Mendime
Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!
E shtune, 25.06.2022, 08:53 PM
Dorëzimi i Albin Kurtit!
Firmosja
nga Besnik Bislimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, e
cila ishte nënshkruar në vitin 2013 përkatësisht 2015, paraqet dorëzimin e
‘Qeverisë Kurti 2’ përballë Serbisë, i cili të njëjtën e kishte kundërshtuar
fuqishëm në Kuvend, madje duke hedhur vezë dhe gaz molotovi në Kuvend!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kushtetuesja të
verifikojë rrëshqitjet e Albin Kurtit
“Unë
nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të
cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën
që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta” (Albin Kurti)!
Prandaj,
nuk ka nevojë që të dërgohet në Kushtetuese ‘udhërrëfyesi’, por Albin Kurti për
verifikim të koncepteve dhe qëndrimeve prapa të cilave fshihet qëllimi i tij
politik!
Çertifikimi
i kompanisë ‘Elektrosever’ nga ZRE-ja (pronë e Republikës së Serbisë) për
furnizim të energjisë në veriun e vendit tonë paraqet shtrirje të sovranitetit
të Serbisë dhe humbje të sovranitetit të shtetit të Kosovës në pjesën veriore!
‘Elektroseveri’
i kundërshtuar para katër viteve nga i njëjti subjekt dhe lider politik nuk ka
si të përkthehet ndryshe veçse dorëzim përballë Serbisë dhe nënshtrim përballë
presionit ndërkombëtar.
Muaji i qershive apo
udhërrëfyesi i lagur!?
‘Udhërrëfyesi’
për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nuk është produkt i “Qeverisë Kurti
2” por i atyre paraprake. Është produkt i marrëveshjeve të viteve 213-2015. E
meqë është kësht Albin Kurti nuk ka të drejtë të marr përsipër autorësinë e një
dokumenti që nuk është përgatitur nga ai, duke thënë, po citoj: “ne kemi bërë
udhërrëfyesin më të mirë të mundshëm në këtë kontekst politik”, për shkak se të
njëjtit dokument nuk i është shtuar asnjë pikë dhe asnjë presje!
Albin
Kurti ka të drejtë dhe duhet që të merrë përgjegjësitë politike nga ardhja në
pushtet, përkatësiht për nënshkrimin e marrëveshjes së ‘keqe’ siq e quante
dikur si opozitar mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë eleketrike
në veri të vendit, të nënshkruar nga vartësi i tij Besnik Bislimi ditë më parë në
Bruksel.
Rrëshqitjet
dhe huqjet e njëpasnjëshme politike të Albin Kurtit vërtetë janë bërë shqetësim
për qytetarët e vendit. Nuk ka si të jetë ndryshe kur shkëlqimi dhe rënja e
imazhit të një qeverie ndodhin brenda një viti!
Nuk
mjaftojnë arsyetimet e kryeministrit me legjitimitetin më të madh qytetar “I
kemi duart e baltosura, sepse e kemi gjetur shtetin e baltosur, e ne po
mundohemi ta pastrojmë”!
Të
gjithë i kemi të freskëta në memorien tonë qendrimet dhe premtimet e Albin
Kurtit si opozitar, prandaj gëlltitja e ‘qershive të lagura’ lejohet vetëm në
muajin qershor e jo më pas!
Qendrestarët
nuk dorëzohen kaq lehtë!