E premte, 29.03.2024, 08:09 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Njeriu i Ri

E premte, 01.07.2022, 06:56 PM


Njeriu i Ri

Nga Edison Ypi

Për të ngrënë i bën Mami.

Mendjen ja rrit Babi.

Punën ja gjen Miku.

Rrogën ja jep shteti.

Diplomën ja siguron zagari.

Mjekrrën ja vizaton brisku.

Komplimentat ja bën skilja.

Moralin e mëson nga rrugaçët.

Edukatën nga hajdutët.

Historinë ja rrëfen soc-realizmi.

Gjeografinë e kqyr në Google.

Shetitjet ja beson imagjinatës.

Në plazh e çon makina.

"Jashtë Shtetit" e hedh aeroplani.

Lumturinë ja jep Hashashi.

Heroizmat ja kallxon Lahuta.

Shqipen ja pasuron kafeneja.

Newspeakun ja mëson Orwell-i.

Syrin ja verbon Dielli.

Veshin ja çpojnë piskamat.

Muzikën ja shurdhon tallavaja.

Filmin ja çfaq Kinostudioja.

Selfiet ja bën celulari.

Dashurinë ja fal Fejsbuku.

Lakuriqësinë ja dhuron Instagrami.

Seksin ja bën Doriana.

Qafën ja trash mishi.

Dhëmbët ja gërryen Hambugeri.

Diabetin ja sjell rehati.

Trurin ja trash Televizori.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora