E marte, 20.04.2021, 04:28 AM (GMT+1)

Mendime

D. Kokonozi: Ngjyrat e maces...

E shtune, 20.12.2008, 12:19 PM


Ngjyrat e maces...

Nga D. Kokonozi

kokonozi@gmail.com

 

Plot tridhjetë vjet më parë, më 18 dhjetor 1978 me rastin e një plenumi të PKK, Teng Siapingu i dha fund njërës prej periudhave më të errta të historisë moderne të Kinës, asaj të Revolucionit Kulturor dhe u hapi rrugë reformave ekonomike. Nën një parrullë të thjeshtë, sipas modelit të folozofisë së lashtë kineze, se nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, por nëse zë apojo minj, ai theu të gjitha tabutë e shpalli reforma që progresivisht e nxorrën vendin nga një prapambejte e madhe. 

 

Më 1992 ai i hapi rrugë fazës së dytë të reformave, duke shpallur të ashtuquajturën Ekonomi Socialiste të Tregut dhe deklaroi se: të pasurohesh është e lavdishme.

 

Ajo çka kishte më ëkeqe  ideologjia komuniste, mbeti në portën e Shqipërisë, udheheqësit e së cilës mendjelehtësisht nisën të ulërijnë për shkeljen e parimeve të markzizmit nga audhëheqësit kinezë...

 

Natyrisht Kinës i mbetet shumë për të bërë. Këtë e dinë të gjithë, por ajo të paktën i tregoi botës se ka një potencial prodhues e krijues të natyrës gjiganteske.

 

Del pyetja se a mund ta bëjmë edhe ne atë që bëri Kina? Kam frikë se jo. Jo në pikëpamje filozofike, jo në pikëpmje politike, dhe së fundi, jo në pikëpamje kulturore.

 

Filozofikisht Kina hodhi një qilim leshi mbi idologjinë marksiste, sepe prej mijëra vjetësh mbeshtetej në një nga filozofitë më pragmatiste të historisë së njerëzimit. Pra kishte pjesë këmbimi të cilësisë edhe më të mirë se ajo që kishte aktualisht makina e saj ideologjike. Mendimi shqiptar nuk e gëzon një privilegj të tillë. Edhe një nga më të mirët prej tyre, Fan Noli, nuk shihte më larg se Moska, në pamundësi të gjente gjësendi në të kaluarën e vendit te tij.

 

Politikisht, shteti Kinez ndërmori masa të tilla të paimagjinueshme që i jepnin mundësi edhe një kryplaku  fshati të humbur që të firmoste vetë me shumëkombëshet që donin të ngrinin një uzinë në zonën e tij administrative. Në Shqipëri sot e kësaj dite, edhe 30 vjet pas reformave kineze, këtë të drejtë duket se nuk e ka as edhe një ministër, se punët jenë ndërthurur në mënyrë të tillë, që duhet detyrimisht të firmosin disa ministra, ai i fushës përkatëse, ai i punës, ai i mjedisit etj.

 

Për pamundësitë kulturore, më saktë, ato të kulturës së punës, të mardhenies së individit me punën, dua të citoj artikullin e një gazete shqiptare, e cile pak kohë më parë intervistonte një sipërmarrës shqiptar, sepse në ndërmarrjen e tij të ndërtimit kishte parë të punonin vetëm kinezë. Më parë kisha vetëm shqiptarë, përgjigjej pronari,  por u detyrova t’i largoj. Jo vetëm se ishin dembelë, por sa herë që linin punën do të më vidhnin gjësendi. Po të mos ishin kinezët, do t’i mbaja a koma, se nuk kam çbëj, do të bëhesha vetë roje. Po ja që kinezët janë këtu dhe çdo gjë shkon për mrrekulli.

 

Me këtë rast m’u kujtua një shprehje e Bonapartit: Kur të zgjohet Kina, Evropa do të dridhet. Duket se kjo metaforë e pabesueshme pak më parë është bërë realitet. Delegacione të panumërta evropiane nisen në Pekin, e gati lutën që të ulë prodhimin e tekstileve, elektronikes etj., sepse mbyllja e uzinave me pasojë hedhjen në grevë të mijëra e mijëra vetëve po u trondit themelet edhe atyre që cilësoheshin si vende të konsoliduara.

 

P.S: Fjalë të reja (neologjizma) të autorrit D. Kokonozi:

 

FILOZOFIKISHT ndajf. Nga pikëpamja filozofike; Kina hodhi një qilim leshi mbi idologjinë marksiste.[1]

MENDJELEHTËSISHT ndajf. Në mënyrë mendjelehtësie; Nisën të ulërijnë për shkeljen e parimeve të markzizmit nga udhëheqësit kinezë...[2]

POGRESIVISHT ndajf. Në mënyrë progresive; Progresivisht e nxorrën vendin nga një prapambejte e madhe.[3] 

 



[1] D. Kokonozi: Ngjyrat e maces...‏

 

[2] D. Kokonozi: Ngjyrat e maces…

[3] D. Kokonozi: Ngjyrat e maces…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora