E diele, 02.10.2022, 11:33 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Trupat e NATO's hëngrën gënjeshtrën serbe

E marte, 28.06.2022, 07:56 PM


Blerim Latifi:

Kur trupat e NATO's po marshonin në Kosovë në qershor të vitit 1999 dikush nga serbët u kujdes që atyre t'u jepnin disa fletushka në të cilat u thuhej se Monumenti i Betejës së Fushë Kosovës të vitit 1389, i ngritur mbi një rrafshlartë në fshatin Gazimestan, është monument i periudhës mesjetare.

Trupat e NATO's, që vinin në një tokë të panjohur, e hëngrën gënjeshtrën dhe menjëherë e morrën nën mbrojtje monumentin, i cili, në fakt, është ngritur në vitin 1951 nga antishqiptari i madh Aleksandër Rankoviqi.

Ishte viti kur Beogradi kishte riaktivizuar politikën e dëbimit të shqiptarëve për në Turqi dhe ky monument ishte në funksion të kësaj politike. Si i tillë ai është thjesht dhe vetëm një monument politik, i cili ka frymëzuar dhe ende frymëzon projeksionet serbe për spastrimin etnik të Kosovës.

Kanë kaluar 23 vjet nga çlirimi dhe askujt nga ne nuk i ka shku ndërmend që aty afër me vendosë një pllakë të madhe ku do të tregohej e vërteta e këtij monumenti dhe pasojat tragjike të mitit që e simbolizon ai.

Ne nuk bëjmë asgjë dhe pastaj ankohemi kur bota i merr si të vërteta mitet e shovinizmit serb.

________

Lajçakut i përfundon mandati me 31 gusht 2022. Si një burokrat i mësuar me poste që nga koha e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, sigurisht se ai dëshiron që t'i jepet edhe një mandat tjetër si ndërmjetësues në dialogun Kosovë- Serbi. Prandaj do bëj çmos ta nxjerr edhe një marrëveshje teknike në këtë dialog, për t'i bindur shefat në Bruksel mbi sukseset e punës së tij.

Vizita e tij në ekspozitën e emrave të mijëra fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga shteti serb bëhet në funksion të qëllimeve të tij karrieriste, e jo për ndonjë arsye që lidhet me drejtësinë për viktimat.

Është skemë e pastër manipulimi: të dukem si dikush që ndjen dhimbje për vuajtjen e shqiptarëve dhe ata me zemërgjerësinë e tyre do më dhurojnë mua një marrëveshje tjetër teknike me Beogradin. Kuadër i formuar në shkollën sovjetike të manipulimit.

________

Përditë e më shumë po bindem në vërtetësinë e thënies së Joseph de Maistre se "çdo popull ka qeverinë që e meriton".

Qeveritarët e zyrtarët e korruptuar e të paaftë, që popullojnë dendur institucionet, dhe deputetët që nuk dijnë t'i lidhin dy fjalë pa gabime gramatikore, ndërsa bëjnë poza milionerësh, nuk na kanë pikur nga qielli.Jo. Ata janë produkte të vendit të tyre, të popullit të tyre.Janë përfaqësues tipikë dhe autentikë të tij.Prandaj edhe zgjidhen e rizgjidhen vazhdimisht, pavarësisht skandaleve, defekteve e gabimeve që bëjnë.

________

“Ishte një ditë e gjatë, por plot me ngjarje dhe në fund të fundit një ditë shumë e mirë”.

Kështu ambasadori ynë në Bruksel e paska vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e BE-së.

Në atë samit Kosova nuk mori asgjë, hiç asgjë, përjashto fjalët e vjetëra boshe, por, siç duket, ambasadorit tonë i paska ngecur ora në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur ne lumturoheshim dhe e konsideronim të arritur madhe edhe veç nëse na e jepnin mundësinë për të folur diku në margjinat e forumeve ndërkombëtare.

________

Armë të ftohta e të zjarrit të gjetura nga policia tek nxënësit e shkollave në Ferizaj. Çfarë tmerri! As UÇK s'ka pasë kaq armatim në ditët e saj të para.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora