E shtune, 13.08.2022, 10:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona

E diele, 26.06.2022, 07:00 PM


Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona

Nga Gjon Keka

Harresa ndaj njerëzve të mëdhenjë, aq më tepër ndaj heronjëve jo vetëm kombëtar por ndërkombëtar europian si Gjergj Kastrioti do të ishte mallkimi më i madh që një popull e komb i bënë vetës së tij. Popujt apo kombet që i kanë mohuar ,njollosur e harruar heronjt apo figurat themeltare të tyre kanë mbetur pa atdhe ,pa liri, pa nder ,pa dinjitet dhe pa vlera.

Prandaj ,ata që i respektojn dhe i mbajnë në zemër heronjtë, figurat mbikohore dhe themeltare sikur që ishte vizionari e strategu dhe mbrojtësi i qenjes sonë identitare kombëtare europiane dhe i civilizimit të përbashkët europian e mbajnë ndezur dritën e lirisë ,dhe të së mirës së përgjithshme të kombit të tyre, e mbajnë veten në rrënjët e tyre dhe identitetin e tyre dhe e din se cila është e ardhmja e tyre.

Në një intervistë të shkurtër për Reichspost, të vitit 1913 ,kështu shprehet kleriku arbëror Luigj Bumçi:

“Sa shpesh kam qëndruar pranë varrit të Skënderbeut në Lezhë, sa e ka dëshiruar shpirti im ringritjen e Shqipërisë, të cilën ai e kishte vënë nën skeptrin e tij katër shekuj e gjysmë më parë, pas vitesh betejash të vështira, por heroike dhe fitimtare me ushtritë e tmerrshme të sulltanët otoman.Një kohë e mrekullueshme që zgjon kujtime të pashlyeshme në zemrat tona...“



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora