Mendime
Enver Bytyçi: T'i themi Jo planit të Macron për integrimin!
E diele, 26.06.2022, 07:22 PM
T'i themi JO planit të Macron për integrimin!
Nga
Enver Bytyçi
Presidenti
francez, Emmanuel Macron, edhe në cilësinë e kryetarit të radhës së presidencës
së BE-së, ka propozuar që të krijohet një paradhomë e Bashkimit Europian me
disa vende që do të jenë në pritje si vende të asocuara! Sipas këtij plani,
këto vende do të ndihëmohen me financimet europiane, por nuk do të bëhen për
një kohë të gjatë anëtare të BE-së! Këtë projekt e pranoi me kënaqësi që ditën
e parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!
Por
ky plan është i rrezikshëm për Ballkanin e sidomos për Shqipërinë, Kosovën e
shqiptarët, për disa arsye:
1.
Nuk i përmbahet parimit themelor të respektimit të demokracisë në këto vende.
Lejon që Shqipëria, Serbia e ndonjë vend tjetër të vazhdojë të kenë një
qeverisje autoritare dhe anti-demokratike. I jep kurajo këtyre qeverisjeve të
shkelin të drejtat e njeriut, liritë themelorë të tij, lirinë e shprehjes, të
shtypit, të grumbullimit e të protestës, lirinë e pronës dhe të përdorin dhunën
kundër qytetarëve! Shteti i së drejtës do të vonohet dhe një drejtësi e vonuar
do të jetë edhe më tej një drejtësi e munguar për qytetarët tanë! Shkurt, mafia
dhe krimi do të vazhdojnë të fuqizohen!
2.
I jep shansin projektit serb të Open-Balkan që të implementohet në praktikë.
Kjo sepse mungesa e vëmendjes europiane do të zevendësohet me iniciativa të
tilla pro-serbe e pro-ruse! Franca duhet të ketë një marrëveshje konspiracioni
për këtë me "vëllezërit" rusë dhe serbë! Open-Balkan do të shërbejë
si mjet i zhbërjes së shtetit të Kosovës. Atë që Franca nuk mundi deri tani ta
realizojë me ndarjen de facto të Kosovës në qershor 1999 në vijuën e Lumit
Ibër, përpiqet ta realizojë përmes "dhomës në pritje të vendeve të
asocuara" për në BE! Kjo është arsyeja kryesore pse Edi Rama e pranoi me
shpejtësi e kënaqësi propozimin francez.
3.
Me inicviativën e saj Franca dëshiron të fitojë kohë dhe shpreson se koha do të
jetë në favorin e saj për t'u akomoduar si aktore me influencë në rajonin e
Ballkanit. Ajo këtë iniciativë në fakt e drejton kundër Gjermanisë dhe
Britanisë së Madhe, të cilat ndryshe nga Parisi kanë caktuar ndërmjetës të tyre
në zgjidhjen e konflikteve në rajon! Prandaj dhe angazhohet për statuskuo në
konfliktet ballkanike, për t'i shndërruar ato në konflikte të tipit
Palestinë-Izrael!
4.
Parisi zyrtar përmes presidentit Macron me këtë projekt angazhohet gjithashtu
që t'i japë një shans tjetëer Rusisë për të qenë e pranishme në influencën e
ndikimin e saj në Ballkanin Perendimor! Për momentin Rusia është plotësisht e
dështuar në projektet e saj për Ballkanin. Franca dëshiron që koha që fitohet
të përdoret edhe nga Moska për interesat e saj. Kjo do të thotë se Franca
dëshiron sipas traditës ta ndajë ndikimin e vet me Moskën në Ballkanin
Peërendimor!
Shqipëria,
Kosova, shqiptarët, politika, inteligjencia, akademikët, mediet, opinioni
publik të gjithë ne, duhet të ngrihemi dhe t'i themi JO këtij projekti
shkatërrues për kombin tonë!