E shtune, 20.04.2024, 08:01 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Traumat e skllavit

E premte, 01.07.2022, 09:00 PM


Xhemal Ahmeti:

TRAUMAT E SKLLAVIT

Duhen më së paku edhe nja 50 vite deri sa të shuhen gjithë ata të gjeneratave postjugosllave që ende u vuan zemra për atë kohë. Kemi fjalën për ata që UÇK-në nuk e konsiderojnë lavdi por si gropa fatkeqe e fatit të tyre. Edhe kaq gjatë sepse, siç pretendojnë ca etnopsikologë; edhe gjenerata e parë pas tyre bart dhe kultivon mëtej habitusin postraumatik të prindërve të tyre. Duhet pra kohë gjersa të cofë krejt ose ndodhë edhe më  keqeja e të ringjallet me radikalitet - çka ndodhë rrallë, mirëpo kur kemi parasysh rishfaqjen e neosmanizmit dhe jeniçerizmit vullnetar tek shqiptarët e sotëm gjithçka është e mundshme dhe trauma mund të jetë e përhershme.

__________

Sabotimi i shtetit sekular në Kosovë nuk vjen en masse nga kleri; nga hoxhallarët apo priftërinjt. Ai vjen nga pseudosociologë dhe kuaziintelektualë të kategorive tjera, të cilët në 'emêr të një rëndësie primare të religjionit' duan tu marrin xhematin nga kontrolli klerikëve për të siguruar pushtet për vete. Me këtë ata bëhen gypat e depërtimit të feve në institucionet ku militojnë dhe nga të cilat paguhen. Prandaj këta difamojnë klerin, i cili është përgjegjës për menaxhimin e fetarëve të tyre. Jo universitetet dhe mediat. Këtyre kategorive u janë shtuar edhe divizionet fanatike që konsiderojnë klerin më pak 'në udhë të Zotit' se sa vetë. Fatkeqësisht prijnë mediat në këtë drejtim që u japin zë. Kleri duhet ti nënshtrohet kushtetutës, por më shumë këto kategoritë injorante që i keni bërë profesorë dhe mediat perverse që i konsumoni.  Was ist mit euch los, verdammte sch. .".

__________

FILOZOFIA E ABU K.

Filozofi donë të thotë 'dashuri ndaj urtisë'. Në kontekstin e vokabularit antik kuptohej si 'dashuri ndaj dijeve, njohjes'. Dija sabotohet apriori nëse metoda e gjenerimit të saj  në vete nuk përmban lirinë e pakufishme të njohjes, kërkimit. Pa diktatin e Demiurgut që gjithçka e gjithësisë është burim i tij. Konkretisht: termi përjashton rrëfimet monike mbi botën, ato që thonê ta kenë të vertetën absolute në sirtar. Të kësaj kategorie janë religjionet abrahamite. Sidomos për faktin se difamojnë dijet tjera (pema e ndaluar, diversiteti i gjuhëve dhe kulturave - babilonia). Prandaj edhe vetë tentuesit dhe instrumentalizuesit më të mëdhenj të filozofisë në favor të religjioneve në fjalë [komentatorët postpersik dhe skolastikët] ndanin këto dy domene: Filozofinë nga Teologjia. Sot flitet edhe për Theosophie. Në agorat e popullit ngatrrohet kjo punë. Njerëzit flasin për filozofinë e krishterê, islame... Mirëpo kur këto terminologji përzien njeriu me përgatitje akademike, e dimë se kemi të bëjmë me dibidusë që diplomat i kanë marrë në kioskun e Mahmutit. Nuk ka filozofi islame as të krishtere. Ka Teologji, prototeologji dhe shkolla tjera të llojit. Apo mos u fanatizuan ndërkohê edhe Nietzsche e Feuerbahu në teopatë?

__________

E paskan kërcënuar avokatin Koci, pse u shpreh kundër masivizimit të uniformave radikale fetare në sheshet publike? Personalisht shpresoj qê muxhat t'i fusin me dhunë nën ferrexhe gjithë: kryeredaktorët tuca, redaktorët e ilahijeve, iftareve dhe reklamave të rrasta, ministrat, parlamentarët, publicistët retardë e zuzarë, qentë, macet, ish komandantët, policët; me trutë që ka ai milet asgjë nuk i shkon më mirë se mbulesa, ferrexhja e tipit si është në afganistan.

__________

Definicioni i Demagogjisë në vepër DDV

1. Nuk ka progres kur Serbia ta përcakton tregun elektrik për një pjesë brenda sovranitetit tënd. Është precedent që nuk ndodh askund në botë, ngase përcaktohet nga politika e jo tregu i lirë 2. Këto marrëveshje datojnë nga periudhat e mëhershme qeverisëse, pushteti aktual mund të marr vetëm meritën e vulës  3. Klasa aktuale nê pushtet këto marrëveshje dikur i quante "tradhti" kombëtare, sot i quan "progres".

Implikim: Refuzimi i OpenBallkan, pas kësaj - dhe faktit se tregu serb ka depërtuar 10fish më shumë se gjatë qeverisjeve të mëhershme - do të dal po kaq demagogji si e para. Fatkeqësisht, ngase OpenBallkan është mekanizëm serb për ta "kushtëzuar" BE [siç ndodhi sot: nuk marrim pjesë!] që mos diskriminojë Serbinë pavarësisht politikës së saj joevropiane.

__________

BETEJA LLAFORE APO SIMBOLIKE E HIÇIT

Ka figura e ngjarje historike me të cilat çdo mentalitet mode e epoke sillet sipas problemeve e personelit që ka shesheve publike: polemika, mohime, pohime, sakralizime e demonizime. Janë lloje të ndryshme interpretimi që as si protokoll nuk regjistrohen. Sidomos kur autorët e tyre harrohen 5 minuta pasi të kenë thënë diçka. Prandaj të urtit s'marrin pjesë në dasma retorike të llojit. Ata sigurojnë kontinuitetin e monumenteve që pêrbëjnë kujtesën e kulturë së tyre - me shkencë e sende tjera. E figurat e ngjarjet? Nuk fshihen ato, ngase kanë gërvishtur deri në asht identitetin e kulturës që i mban [për të mbijetuar].

__________

PERSPEKTIVA IME

E vërej se shpesh ndodhin polemika si rrjedhojë e perspektivave të ndryshme brenda kritikës politike agorave shqiptare. Shembull:

Unë nuk analizoj politikën (shqip) nga perspektiva lokale e Prishtinës se nuk jam kosovar. Nuk analizoj nga perspektiva e Tiranës ngase nuk jam shtetas i Shqipërisë e as jetoj aty. Nuk analizoj nga koteci i Pollogut të Maqedonisë se nuk jetoj aty tash e mbi 30 vjet. Unë analizoj pa këto topo- e politoperspektiva. Perspektiva ime është puro shqiptare dhe humane, vetëm e tillë, ngase motivi i vetëm për të ekzistuar si zë edhe në këtë sferë është gjuha, kultura, origjina, dashuria ndaj njerzve atje dhe asgjë tjetër. Perspektiva ime s'ka interesa ditore e të llojit. Këtë e forcon edhe fakti se unë nuk jam "përlyer" deri sot nga ASNJË tabor politik e nga ASNJË politikan sado me pushtet.

Vetëm desha qê ta dini se disa në çdo mendim ta kërkojnë librezën e partisë, shefit...

__________

KONSTRUKTI QË DUHET TË COFË

"Ballkani i Hapur" pa Malin e Zi dhe Kosovën s'ka asnjë vlerë për Serbinë. Dhe nëse këto dyja ashpërsojnë regjimin ndaj saj [kalimi i mallrave drejt Shqipërisë ndermjet tyre] projekti cofë. Shpresoj që të cofë sa më herët që mos të vazhdojë përçarja ndërshqiptare, për shkak të një primati fodull e arrogant, i cili  ka vendosur të shpëtoj me çdo kusht një shtet që as krimet ndaj popullit të tij nuk i pranon e lere më shumë. Jo si shqiptar patriot, por si njeri me respekt ndaj viktimave dhe ithtar i drejtësisë si parandaluese krimesh masive shpresoj që ky konstrukt cof dhe atë dje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora