E merkure, 05.10.2022, 08:24 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Miku kur shpallet 'armik'

E enjte, 30.06.2022, 07:31 PM


MIKU KUR SHPALLET “ARMIK”

E ARMIKU NË POLITIKË “MIK”

NGA KALOSH ÇELIKU

Edhe pse, gjatë gjithë atyre luftërave shekullore, më në fund “erdhi” Liria. Thanë, nuk e thash Unë. “Bashkimi” i Trojeve Shqiptare në një shtet?! ”Fitoren”, shqiptarët e përgëzuan me këngë e valle. Emisione eksulzive para kamerave televizive. Duartrokitje.

Edhe Liria, kërkon Luftë! Ose, i dorëzon armët. E, si shqiptari i dorëzon armët?! Që, deri më sot: nuk ia ka dorëzuar Mbretit, e as Krajlit. Po, sot: i ka dorëzuar armët.

Prandaj, Lufta ende vazhdon me Penë dhe pushkë. Armët historike nxirren nga brezi. Kush i pari e qëllon armikun në lule të ballit. Dihen, armët e sotshme luftarake, jo shpata e Skënderbeut, pushka e serbit, as Topi i Mic Sokolit. Po, sipas kamerave televizive të mjeteve të informacionit: brekëkuqet e zhveshura të Xhadisë.

E kam thënë herët, nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: Nusen e Maleve e lamë te “Përroni i Thanës”, pasi na u thye rrota e qerres rrugës për në Kaund, në Shqipëri. Nuse tjetër me franga të rrejshme përqafe, na shtinë komitat “vëllezër” në koçi. Dasëm të madhe bëmë për Nusen e komitave gjysmëlakuriqe me gjinjtë jashtë përmejdani. Përdridhte bythët në lëmë me valle e dajre dhe këngë, jo belin para kamerave televizive.

Politika është akull, dhe nëse nuk di të rrëshqasësh me ski, ose së apku as me sajë, e thyen kokën, bythekrye përfundon në greminë. E kam thënë këtë mënçuri disa herë nëpër shkrimet e mia të “egra” publicistike, dhe libra. Përsëri, kutadi për të satën herë edhe në këtë shkrim publicistik e përsëris, se: politika është kurvë. Burrat i ndërron përditë e përnatë. Pak veta arrinë ta rrëzojnë në shtrat. Tjetër thuhet në politikë, tjetër veprohet, tjetër parashikohet për Ditën e Nesërme, dhe tjetër shtrohet në tryezat e bisedimeve politike. Qëllimin, e arrin vetëm kalorësi i këtyre betejave maratonike.

Fatkeqësisht, sot me politikë merret i gjithë populli shqiptarë. Nuk kemi barinj, nuk kemi bujqër, nuk kemi tollumbaxhi. Nuk kemi spiunë, po kemi “tradhtarë” dhe “patriotë”. E, mua më ka marrë malli për spiunë. Dihet, kemi politikanë me thasë, ministra, deputetë të popullit, doktorë shkence, akademikë, “analistë” politik me qerre. Edhe, shkrimtarë. Shkak, që jemi sot të shpërndarë në disa shtete nëpër Evropë dhe Botë.

Vetëm, hidhni një sy Shkupit 2014: përmendore me thika e pushkë më këmbë e hipur mbi kalë me shalë e pa shalë, lindën si këpurdhat pas shiut. Asnjëri “maqedonas”, po të gjithë shqiptarë dhe bullgarë, dhe Car Dushani serb. Vepra “artistike”, të cilat i miratuan edhe vetë politikanët shqiptar në Parlament. Duartrokitën akademikët shqiptar, dhe “analistët” politik. Njëri prej tyre, sot: edhe, përmes një letre “dashurie” i shet mend Edi Ramës, se: “Të dashur miq, ka kohë që jam “distancuar” nga postimet, posaçërisht të qëndrimeve politike edhe për arsye objektive të pozitës time institucionale. Po kësaj rradhe nuk mund të qëndroj indiferent ndaj “superioritetit” personal të KP shqiptar, Edi Rama të cilin e adhurojë dhe mbështes për shumëçka që ka bë dhe po bënë në Shqipërinë tonë të përbashkët.

... Në fjalimin e tij politik më shumë mbrojti Sërbinë si viktimë se sa Kosovën. Maqedoninë e “vajtoi” shumë më shumë se vet zyrtarët e saj... Këshilltarët e KM duhet t’i sugjerojnë analizat dhe kolumnat e kryetarit të Akademisë së Maqedonisë dhe do kuptojë më mirë filozofinë dhe fobinë e tyre... Miq të dashur, e zgjata pak, kërkoj falje për kohën tuaj! Ab.”

Fundekrye, letra e “dashurisë” përfundon në stilin e fjalimeve komuniste. Pse?! Shkaku, se: vetë ky politikan shqiptar me poste politike, sot është anëtar i Akademisë së Maqedonisë me  një torbë taxhi përqafe. Populli shqiptar këtë politikë “madhore” e ka përjetësuar me një thënie antologjike: Hip se të vrava! Zbritë se të vrava!

Dukuri e politikës shqiptare “madhore”, që herët e kanë thënë pushtuesit italjanë (1939 - 1943): “Touto albanezi, touto komandanti”. Që, edhe sot e kësaj dite e vazhdojnë atë rrugë luftarake shqiptarët maleve dhe fushave për Liri. Dëshmi Lufta e Kosovës (1988-’89), dhe ajo e Maqedonisë (2001). Kryengritje shqiptare me komandantë e pa ushtarë?! Përjashtim, bën vetëm “Askeri” nga Kërçova, edhe ky në luftë si komandant “Askeri”.

