Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Shoqata e Intelektualëve 'Trojet e Arbërit' përmbylli me sukses tre sesione shkencore

| E diele, 26.06.2022, 07:55 PM |


SHOQATA E INTELEKTUALËVE "TROJET E ARBËRIT" ME SUKSESES I PËRMBYLLI TË TRE SESIONET SHKENCORE PËR MUSTAFA KRUJËN, MONS. DR. ZEF OROSHIN DHE KAPIDAN MARK GJON MARKUN

Shkruan: Lekë Mrijaj

Shoqata e Intelektualëve "Trojet e Arbërit" tash e mbi 18 vjet me radhë i përbër nga një këshili organizativ profesionalësh e intelektualësh për ndriçimin e historisë shqiptare. Si shoqatë deri me 14 qershor 2022, ka mbajtur aktivitete të ndryshme shkencore të nivelit Kombëtar dhe kulturor në Hamburg, Prizren, Shkodër, Klinë, Rreshen, Istog, Ferizaj, Kukës, Prizren, Shkup, Krujë, Gjakovë, Kllokot(Viti), Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Prishtinë, Gjenevë, Berlin, Aschafenburg, Bruksel, Soloturn, Kiel, Gjakovë, Skenderaj, Lezhë etj., e qe ka realizuar projekte kapitale kombëtare e kulturore njëkohësisht ka botuar afro 20 përmbledhje shkencore librash prej mbi 350 studiuesish.

Ky rrugëtim edhe përkundër natyrave tjera është duke ndjekur rrugën shkencore, misionin dhe vizionin historik për bashkimin e Trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët në Shqipërinë Etnike.

Ndaj edhe me datën 12 qershor 2022, në ambientet e hotel "Luxori" pikërisht në Prizrenin e Besëlidhjes Shqiptare, është mbajtur Sesioni shkencor dedikuar firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë dhe Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Kruja. Njëkohësisht është trajtue tema: "Personaliteti shumplanësh i Mustafa Kruja dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptarë me rastin e 135 vjetorit të lindjes (1887-2022)". Organizimi në fjalë i Sesionit është realizuar nën patronatin e Shoqatës së Intelektualëve " Trojet e Arbërit" e cila kryesohet nga mr. sc. Nue Oroshi, kryetar dhe bashpuntorët e tij profesional, intelektual, krijues e studiues të lartë shkencor nga Kosova, Shqipëria dhe mergata shqiptare.

Ishte moderatorja znj/ Arbreshë Morina, cila e hapi Sesionin shkencor ndaj e i ftoj të pranishmit qe në shenjë nderi ta nderojnë himnin e flamurit kombëtar. Në vazhdim nga Fatime Kalimashi është deklamuar një recital poetik i Ernest Koliqit me titull: "Kanga e Kapidan Markut". Fjalën e hapjes s'bashku me kumtesën e tij e bëri, z. Eugen Merlika (nipi i Mustafa Merlika Kruja).

Me këngën "Thërret Prizreni mori Shkodër”, e rapsodit të mirënjohur, Mirak Ukaj është mbyll pjesa solemne e cila menjiherë i dha hapsirë referuesve për pjesën shkencore. Në këtë Sesion pjesëmarrës ishin edhe shumë studiues të cilët u paraqitën me kumtesat e tyre para audiencës dhe bashkolegëve të tyre studiues siq ishin:

Prof. Nexhmedin Spahiu me temën: "MUSTAFA KRUJA FIGURË E NDRITUR INTELEKTUALE DHE E PJEKUR DHE E PJEKUR POLITIKE E SHEK. XX,

2. DR. SC. QERIM LITA: "MUSTAFA KRUJA DHE TOKAT E LIRUARA",

3. TOMË MRIJAJ: "DRITË FRAGMENTALE E JETËS DHE VEPRIMTARISË PATRIOTIKE DHE ENCIKLOPEDIKE E BURRSHTETASIT MUSTAFA MERLIKA KRUJA", 4. DR. BESIM MORINA: "MUSTAFA MERLIKA KRUJA POLITIKANI I SHQUAR DHE NËNSHKRUESI I PAVARSISË SË SHQIPËRISË", 5. FAZLI HAJRIZI: "PERSONALITETI I MUSTAFA KRUJËS NË DRITËN E LETËRKËMBIMEVE", 6. DR. ZOG ÇOÇAJ: "KONTRIBUTI I MUSTAFA KRUJËS PËR KOSOVËN", 7. MR.SC. NUE OROSHI: "LETËRKËMBIMET NË MES TË MUSTAFA MERLIKA KRUJES DHE KAPEDANËVE TË MIRDITËS GJON MARKA GJONI DHE VËLLEZËRVE MARK DHE NUE GJON MARKU" etj. Që të gjithë këta studiues shkencore të cilet morën pjesë në këtë Sesion përmes kumtesave të tyre lapidare dhanë një kontribut të çmuar karshi Kryeministrit të Shqiperisë Etnike, Mustafa Kruja. Sesioni shkencor është përcjellë edhe nga korospodenti i Zërit të Amerikës, Beqir Sina. Krejt në fund, Sessionin e sotëm shkencor, suksesshem e shpalli të mbyllur studiuesi i mirënjohur dhe intelektuali, z. Tomë Mrijaj i cil tha: Sesioni i 21-të Shkencor me titull: “Personaliteti  shumëplanësh i Mustafa Merlika-Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar” (Me rastin e 135-vjetorit të lindjes), kushtuar figurës së burrshtetit të madh Mustafa Merlika – Kruja, i përfundoi me sukses punimet sot në Prizrenin, me emër të madh në historinë mbarëkombëtare shqiptare, qytetin legjendar, që njihet nga të gjithë shqiptarët si kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.  Në këtë truall të qytetit të famshëm historik janë shënuar data, ngjarje dhe kanë dalë në pah figurat e shquara të lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare, patriotë, që i shërbyen atdheut tonë në këndvështrime të ndryshme historike, politike, patriotike, kulturore etj. Me këto motive dhe qëllime fisnike shqiptare, ka spikatur edhe figura poliedrike e patriotit të shquar Mustafa Merlika – Kruja, i cili, gjithë jetën me mendje, pend dhe shpirt atdhetari ia kushtoi çështje së shtrenjtë të trojeve etnike shqiptare dhe në veçanti ai spikati në Kosovën legjendare dhe nënën Shqipëri, e cila ka kaluar rrugë të vështira me humbje dhe fitore gjatë shekujve plot tallaze. Ne jemi sot krenar, se jemi këtu në Prizrenin historik, ku Shoqata “Trojet e Arbërit”, përkujtoi me nderim dhe respekt të thellë (sikurse më parë shumë personalitete të tjera të lënë në pluhurin e harresë) burrshtetasin e shquar, intelektualin brilant dhe erudit Mustafa Merlika – Kruja, të harruar dhe përbaltur me qëllim pa të drejtë për 50 vjet nga diktatura dhe regjimi i egër ateisto-komunist i Enver Hoxhës. Për më tepër duhet theksuar, se historia jonë shqiptare e periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe regjimeve komuniste të mbas luftës (1944-2022), është pjesa më e shtrembëruar dhe e përbaltur brutalisht pa të drejtë ndaj figurave të shquara të nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, të cilat fatkeqsisht i mungojnë sot shkencës së post-komuniste historike shqiptare.Eruditi brilant Kruja, ishte një figurë e veçantë e historisë shqiptare të shekullit 20-të, si përfaqësues i Krujës së Skënderbeut në Kuvendin e Vlorës më 28 nëndor 1912; deputetit të palodhur dhe krenar të Kosovës në Parlamentin e parë të Shqipërisë së Pavarur; mikut të ngushtë dhe të përjetshëm të Kosovës kreshnike dhe martire; Kryeministrit të Shqipërisë etnike, gjuhëtarit brilant, historianit të palodhur dhe kualitativ; publiçistit dhe politikanit patriot, Mustafa Merlika - Kruja. Në këtë ditë të shenuar ligjeruesit serioz në bazë të hulumtimeve disa vjeçare, me kujdes dhe përkushtim njeri mbas tjetrit mbajtën kumtesat e tyre historike të spikatura, ku dora-dorës nxorën në dritë për herë të parë aspekte të rëndishme të jetës dhe veprimtarisë së madhe në shumë këndvështrime të personalitetit dhe patriotit të shquar Mustafa Merlika – Kruja. Duke e parë në një këndvështrim të ri këtë Sesion Shkencor dhe Historik, mendoj se nisma dhe realizmi i këtij misioni fisnik dhe patriot mbi përkujtimin e figurës së Mustafa Merlika – Kruja, përben sot padyshim aspektin dhe pikën më kulminate të vlerësimit të drejtë të gjithçkaje, që ky personalitet mbarëshqiptar ka bërë për Atdheun dhe trojet etnike shqiptare, të cilat i donte dhe ëndrronte të ishin të bashkuar, në një sofër të vetme rreth nënës Shqipëri.  Me të drejtë nipi i tij studiuesi ynë bashkëkohorë Eugjen Merlika, citon në Fjalën Hyrëse të këtij sesioni shkencorë, se: “Në këtë kontekst figura e Mustafa Krujës ka qënë njëra ndër më të luftuarat e më të prozhmuarat të elitës kulturore e politike, nga ana e Shqipërisë komuniste. Sot, në këtë ditë, të gjithë ne, nëpërmjet syzimeve tona, me objektivitetin e gjykatësit të paanshëm, me vullnetin e përkushtimin e studjuesit të ndershëm intelektualisht e të aftë profesionalisht, do të flasim për jetën e veprimtarinë e Mustafa Krujës, si një personaliteti të historisë sonë politike e kulturore, duke përimtuar qëndrimet e veprat e tij, në faza të ndryshme të ngjarjeve, që kanë përshkuar jetën e kombit në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë.” Tashmë të gjithë, që jemi të mbledhur në këtë auditor e dijmë se historia është ajo që shkruhet. Mendoj, se një nga meritat më të maëdha të projektit të Shoqatës Trojet e Arbërit, janë botimet e vijueshme të materialeve studimore dhe burimore historike, pra botimi i plotë i të gjithë kumtesave shkencore të ligjeruesve, duke i bërë nder historisë së trojetve shqiptare, ku pasurojmë në këtë mënyrë bilbliotekat mbarëkombëtare shqiptare. Kjo për fat të mirë, përbën një nga meritat kryesore më të mëdha dhe konkrete të organizatorëve dhe drejtuesve të Shoqatës “Trojet e Arbërit”, tubime të cilat janë mbajtur dhe publikuar nga ky grupim i nderuar i intelektualëve të gjithë trojeve tona.

Ndërsa të nesermën apo me 13 qershor 2022, Shoqata e Intelektualëve " Trojet e Arbrit " mbajti Sesionin tjetër me radhë në Lezhë. Ky Sesion shkencor mons.dr Zef Oroshit, është mbajtur në sallën moderne të konferencave te Hotel "Lisus" ne Lezhë. Sesion dedikuar mons.dr. Zef Oroshit, i cili ishte Themeluesi i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në New York njëkohësisht ishte një poliglot e udhëheqës i luftetarve të maleve me emrin Rozafati qe luftonte për të drejtat dhe çlirimin e Shqipërisë kundrejt hordhive komuniste enveriane.  Ishte moderatorja studentja znj/sha Foniqi, e cili e hapi Sessionin shkencor ndaj i ftoj të pranishmit qe në shënjë nderi ta nderojnë himnin e flamurit kombëtar. Në vazhdim ishte një deklamim poetik nga Martin Dedaj...

Paraprakisht me fjalë përshëndetëse në emër të familjes së mons. dr.Zef Oroshit e bëri, studenti Ervis Prendi. Kënga : "Thrret Prizreni mori Shkodër " – kënduar nga Mirak Ukaj ishte pjesë e kesaj ngjarje.

Kjo  ngjarje madheshtore qe drejtohej nga mr. sci. Nue Oroshi, kryetar i "Trojeve të Arbërit" , morën pjesë edhe shumë mysafirë, klerikë, studiues dhe historian, publicist si dhe biografi dhe miku me i afert i mons. dr. Zef Oroshit, nga Nju Jorku, z. Tome Mrijaj i cili e bëri fjalën e hapjës me këto fjalë: Në fillim dua të falënderoj Kryesinë e Shoqatës sonë, të cilët me nderuan shumë, duke më lënë të bëj hapjen e këtij Sesioni Shkencorë kushtuar figurës së shquar të klerikut katolik mons. dr. Zef Oroshit.  Shoqata “Trojet e Arbërit”, sot po ia kthen një borxh të vogël një meshtari të madh, që gjithë jetën ia kushtoi trinomit: Fe-Atdhe-Perparim. Në mënyrë telegrafike po bëj një parakalim të shpejtë të jetës së meshtarit tonë ndër vite plot fitore dhe suksese, në të mirë të trojet shqiptare për shumë dekada. Një ndër meshtarët e kohës dom Engjell Serreqi S.J., që ishte meshtarë në Mirditë, dhe njëkohsisht ish pjesëtarë i Kuvendit të Jezuitëve në qytetit e Shkodrës, kishte venë re qysh heret zgjuarësinë dhe talentit e Oroshit, qysh kur ai ishte në shkollë fillore. Më vonë, ai u interesua shumë për këtë të ri, dhe personalisht e dergon në qytetitn e Shkodrës, ku e regjistron në Seminarin e Kolegjit Pontifikal. Studenti i ri i teologjisë dom Zef Oroshi, mbasi përfundon me shumë sukses studimet e larta shugurohet si meshtar në Romë të Italisë në vitin 1940. Bariu ynë po atë vit kthehet në vendlindje e tij Mirditë, që e deshti shumë. Abati i Mirditës imzot Frano Gjini asokohe, i cili ishte mirëinformuar nga shumë meshtarë të dioçezave të Mirditës për të riun meshtarë dom Zef Oroshin, si një njeri me kulturë bashkëkohore dhe shumë i përgatirur. Abati i Mirditës imzot Frano Gjini, për të rritur cilësinë intelektuale të Abacisë së vet, me njerëz energjik dhe të shkolluar me dituri bashkëkohore e emëron menjëherë meshtarin e  ri dom Zef Oroshin si Sekretar dhe këshilltar të Abacisë së Mirditës (në ditët tona kjo detyrë është e barabartë me detyrën e Vikarit të Përgjithshëm, shënimi im T. M.),  dhe meshtarë në kishën e Shën Kollit në Spaç të Mirditës. Duhet thënë, se limani i fundit ku meshtari i ri Oroshi jetoi dhe veproi si bari shpirtëror për grigjën e vet mirditas, ishte kisha e shën Magdalenës në Ungrej të Mirditës dhe ku ai rrethohet nga forcat ushtarake komuniste. Meshtari asokohe po thoshte meshën e së dilës për besimtarëte e vet. Kisha, ishte e rrethuar nga forcat e sigurimit komunist, të cilët kontrollonin lëvizjet e të gjithë njerezve, që hynin dhe dilnin në kishë. Fatmirësisht, ai i shpetoi rrethimit dhe iku në drejtim të maleve të Mirditës…. Dom Oroshi qëndron për 8 muaj në malet e Mirditës, duke qenë komandant i forcave nacionaliste dhe njëherazi si atë shpirtëror, duke rritur lart moralin e nacionalistëve patriotë, që me armë në dorë po luftonin kundër komunizmit të zi, që kishte pushtuar vendin e shqiponjave.  Në esencën e jetës së meshtarit Oroshi, ishte se themelet e shëndoshta atdhetare dhe fetare bariu ynë nacionalist i vuri në truallin e njohur për fe e atdhe më Mirditën e tij, për t’i vazhduar më vonë edhe më me intensitet dhe lartësi të mëdha në kontinentin e largët të Amerikës së Veriut, ku kulmoi në nivele të reja si një ndër përsonalitet më të shquara atdhetare dhe fetare, në tokën e bekuar të SHBA-së, duke themeluar kështu Kishën e Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë”  në Bronx, New York, e cila sot vijon me emrin Zoja e Shkodrës, në Hartsdale NY.Në lidhje me ketë çështje shumë të rëndsishme të histrisë së klerikut katolik mons. dr. Zef Oroshit në Shqipëri deri më sot nuk është bërë asnjë hulumtim dhe studim serioz, kur dihet se për këtë figurë në Arkivin Qendror të Shtetit në Shqipëri ka me qindra dhe mijëra dokumente, që i përkasin viteve 1945-1989 dhe vazhdimisht është shkruar zi e më zi për meshtarin tonë. Mbi veprimtarinë e tij aktive, gjatë periudhës që ishte në emigracion në Europë dhe SHBA, meshtari Oroshi e la të dokumentuar nëpër shumë revista dhe gazeta të botës shqiptare në diasporë dhe posaçërisht në revistën kulturore fetare “Jeta Katolike” (1966-1989) e themeluar dhe drejtuar nga vetë ai. Unë nga zemra, ftoj të gjithë ata dashamirë të historisë dhe kulturës shqiptare, që duan të hulumtojnë dhe botojnë punimet e tyre serioze historike mbi jetën dhe veprën e meshtarit të shquar mons. dr. Zef Oroshit, për ato 11 vite të pandriçuara në vendlidjen e tij në Mirditë, unë ua mundsoj botimin e librave të tuaja.   Ndërsa në vazhdim tha se në një shkrim analitik me titull: “Homazh për Monsinjor dr. Zef Oroshin”, autori Bep Kuqani me banim në SHBA, ish i burgosur politik në kohën e rregjimit komunist në Shqipëri, në lidhje me monografinë time kushtuar: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi një jetë e shkrirë për fe e atdhe” (Shkodër, 2009), në përkujtim të 20-vjetorit të kalimit në amshim, ndër të tjera, ai shkruan me hollësi disa detaje të rëndsishme të veprimtarisë patriotike me pushkë në dorë të meshtarit antikomunist dom Zef Oroshi. Ai, kujton: “…E tash në lidhje me nji shënim të Z. Ndue Melyshi, citue në faqen 53, ku thuhet: “Meqenëse ishte Komitet klandestin, nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj antart në brendësine e Komitetit caktojshin nji kryetar…”, dishroj të plotësoj këtë mendim, tue shtue, se ne “brendësinë e këtij Komiteti”, kje zgjedhë si Kryetar Dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje me forcat e ndjekjes të Sigurimit. Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do t’i permendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit. (Deri në vitin 2005, ka kenë gjallë e shndosh, që e kam takue në Shkodër dhe uroj që të jetë edhe tash po ashtu). Veç kësaj, kam pasë rastë me njohë personalisht edhe katër antarë të këtij Komiteti, nga të cilët per Karlo Çobën, avokat, i biri i Ndoc Çobës, që ka kenë Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti i Lezhës, nuk ekam ditë se ka kenë Antar i Komitetit të Maleve; ndërsa për Haki Bushatin, i vëllai i ish – Kryemninistrit Maliq Bushati, që u pushkatue bashkë me At Anton Harapin O.F.M. dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam dijtë dhe, edhe këta më kanë thanë se “kena pasë për Kryetar Dom Zef Oroshin”.   …Për Dom Zef Oroshin, duhet dijtë edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që iku në Jugosllavi, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës e kanë njohë ma fort se prift, si Kryetar të Komitetit të Maleve, si organizator i “Çetave të Shpagimit”, si luftëtar shumë trim dhe si antokomunist i vendosun.Kam mendimin, se këtë anë të aktivitetit të tij antikomunist në malet e Mirditës, nuk ka dashtë me e ekspozue para publikut shqiptaro-amerikan kjoftë për modesti, kjoftë edhe pse nuk perputhej me veladonin e nji prifti dhe këte e ka mbajtë të mbyllun vetëm mbrenda nji rrethi shumë të ngushtë bashkëluftarësh, ku me siguri duhet të ketë kenë edhe Z. Ndue Mëlyshi. Por kjo nuk ia ulë aspak vlerën, sepse nuk asht i pari prift shqiptar, që ka luftue me armë në dorë kundër anmiqve të vendit dhe të fesë.” (Bep Kuqani, White Plains, New York).  Një mëngjes të bukur pranvere, në muajin e luleve shumëngjyrëshe të majit të vitit 1982, së bashku me imzot Oroshin, prof. Zef V. Nekën, udhëtuam me makinë nga New York në Boston, Massachusetts, për të takuar disa miq të vjetër vatranë, e posaçërisht biznesmenin e suksesshëm dr. Anthony Athanas. Dy profesorët, Oroshi dhe Neka, ishin ulur në ndenjësen mbrapa dhe po kuvendonin shtruar, ndërsa unë atë ditë isha shoferi i tyre. Pas një pauze dhe me natyrën e qetë, që e pushtonte, kur binte fjala për artin dhe letërsinë shqipe, Imzoti, i zhytur thellë në mendime për temën që po diskutonin, i përgjigjet shkurt e saktë bashkëbiseduesit: “Atë e kam mendue edhe vetë. Koha, mik i dashtun, nuk kam shumë kohë të lirë për ta rimarrë “Çohajen” në dorë punimin tim modest.” Sërish prof. Neka, që ishte shumë i impresionuar nga “Çohaja”, i drejtohet autorit: “Sa bukur e keni thurur. Përshkrimet tuaja mbresëlanse më kanë tërheq për forcën e pendës në përshkrim.  Unë kam kja si fëmi për atë vend, që po e dëshirojmë për së gjalli. Ndoshta, ai regjim i djallit nuk do të na japë mundësinë të kthehemi e të çmallemi me truallin dhe familjet tona, se çdo ditë po plakemi.”Shkrimtari Oroshi, iu përgjigj: “Fajin e kemi vet, e ma së shumti na klerikët, që qendrum pasiv e nuk e organizuem popullin, që t’ngrihej në kamb i madh e i vogël, në Veri e Jug të Shqipnisë, si ortek i madh bore e t’luftonte atë murtaj, që na shkatërroj n’temel.”Profesori, që po e dëgjonte me vemendje të madhe, u kthye nga Monsinjori dhe me një shikim qortues, por dhe me humor të lehtë, shtoi: “I dashtun mons. Zef! Tash, nuk je tuj folë si meshtar. Krishti, ka thanë: “Nëse dikush të bjen në njenen faqe, ktheja edhe tjetren.”Oroshi, sqaron prof. Nekën, me një idhnim të thellë për komunizmin në Shqipëri, duke thënë: “Jo more Zef i dashtun, Krishti nuk e ka thanë se, nëse e ke lexue me kujdes pjesën, kur Krishtit i shkuen për t’ba tregti në Shtpinë e Zotit, ai e rroku kamxhikun e i mori përpara me fshikullim të gjithë…  Djalli i mallkum shfrytëzoi mirësinë e profesionin tonë. I përdori edhe prifnit me djallzi, që t’i dorëzojnë burrat ma të mirë në besë të Zotit. Po ku ka besë djalli i mallkum!? Na klerikët në Mirditë nuk punuem shumë për organizmin e popullit, kundër kuçedrës komuniste, që nuk njeh as fe as atdhe. Ky asht faji jonë, duem apo nuk duem na me e pranue.  Kur Kapidani Mark Gjomarku i priu popullit me gjoks, kundër asaj mortaje të përbindshme, ishte dasht që edhe na klerikët, të tanë bashk, me e ndihmue në rrugën fisnike qëllimmir, për çlirimin e Atdheut nga komunizmi bolshevik. Prandej jemi, ku jemi tash…!?” Monsinjor Oroshi, fliste me qetësi dhe gjithë që ishim të pranishëm në makinë e dëgjonin me shumë vemendje. Ndër të tjera, ai tregoi një episod historik të përjetuar:

“Më kujtohet një rast në Abaci të Mirditës, ku ishim fut thellë në bisedë me Abatin mons. Frano Gjinin (1886-1948), për ato ditë të zymta, që ishim tuj perjetue: të zente terri e s’dijshim a të çel nadja. Ashtu siç ishim në dritë të qirit, sa kishte ra terri i mramjes, papritur u dëgjuen dy trokitje të lehta në derë. Menjiherë u ngrita dhe hapa derën. Aty shoh Kapidan Llesh Gjonmarkun vetë të tretin. U them urdhnoni e hyni brenda dhe mirë se ju ka prue Zoti. Kapidani i porositi dy shoqnuesit e tij të qëndrojnë tek dera dhe vetë hyni brenda. Ai u përshëndet me Abatin Frano Gjinin, tuj i thanë: “Abat, unë kam ardh me ju thanë se situata këtu me këto bisha të egra komuniste, që nuk njohin fe as atdhe, nuk asht e mirë dhe po druj se mos po ju ndodh ndonji e papritur këtu në Mirditën tonë. Na, me nacionalistët anti komunist të maleve, kemi mundsi që t’ju largojmë shndosh e mirë përkohsisht jashtë vendit, sa ta çlirojmë vendin nga komunistët, na prap ju kthejmë këtu në Abaci.  Abat Gjini nuk iu përgjigj pyetjes së Kapidanit, por vetëm si shej falenderimit i buzqeshi lehtë.  Kapidani u ngrit në kamb, i shtrengoj dorën Abatit tonë, tuj i thanë, se brenda tre ditëve do të vijmë prap t’ju takojmë. Këto ditë rrini të qetë, se na keni ketu rrotull dhe e vezhgojmë me shumë kujdes situaten.  E përcolla deri në oborr Kapidanin dhe shoqnuesit e tij, tuj u dhanë bekimin tim. Mbas atyne fjalëve të Kapidanit, u ktheva i gëzueshëm në çelë, ku i them Abatit, se unë po e shoh fitoren kundrejt kësaj mortaje.  Dhe Abati, me një qetësi karakteristike mu drejtue me këto fjalë: “Dom Zef, për Kapidanin edhe vdekja asht fitore. Ky ka vendos të luftoj deri në frymën e fundit. Zoti ju ndihmoftë këtyne trimave të lirisë, që po sakrifikojnë rininë e tyne.” Unë prap i drejtohem Abat Gjinit, se Kapidan Llesh (Aleksander) Gjonmarku e pat mirë që ju tha të largoheni nga Shqipnia, se komunizmi ka vendos me na vra të tanve. Por Abati i ynë, tha se nuk mendoj të largohem nga Shqipnia dhe që as më takon mue në ketë moshë si zot shtëpie që ta la Mirditen dhe grigjen vetëm në këto ditë të vështira për të gjithë ne.  ime asht pë ju të rijt dom Zef, që jeni të zot ti përballoni jetës së malit dhe klimës së ashpër të malëve tona me bor dhe acar. Ju duhet të largoheni dom Zef, sepse komunizmi e ka marrë të gjith vendin dhe po ban krime të përbindshme mbi popullin shqiptar dhe klerin katolik.  i madh e din se sa ka me zgjat kjo mortaje komuniste në trojet tona. Ju duhet të largoheni për ti dëshmue botës krimet që janë ba në tokën tonë martire. Detyra e juaj asht që nji ditë të riktheheni në trojet e Arbrit, në Mirditën legjendare, ma të përgatitun që t’i ndërtoni nga themelet rrënojat, që po ban çdo ditë komunizmi i zi.

