| E shtune, 25.06.2022, 09:38 PM |
AUTOKTON EDHE ME ADN
Nga
Fahri Dahri
Të
nderuar lexues!
Vërtet
në këtë kohë ka shumë mundësira për tu informuar edhe për të kaluarën. Kemi
antropologji, arkeologji, histori, gjuhësi, letërsi, fotografi, gjeografi,
shkenca të degëve të ndyshme etj. Plot të tilla, por unë sot zgjodha të bëj një
monolog me ju, për të demaskuar shpifjet e mashtrimet e shtet?kishës ortodokse greke. Më besoni, këto që do lexoni, i kam
trajtuar me fakte kohore dhe me personazhe reale në 13 librat e botuara.
Fillojmë:
I.-
Dy realitete që shquhen dhe flasin shumë:
"a).-Shumerët,
pellazgët, thuhet se kanë ardhur mbi 5,000 vjet më parë në Gadishullin e
Ballkanit;
b).-
Ndërsa ekzistenca e thesprotëve, siç thuhet, rezulton që nga periudha
paleolitike (100.000 - 30.000 vite).
Studiuesit
e ekipit hollandez, mbas kërkimeve në Thesproti, kanë arritur përfundimin se:
"Në të vërtetë, artefaktet e patinuara PS 3 duket se janë tipologjikisht
më të vjetra se mezoliti (paleoliti i mesëm?).
Këto
dy periudha, ajo paleolitike e fiseve thesprote e kaone dhe koha e ardhjes së
pellazgëve e shumerëve në gadishullin tonë, e bëjmë të domosdoshme një qendrim
shkencor lidhur me autoktoninë e tyre, nëse ishin vendas, apo vendas-pellazgë.
Në rastin e periudhave të paleolitikut, duhet analizuar dhe konkluduar të
paktën në dy drejtime:
?
A duhen pranuar të dy rastet për vendorigjina të veçanta të thesprotëve dhe
pellazgëve?"
?
Nëse pellazgët dhe thesprotët ishin dy popuj të ndryshëm, apo në ato periudha,
ku dëndësia e banorëve për k/m2 ishte tepër e rrallë (vogël), dhe shtrirja
pellazgjike nuk kishte dallime të tilla për vendndodhjet?. (Kujdes, mos u
ndikoni nga disa shkencëtarë, apo akademikë, qofshin dhe shqiptarë, kjo sepse
ata kanë shkruar subjektivisht dhe jo objektivisht). Kujtoj këtu, për të
ndihmuar se gjeografi i lashtë Straboni në udhëtimet e tij në fund të erës para Krishtit, ka deklaruar
se në Thesproti, ka takuar me banorë pellazgë.
Në
librin: "Njohuri historike për Thesproti/ Çamërinë, botim i vitit 2014,
kam shkruar: "Për një përgjigje përfundimtare shkencore, veç hulumtimeve
të gjithëllojshme, duhet të besojmë dhe tek analizat e ADN-ve, nëse ndërkohë do
të kenë efekte shkencore edhe për periudhat e hershme (fq.15-16).
Koha
në vite ecën me shpejtësi, bashkë me 'të nuk rrinë duar kryq kërkimet shkencore
dhe aktualisht janë kryer edhe disa analiza ADN, të cilat vërtetojnë rajonin e
prejardhjes.
Lidhur
me përkatësinë etnike të rajonit të Thesproti/Çamërisë, nga historia e
lashtësisë
është
një hartë ku janë shënuar 8 emrat e vetme të qendrave të banuara që nga
antikiteti: Mavromati (Sajadha); Kephlochori (Mourgan-Çamanta); Gitana (në
afërsi të Filatit): Dolani: Rizani (Rrëzanji); Elea (Valiani i sotëm); Marmara
(më në jug të Valianit); dhe Dymokastro ( Arpica e sotme).
Dokument
tjetër shkencor që flet për lashtësinë e zonës dhe të banorëve, janë pamjet e
varrezave të zbuluara nga gërmimet arkeologjike të "LB EPKA" në vitin
2008, në fshatin tim të lindjes Rrëzanj (Rizian). Atje thuhet: "Riziani
Parapotamou. LB EPKA, raporton gërmimin e një funerali peribolod në përdorim,
që ngashekulli IV deri në shek.II para Krishtit…" Në material thuhet:
"Agios Georgios Thyamidos is also a Palaeolithic finds". Në shqip:
"Riziani është gjithashtu një gjetje paleolitike" (Njohuri historike
për Thesproti/Çamërinë. Bot. Viti 2014, fq.38,39, 40,41- FD).
Para
se të informoj për përkatësinë etnike të banorëve rajonalë, bazuar edhe në
analizat e ADN-ve; do të bëj të njohura disa shpifje, mashtrime dhe epitete që
shteti ortodoks grek i ka bërë banorëve të rajonit të Çamërisë para dhe pas
gjenocidit (spastfimit etnik). Si të njiheni me 'to dhe me rezultatet e
analizave të ADN-së, do ta kuptoni se sa qesharake janë akuzat dhe sa me pak
mend këkojnë të mbrojnë masakrat antinjerëzore të kryera, të paktën brenda një
shekulli. Të jem i sinqertë habitem me informacionin shumë të vakët që shfaqen
studiuesit, historianët dhe politikanët grekë, të këtyre 200 viteve të shtetit
grek. Dihet që bota e krishterë, grekëve
u ka veshur xhubletën e dijeve dhe kulturën e lashtë të periudhës helene. E
kanë ngarkuar të "shkretin" shtet të sotëm grek, me një barrë tepër
të rëndë sa që nuk e mbajë dot, u përthyhen këmbët nga barra (ngarkesa). Dhe
kjo që thashë vërtetohet me teorië e tyre, lidhur me tjetërsimin e origjinës së
çamëve. Disa prej të cilave po i rendis në vijim:
1-.
Deformohen fjalët e Plutarkut, i cili thotë: "tre fiset, thesprotët,
kaonët, mollosët, ishin fise greke, jo në kuptimin etnik"; grekët e kojës
dë re, këtë thënie e shprehin: "tre fiset kryesore epirote, janë fise
greke".
2.-
Në vitin 1205 Michael Duka Komneni dhe
III
Alexios Angelos themeluan Despotatin e Epirit, sunduan rajonin deri në shek.
XV. Rajoni shpejt u bë shtëpia e re e refugjatëve nga shumë grekë
(lexo=ortodoksë turq) të Konstandinopojës etj (midis tyre dhe 7 familje të
pasura krishtere, të cilat u vendodën në Janinë. Për atë veprim Michaeli u
përshkrua si një Noeut i dytë, pasi i shpëtoi nga përmbytjet Latine".
Ndërsa nuk flitet për banorët vendas, të cilët ishin kaonë dhe thesprotë
autoktonë, të besimit katolik dhe gjuhën e tyre, gjuhën që njihet: "proto
gjuhë".
3.-
Mizoritë që ndodhën kundër popullsisë çame, qëllimisht nuk janë përmendur në
ndonjë dokument zyrtar grek, as tek ato konfidenciale mes organeve
administrative greke. Kjo tregon se "Çështja Çame" është e mbyllur
për shtetin grek dhe dëshmon planet për çrrënjosje të plotë të ndonjë dëshmie a
dëshmitari të asaj kohe, mbushur me vepra ç'njerëzore.
4.-
Disa vjet pas dëbimit të dhundhëm, nga pala greke çamët u cilësuan:
"Pasardhësit e rremë-bashkëpunëtorë të djeshëm me forcat pushtuese dhe
kriminelët e luftës së sotme, të shefave të bandave komuniste". Pasardhës
të rremë, kështu i quanin historianët grekë, por kjo shpifje u kuptua më vonë
që dëmtonte interesat territoriale të ortodoksisë greke, prandaj devijuan
rrugën dhe i quajtën "çamët grekë të lashtë" (siç do shihet më
poshtë). Ndërsa cilësimi "kriminelë të luftës së sotme të shefave të
bandave komuniste", ishte shpifje sepse dihet se shefat komunistë për
çamët, veç trajtimit të tyre të dotës së tretë, sajuan edhe grupin tradhëtar të
Teme Sejkos. Ku vranë dhe burgosën gjithë intelektualët çamë në Shqipëri.
Ndërsa si "pasardhës të rremë", kuptohet se gjoja çamët nuk janë
pasardhës të fisit thesprotë. Akuzë që e sqaroj edhe me titullin e këtij
shkrimi: "Autokton edhe me ADN".
5.-
Çamët i kanë cilësuar sipas teorive: "për një tendencë natyrale
kriminale". Kjo për të justifikuar spastrimin e përgjakshëm të
minoriteteve, që grekët kishin kryer.
6.-
Shkatërrimin ekonomok të çamëve. gjatë dy luftërave Botërore dhe Ballkanike,
lapsaxhinjtë grekë e argumentonin gjoja se: "ishte rezultat i përtacisë së
çamëve", harrojnë se ata çamë jetonin atje para grekëve. Nuk e them për
përçmim, por deri vonë, në bujqësi, blegtori dhe në ndërtim shërbenin argatët
grekë tek çamët; po ashtu grekët justifikoheshin se "mos arsimimi i
çamëve", ishte: "rezultat i mos pëlqimit të arsimimit prej tyre". Bëjnë sikur
harrojnë që shteti grek, ai otoman e bizantin, u a kishin ndaluar jo vetëm
shkollat në shqip por dhe të folurën (gjuhën shqipe). Nëse ndokush nuk e di,
informoj se edhe sot shteti grek, për të mos u dënuar për krimet e kryera,
thërret me drithërima se "Çështja Çame nuk ekziston". Ndërsa për
shqiptarët ortodoksë (çamët), të cilët i quan grekë, u a ka ndaluar përdorimin
e gjuhës shqipe. A nuk është për tu tallur me pretendimin grek se "çamët
nuk e pëlqenin arsimimin"?. Unë jam i qartë, madje edhe pse këto marrëzira
greke, gjejnë përkrahje nga BE-ja. Po. Grekët vitet e fundit hapën shkolla, por
ishin shkolla që t'u mësonin gjujën greke, jo gjuhën e mëmës.
7.-
Shkrimet greke theksonin se: "Shumica e komunitetit mysliman çam nuk
kishin asnjë ide të origjinës së tyre etnike, apo preferencat e tyre nuk
kalonin përtej përkatësive fetare lokale dhe e konsideronin veten thjeshtë
myslimanë. Një manipulim që bie poshtë lehtësisht, vetëm duke lexuar historinë
në shekujt 14-15. I harrojnë princat shqiptarë, Pjetër Losha, Gjin Bua Shpata,
Zguro Bua Shpata, Murik Bua Shpata, Gjon Zenebishi, dhe të tjerë më pas, si
diplomati Abedin Dino, At Stathi Melani,
rektori Hasan Tahsini, heroi i populit Ali Demi, etj.
8.-
Dredhi greke ndodhën edhe me shkëmbimin e popullsive sipas besimit fetar.
Megjithëse u vendos ndërkombëtarisht për mos këmbimin e çamëve, pasi u vërtetua
se ishin etnikisht shqiptar. Kaklamanos premtoi se "shkëmbimi i
detyrueshëm nuk do të zbatohet për myslimanët me origjinë shqiptare". Më
pas shtuan se kjo masë do zbatohej kur çamët të provonin origjinën e tyre
etnike në mënyrë që të mbeteshin në Greqi.". Sipas vendimit grek, i cili u
prezantua në administratën lokale në Epir, nga vetë Venizelos, tjuhej se mund
të qëndrojnë në Greqi vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri, ose baballarët e të
cilëve janë lindur në Shqipëri, duke i përjashtuar kështu çamët e mirëfilltë të
rajonit të Çamërisë". Kjo në mënyrë tinzare, synonte të justifikonte se
rajoni i Çamërisë ishte tokë vetëm greke dhe jo shqiptare etnikisht.
9.-
Grekët kanë ecur me strategji, jo kuturu. Ata para masakrave (1944-1945)
banorët çamë të Thesprotisë i trajtonin "turq". Ky cilësim ishte i
qëllimtë, gjoja u bëhej trajtim i diferencuar sepse ata ishin myslimanë, të detyruar për shkëmbim.
Sa
e thjeshtë, po aq e pa korigjueshme është për shumë popuj dhe shtete nocioni se
po je ortodoks - je grek; dhe po je mysliman-je turk. Ndërsa mbas masakrave,
gjenocidit dhe dëbimit tërësor të banorëve autoktonë, pala greke filloi të
zëvëndësonte cilësimin "turq", me teori më të qarta e mbizotëruese
duke mbëdhtetur teorinë e origjinës greke të çamëve myslimanë. Arësyet e
zëvëndësimit të teorive për origjinën e çamëve ishin dhe janë të janë djallëzuara,
konkretishtt :
?
Nëse çamët trajtoheshin të origjinës greke, rrjedhimisht dhe tokat e Çamërisë
kishin historike thjeshtë vetëm greke. Prandaj ata u kujtuan dhe, mesa duket e
kuptuan se teoria për ti quajtur "turq" ishte qesharake, ishte vetëm
një budallallëk dhe dëmonte interesat e zgjerimit territorial grek, por ishte edhe e ezauruar.
?Duke
qenë territor grek, shuheshin ambicjet nga ndonjë shtet i huaj kundërshtar për
pretendime territoriale. Kështu sigurohej që tokat e rajonit të Çamërisë mbeteshin
historikisht territore kombëtare greke. Ky ndërrim cilësimi për çamët, u jepte
mundësi grekëve për të mbrojtur pjesën e pa përmbushur të zgjerimit territorial
të ortodoksisë greke (një amanet i "Megalloidesë"). Kështu
përcaktimet e pas eksodit vrastar grek, origjinën e çamëve të Thesprotisë e
konsideruan: "Grekët e lashtë që tradhëtuan kombin e tyre me konvertimin
në islam në shkallë të parë dhe duke identifikuar veten e tyre me një komb
alien në sekondë".
Të
gjitha këto epitete që grekët i përdorën gjatë fushatës së spastrimit, erdhi
koha ti përgënjeshtronin, por përsëri fusnin brenda sajes të reja. Kështu pas
spastrimit, grekët i quajnë çamët myslimanë të origjinës greke dhe se gjuha e
tyre na qenka gjuha "greko- pellazge", ose "gjuha e folur lokale
greke". Siç shihet shtohet fjala greke! Kuptohet pala greke përgënjeshtron
cilësimet e bëra duke i thënë ndryshe. Por këto ndryshime në qendrime, shpien
në praninë e qënies së çamëve të etnisë shqiptare. Kuptohen dhe gënjeshtrat e
palës greke. Ndalemi pak tek e folura çame, e cila është toskërisht por ka
veçoritë e saj. Kjo e folur është gjuha e vjetër shqipe, ku nuk kishte
dialektet gegë dhe toskë. Profesor Shaban Demiraj shkruan: "......gjuha e
Buzukut (15 Mars 1499 – 9 Tetor 1577) është përfaqësuese e një faze relativisht
të vjetër të evolucionit të shqipes, ku ndryshimet midis dialekteve të kësaj
gjuhe ishin më të pakta se në gjëndjen e sotme". Me këtë thënie kuptohet
se dialektet gegë dhe toskë kanë lindur më vonë nga koha e Gjon Buzukut.
Nuk
besoj se ka dyshime se këto teori, jo vetëm që janë tepër qesharake, madje ato
tregojnë vërtitjet e sikletshme të palës greke, për të errësuar të vërtetën me
spërdridhjet rrugaçore në favor të mbrojtjes së veprimeve antinjerëzore ndaj
çamëve, të cilat ende nuk janë penalizuar.
"Çamët!
Një komb alien në sekondë!??". Sa të cekët në tjetërsime!!.Një epitet pa
kuptim në jetën tokësore, i pamundur të konvertohet në sekondë!! Megjithatë
këtë "budallallëk" na e thotë ortodoksia dhe demokracia greke,
sigurisht e mbështetur edhe nga "demokracia e madhe Europiane!".
10.-
Sa shumë zhurmë, mendime, përcaktime
vazhdojnë të humbin kohë nga mos pasja dëshirë për të pranuar një të
vërtetë që e thotë Aristoteli: "Helenas, ishin popuj të origjinave të
ndryshme dhe se pas një periudhe të gjatë kohe, filluan gjatë kohës Neolitike,
për të formuar një kulturë dhe një gjuhë". (Nënkuptohet një kulturë dhe
një gjuhë nga secili popull-FD). Më duhet të theksoj se, sipas Aristotelit,
origjinat e popujve "Neolitikë" janë të ndryshme si: afroaziatikë dhe
indoeuropianë. Sipas këtyre nocioneve Aristoteli këshillon: "Kjo mund të
jetë një grimë (grimcë, thërrime ose drudhe) e qartë se si gjërat ishin në
vitet e herëshme".
E
përfundoj me shprehjen habitore: "Vallë pse dhe kush trembet kaq shumë nga
njohja e vërtetë e historisë? Qofshin shtete apo besime fetare!?
Unë
ndjehem shumë komod kur arrij të zbuloj apo lexoj diçka të sigurtë për të
kaluarën e afërt, apo të largët historike për kombin, miqtë dhe veten time.
Kjo
më bëri të kryej analizën e ADN–së, e cila vërtetoi se: "Jam 100 % me
origjinë nga Ballkani jugperëndimor nga të dy prindërit e mi, që secili më ka
dhënë nga 50 përqind".
Nuk
e di se ç'farë alibie tjetër do nxirret, mbasi me ADN-në time, banorët e
rajonit Thesproti/ Çamëri rezultojnë 100% shqiptarë, 24 karat, kjo sepse unë
jam njëri prej tyre!.
Studjues Fahri Dahri.
Tiranë, më 25/ qershor/2022.-