zhorga. Tregimet e mëvonshme në librat e historikëve të Sigurimit, që i japin rol thelbësor agjentit "Dara", janë të pavërteta.