Ju duhet me ba presion ne vendet perendimore, ku ju do të jetoni, që të rrëzohet komunizmi tek na. Tregoni botës së shqiptarët nuk e duan këtë rregjim gjakpirës bolshevik rus…”Monsinjori e kreu me sukses porosine e Abatit të Mirditës. Tha në fund të fjalës së tij të hapjës, studiuesi Tomë Mrijaj.

Njëkohësisht morën pjesë dhe me nga një fjalë rasti janë paraqitur, dom Anton Kçira e studiuesi dom Nikë Ukgjini (i cili është edhe nismëtar për vëndosjën e bustit të dom Zefit në Lezhë) si dhe kryetari i Lezhës, z. Pjerin Ndreu, i cili veq tjerash edhe e përshëndeti me një fjalë rasti veprimtarin në fjalë të organizuar, duke kujtuar Mons. Zef Oroshi, themeluesi i bashkësisë së parë katolike shqiptare në SHBA .

Pjesa Shkencore vazhdoj me kumtesat tjera shkencore nga studiuesit:

1. Studiuesi, Eugjen Merlika lexoi kumtesen e tij : " Dom Zef Oroshi - Xixëllonja ndriçuese në errësirën shqiptare " ,  2. Artan Lleshi - Gjokmarkaj : " Imzot Zef Oroshi - Krahu i djathtë i Kapidanëve të Mirditës në rezistencën antikomuniste"

3. Tomë Mrijaj : " Trashëgimia shpirtërore e monsinior dr . Zef Oroshit (1912-1989) ". 4. Nue oroshi: " Monsinior Zef Oroshi - Komandant i luftës antikomuniste në Mirditë pas vrasjes se Kapidan Mark Gjo Markut",

5. Artan Llesh Gjomarkaj" . 6. Dr.sc. Besim Morina : " Kontributi fetar i Monsinior Zef Oroshit në Amerikë " . 7. Avokat Ndre Molla: " Veprimtaria antikomuniste e Monsinior dr Zef Oroshit"  8. Beqir Sina : " Monsinior Zef Oroshi grida e priftit shembullor,intelektual e atdhetar me shpirt e zemër të madhe në mërgatën shqiptare në Amerikë". 9. Lekë Mrijaj: " Monsinior dr. Zef Oroshi një portret i cili do të mbetët model ideali e përjetësie për tu ndjekur nga brezat e rinj " .

10. Prof. Pjetër Marku : " Veprimtaria e Monsinior Zef Oroshit në Shqipëri ".

11. Pjetër Nikolla : " Kontributi i Monsinior dr.Zef Oroshit dhe klerikëve tjerë dhënë kulturës shqiptare shërbeu si urë lidhëse me botën perëndimore " .

13. Avokat Gjovalin Ndokaj: " Përsekutimi i familjes se monsinior Zef Oroshit në Shqipëri". 14. Mr.sc.Rezehana Hysa : " Mendime mbi librin e studiuesit Tomë Mrijaj për biografinë e Monsinior.dr.Zef Oroshit ".

Paraprakisht para përfundimit të Sesionit, z. Tomë Mrijaj i ftoj studiuesit të hulumtojnë dhe gjurmojnë për veprimtarin e mons. dr. Zef Oroshit, pra të gjithë ata qe japin dhe përmbledhin deshmi dhe opinione për mons. Zefin, ai, përsonalisht me mjete të tija financiare do të jua botoj librin e tyre tha në fund të fjalës, z. Tomë Mrijaj.

Simpoziumi është mbyll me fjalen e Kryetarit të kësaj shoqate, Mrsc Nue Oroshi i cili i ftoj të pranishmit për një koktel rasti.

Pas përfundimit të Sesionit një delegacion i "Trojeve të Arbërit" qe kryesohej nga Tomë Mrijaj (i cili i parapriu delegacionit me një buçet lulesh të freskëta)" në përcjellje të referuesve shkencor,si dhe miq dhe familjarë të mons. dr. Zef Oroshit, të cilët kanë bërë homazhe pranë bustit të mons. Oroshit, bust i cili është inauguruar muaj me parë në Lezhë.

Shoqata e Intelektualëve " Trojet e Arbërit " organizoi një Akademi tjetër përkujtimore me rastin e 76 – vjetorit të vrasjes se komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan dr. Mark Gjon Marku, duke përmbyllur ditën e tretë të "Trojeve të Arbërit" e cila është mbajtur në Qëndren Kulturore për Fëmijë “Gjergj Lacaj” në Lezhë. Morën pjesë shumë personalitete nga Lezha, Mirdita, Shqipëria, Kosova, mergata dhe mbarë viset shqiptare.

Në vazhdim Martin Dedaj, deklamoj një prozë të Ernest Koliqit: " Kanga e Kapidan Markut " .

Fjalën e hapjes e bëri znj/sha Eugena Gjokaj, ndërsa fjalën hyrëse e bëri r.sc.Nue Oroshi, ndërsa me fjalën përshëndetëse në emër të familjes se Kapidan Mark Gjon Markut – i takoi pinjollit të familjes së kapedanit të Mirditës – intelektualit Artan Lleshi -Gjomarkaj. Ishte kënga mbresël?nëse : " Thrret Prizreni mori Shkodër " – kënduar Mirak Ukaj nga Gjermania ardhur enkas për këto aktivitetet të organizuara nga "Trojet e Arbërit".

Në përfundim të kësaj akademie u njoftua për caktimin e një Grupi punues për grumbullimin e materialeve për përgatitjen e Enciklopedisë së krimeve grup i cili krysohet nga Artan Lleshi Gjomarkaj.

Panelistet në fjalë reflektuan edhe në pjesën shkencore:

Eugjen MERLIKA : "KAPIDAN MARK GJON MARKU NË SHKRIMET E TAHIR KOLGJINIT". 2. Tomë MRIJAJ : "QËNDRESA HEROIKE E KAPIDAN MARK GJON MARKUT BAZUAR NË KUJTIMET E BASHKËLUFTËTARËVE TË TI NË AMERIKË " 3. Ndre MOLLA :"REZISTENCA ANTIKOMUNISTE E KAPIDAN MARK GJON MARKUT NË MIRDITË ". 4. Nue OROSHI: " KOMANDANTI LEGJENDAR KAPIDAN MARK GJON MARKU UDHËHEQËS I LUFTËS PËR SHQIPËRINË ETNIKE ".

Siq e kemi potencuar me sipër punimet e Sesioneve shkencore të organizuara nga Shoqata "Trojet e Arbërit" u zhvilluan të ndara në Hotel "Luxori" Prizren për Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Kruja, në Hotel "Lisa" në Lezhë për Themeluesin e Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në New York dhe një Sesion tjetër për Kapidanin Mark Gjon Marku, në Qëndren Kulturore për Fëmijë “Gjergj Lacaj” në Lezhë. Sesionet e organizuara nga Trojet e Arbërit janë përcjelluar nga shumë gazetar dhe media të shkruara dhe televizionet Shqiptare dhe Kosovare, duke veçuar edhe doajenin e gazetarisë shqiptare, Beqir Sina i cili kishte ardhur p?r ti përcjellur Sesionet shkencore të Trojeve të Arbërit.

Në secilin Sesion veq e veq është vlerësuar veprimtaria dhe kauza Mustafa Krujës, mons.dr. Zef Oroshi dhe Kapidanit Mark Gjon Marku si dhe në përfundim të kumtimeve përkatëse gjatë Sesioneve të zhvilluar është konstatuar nga të gjitha sesionet e zhvilluara se sukseshem janë përmbyllur trajtimet e temave përkatëse shkencore të referuara gjatë sesioneve si në Prizren poashtu edhe në dy të tjerat në Lezhë.