Edhe, pse: shqiptarët janë të gjithë politikanë, dhe “analistë” politik, ende nuk i kanë ndarë si popull profesionet. Historia po u përsëritet shqiptarëve. Populli shqiptar, sot ka nevojë për politikanë vizionerë, Ditën e Nesërme. Fakt, që politika shqiptare nuk ka nevojë për spiunë, vazhdon të zbulohet vetë në mjetet e informacionit para kamerave televizive. Sot, nuk ka nevojë, asnjë armik i popullit shqiptar të derdhë para për spiunimin e politikës shqiptare. E kanë thënë edhe gjermanët gjatë pushtimit fashist (1943 - 1944): shumë para kemi derdhur për spiunët nëpër botë,  shqiptarët këtu qënkan spiunë pa para.

Përpjekje për ta përçarë popullin shqiptar, ashtu edhe të përçarë dhe pushtuar copë - copë me shekuj në disa shtete. Politikë teknefese shqiptare ende e freskët mes politikanëve dhe “analistëve “ politik të Shqipërisë dhe Ksovës duke shpallur “patriotë’ dhe “tradhtarë”. Politikë teknefese para kamerave televizive dhe syve të popullit shqiptar. Politikë që shpie në Qorrsokak. Turren me të katra pas posteve politike dhe pasurisë personale, familjare, miqësore dhe partiake. E kanë harruar arsimin dhe kulturën shqiptare. Themelet e një shoqërie. Shteti Shqiptar. Edhe, kush: Komunistët e djeshëm të arratisur, sot Neokomunsitë me vite në pushtet, që ende e mbajnë nën këmbë popullin historik shqiptar.

Deklaratat publike të poltikanëve dhe “analistëve” politik partiak, i marrin si të vërteta politike, dhe jo si dhiare për të hipur në Baba Tomorr. Gjithëçka çka flitet, shkruhet dhe reklamohet para kamerave televizive, pakgjë ka të vërteta për politikën shqiptare. Aspak, nuk dinë, se: në politikë miku shpallet “armik”. E, armiku “mik”.

Politikë e kryeminstrit shqiptar Edi Rama me “sulmet” ndaj BE, dhe Bullgarisë (Marrëdhënjet politike bullgaro - shqiptare 1908-1915 (Shqipëria e Madhe, 1942-’44), në samitin e mbajtur në Bruksel. Dekleratë politike, që gjithë popullin shqiptar e çoi në këmbë me armët e sotshme luftarake: “analiza” dhe debate politike para kamerave televizive. Sulm, o burra “tradhtarit” se ia shiti Kosovën Serbisë, nisi Lufta e Tretë Botërore!

Turr politikanët e arratisur me  poste politike nga të katër anët e Shaqipërisë dhe Kosovës, se: Edi Rama është “tradhtar”. Edhe, nga Diaspora. E shiti Kosovën. Përçudi harrojnë, se: Kosova, deri më sot është shitur tri herë me radhë. Nuk do t’i përmend pazaret politike në këtë shkrim publicistik se kush e shiti dhe kush e bleu Kosovën, besoj se i dini si shqiptarë. E kam thënë herë pas here nëpër shkrimet e mia publicistike. Prandaj, le ta shes një herë edhe Edi Rama. Dhe, Nesër do ta shohim se, kush e shiti sot Kosovën?!

Jo, o politikanë dhe “analistë” politik të arratisur dhe të dalldisur me vite pas posteve partiake dhe pasurisë në rolin e argatit partiak. Politikë, është ajo: që tjetër thuhet, tjetër veprohet, e tjetër parashikohet dhe realizohet Ditën e Nesërme.

Plotësisht pajtohem me Elena Kosaqin, se: ...”maqedonasit ishin ilir dhe jo sllav, ata nuk kanë folur sllavisht. E vetmja etni që nga shekulli XV e këtej, e cila është quajtur, maqedone. Epirotëve dhe albane, janë shqiptarët. Maqedon te ne janë vetëm shqiptarët, por ata këtë emër të bukur ua kanë lënë sllavëve”.

Thashë: E kam thënë shumë herët nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: popull shumicë në Maqedoninë e Veriut janë: shqiptarët dhe bullgarët, ende pa shtet. Edhe, shqiptarët me besim ortotoks të Rekës, dhe disa fshatrave të Kërçovës, që pushtuesit turq dhe serb i asimiluan në “turq”, “serb” dhe “maqedonas”. E, ku ta di unë: edhe sa fshatra tjerë të asimiluar në “muslimanë” e “maqedonas” në Perandorinë Osmane, pushtuesve serb dhe sistemit komunist jugosllav. Sot, neokomunist. Shtet, të cilit ia kanë lënë popullit “maqedonas” me shumicë shqiptare dhe bullgare. Edhe, me pakica tjera kombëtare: vlleh, serb, “turq”, dhe rom.

Dhe, jo vetëm kaq: Maqedonia Lindore është e banuar me bullgarë. Gjuha maqedone, është dialekti i vjetër i gjuhës bullgare. E vërtetoj këtë edhe me një fakt që më ndodhi gjatë pjesmarrjes në Panairin e Librit në Lajpcig (Gjermani). Rastësisht, u njoha edhe me një profesore bullgare, doktore e letërsisë. Biseda jonë zhvilloheshte, ajo në gjuhën bullgare e unë në gjuhën “maqedonase”. Dikur, edhe e pyeta: a më kupton ti që unë të flas në këtë gjuhë? Shkaku, se: unë nuk kam qenë në Bullgari, dhe nuk e njoh gjuhën bullgare, por të kuptoj ty plotësisht. Ajo, qeshi. Po, edhe unë të kuptoj ty në gjuhën që po më flet, është dialekti vjetër i gjuhës bullgare.

Populli shqiptar, e ke një thënje antologjike: Më rrove, të rrova. Brisku i berberit...



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora