E premte, 29.03.2024, 11:55 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Xhevdet Bajraj ishte zotni në poezi dhe në jetë

E enjte, 23.06.2022, 07:06 PM


Blerim Latifi:

Dita kur Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Europian, është dita kur ka vdekur procesi i zgjerimit të tij me anëtarë të rinj.

Prandaj më kot vendet e Ballkanit Perëndimor presin të integrohen në BE. Ata që ende u besojnë premtimeve të Brukselit, duket të kenë probleme bazike me të kuptuarit e realitetit. Edhe nëse Bullgaria nuk do të vendoste veton për Maqedoninë e Veriut, me siguri do te shpikej një arsye tjetër për mos i hapur negociatat me Shkupin e Tiranën.

Në anën tjetër Kosovës nuk i liberalizohen vizat sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj dhe Franca nën Macronin i është rikthyer linjës së dikurshme të politikës proserbe. Duke u munduar të ndalojë rritjen politike të ekstremistes Marinë Le Pen, Macron përditë e më shumë po i ngjanë asaj sa i përket qëndrimeve mbi çështjet ballkanike.

Viktima e madhe në këtë mes është Shqipëria, pacifizmi dhe konstruktiviteti absolut i të cilës në tridhjetë vitet e fundit jo që nuk po shpërblehet, por përkundrazi po nëpërkëmbet.

Po pse ende u premtohet integrimi në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur tanimë dihet se ky integrim është vetëm një retorikë boshe?

Thjesht dhe vetëm nga frika se nëse u tregohet e vërteta, atëherë këto vende mund të rrëshqasin në kaosin e trazirave të reja, trazira që natyrshëm do të vinin nga fundi i ëndrrës europiane.

_____________

Kështu e ka kjo punë: n'opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës.

_____________

Xhevdet Bajraj ishte zotni në poezi dhe në jetë. Dje e mori morti. Larg atdheut, të cilit, si pak të tjerë, diti t'i këndoj me një kulturë të lartë poetike. Ai pati fatin e shumë poetëve të tjerë shqiptarë, të cilët vdiqën duke ëndërruar që t'i mbyllin sytë duke parë tokën dhe qiellin e vendlindjes. Xhevdet Bajraj e parandjeu këtë fat edhe për veten e tij. Dhe na e la si dëshmi poetike:

Dua të vdes por pak më ndryshe se ç'po vdes

dua të shtrihem në një copë dheu Kosove

para se t'i mbyll sytë

dua t'i shoh e t'i marrë me vete

ca kokrra rrushi të Rahovecit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora