E premte, 19.04.2024, 04:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Labirinthet e planetit

E hene, 27.06.2022, 05:52 PM


Luan Kalana

LABIRINTHET E PLANETIT - jetëshkrim

-Jetojmë në rrugët pa fillim,por vazhdojnë qe s’kanë as fund ,

një kalvar i gjatë,copëza-copa.si ajo loja me pazëll,rreth tokës,

dredha e kthesa  fush e mal,në qiell zgalem,në ujë midis oqeaneve

Jam mërgimtar kam fluturuar si zog shtegtar midis dy kontinenteve,

Fal zoti që s’provova refugjat,se vallë.do te isha gjallë,pa nam e nishan .

Kam jetuar me shume se dy kohe,midis dy shekujve XX-XXI.

kam qënë nxënës por dhe mesues,jam lexonjës dhe shkronjeë .

Kam shërbyer proletar në një vend të quajtur komunist,

më von ,pas gjysem shekulli ,në një vend të lirë kapitalist.

Nga një toke e shenjtë,në një vend të bekuar, Amerikë.

Lundroj në  jetë,në kohë & hapesirë,vend -”midis & labirinth”.

e di nga jam nisur ,nga lindja Korcë apo i thonë,i vogël Paris.

Shqipërine e përshkova si vullnetar mësues ,gjeografikisht,

Që nga Prushi i Tiranës deri në Pogradec,Mokër Proptisht,

Devollin e shkela cdo pëllmbë,më gjatë se lumi gjarpërosh.

anembanë maleve,të Thatë ,Moravës dhe Gramozit të bardhë.

Mbeta tëre jetën shkollor,nga t’ia nis ku te mbaroj,shkolla pa mbarim.

Dhe ja sot ku kam mbritur,në një gadishull magjik,midis dy oqeanve,

në Floridën e luleve të hurikaneve,një vend qe njeh vetëm behare.

Udhëtimi në labirinthet e jetës,me ngjan si me varkën e Noes,

kujtoj bëmat e Robison  Kruzose të mbijetuarun në xhungël,

si rëmbimi Helenes të Trojës,si historia e Romeos me Zhuljetën.

Atëhere kur gjeta lumturinm si Odiseja ne detrat,...humba dashurin…

………………………………………………………………………..

Vendin e kam caktuarr ku do ndaloj ,por jo kohën kur do të pushoj….

Këru mbaron labirinthi i jetës ,një vizitor,askush, në planetin e Tokës …

@ Lumeka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora