E enjte, 25.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Dëshmori pa fotografi

E enjte, 30.06.2022, 08:00 PM


Dëshmori pa fotografi

Nga Blerim Latifi

E kam pasur shok klase në shkollën fillore. Gjithë vitin vinte në shkollë me të njëjtat rroba dhe këpucë, ngase familja e tij jetonte në kushte të varfërisë ekstreme.

Kur erdhi koha për shkollën e mesme ai nuk u regjistrua fare. I duhej të punonte lloj-lloj punësh për të mbajtur me bukë familjen, ngase ishte djali më i madh i saj.

Kur shpërtheu lufta ishte ndër të parët që mori rrugën e Shqipërisë. Eci me kilometra të tëra, përmes kufirit të blinduar nga ushtria serbe, shkoi në Tropojë dhe veshi uniformën e UÇK's. Ishte hera e parë në jetën e tij që po veshte një palë rroba të reja. Ngase nga shtati dukej kurpuloz, i dhanë një mitraloz. U kthye rrugës nga kishte ardhur, por tash më ndryshe. U kthye me pushkë në dorë. Me emblemën e UÇK-së në ballë. U kthye për të luftuar për lirinë e atdheut të tij. U kthye për të luftuar kundër atyre që ia kishin zhytur në mjerim familjen. Kundër atyre që ia kishin shkatërruar fëmijërinë, atij dhe të gjithë neve.

Në ofensivën e shtatorit të vitit 1998 ai ra duke luftuar ballë për ballë me forcat serbe midis fshatrave Galicë dhe Mikushnicë. Si për koincidencë pikërisht në vendin ku me 1924 ishte plagosur për vdekje Azem Galica.

Sot nuk kemi asnjë fotografi të tij me uniformë të UÇK's. Askush nuk e fotografoi. Ai është heroi pa fotografi. Dhe rrallë e zë në gojë ndokush emrin e tij. Sepse të shumë janë ata që nuk arrijnë ta kuptojnë dhe kurrë nuk do ta kuptojnë thelbin e UÇK- së dhe të luftëtarit autentik të saj, siç ishte Driton Ibrahimi.

_________

Para luftës në Ukrainë ka qenë shumë i përhapur mendimi se Rusia është në gjendje që në çdo kohë të destabilozojë Ballkanin, duke influencuar negativisht në çështjet e pazgjidhura të tij.

Tash mund ta shohim qartë se kjo frikë paska qenë e ekzagjeruar. Më shumë mit se fakt.

Qetësia e Ballkanit nën tutelën e NATO's duket e pacënueshme.

Kjo i ka dy anë të medaljes: një të mirë dhe një të keqe. E mira është se NATO e ka në kontroll të plotë sigurinë në rajon, ndërsa e keqja është se kjo mund t'i zvarris edhe më tutje zgjidhjet për problemet e mëdha të mbetura nga e kaluara.

_________

Që t'i shmangin kritikat për faktin se Kosovën e mashtruan dhe nuk ia mbajtën premtimin për liberalizimin e vizave pasi Kosova t'i plotësonte kriteret, racistët e Bashkimit Europian e kanë shpikur "udhëzuesin e ri për vizat".

Krejt sipas logjikës së vjetër të manipulimit diskursiv: që ta eleminosh nga diskutimi një çështje të pakëndshme, shpik një çështje tjetër që të konvenon ty!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora