E shtune, 20.04.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbët po na mashtrojnë, siç na kanë mashtruar

E premte, 24.06.2022, 08:31 PM


Serbët po na mashtrojnë, siç na kanë mashtruar

Shkruan: Fahri Xharra

Vasa Çubriloviç shkruante:

"Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t'u shpërngulur atje.

Thjesht mund të arrihet në përfundim mënyra se si Serbia e zgjeronte ndikimin e saj edhe tek ne, duke e shfrytëzuar në një anë pozitën e saj si shtet që i kishte në duar të gjitha mjetet, që i ka një shtet i fortë, por edhe pamundësinë tonë politike dhe intelektuale gjatë kohëve

Më duket se politika shqiptare nuk po mund të gjendet lehtë me ballafaqimet e reja me Serbinë, e cila shumë qartazi është duke i formuluar qëllimet e saja në luftën e saj kundër popullit shqiptar. Politika shqiptare hamendet dhe bie në sprova shumë të dredhura nga ana e Serbisë. Kjo po shihet. A e njohim fytyrën e vërtetë të serbëve? Sa ata janë të rafinuar politikisht dhe përvoja jonë a mund t´u bëjë ballë atyre?

Pa pazarllëqe me Serbinë!

Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky, që, sipas tyre e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse, sipas tyre, shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, po sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre myslimanë. Po del se, çdo ushtar osmanli nën sqetull paska sjellë me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si fara e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme.

Prandaj, Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të  xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke, që me të madhe po përhapen në mendësinë  e një pjese të besimtarëve islam në tokat shqiptare

Pushtuesit bashkë me ideologjitë dhe ushtritë e tyre, sjellin edhe frymën që imponohet si rend i ri shtëpiak, ndaj të cilit duhet të binden ata që pushtohen. Kështu ndodhi edhe me ndërtimin e faltoreve në viset e pushtuara shqiptare- jo gjithaq për nevoja të besimtarëve, sa për të demonstruar fuqinë e ndikimit dhe të pushtimit.  Kjo logjikë e këtyre paternalistvë fetarë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë prezente edhe sot e kësaj dite në viset shqiptare. Kudo që të shkosh të bien në sy faltore të reja, në vende publike e tepër frekuentesuese, madje edhe përballë shkollave e universiteteve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora