E premte, 19.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Mendime

Toma Roman: Një kriminel komunist me mbi 100 viktima në Bullgari dhe Rumani

E diele, 26.06.2022, 06:55 PM


NJË KRIMINEL KOMUNIST ME MBI 100 VIKTIMA NË BULLGARI DHE RUMANI

Nga Toma Roman Jr.

Një nga xhelatët më të mëdhenj në Ballkan, nuk ishte bullgar por shqiptar. Kur them ekzekutor, unë do të thoja dikush që vret me dorën e tij. Në mesin e profesionistëve komunistë të cilët ishin vrasës njerëzish të pafajshëm, janë emra të njohur si Gheorghe Pintilie Pantiusa, Alexander Nicolschi ose në vitet e fundit, dhe Ion Alexandru Vi?inescu që ka marrë dënimin tepër vonë. Vë bast, megjithatë, se vështirë që dikush ka dëgjuar për Jusuf Amzanë (George Ivanov dhe George Iv?nescu). Në fakt, është i njëjti person… Nga dokumentet kam mësuar se Jusufi u bë Gheorghe Amza Iv?nescu. Në janar të vitit 1952 ishte dekoruar si Kapiten nga Republika Popullore e Rumanisë. Profesioni bazë i tij ishte "Punëtor i pakualifikuar".

Jusuf Hamzai u lind më 15 shkurt, 1896 në komunën Siniçan të Tetovës (Republika aktuale e Maqedonisë Veriore), me kombësi shqiptare. Ai kaloi 20 vjet (1924-1944) në burg në Bullgari për një "akt revolucionar", të cilën ai e përshkruan veten e tij, pa presje: "Unë u dënova me vdekje, sepse kam vrarë një bandit armik të madh, kapitalist të popullit". Faktikisht unë mendoj se ai e ka vrarë "kapitalistin e madh" për ta grabitur. Pastaj dënimi me vrasje iu ndryshua me burgim të përjetshëm. Në burg ai erdhi në kontakt me komunistët bullgarë, kurse në vjeshtën e vitit 1944, pasi bolshevikët bënë grusht shteti në Sofje, që u mbajt më 9 shtator, 1944, na u bë fashist në Rusçiuc (Ruse). Faktet flasin se ai e bëri numrin më të madh të viktimave.

Partizanët komunistë bullgarë filluan ekzekutimet kur morën pushtetin. Iusuf Amza, Gheorghe Ivanov apo Gheorghe Ivanescu, në fakt është një dhe i njëjti person. Rastësisht e gjeta regjistrimin e tij autobiografik nga çeqet e anëtarëve të partisë midis viteve 1951 dhe 1952. Mund ta gjeni këtu, duke kërkuar me emër: http://andco.ro/aplicatie/), dhe fillova të bëj disa deduksione logjike. Nga dosja mësova se Iusuf Amza, i cili u bë Gheorghe Iv?nescu, ishte kapiten i Ministrisë së Brendshme të Rumanisë në janar 1952, dhe kishte marrë "dekorata" (sic!) „Steaua Republicii” („Ylli i Republikës”) Klasa e 5-të. Po e përsëris se ai kishte kaluar 20 vjet (1924-1944) në burgun e Bullgarisë për një “vepër revolucionare” që vetë e përshkruan pa fjalë: “Më dënuan me vdekje për vrasjen e një banditi, një armik të madh kapitalist të popullit”. Kjo më bëri të mendoj se ai në fakt po vriste "kapitalistin e madh" për ta grabitur. Dënimi i tij u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Në burg ra në kontakt edhe me komunistët bullgarë të burgosur dhe u shërbeu, sepse në vjeshtën e vitit 1944, pas grushtit të shtetit bolshevik në Sofje, që ndodhi më 9 shtator 1944, u bë “udhëheqës i kampit fashist" nga qyteti Rusciuc (Ruse). Këtu besoj se ka bërë më së shumti viktima. Ndryshe nga Rumania, ku agjentët e Moskës morën gradualisht pushtetin, ata kryen gjenocid në vendin fqinj. Për shkak se janë “fashistë”, ekzekutuan nga 20 deri në 40 mijë njerëz në tre muajt e parë të pushtetit, pa gjyq, shumica prej tyre politikanë demokratë, pronarë biznesi, fermerë të pasur, priftërinj, intelektualë.

Ata eliminuan shpejt të gjithë kundërshtarët e tyre. Kur ekzekutimet nuk bëheshin në mes të rrugës, ato bëheshin në kampe të improvizuara. Amza ishte kreu i një institucioni të tillë në Ruse. Ishte aq sadiste sa në vitin 1945, kur u vendos pushteti komunist në vendin fqinj, nuk dukej mirë. Kishte një lloj marrëveshjeje mes komunistëve rumunë dhe bullgarë për mbrojtjen dhe fshehjen e disa “personazheve delikate” (procedurën e kam gjetur këtu: https://istoriiincalcite.wordpress.com/2019/08/25/un-posibil -motiv- de-santaj-fratele-ss-ist-al-lui-emil-bodnaras /)

Kështu mbërriti Iusuf Amza në Bukuresht ku filloi karrierën si kriminel partie, me një emër tjetër. Ai u punësua si "nëpunës administrativ" në selinë qendrore të PCR CC në Aleea Alexandru. Në fakt, kjo ishte një mbulim. Disa rrëfime të krimeve komuniste të kryera në Rumani midis viteve 1944 dhe 1946 kanë një farë "Bulgaru" si karakter qendror. Pikërisht në ekipin e Pantiushës e likuidoi ?tefan Fori?-in dhe ilegalistët e akuzuar si informatorë të sigurimit, Petre Melinte dhe Ion Pârgaru, me gradën në selinë aktuale të ambasadës polake.

Ai gjithashtu dyshohet se ekzekutoi Marcu Schon-in, një avokat ilegal gjerman i akuzuar për tradhti. I njëjti "Bulgaru" provokoi një masakër duke hapur zjarr me automatik ndaj një grupi studentësh dhe të rinjsh që po protestonin kundër komunistëve më 8 nëntor 1945, ditën e mbretit Mihai. Pati mbi 10 viktima. Andrei ?iperco, i cili deri më tani ka botuar në tre vëllime ("Rrëfimet e Elitës Komuniste 1944-1965: Rivaliteti. Represioni i krimit… Arkivi Alexandru ?iperco" - Akademia Rumune, Instituti Kombëtar për Studimin e Totalitarizmit) në dy vëllimet e para në "Bulgaru" si njëfarë Ivanov.

Nga dëshmia e ilegalistit Valeriu Bucicov mësojmë se: “Marcu Schon-i ishte matanë rrugës. Gheorghe (Ivanov) e likuidoi atë. Harnoza është Gheorghe “Bulgaru”, i cili likuidoi pronarët e tokave që iu dhanë në mbrojtje. Në vitin 1944 likuidoi një grup pronarësh tokash. Ai në fakt ishte një shqiptar muhamedan. Ai erdhi tek ne. Në vjeshtën e vitit 1945 Neciu dhe Gheorghe e likuiduan Melinte-n. Shënimet e Shiperco seniorit i përktheva si vijon: “Gheorghe Ivanov (Iv?nescu) ishte në fakt një shqiptar, i cili në vitin 1944 vrau një grup pronarësh tokash në Bullgari. Ai errdhi këtu dhe i vrau Schon-in dhe Melinte-n. I njëjti Bucicov rrëfen një episod nga 8 nëntori 1945:

"Gheorghe" Bulgaru doli në rrugë dhe qëlloi në Sheshin e Pallatit. Po tërhiqnin të gjithë nga Schmeisseri. Një histori të ngjashme e gjejmë te Mircea Ioanid, në vëllimin e tretë: “Plaku (“Bulgaru-nn) kishte një “balalaic?”… Ishin rreth 2.000 në rrugë. Ne ishim me dhjetëra. Kam gjuajtur vertikalisht, pjesa tjetër në ajër dy-tre të shtëna. Plaku, i çmenduri, qëlloi mbi ta.” Po kthehem me një thënie të fundit nga Bucicovi: "Mitca Neciu dhe Gheorghe" Bulgaru" që vranë të arrestuarit në Bullgari ishin ndihmësit e Pantiushës. (…) "Bulgaru" nuk është njeriu që nuk merr përgjegjësi. Ai që vrau kaq shumë.

Ai u tha bullgarëve: “E bëra dhe çka!? Ata nuk meritonin asgjë tjetër!” Jam i bindur se Iusuf Amza, "Bulgaru", Gheorghe Ivanov dhe Gheorghe Ivanescu janë një dhe i njëjti person. Në fakt, Andrei ?iperco erdhi në këtë përfundim në parathënien e vëllimit të tretë të shënimeve të babait të tij. Një atentator psikopat shqiptar, i cili ka kaluar 20 vjet në një burg bullgar (nga këtu edhe pseudonimi „Bulgaru”), arratiset dhe kryen një sërë krimesh të tmerrshme në Bullgari dhe Rumani në emër të komunizmit. Me një vlerësim të thjeshtë, ai ka rreth 100 viktima të drejtpërdrejta. Çfarë të keqe ka kjo!?

Në vitin 1951 emërohet kapiten në MPB-në rumune. Informacioni i fundit që gjeta për të më la pa fjalë. Bëhet fjalë për Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1415 datë 14.10.1958. Ai parashikon përpunimin e një dekreti në lidhje me dhënien e një pensioni të veçantë majorit rezervist Iv?nescu Gheorghe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Si do të ishte llogaritur pensioni i tij? 50 lei për çdo viktimë? Mund ta imagjinoj gjithashtu plakun e butë (në vitin 1958 ai ishte 64 vjeç), Iusuf-Gheorghe duke ngrënë pensionin e tij shumë të madh në banjat, në një shtëpi pleqsh të Ministrisë së Brendshme, ndërsa ai u tregon atyre për një birrë të rinjve me një ton të qetë, teknika e atentatit me levë. (Origjinali rumanisht i botuar në „Evenimentul istoric”, Nr. 31, Bukuresht 2020. E përktheu: B. Y. Redaksia posedon të drejtën për të qenë e rezervuar lidhur me të vërtetën se Jusufi paska vrarë kaq shumë njerëz të pafajshëm!)

https://istoriiincalcite.wordpress.com/2019/09/11/despre-unul-dintre-cei-mai-mari-calai-comunisti-din-balcani-bulgaru-era-albanez/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora