E shtune, 20.04.2024, 05:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kumtet e bardha në libër me poezi

E marte, 28.06.2022, 07:03 PM



Kumtet e bardha në libër me poezi

Libri "Kalmtarë në këtë jetë" i DAVA GJOKËS

(ese)

Nga Përparim Hysi

Pasi mbarova librin me poezi të POETES DAVA GJOKA, arrita në përfundimin se vlerë e një libri,në fund të fundit, qendron jo vetëm në tematikën;jo vetëm në gjuhën letrare-artistike,por, në të njëjtën kohë,edhe në mesazhet dhe kumtet që përcjell. Bindem, veç tjerash, edhe në një fakt shumë domethënës: jo vetëm që ka poezi cilësore,por të shkruara me një qartësi ku mesazhet e bardha bëhen pronë e çdo lexuesi. Sa të drejtë ka patur KARL POPPER kur shkroi:" Qartësia është,në të vërtetë,vlerë intelektualësh". Gjuha e saj poetike nga më të thjeshtat,por e mjaftë që të mbajë mbërthyer deri sa ta mbarosh.

*       *      *

E pyetën një poet:- Si lindi poezia? Ah,-tha poeti që ishte dhe teoricien letërsie,-këtë nuk mund ta di,por unë jam një dhëmbësor i vogël në makinerinë e imagjinatës poetike. Dhe për ta çuar dhe më tej përgjigjen e kësaj pyetjeje,dua të pranëvë SOREN KIERKEGAND që pyetjes:-Çfarë është poeti, i është përgjigjur kështu:-Është një fatkeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore; klithmat dhe rënkimet shndrrohen në buzët e tij në muzikë madhështore dhe demoniake".

I madhi dhe i pavdekshmi,MOIKOM ZEQO thoshte:" Të pajtosh botën me imagjinatën dhe të krijosh poezi,do të thotë se ti "po krijon një botë të tretë". POL ELUAR thotë:"Një poet duhet të jetë foshnjë,edhe pse ka thinja të arteriosklerozës",sikur bën apel për një qartësi dhe dlirësi fëmije në vargjet e një poeti.

*      *    *

Edhe ky libër me poezi i DAVA GJOKËS ka mbi njëqind poezi dhe tematika është e ndryshme. Ka poezi "didaktike" ku poezia përcjell mesazh dhe aq i dukshëm është ky mesazh,sa poetja e vendos në kopertinë të librit:"Kalimtarë jemi në këtë jetë".

"Lum kush e kupton,sa është gjallë,

Se bota nuk është as imja dhe as jotja

Në këtë jetë jemi kalimtarë

Dhe e askujt nuk është bota,

Nëse do t'u vija "okelion:didaktike",aty do rreshtoja poezinë"Vetvetja":

"Nga vetja ime nuk pres shumë,

Për të tjerët,nuk them asgjë.

Vetvetja dua të jem unë

Dhe fytyrë të kem vetëm një!"  Vërtet katër vargje,por domethënia  e tyre është aq e madhe. Ose tek poezia"Kujdes" jepet mesazhi se,po u lavdërove nga njerëz të këqij,kujdes se nuk je në rregull.Shikoni se sa sinjafiktive është poezia"Sa herë kokën e kthej prapa":.....,

"qesh me zor dhe kur s'të qeshet,

Fjalën e keqe,mos e thuj

Nanë e babë askush s'të bëhet,

Por as gjaku,s'bëhet ujë!"

Këto janë"amanet të babës",por marrin vlerapikante kur bota e shoqëria,deri tek familja është prekur nga një"i ftohë polar".

Dhe në këto lloj poezish, padyshim më i thekshëm del mesazhi tek poezia"Brezi im dhe brezi yt". Mund ta bija të gjithë poezinë,por mendoj që strofa e fundit  i thotë të tëra:

"eh,brezi mi dhe brezi yt

Ditën,kur lindëm,njësoj kemi qarë,

Një lëmsh i madh më është mbledhur në fyt

Se bashkë e kemi rrugën,por ecim të ndarë". Dhe,mjerohesh,nga kjo e vërtetë që sa vjen e thellohet.

*      *       *

Kur shikoj poezitë me temë sociale,natyrshëm i shoh me sykritik dhe nxjerr një rezultane: me POETEN DAVA GJOKA ndodh ai fenomen që me kohë e ka vënë re SHATOBRIANDI: " Nëse vuan më shumë se të tjerët, ti ke një shpirt të madh..." Dhe në doni ta shihni "shpirtin e madh të poetes",mjafton të lexoni:"Shtëpia e zemrës". Në "shtëpinë e zemrës sime,-thotë poetja,- ka shumë dhoma. Kjo"shtëpi" është e përmbushur plot e përplot dhe në këtë shtëpi ( ku veç zemrës),rrinë ata"që më thanë detin e lotëve";aty ka miqtë që i ndodhen në gëzime e hidhërime.

"Në shtëpinë e zemrës sime,

Të gjithë qeshim e këndojmë   .... dhe e mbyll me vargun aq kuptimplot:"... se gjithmonë nuk do jetojmë".

Tek poezia"Mallkim nëne" ka dhimbje nëne,por dhe klithmë poeteje:" ... të mallokftë ty loti i nënës/që djalin ia more me atëdorë/e varrin e engjëllit që hape në oborr... ku dënon pedofilin dhe kriminelin njëherësh. Sa me vlerë është poezia:-Jep nga shpirti mirësi". Të tiila, mund të citosh,si:Botë ftohtë;Botë e çoroditur;Mos u mërzit,o njeri e të tjera.

Lupës së sajtë vëzhgimit  nuk i shpëton as fenomeni"covid". Poetja e bën zërin kambanë dke bërtitur:"2020,mos ardhësh kurrrë!";"Asgjë nuk është më si atëherë!";"Vaksina kundër covidi 19".

Malli për vendlindjen shprehet në vargjet e pozive,si:"Një vendlindje kemi bashkë";"bukën që bashkë kemi ngrënë";"S'të harroj MIRDITË".

Një"okelio" më vete janë poezitë shumë shpirtërore për baban,nënën.Për ta bërë më prezente lidhjen shpirtërore të bijës  për prindërit,po ju citoj:

"... dhe pse vite kanë kaluar,

Dhe pa babën unë jam rrit

Thellë në shpirt më ka munguar

Që kur iku atë ditë.

Ndërsa poezive për nënën,veç dashurisë,ka dhimbje që të injektohet edhe ty si lexues:"...dhe,pse nuk të kam pranë/drekën gjithmonë e ha me ty/vuajtjet e tu me mua janë: "kur me to flas, ato më vështrojnë me sy..Në gjykimin dhe vlerësimin tim,poezia"Kujtim prej nënës" është antologjike: "....pjatat e tua i kam dhe sot/ tëmbushura me kujtime... të lara dhe të mbushura me lot.

Në libër nuk mungojnë poezitë patriotike,si:"Nuk vdes kurrë dëshmori FITIM JAKUPI". "Jam shqiptar në trojet e mia"."Heronjëve të gjallë të UÇK-ës.

Demisioni atdhetar e shoqëror i POETES DAVA GJOKA,duket, veç tjerash,në poezi që i kushtohet AT GJERGJ FISHTËS: "...Sa të bien dielli përmbi pisha/Edhe hana të bëj dritë/nuk harrohet ATË GJERGJ FISHTA/Vepra e tij ka me shndrit/.Dramaturgut FADIL KRAJA:"... thesar vlerash ti na le/për gjithë brezat që do vijnë/FADIL KRAJA,prapë gjallë je/bashkë me dramën e komedinë.Për POETIN E NDJERË,ARBEN DUKA:"... jetoi e vdiq për dashurinë".Për VITORE STEFA-LEKA thekson:" Ti humanitar me emrin VITORE/Ti shqiptarja gjigande,në mërgim/Ti je e madhërishme  e më njerëzore/Ti je NËNËLOKJA,e KOMBIT TIM.

Po e mbyll këtë shkrim timin me poezinë"Shpresë"

....................................

Darkën e shtruam për ty,VITI i RI,

Të pritëm me fishekëzjarre

SE shpresam i kemi vetëm tek ti

T'i kthesh buzëqeshjen botës me halle.

Është një optimizëm që na injekton kjo POETE që sjell kumte të bardha! Rrofsh,POETJA DAVA GJOKA! Poeti nuk fle kurrë,por shpesh,vdes me vargjet e veta për ta bërë këtë botë më të bukur.

Tiranë, 19 qershor 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora